"Dy histori në një tabelë": Beqiraj shpjegon se buxheti ka paguar 48 milionë lekë më pak nga sa do të paguante... nëse fituese do të shpallet kompani tjetër

23 Gusht 2023, 14:11Politika TEMA

"Dy histori në një tabelë": Beqiraj shpjegon se buxheti

Ish zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj ka analizuar treguesit financiarë të dy ofertave që garuan për koncesionin e sterilizimit, asaj të kompanisë Saniservice që u shpall fituese dhe tjetrës që nuk u përzgjodh.

Sipas Beqirajt, nuk është e vërtetë se buxheti i shtetit ka paguar më shumë për kompaninë fituese Saniservice, ashtu sikurse pretendohet.

Përkundrazi, sipas saj duke u bazuar tek numri i ndërhyrjeve që janë kryer deri tani dhe çmimet e ofruara, rezulton se buxheti ka paguar 48 milionë lekë më pak nga sa do të paguante nëse fituese do të shpallet kompani tjetër.

Postimi i plotë i Beqiraj:

Një analist financar dikur thoshte “Më jepni një tabelë me numra t’ju tregoj një histori të vërtetë”. Tabela e mēposhtëme me 14 rreshta dhe 6 nurma të kuq tregon 2 të tilla.

"Dy histori në një tabelë": Beqiraj shpjegon se buxheti

Ajo tregon numrin e setve të pērdorura nga viti 2016 deri nē 31 korrik 2023, sipas viteve të ndara në bazë të tre kompleksiteteve i lartë , i mesēm, edhe i ulët, si dhe pērdorimin e paketimeve me avull dhe paketimeve me temperaturë tẽ ulēt ne po te njejten periudhe .

Numrat tregojnë që edhe pse pēr setet kirugjikale oferta jo fituese ofron cmimet më të ulta sic thuhet shpesh nē media , buxheti i shtetit do tẽ kishte paguar deri ne 31 korrik 2023, 8,95 miliardē lek nese ajo do tẽ ishte shpallur fituesja , ndërkohë gë nẽ realitetit kemi paguar rreth 8.9 milarde leke pra rreth 48 miloně leke më pak. Po si ka mudēsi ?

Ka mundësi, sepse djalli si gjithmonë fshihet në detaje. Ofertuesit jo fitues janë treguar të zgjuar edhe dinakë. Ato kanẽ kanë ulur me 20-45% cmimet e seteve kirurgjikale por nuk kanë nguruar tẽ kompensojnë kete ulje me një cmim 25 herë më tē lartë pēr paketimet me avull tẽ cilat do ti ofronin me 6800 leke/ cope copa nga 266 lek / cope qe i ofronte fituesi. Pra gjithë krusimi që do të realizohej nga cmimet e ulta të seteve kirurgjikale nga tě cilat janë pērdorur 406,282 copë , do të tejkalohej nga vlera 2.35 milardë më e madhe që do tẽ kishim paguar për paketimet me avull, nga të cilat janě përdorur 359,678 copë.

Pra edhe pse ēshtě krijuar bindja publike që oferta jofituese ishte 20% mẽ e lirề, tabela bērtet” Nuk ēshtë e Vērtetë!

Por ka edhe njē histori tjetēr shumē interesante. Nẽ vitin 2018, pagesat pēr koncensionarin u bēnë shqetësuese edhe kapēn shifrēn 1,7 miliarde leke. Tabela tregon se janë pērdorur numri më i ulēt ndonjēherē i paketimeve me avull dhe numri mëi lartě ndonjëherē i seteve me komleksitet të ulēt. Nẽ vitet e tjera numrat “normalizohen” . Pra kjo tregon se nẽ ndēryrjet mikro kirugjikale në vend të paketimeve me avull gẽ kushtojně 266 lek copa janě pērdorur setet kirurgjikale me komleksitet tẽ ulēt gë kushtojnë 13,900 lek copa. Ky fenomen lidhet me keq menaxhimin edhe kēq implementimin e kontratēs sẽ sterilizrmimt proces që kryehen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Por edhe pse oferta jo fituese nuk ishte më e lirë nga ajo fituese, kjo nuk më pengon dyshojë që kostot e sterilizimit janë të fryra me dashje, por që ta konsiderojë kētē një fakt tē pa mohushëm mẽ duhet një tabelē tjetēr dhe ca shifra të tịera.

Ndaj i dua shifrat sepse ato favorizojnë pērulēsinë ndaj krenarisë, dyshimin mbi sigurinë, kuriozitetin e shëndetshëm mbi mbylljen e mendjes.

12 Komente

  1. T
    Ton

    Irenke po te djeg kjo pune...do kesh firmosur dhe ti ndonje relation.....kjo eshte dhene pa gare o Irenke dhe kaq...cudi se ke ca kohe je bere opozitare...si duket te la Rama pa post...ke qene zv ministre financash e mbuloje fiskun...arrogance dhe paaftesi mbaj mend nga ty...dhe Sekretariat tende 23 vjec e bere pergjegjese.

    Përgjigjjuni
    1. t
      toni mavrija

      Po cfare prrallisin keto . Keto deklarime ,per te mjegulluar mendjet e popullit, i jepni te SPAK-u, se atje mund tu bejne bejne bashkepuntor ne vjedhje ose fshehes te krimit.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Daniela e Raftit

        I paska vajt thirrja nga SPAK kesaj ekspertes se leshit.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          Ja gjykimi popullor si ne kohen e Enverit kur i denonin tregetaret pas luftes.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Titi

          Po, me pelqeu kjo çupa per analizen e thelle qe i beri te dhenave dhe shifrave te konkretizuara neper tabela. Llafet le t'ua lere anadhisteve...

          Përgjigjjuni
          1. r
            reti11

            Hahaha, po na e verteton banditja me tabelë excel-i. Hapu dhe të hyjmë. Oj rrospie hajdute.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironci

              Problemi eshte qe kontrata eshte dhene ne kushtet e konfliktit te interest pa gare te drejte.. Numrat qe tregon kjo zojna jane pa rendesi dhe sikur te jene te verteta gje qe une e ve ne dyshim por kjo prape nuk ka rendesi fare. Nuk te lejohet te japesh kontrate shoke e miqeve dhe familjareve, kjo eshte thyerje ligjit dhe thyersi duhet te shkoje ne burg

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erdogan

                Po ne kete rast cfare duhet te ishte bere? Duhet te ishte larguar garuesi apo duhej ndryshuar komisioni tenderimit? Dhe tjetra ne kuptim te ligjit, kush quhet shok dhe mik? flm.

                Përgjigjjuni
              2. B
                Bori

                Bravo Tironci! Tamam ketu eshte problemi pra korrupsioni

                Përgjigjjuni
                1. n
                  nesuno

                  ...shume e forte kjo konformistja..qyfyre

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tironci fallco

                    Irene je e peshtire me kete lepirje qe ben.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Na myten

                      Eksperte bordelloje.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje