Zgjedhjet në Kukës, KAS rrëzon ankimimin e PD

22 Gusht 2023, 15:10Politika TEMA

Zgjedhjet në Kukës, KAS rrëzon ankimimin e PD

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nuk ka pranuar të kalojë në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike, e cila ankimoi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të pasur vetëm një anëtar të kësaj force politike në komisione zgjedhore për votimet vendore në Kukës.

Sipas kryekomisionerit Celibashi Partia e Lirisë figuron si partia më e madhe opozitare bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit të cilët i takojnë dy komisionerë, PD zyrtare një dhe tre të tjerë partia me e madhe PS.

Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Kukës do të mbahen më 24 shtator, pas shkarkimit të Safet Gjicit i cili u përfshi në një videoskandal. Gjici është i arrestuar nën akuzën korrupsion pasiv.

 

1 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Partia e Alibeajt apo Lulit, mori vetem 6% ne zgjedhje. Keta hiqen sikur jane ndonje parti me mbeshtetje dhe histori te madhe. Te degjosh ate larasken Tabaku, thua sikur ajo eshte anetare e Parlamentit Europian. Jep orientime si duhet te organizohet PD ne baze, nderkohe nuk ka asnje anetar. Keta te PD jane shporte karavidhesh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje