Shkrimtari grek tallet me Athinën zyrtare: Nëse politika e jashtme përcaktohet nga njerëz si Fredi Beleri, të hidhen diplomat në det

23 Gusht 2023, 12:07Politika TEMA
Shkrimtari grek tallet me Athinën zyrtare: Nëse politika e jashtme

“Fredi Beleri ka një të shkuar të errët”. Kështu shprehet një tjetër grek, shkrimtar,

Dimitras Danikas me anë të një shkrimi ka analizuar situatën në të cilën ndodhet marrëdhënia diplomatike mes Shqipërisë e Greqisë, për shkak të Fredi Belerit. 

Ai shprehet se Beleri nuk mund të jetë i pafajshëm vetëm për faktin që është grek dhe Rama nuk mund të ngarkohet me faj vetëm par faktin se është shqiptar.

Ai shkruan se Greqia duhet të heqë dorë nga roli i figurantit dhe i pësuesit të përhershëm.

Ironia e tij karakterizon çdo rresht, ndër të cilët thotë se nëse politika e jashtëm e Greqisë përcaktohet nga njerëz si Fredi Beleri, diplomat duhet të hidhen në detin Egje.

Shkrimi i Dimitris Danikas:

Epo, ai njeri është qelibar. Përtej çdo dyshimi. Fredi Beleri, po ç’thoni tani? I pafajshëm dhe i panjollosur. Si një e virgjër e pa qepur?

Dhe gjithçka që ndodh në Himarën e Shqipërisë greqishtfolëse është planifikuar nga mjerani, antigreku dhe turkofili Edi Rama.

Dhe disi kështu ecim. Me të tilla marrëzira të përmasave epike, matur me metrin e marrëzisë së helenofrenisë së famshme dhe të pamposhtur. 

Domethënë, Fredi Beleri është i miri. Dhe Edi Rama i keqi. Dhe pse është Fredi Beleri i miri? Sepse thotë është grek. Dhe pse Edi Rama është i keqi? Sepse është shqiptar.

Me pak fjalë, çdo grek është i mirë dhe çdo shqiptar është i keq. Të bie në shesh, të përpëlitem nga të qeshura të pandërprera dhe shurdhuese. 

Këtu as për të afërmit e mi më të afërt nuk e vë dorën në zjarr. As, fjala që bie, për veten time. Dhe do rri të mbështes, me fanatizëm, një farë Fredi Beleri sepse u votua si kryetar i bashkisë së Himarës? Nuk jemi në terezi.

Le që të njëjtën gjë do të thosha për shumicën e kryebashkiakëve në të gjithë territorin grek. Le që është vërtetuar një realitet i neveritshëm. 

Që d.m.th “Pjesa” më e korruptuar e administratës është “privilegj” i vetëqeverisjes! Dhjetra kryebashkiakë po notojnë në korrupsion dhe ngatërresa. Çfarë të kujtoj më parë? Më e fundit, lidhur me plazhet. Situata është makth.

Dhe pse Kostas Bakojanis e konsideroi detyrim të shkonte drejt Himarës për të mbrojtur të drejtat e një kryebashkiaku të akuzuar për përfshirje? Mos ndoshta zotëron informacion konkret? Mos ndoshta ka në duar prova të forta të pafajësisë dhe “përtej çdo dyshimi” të Fredi Belerit?

Përgjigja ime dyshuese është një: sepse publiciteti është i madh. Sepse një tufë bashkëqytetarësh pa tru e fanatikë nxituan të shfrynin inatin kundër Shqipërisë. 

Sepse toponimi “Shqipëri” çon drejt mafies, hajdutëve dhe përdhunuesve. Dhe sepse kjo temë shitet çmendurisht. 

Kështu, të thotë, me spond dhe me bekimin e Fredi Belerit, mund të shkëpus vota nga të tjerët pa tru që ecin bashkërisht me Ilia Kasidiarin.

Për shtat rasti i Fredi Belerit. Dhe për spekullim. Dhe për racizmin latent. Dhe për publicitet. Dhe për gjuetinë e votave mes morisë së “Spartanëve” dhe “fiseve” të tjera të çuditshme e të rrezikshme. 

Dhe për heroizëm falas. Dhe për demonstrimin e forcës së Greqisë “së madhe” kundër Shqipërisë “së pazhvilluar” dhe “të prapambetur”

Nëse kjo quhet politikë e jashtme serioze, atëherë unë jam pasardhësi i një Xhulian Robert Oppenheimer.

Greqia duhet të dalë si një “superfuqi” e Ballkanit. Greqia vetëm me zhvillim dhe vrull ekonomik mund ta pretendojë këtë rol. 

Greqia duhet t'i përkushtohet sulmeve të miqësisë. Greqia duhet të heqë dorë nga roli i figurantit dhe i pësuesit të përhershëm, dy “karizma” të pashërueshme që jo vetëm e nënvleftësojnë por edhe e mëvetësojnë.

Nëse politika jonë e jashtme, sidomos tani me Sulltanin e Turqisë që monitoron, përcaktohet nga njerëz si Fredi Beleri. 

Nëse marrim rolin e mbrojtësit me kriterin e vetëm helenizmin e tij. 

Dhe nëse “grushtohemi” me fidanin tjetër Edi Ramën, në vend që ta rrethojmë me sulme miqësie dhe me lehtësira ekonomike drejt Shqipërisë, e atëherë, të gjithë në trupin diplomatik që besojnë këtë, duhet t’i hedhin diplomat në detin Egje.

Dhe së fundi, kopjoj një qëndrim përkatës të Nikos Ksidakis, i cili më parë ka qenë ministër i Jashtëm Alternat: 

“Athina dhe Tirana e dinë rolin e Belerit. Ai nuk është njeri i pafajshëm, ai ka një histori politike dhe një histori të errët. Do duhej të ishte pastruar kjo histori shumë muaj më parë. Dhe të mos arrinte të bëhej gjemb diplomatik në marrëdhëniet jo dhe aq të mira mes Athinës dhe Tiranës”

Të dashur, politika e jashtme nuk është sinonim i mëngjeseve dhe kurorave etnopatriotike që zakonisht përfundojnë në bumerang. As Fredi, as Beleri. Seriozitet elementar!

31 Komente

  1. k
    kastriot

    Sigurisht qe Greqia ka njerez te mencur,nuk do te thote qe je kryeminister dhe je i tille me veprimet e bera qeveria greke duke nderhyre ne punet e brendeshme te Shqiperise tregon se ligji i luftes eshte aktual dhe ushtaret e Vorio Epirit paguhen per te krijuar destabilitet.Shkaketaret e kesaj ndodhie jane Sali NON GRATA dhe Like FLORIRI qe per te krijuar situate vene kandidat per kryetar bashkie Belerin i cili eshte jo vetem eshte NON GRATA por dhe drejtues i paguar i Vorio Epirit....Ky eshte kryeministri i greqise.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Momqirsi grekofoneve

      Graqia ka mijera te tille, me kembe ne toke dhe largpames, por kisha dhe ndjekesit e te djathtes ekstreme, shtypin dhe kercenojne cdo zë qe del kunder shovinizmit. Eshte linje e vjeter. Njesoj u veprua edhe kur NATO sulmoi serbet! ULERININ televizionet kunder Natos. Vetem Triandafillos ishte i vetmi qe me shown e tij ishte asnjanes. Dite pas dite e pas disa javesh, zerat pro serbeve ne ate kohe u minimizuan dhe kete e bene vete gazetaret dhe reporteret greke te cilet japnin informacion dhe pamje makabre te krimeve serbe. Opinioni grek u prek nga gjithcka dilnin ne ekran. Fredi Beleri duhet te denohet ne menyre shembullore qe mos guxoje me asnje kelysh kurve te beje thirrje antishqiptare brenda territorit shqiptar. Bleve vota, shko shiko te sateme me leshin gershete tani “greku” nga Progonati.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Enio

      Prandaj shqiptaret vazhdojne ta duan Greqine, sepse Greqia ka elemente si ky autori qe i mendon gjerat me kembe ne toke.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andon

        E kemi dash Enio . Kam jetu 22 vjet aty po ato kurre nuk na kane dash se ja thoja te verteten ne sy . Greket jane populli me injorant dhe deliri donkishotest qe kane do i lere mbrapa te tjereve

        Përgjigjjuni
        1. v
          vishja plot

          E drejte, por meqense jemi komshij ti edukojme a ti mesojme

          Përgjigjjuni
        2. I
          Ina

          Unholy Alliance: Greece and Serbia in the Nineties by Takis Michas Texas A

          Përgjigjjuni
        3. L
          Ladi

          Natyrisht qe ka njerez te ditur, inteligjente dhe te kulturuar qe nuk e hajne sapunin per djadhe. Problem jane injorantet fanatike qe ndjekin qorrazi politikanet vulgare e te pacipe qe gjenden me shumice; andej e ketej kufirit.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eri

            Vella Dimitris, me thene te drejten s'po na rruhet fort nga kercenimet e qeverise Micotaqis. Mbase arrestimi i Belerit ne kete rast ishte i nxituar, por ai duhet te ishte ne burg per ngjarjet e vitit 1994 dhe s'duhet te ishte i perfshire fare ne politiken shqiptare. Komuniteti grek ne Himare e Shqiperi mund te kete perfaqesues me te denje se nje palaço i tille apo si Vangjel Dule. Keshtu qe le te haj mut sa te doje Micotaqis, eshte vendim i drejtesise shqiptare dhe si i tille duhet t'i bindet dhe qeveria greke, po njejte si ajo shqiptare.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sebastia

              Jo vetem qe duhej te ishte ne burg me afat "PERJET" por dhe i ashtuquajturi "komunitet apo minoritet grek" ne Shqiperi nuk duhej te egzistonte më qe nga 1944 kur minoritetit Shqiptar ne Greqi iu vu flaka e u shkrumbua i gjithi. Nje shtet ME DINJITET E ME BURRA ATDHEDASHES do ia kthente monedhen grekut ne kte menyre. Shfarosje dhe shkatrrim e cdo gjeje greke ashtu sic kan bere turqit por shqipKARAFISMOTERQIRI ne 3000 vjet histori as nuk mesoi nga Roma e lashte shkrim e kendim, as nuk mesoi si te ndertoje ushtri, shtet,rruge dhe kanalizime. Nga sllavet dhe nga turqit nuk mesoi dhunen ekstreme dhe genocidet, pervetsimet e territoreve, pervetsimet e emrave te qyteteve,fshatrave,lumenjve e maleve. ShqipKARFISMOTERQIRI eshte vetem hamall, kte din te bej qe nga nata e kohes e deri tani.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sebastia

                Jo vetem qe duhej te ishte ne burg me afat "PERJET" por dhe i ashtuquajturi "komunitet apo minoritet grek" ne Shqiperi nuk duhej te egzistonte më qe nga 1944 kur minoritetit Shqiptar ne Greqi iu vu flaka e u shkrumbua i gjithi. Nje shtet ME DINJITET E ME BURRA ATDHEDASHES do ia kthente monedhen grekut ne kte menyre. Shfarosje dhe shkatrrim e cdo gjeje greke ashtu sic kan bere turqit por shqipKARAFISMOTERQIRI ne 3000 vjet histori as nuk mesoi nga Roma e lashte shkrim e kendim, as nuk mesoi si te ndertoje ushtri, shtet,rruge dhe kanalizime. Nga sllavet dhe nga turqit nuk mesoi dhunen ekstreme dhe genocidet, pervetsimet e territoreve, pervetsimet e emrave te qyteteve,fshatrave,lumenjve e maleve. ShqipKARFISMOTERQIRI eshte vetem hamall, kte din te bej qe nga nata e kohes e deri tani.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sebastia

                  Jo vetem qe duhej te ishte ne burg me afat "PERJET" por dhe i ashtuquajturi "komunitet apo minoritet grek" ne Shqiperi nuk duhej te egzistonte më qe nga 1944 kur minoritetit Shqiptar ne Greqi iu vu flaka e u shkrumbua i gjithi. Nje shtet ME DINJITET E ME BURRA ATDHEDASHES do ia kthente monedhen grekut ne kte menyre. Shfarosje dhe shkatrrim e cdo gjeje greke ashtu sic kan bere turqit por shqipKARAFISMOTERQIRI ne 3000 vjet histori as nuk mesoi nga Roma e lashte shkrim e kendim, as nuk mesoi si te ndertoje ushtri, shtet,rruge dhe kanalizime. Nga sllavet dhe nga turqit nuk mesoi dhunen ekstreme dhe genocidet, pervetsimet e territoreve, pervetsimet e emrave te qyteteve,fshatrave,lumenjve e maleve. ShqipKARFISMOTERQIRI eshte vetem hamall, kte din te bej qe nga nata e kohes e deri tani.

                  Përgjigjjuni
                2. a
                  anti25646554censure

                  Do ZOTI e shtohen zerat e arsyes ne te gjithe boten. Sa mund, sa djerse, sa kohe do tu duhen Shqiptareve per te pastruar "politiken" alla Sali Brrishe, Ilir Mutaj

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    1001

                    Dy breza shqiptersh po e po ….kam frike se mos nuk pastrohet kurre …vetem nje eshte ilaci …..partneriteti si anetare te plote me BE ….po dhe do ka shume shume kohe …..tung

                    Përgjigjjuni
                  2. N
                    Noci

                    Te shohim çfarë do te na thote Berisha dhe strategu i politikes se jashtme Aldo Bumçi

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Referendum per arrestimin e koleres sali

                      e cfare do thote berishovic, prit prit se do ta quaj komunist marksist,i shitur te rama,e do nxjeri bushatin,lubonjen qimin si cjap e do i bejne biografine.

                      Përgjigjjuni
                    2. D
                      Demokrati

                      Kultura e lashte Greke nuk ka lidhje fare me kulturen e grekeve te sotem pasi i joh personalisht ,por me vjen mire per shkrimtarin ne fjale se trgon nje njeri me personalitet dhe dinjitet. Rrespekte !

                      Përgjigjjuni
                      1. x
                        xha Kasemi nga Çepani

                        Po c'na bere ,more shkrimtari Grek ! Po lotet e Tritan Shehut,apo Tritan Preshit sic njihet ne Shqiperi , c'tu bejme ? Ai ka dite qe uluret si qeni ne henez , madje bene thirrje : Zgjohu shqiptar " Dhe te gjitha ket i bene per injorantin Fredi Beleri, te cilin edhe Ju i nderuari shkrimtar i beni vleresimin qe i takon. Tritan, zgjohu Tritan, se te hodhen ne hale edhe vet grekrit e ndershem ulurimen tende per Fredi Belerin. I thaj Saliut se nuk uluris me,pasi edhe grekrit e ndershem si ai Zv/ ministri i jashtem Grek dhe ky shkrimtari po tallen me ne per nje injorant ,i cili edhe matraviden ecelsin e hidrualikut nuk di ta perdori.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Teute e Modhe

                          Me ne fund nje metriopathis grek..

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shqipua

                            Mire e ke ti or mik vec politika e tyre eshte e bazuar te mbeshtese njerez te rangut te Belerit ….ata mbeshteten zyrtarisht Kacifen , ke ?? Kacifen , qe bridhte me AK - 47 neper fshatrat e tyre …..dhe ishin pikerisht po ata fshataret qe e denoncuan te RENEA ….me pak fjale , nuk eshte personi ne fjale ai qe ben politiken e jashtme helene , por filosofia e tyre te mbeshtesin zyrtarisht nje plere …….

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Himarjoti lab

                              Fjale te mençura dhe reale nga nje njeri i ditur, bravo

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Arvanitasi

                                Ja pra njerez te mencur e me mend ne koke ka dhe ne Greqi.

                                Përgjigjjuni
                                1. e
                                  enter""

                                  Me shume se ne Shqiperi

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Momqirsi grekofoneve

                                    Ti nuk hyn ne ate kategori. Ti je debil dhe kokerr minorikari. Shkurt, mut.

                                    Përgjigjjuni
                                2. P
                                  Pargaliu

                                  Qarte e bukur. Te lumte

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    DRENICA E KUQE

                                    Ti, zotrote, mire e ke thene dhe qarte!… Po, halli im eshte te politika e brendshme dhe e jashtme shqiptare, e saliberisheve, ilirmeteve, brahimrugovistve, ‘shqiptareve’ e ‘patrioteve’…, diplomat e atyre e ketyre qe mbajne poste politike, diplomatike dhe shteterore e nuk dine ta bejne Shqiperine, duhet hedhur ne oqeane e te mos u gjendet ‘fara’ e huaj kurre, ne keto troje autoktone iliro-shqiptare!… DRENICA E KUQE

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kurrizi I dushkut

                                      Veprimet e politikës asnjëherë nukë janë në sinkron me atë çfarë mendon populli kjo dihet.Unë kamë jetuar dhe punuar një periudhë të gjatë në Greqi dhe e di shumë mirë se si sillet politika kundrejt shqiptarëve gjë që grekët e thjeshtë janë kundra,marim një shembull 20 vjetë punë në ndërtim në greqi dhe asë pension dhe asë shpërblim nga kontributet e derdhura dhe tani kurë shkojë me pushime grekët habiten kurë unë u themë që nukë marrë pension kjo është Greqia

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Reflektim

                                        Ceshtja nuk eshte aq e thjeshte sa e mendoni. Asnje nga komentuesit nuk beri pyetjen : Pse himariotet (por dhe Laberia) nuk votuan Goron e PS-se ? Sepse himariotet (dhe Laberia) nuk votuan Belerin, por votuan KUNDER PS-se. Arsyeja eshte shume e thjeshte. PS, me bandat e "investitoreve strategjike" po grabisin perdite e me shume tokat ne Bregdet. Shkoni hidhni nje sy nga Palasa deri ne Qeparo dhe do te shikoni babezine e fadromave (Frangaj, Xhillare, Balfiner, Kokdhimer, Kryemadher, Berisher, etj etj) qe me bekimin e E Dramsit kafshojne token e grabitur ne menyre te papare. Mos u ngopshin dhe mos i gezofshin...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shqiptar

                                          Makuteria e hajduteria po rrezikon integritetin e vendit. Tu jepen pronat banoreve shqiptare, jo vetem ne Himare por ne gjithe Shqiperine dhe jo ti sorollasin e tu a sakatojne pronen dhe vetem keshtu gjithshka qetesohet . Prona e te pareve eshte ajo qe te lidh me vendin tend e te ben ta duash, perndryshe je i huaj ne nje vend qe behet i huaj per ty e ste lidh me asgje.....

                                          Përgjigjjuni
                                        2. A
                                          Ai

                                          ???? Bravo e madhe!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            E verteta nga vete ata.

                                            Perkthyer ne shqip nga shtypi i Athines . E verteta nga gazetaret : Një “fantazmë” nga viti 1994 dhe arrestimi i Fredi Bejlerit në Greqi – Kush e mban mend organizatën paraushtarake MAVI? 2019: Shqipëria hap papritur dosjen Peshkepi Historia fillon më 1 prill 1994, në orën 2.30 pas mesnate, një grup prej 6-7 personash, të veshur me uniforma kamuflazhi të ushtrisë greke dhe maska, sulmuan qendrën e stërvitjes për rekrutët e rinj të ushtrisë shqiptare, në fshatin Peshkepi në Gjrokaster, në një thellësi prej 4 km nga kufiri greko-shqiptar. Të armatosur me karabina vrasin ushtarakun A. Gjini, hyjnë në dhomën ku flenë rekrutët e rinj, vrasin komandantin - kapitenin F. Shehu, plagosin rëndë ushtarët A. Velnisi, Fr. Kalemi dhe G. Zeka e paksa shumë të tjerë, duke bërtitur në gjuhën greke: “Ky është për Vorio Epirin, mos mendoni se e kemi harruar!”. Më pas, ata mbyllin 130 ushtaret në një dhomë, heqin një pjesë të armatimit të kampit (automatikë të tipit kallashnikov dhe pistoleta të tipit Tokarev) dhe largohen drejt territorit grek, konkretisht drejt postës së Argjirohorit. Në vend gjendet një çantë shpine dhe një elektrik dore nga ato të përdorura nga Forcat e Armatosura greke, ndërsa nga hetimi teknik i kryer nga shërbimi mjekoligjor shqiptar rezulton se si gëzhojat ashtu edhe të shtënat në trupin e viktimave kanë ardhur nga karabina të gjahut te diametrit 12 mm. . Qeveria, Parlamenti dhe partitë politike të Shqipërisë denoncojnë episodin vrasës që rendon shume marrëdhëniet mes dy vendeve dhe i bëjnë thirrje qeverisë greke të zbulojë autorët që ikën në vendin tonë (Greqi) dhe t'i ndëshkojë ata. Në mbledhjen e përbashkët të komisionit të ekspertëve të policisë të mbajtur disa ditë më vonë në Janinë, ku marrin pjesë përfaqësues të dy ministrive të jashtme, pala greke kundërshton provat inkriminuese të paraqitura nga shqiptarët dhe përpiqet ta hedhe fajin tek bandat e shqiptarëve që hyjne e dalin nga kufiri, duke e bërë në fakt për shkak të “problemit të madh të krimit shqiptar në Greqi”. Të njëjtën linjë ndjekin edhe mediat greke, duke ia ngarkuar përgjegjësinë provokatorëve shqiptarë "MAVI" Më 6 tetor 1994, organizata “MAVI” (Fronti Çlirimtar i Vorio Epirit) me njoftimin e saj në gazetën “Eleftherotypia” mori përgjegjësinë për sulmin vrastar në Peshkepi me një përshkrim të detajuar të operacionit, i cili, siç sqaron, ishte një. paralajmërim dhe demonstrim për arsenalin e saj, shoqëruar me foton përkatëse të armëve të vjedhura me flamurin grek në sfond. Brenda 4 faqeve, bën thirrje për luftë të armatosur për çlirimin e “Epirit të Veriut”, dhe cfaq vulën e tij të ekstremit të djathtë, nacionalist. Mësohet se ai (Organizata MAVI), kishte ri-dërguar një pretendim për përgjegjësinë në të njëjtën gazetë 6 muaj më parë, një ditë pas sulmit, por më pas ishte heshtur. “MAVI” u formua për herë të parë në vitin 1942 në Tiranë nga Ath.Kokavesi, H. Konsta, B. Sahini dhe G. Taso, por ajo u shpërbë pothuajse menjëherë para se te vepronte. Me deklaratën e saj zyrtare, qeveria greke e cilëson shpalljen provokuese. Përfaqësuesi i qeverisë E. Venizelos shprehet kategorikisht se përjashton plotësisht pjesëmarrjen greke, ndërsa mediat flasin për provokime të rënda nga shërbimet sekrete të huaja që i shërbejnë politikës së Berishës. 1995: Arrestimi i Fredi Bejlerit. Por historia vazhdon. Më 19 mars 1995, një grup prej 7 personash të armatosur u pikasën nga rojet e një reparti ushtarak shqiptar në fshatin Logos të Shqipërisë dhe u detyruan të ktheheshin në kufirin grek. Pak më vonë ata arrestohen në afërsi të Hanit Delvinakiu nga Policia greke, duke hipur në veturen e pasagjerëve IX me numër regjistrimi YIB IX, tip SEAT dhe furgonin e mbyllur tip FORD me numër BP 63976. Me sinjalin e policisë për të ndaluar, kamioni që drejtohej nga ish-polici Ap. Karvelas si dhe pasagjerët me baltë dhe të shqetësuar dukshëm G. Christou, G. Pappa dhe X. Pappa ndalojnë,kurse vetura IX e drejtuar nga G. Anastasoulis, oficer rezervë i Ushtrisë Greke dhe pasagjerët "Vorioepirotë" Fr. Bejleri dhe M. Koutoulas, tenton të arratiset duke rritur shpejtësine dhe detyrohen të ndalojnë dyqind metra më poshtë, pasi u qëlluan nga policia. “Pasha zotin mos të derdhet gjak greku...” thotë Anastasoulis gjatë arrestimit te tij, ndërsa në makinën tjetër njëri prej “vorioepirotëve” shprehet në mënyrë karakteristike: “vuajme nga të tjerët, po vuajme edhe nga ju... " Brenda makinave, u gjeten 6 pushkë sulmi tip kallashnikov, 2 pistoleta tip Tokarev, thika ushtarake, busulla dhe elektrik dore, qindra fishekë, 2 radio portative, një prerës teli (gërshërë), dylbi dhe një aparat fotografik, një çantë ushtarake me 9 uniforma ushtarake, kapuçe leshi ushtarake dhe shumë sende të tjera ushtarake. Në banesat e të arrestuarve ndodhen shpallje te “MAVI”, me të cilat kanë marrë përgjegjësinë për sulmin ne Peshkepi, makina shkrimi dhe kompjuterë elektronikë, pushkë gjuetie 12 mm dhe shumë fisheke, si dhe shënime me udhëzime teknike për prodhimin e mjeteve djegëse. Po atë ditë arrestohet në Athinë “vorioepiroti” A. Kokaveshi pas mbikqyrjes. Kokaveshi shkon në Pallini të Atikës në një shtëpi të dajës së tij, mjekut Andr. Kokaveshi dhe del duke mbajtur një thes të mbështjellë me kujdes, të cilin e fsheh në një korije në zonën e Anakasës. Brenda çantës ka një uniformë kamuflazhi ushtarak LOK dhe 3 kapuça ushtarakë. Pas kontrollit në pasurinë e mjekut në Pallini, gjenden të groposura 6 armë gjysmë automatike të tipit “Kallashnikov”. Numrat e armëve të gjetura në Pallini dhe Delvinaki krahasohen me numrat e armëve të dërguara nga qeveria shqiptare dhe rezulton se këto janë armët e vjedhura në 1 prill 1994 nga kampi i Peshkepisë. Madje, 3 nga “kallashnikovët” e sekuestruar janë identifikuar si të paraqitur edhe në foton me ngjyra që shoqëronte njoftimin e “MAVI”. Faktet e mësipërme u botuan me përshkrime të gjera në shtypin e kohës. Gazetari Dimitris Psarras në shkrimin e tij të fundit me titull “I panjohuri Fredi Bejleri”, në Gazetën e Redaktorëve, i referohet librit të rëndësishëm të gazetarit të njohur dhe të vlerësuar të “Kathimerinit” Stavros Tzima, i cili doli në vitin 2010 me një parathënie të Aleksis Papaçelas (“Në plejadën e nacionalizmit”). Siç shkruan Tzimas, pas arrestimit të grupit u konsiderua se ekzistonte rreziku i përsëritjes së asaj që kishte ndodhur në prill të vitit 1994, me sulmin e organizatës MAVI në një postë në Episkopi dhe vrasjen e dy ushtarakeve shqiptarë. Ky sulm u bë shkak për një pogrom të vërtetë nga autoritetet shqiptare kundër minoritetit grek, me kontrolle, arrestime dhe burgime. Sipas Jima, “nuk kishte dyshim se të arrestuarit [në 1995] po planifikonin të sulmonin një objektiv ushtarak, që ishte kampi Logu, një distancë e shkurtër nga kufiri. Gjithashtu u zbulua se ishte afërsisht i njëjti grup, ose të paktën disa nga anëtarët e tij, që kishin goditur ne Peshkepi”. Kryeministri i atëhershëm Andreas Papandreu kishte folur për një “rast të organizuar dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm që nuk do ta mbulojmë” (24.7.1995). Ky parashikim optimist duket se nuk korrespondon me vazhdimin e historisë. Akuzat ndaj të shtatëve u ndryshuan nga vepra penale në kundërvajtje, u vendos lirimi i tyre nga burgu dhe më në fund, “në gjykimin e apelit që u zhvillua në Korydallos, më 19.5.1999, Gjykata e Apelit të Athinës në dhomën e projektuar posaçërisht te transformuar të burgut të grave të Koridallos dhe me dyer të mbyllura për arsye “sigurie kombëtare” me vendimin nr.752/99 uli dënimet në 18-20 muaj dhe kështu çështja e shumëlavdëruar u mbyll përfundimisht”. Konkluzioni i Tzima është se pyetjet mbetën të hapura: "Çfarë do të thoshte në të vërtetë këta njerëz për sistemin grek të drejtësisë?" A ishin agjentë të shërbimeve sekrete shqiptare? Nëse po, pse u liruan? A ishin provokatorë nacionaliste? Nëse po, pse si denoi shteti grek që e dëmtuan? Për qeverinë Papandreu, gjithsesi, qëllimi i çmontimit të mekanizmit paraushtarak, që ishte ngritur për të “çliruar” Vorio Epirin, ishte arritur pjesërisht dhe padyshim që nuk kishte më kuptim të “vuanin” më tej anëtarët e MAVI-se”. . Çështja e MAVI-se u tentua që në momentin e parë të mbulohej nën vellon heshtjeje, si nga qeveria e PASOK-ut, ashtu edhe nga Nea Demokracia-ja e mëparshme, gjatë ditëve të së cilës kjo organizatë provokative fashiste u rikonstituua, drejtohej dhe financohej, në kuadër të politikën “agresive” ndaj vendit fqinj, e cila ishte në fuqi në atë kohë. Qeveria e PASOK-ut tregoi qysh herët se nuk kishte ndërmend të procedonte me zbardhjen e çështjes. Zyrtarisht ai madje “injoroi” ekzistencën e “MAVI”. Ajo që i interesonte ishte mos zbulimi i atyre aspekteve të veçanta të çështjes që lidhin këtë organizatë provokative fashiste me shërbimet sekrete të vendit tone(Greqise) dhe të tjera të huaja, ish-ministra e politikanë aktivë, oficerë në pension etj. Në tetor 1994, deputetët e KKE-së Or. Kolozov dhe Rr. Korakas, ka paraqitur një pyetje në Kuvend, me të cilën kanë kërkuar qëndrimin e qeverisë për organizaten “MAVI”. Më 26 të të njëjtit muaj, me një përgjigje