Drejtësia, kapitulli i parë që do të hapet dhe i fundit që do të mbyllet për Shqipërinë

19 Korrik 2022, 13:45Politika TEMA

Drejtësia, kapitulli i parë që do të hapet dhe i fundit

Do të jetë drejtësia (shteti ligjor) kapitulli i parë që do të hapet për Shqipërinë dhe i fundit që do të mbyllet, përpara aderimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Këtë e ka bërë me dije Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilët janë ndalur tek reforma në drejtësi si aspekt kyç i negociatave.

Hetimi i gjyqtarëve të shkarkuar nga procesi i vettingut, do të hetohet plotësisht për korrupsion, sepse kjo është një kërkesë e Bashkimit Evropian.

Kështu ka thënë kryeministri Rama mbi kërkesat e BE-së, të cilat i ka emërtuar si “të natyrshme”.

“Shqiptarët e kanë mbështetur masivisht reformën në drejtësi”, theksoi kreu i Qeverisë. “Përmes vetingut, më pas, është parashikuar të shkohet edhe në ndëshkime”.

Ndër të tjera, ai shtoi se tanimë e ka mësuar se si unioni funksionon dhe se si Komisioni Evropian funksionon.

Në thelb të tyre, sipas Ramës, është memoria dhe kjo e fundit, nuk shuhet në rastin e strukturave të BE-së.

“Besoj se tanimë e kam mësuar si funksionon BE-ja, KE-ja dhe se si çdo gjë e shkruar është pjesë e memories së Komisionit dhe çfarë thuhet sot nuk harrohet nesër, por përsëritet derisa të bëhet. Kështu ndodh”, nënvizoi Rama.

Teksa, komisioneri Varhelyi, e mbështeti këtë fjalë të kryeministrit, duke shtuar se unioni “nuk do të sprapset në kërkesat e veta, sepse gjërat që duhen zgjidhur, duhen zgjidhur”.

7 Komente

  1. E
    Edlir

    Vetingu Dvoranit hahahaha

    Përgjigjjuni
    1. t
      taras bulba

      Edlir bthqir , cpune ka dvorani me Vetingun o bajge ?? Dvorani ka 3 vjet qe nuk mer pjese ne asnje komision ....o te qifshin robt o sumcpuar i Salahut

      Përgjigjjuni
      1. e
        em

        eshte Dvorani i denuar nga vetingu?

        Përgjigjjuni
        1. e
          em

          eshte Dvorani i denuar nga vetingu?

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gooooo Rama

          I forte je gjigand amerika e nxori non grata europa do kerkoje arrestimin e kriminelit Berrisha ( levizje sha - mat ) te dali tre here ne dite ne kanalet kazane i erdhi fundi komunistit

          Përgjigjjuni
          1. K
            K

            Drejtesia shqiptare 100% e korruptuar dhe në shërbim të mafjes dhe trafikanteve të drogës .

            Përgjigjjuni
            1. F
              Firmat e themeluesve të PD-së 1991

              Drejtësia as duhet shikuar fare, burgjet janë plot dhe 100 %e tyre jan me shtetas tanë, por duhet shikuar ne vëndet e BE-së që janë me 100 %emigrant(një përqindje e lart shqiptar) ku vriten, vetvriten dhe kalben pa prova, pa dënime.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje