Lëvizja Bashkë ka reaguar ndaj punimeve për ndërtimin e kullës së “Foltores”, në qiellgërvishtëse 64-katëshe që do të ngrihet në mes të Tiranës duke shkatërruar një prej lulishteve të fundit të kryeqytetit.
Fadromat e kompanisë “Nova Construction” kanë shkulur sot pemët e lulishtes. Pronarët e kësaj kompanie që do të ndërtojë kullën janë përfolur si të lidhur me familjen e Sali Berishës. Opozita është kritikuar se përse nuk e denoncon kullën, që Lulzim Basha e ka çuar tashmë në SPAK.
Lëvizja Bashkë fton qytetarët të ngrenë zërin dhe të mos pranojnë "goditjen e rëndë ndaj jetës urbane" në Tiranë.
Reagimi
PARKUT PO I BËJNË GROPËN!
Aktivistët e Lëvizjes BASHKË dëshmojnë se shkatërrimi i parkut pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ka avancuar ndjeshëm. Fadromat e kompanisë Nova Construction kanë shkulur pemët dhe po hapin themelet e përbindëshit të radhës prej betoni. Dalëngadalë qytetit do t’i merret fryma dhe qytetarët do të kenë një park më pak.
Këto ditë Lëvizja BASHKË ka dërguar disa shkresa drejt institucioneve përgjegjëse pasi dyshojmë se leja e ndërtimit është dhënë në kundërshti me ligjin. Zvarritja e dhënies së informacionit për procedurat e dhënies së lejes së ndërtimit, përputhjen e saj me planin urbanistik dhe kryerjen e konsultimit me banorët është pjesë e omerta-së mafioze që kërkon të fshehë ndërtimin e kësaj kulle.
Katër protestat e organizuara nga Lëvizja BASHKË për mbrojtjen e parkut e nxorën këtë krim ndaj qytetit në dritën e diellit të vëmendjes publike. Gjithsesi mbrojtja e parkut kërkon më shumë angazhim dhe vetëbesim nga qytetarët. Ndaj i ftojmë të gjithë të ngrenë zërin për këtë goditje të rëndë ndaj jetës urbane, individualisht dhe kolektivisht. Vetëm kësisoj do të mundemi ta transformojmë rezistencën qytetare në një aksion masiv dhe të suksesshëm.
Nëntoka kriminale, oligarkia ekonomike dhe politikanët e korruptuar nuk mund të fitojnë gjithmonë!
Mos u merzitni ky eshte turpi i radhes per shkaterimin e Tirones.....nonen pak e keni o vampire te pa ngopur....perse nuk ndertoni te bulevardi i ri apo nuk ju intereson,perse e bat kete bulevard qe ngjan anash tamam si geto o plera.
O Daktorr! Oo i Qimi i Pekajve!! Ooo Sali lush!!!! E mbushet Tiranen me kulla! Ne po presim nga 30 vjet te na jepni Çertifikatat e Pronesise per pronat e gjyshit! Besa po, pooo pooooo! Daktorri, Sali Lusha, motrat Vokshi, Tritan Shehu na sollen damakrazine! Lumi na or tej! Bjeri Karmina Bjeri me te lumte! Per ty e Xenin paska qene kjo jete!
Shqipëria ështe në gropë nga shumë vjet. Një gropë më shumë ,apo më pak,nuk ndryshon asgjë.Rëndësi ka të pasurohen degjeneratat. Populli të shkojë të kërkojë azil në Evropë.Ne nuk mund ti rregullojmë të gjithë.
Po ta mbajme Tiranen me shtepi qerrpiçi haaa njerez te tredhur komuniste te ore e te fundit uuuuraaaa rrofte shoku enver lavdi marksizem leninizmit urraaa sali enver sali enver jemi gati kurdohere
Kulla qe po ndertohet do jete krenaria e Tiranes,ashtu sic ishin kullat binjake ketu ne New York,fatekeqesisht u shemben nga anarshistat myslyman,si ky Qorri i levizjes bashke.
Kulla quhet "Mali I Tiranes" nëpër katet e saj do të mbillen qindra pemë, o Qorro!
Bravo Ed artist pikturisti. Sapo fillojnë të zbatohen skicat e tua. Veçse ky nuk është problemi. Problemi është se në vend që Salehu dhe SyPeshkaqeni të ishin atje ku e kanë vendin tash e shumë kohë. Ti jo vetëm që ju dhe mundësinë duke kaluar të gjitha afatet dhe parashkruar gjërat. Por dhe po i pasurron tani. (Kjo është paturpësia e politikës) Dhe e jotja Ed artisti. Që e ke marr peng PS me pseudo harremin tënd dhe Rilindjen e lodhur te kooruptiar dhe të falimentuar, veç për të garantuar që nesër Grigori, Zaho dhe yt vëlla dhe ti vetë, të mos preken. Ky është rrethi vicioz i ngushtë i politikës ku ti ke hyr tashmë. Mbrojtur nga rreth i oligarkëve. Për të cilët nuk të zë gjumi t'u punu ç'do ditë. Kishe shansin t'a bëje atë vend, por tregove atë që je në të vërtetë. Thjeshtë një sharlatan më shumë në botën e maskarrenjve . Është koha e juaj ! Vegjeto dhe "shijoje" artisto, derisa populli të zgjohet dge t'ju vetë shkelmin jashtëqitjeve të tij. Ku kryeson Salehu, Nano, Like, Luli dhe e mbyll ti me shumicën e kabineteve tuaja. Botë hajdutash, burra legena!
Levizja Hame Mut Bashkë ,vazhdoni nen drejtimin e komunistit Qori si dhe atij Llapaqeni ,per te plotesuar direktivat e shoqates Novojtore .
Se pari nuk dime se sa (agallare) dhe ( efendiler) e ndertojne kete kulle, sepse kjo i zbuloi pislleqet e ketyre poletikaneve dhe zagareve te tyre qe nuk po ju ndahen 20% Te behet nje verifikim i gjithe ketyre pallateve qe jane ndertuar vite me pare, e nga kush jane ndertuar , e kush perfiton nga keto ??? " Se popullit te shkrete nuk po i bie gje ne dhemb " .... vetem vazhdon te vidhet ka 33 vjet...Mos ndoshta , pronaret e Shqiperise jane keta hajdute... Qe mos u ngopshin kurre.... Kur do te veproje kjo drejtetesi qe te quhet "Drejtesi" me plot kuptimin e saj te fjales... cfar pritet akoma.... perse ju lejohet skoma fushe veprimi ketyre qelbesirave, qe nuk ju vihen hekurat ne duar e te ngordhin ne burg??????