lakonike, ministri i atëhershëm i rendit publik, Sifis Valyrakis, deklaroi: “U kryen hetime përkatëse, nga të cilat nuk doli asnjë provë që vërtetonte ekzistencën e një organizate me emrin e përmendur. E gjithë çështja po monitorohet me seriozitetin dhe ndjeshmërinë e duhur”. Në periudhën e mepasme që pasoi, dolën në dritë shumë zbulime për "MAVI" dhe lidhjet e saj, por edhe për faktin se EYP (Sigurimi Shteteror Grek)ishte në dijeni të ekzistencës dhe veprimtarisë së saj. Një “vështrim” në të gjithë procesin ishte qëndrimi i qeverisë së PASOK-ut menjëherë pas arrestimit të të shtatëve në Delvinaki, sipas të cilit çështja “do të zbardhej”. Kështu vazhdoi hetimi gjyqësor dhe ndërsa fillimisht të shtatë bashkë me Engjell Kokavesin, i cili më pas u arrestua në Pallini, u akuzuan për... armëmbajtje pa leje, më pas u përballën edhe me akuzat për sulmin në Episkopi. Çfarë kishte ndryshuar? Arrestimi i të shtatëve më 19 mars 1995 u cilësua nga qarqet e Ministrisë së Jashtme si “i pakëndshëm, por tepër zbulues”, sepse ndihmoi – siç pretendonin – “të nxirrte në sipërfaqe një parametër serioz, që pengonte ecurinë. të marrëdhënieve greko-shqiptare”. Siç vëren më 20 mars 1995 Zyra e Shtypit e KQ të KKE-së, “përgjegjësia e qeverisë përqendrohet në faktin se ajo u aktivizua tani dhe veçanërisht në momentin kur “diçka” duket se po ndryshon në marrëdhëniet greko-shqiptare, nën mbikëqyrjen e lartë të amerikanëve”. Megjithatë, te shprehesh verbalisht është një gjë dhe te veprosh është gje tjetër. Më 28 mars 1995, “RIZOSPASTIS” shënonte në mënyrë profetike: “Me neutralizimin e “grupit operacional” të Frontit të vetëshpallur për Çlirimin e Vorio Epirit (MAVI), sipas të gjitha indikacioneve, me hetimet e Policisë për “zbërthimin “ të organizatës, shkrirja e saj ka përfunduar. Vetëm pak ditë pas deklaratave të ashpra të tij dhe të zyrtarëve të tjerë të qeverisë për tentativën e pretenduar të policisë për të çrrënjosur të gjithë organizatën, pa asnjë qëllim për të mbuluar autorët, gjithçka tregon se hetimet kufizohen vetëm në arrestimin e personave. që morën pjesë një vit më parë në sulmin e Episkopise, si dhe të atyre që në nje mënyrë apo tjeter u përfshinë në këtë histori. Policia – siç mund ta dimë – nuk është në kërkim të udhërrëfyesve dhe mbrojtësve të autorëve natyrorë të episodit dhe aq më tepër as që po përpiqet të çrrënjosë tentakulat e organizatës MAVI, të cilat me siguri ekzistojnë si brenda. EYP (Sigurimit Shteteror Grek) dhe në Ministritë e Rendit Publik dhe të Mbrojtjes Kombëtare”. Kështu ndodhi. Shtrirja e hetimit u kufizua në kontekste shumë të ngushta, ndërkohë që autorët natyrorë të sulmit kriminal u “zhveshën” gradualisht nga akuzat më të rënda dhe më të rënda... Të gjitha këto ngjarje mund të jenë harruar tashmë, pasi askush nuk ka interes t'i kujtojë, por Fredi Bejleri nuk ka reshtur së shprehuri publikisht preferencat e tij politike dhe të përfaqësojë një prirje të qartë politike për çështjen e marrëdhënieve greko-shqiptare. U kujtua pak ditë më parë nga “Agimi i Artë” (po, faqja naziste ekziston ende), e cila theksoi me krenari se “luftëtari i Vorio Epirit, Bejleri, i burgosur i trazirave, ishte shfaqur vite më parë në një emision të N. Michaloliakos ("Te gjalle", në kanalin "Teletora"), për të folur për vuajtjet e helenizmit vorpoepirot". Karaxhaferi Përveç Michaloliakos, ishte edhe Karaxhaferi. “Sektori i luftës vorioepirote” i Rinisë së LAOS-it (quhej NEOS) kishte organizuar një aktivitet të veçantë me folësit Bejleri, Thanos Pleuris me drejtues Karaxhaferi më 8.2.2009. Në këtë eveniment, Bejleri, mes duartrokitjeve, deklaroi se ishte “i prekur”, sepse “për herë të parë në historinë moderne të Greqisë një kryetar partie deklarohet dhe merret Vorio Epirin. […] Sistemi politik grek, me përjashtim të LAOS-it, është i shurdhër. Të hënën nesër zonja Bakojanis do të jetë në Tiranë. Zoti e di se çfarë do të diskutojnë. Megjithatë, është e pamundur që ata të diskutojnë për çështjet që na shqetësojnë” (“Teleasty”, 10.2.2009). Siç shihet edhe nga videoja e takimit, slogani i thirrur nga ndjekësit e Karaxhaferit nuk ishte gjë tjetër veçse “do të kthehemi dhe do të dridhet dheu”. Me fjalë të tjera, slogani qendror i neo-nazistëve në të gjithë Evropën duke kënduar këtë frazë që supozohet të jetë fjalët e fundit të folura nga Joseph Goebbels para se të vriste veten. Epilogu Akti i fundit në mbulimin e çështjes MAVI tentohet të shkruhet në vitin 1996, me shpalljen e pafajësisë me vendim gjyqësor të të akuzuarve për sulmin ndaj postës shqiptare të Peshkepise. Me numrin 7O9/96 propozimin e prokurorit El. Paci, Këshilli vendosi në fund të prillit 1996 të lirojë të akuzuarit, të cilët paraqiten "si kryefamiljarë me lidhje të forta emocionale kombëtare me Vorio-Epirin, të cilët thjesht blenë armatimin nga shqiptarë të panjohur për të përfituar financiarisht". Pavarësisht provave dërrmuese që të arrestuarit janë autorë të ngjarjes së vrasjes ne Peshkepi në prill 1994, propozohet lirimi i tyre nga akuzat për vrasje me paramendim,ne tentativë vrasjeje, grabitje, importim armësh dhe municionesh, cenimit të paqes ndërkombëtare dhe ekspozim ndaj rrezikut te prishjes së marrëdhënieve miqësore me Shqipërinë dhe propozohet referimi i tyre vetëm për mbajtjen dhe transportin e armëve luftarake, me qëllim asgjësimin e tyre tek të tretët. Kështu, në vend që të zgjerojnë arrestimet dhe të demaskojnë plotësisht rrjetin kriminal të “MAVI”, të arrestuarit clirohen nga akuza, e cila tregon qartë lidhjet e tyre me shtetin zyrtar grek dhe shërbimet sekrete, të cilat në raste të tilla sigurojnë mbulim të partnerët e tyre. Në fakt, tashmë Këshilli tre anëtarësh i Apelit, i krijuar nga gjyqtarët Chr. Stylianea, Pr. Ioannou dhe Gr.Mamali ka gjetur menyren per te miratuar propozimin e prokurorit, pasi në testamentin me numër 71O/96 me të cilin të pandehurit janë liruar nga burgu, thuhet konkretisht “...por gjykohet, tashmë, në vështrim. nga pretendimet e besueshme të të pandehurve, se asnjë nuk ka absolutisht asnjë përfshirje në aktet e vrasjeve, etj." 2019: Shqipëria hap papritur dosjen Peshkepi Në vitin 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda rihap pas gati 25 vitesh dosjen për ngjarjen tragjike të 10 prillit 1994, e njohur si “Masakra e Peshkëpisë”, siç raportojnë botimet shqiptare. Vendimi i 19 shkurtit 2019 nga prokurori Eugene Betsy për të “zbardhur” pas një çerek shekulli një dosje, e cila nuk ishte hetuar në detaje më parë, shkaktoi habi. Në heshtje dhe pa bujë, prokurori mori dosjen nga arshiva për të kryer hetimin për zbardhjen e të vërtetës për sulmin më të rëndë në territorin e Republikës së Shqipërisë në tridhjetë vitet e fundit, siç theksohet në raporte. Rasti me komandot greke Rasti i sulmit terrorist nga komando ekstremistë grekë, sipas raportimeve, në stacionin kufitar të fshatit Peshkepi të Gjirokastrës, ishte harruar prej kohësh. Hetimi për këtë ngjarje, ku mbetën të vrarë dy “dëshmorë të kombit”, siç përshkruhet në botimin shqiptar, komandanti i repartit Fatmir Sehu dhe ushtari Arsen Gini, nuk u mbyll. Prokurori Eugene Beci është i vendosur së bashku me oficerët e antiterrorizmit që po drejtojnë të gjithë hetimin, të lërë një sërë detyrash të tjera hetimore dhe të merret me këtë çështje. "Ata kanë ardhur nga Greqia" Incidenti është regjistruar në kategorinë “veprime me qëllim terrorizmi” që rezultuan me vdekjen e dy ushtarakeveve dhe plagosjen e katër të tjerëve. Sipas spekulimeve, sulmi ndaj ushtarëve shqiptarë është kryer nga komando të ardhur nga territori grek. Autorët e masakrës kishin qëlluar nëntë herë me gëzhoja nga tre armë gjahu 12 mm. Ishte rihapur në vitin 2006 Faqja shqiptare “Shqiptarja.com” vëren se kjo dosje u rihap për herë të fundit nga Prokuroria e Gjirokastrës në maj të vitit 2006, kur avokati Ilir Malindi raportoi në një gazetë se autorët e masakrës së Peskepit u arrestuan nga autoritetet greke. Sipas Malindit, autorët e sulmit ishin anëtarë të organizatës “MAVI” [Fronti Çlirimtar i Vorio Epirit] dhe armët e grabitura u moren në postën kufitare dhe pronarët e tyre u dënuan nga sistemi i drejtësisë greke vetëm për “mbajtje pa leje të armë” dhe jo për sulm në stacionin kufitar të fshatit Peshkepi. Megjithatë, një rishqyrtim i hetimit në vitin 2006 nuk dha rezultat dhe dosja u la sërish në sirtar. Prokurori i Gjirokastrës kishte përgatitur një listë me 41 persona të përfshirë në ngjarje ne menyra të ndryshme dhe do të merren në pyetje nga prokurorët dhe oficerët e antiterrorit. Letër autoriteteve greke Për hetimin e plotë të kësaj procedure penale, Prokuroria për Krimet e Rënda kishte kërkuar informacion nëpërmjet një shkrese nga autoritetet greke. Nga autoritetet greke u kërkua informacion në lidhje me të arrestuarit më 19 mars 1995 në Greqi, të cilëve iu sekuestruan armë dhe municione. Informacioni nuk erdhi kurrë… Burimi: ELEFTHEROTYPIA, Gazeta e Redaktorëve, RIZOSPASTIS, echedoros-a.gr

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dule Labi

                                              Analize e perkryer nuk I heq asnje pres

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje