
Mediat greke analizojnë darkën e mbrëmshme të thirrur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë me liderët e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.
Në këtë takim nuk ishte i ftuar kryeministri Edi Rama dhe ftesa iu bë presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj i cili refuzoi pjesëmarrjen. Marrëdhëniet e Greqisë me fqinjin e saj veriperëndimor u përkeqësuan për shkak të burgosjes së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili i arrestua në maj nën dyshimet për blerje votash.
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se Mitsotakis i çoi mbrëmë një mesazh të qartë Edi Ramës.
“Qëllimi i dytë i arritur është mesazhi i rëndësishëm i mosftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në darkë.
Mesazhi nuk i drejtohej vetëm Tiranës, por shkoi në të gjitha drejtimet dhe thoshte se Greqia nuk do të tolerojë asnjë lëvizje që ose cenon interesat e saj ose nuk është në përputhje me standardet evropiane.
Qëndrimi i Athinës ka qenë prej kohësh i qartë dhe thotë se qeveria shqiptare ka tejkaluar kufirin me çështjen Beleri" shkruan “Kathimerini”.
Gazeta tjetër greke, “iefimerida” citon një zyrtar të lartë europian për çështjen Beleri, që sipas saj theksoi në kushte anonimati se “çelësi” është zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe për integrimin në BE.
“Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe me vendet kandidate në BE është e një rëndësie parësore, veçanërisht mosmarrëveshjet lidhur me të drejtat e pakicave, vuri në dukje një zyrtar i lartë evropian pas darkës së udhëheqësve në Athinë”, shkruan gazeta.
Kete Micon e Taqit e genjen mendja se eshte kryeminister edhe i shqiptareve !?
Nuk duam Evrope po qe si Greqia
Zëre se dëgjuat lajmet e xeni tv. As na rruhet viçidoli. Koha e prifterinjve ka mbaruar.
beleri do marre denimin qe meriton mos u lodhni kot
me vjen keq qe akoma diskutohet ceshtja e belerit
mendoj qe me kete gje duhet te merret drejtesia shqiptare e ti jap gjykimin qe meriton
greqia nuk ka pse te nderhyje pasi kjo ceshtje i takon drejtesise, ligji eshte i njejte per te gjithe
Sa per mesazhet e “forta” te Greqiae po i beni shqipetaret te mos besojne me ne te ashtuquajturen diplomaci Europiane por nje diplomaci banditesh dhe racistesh……
Ore ky mitsotakis si shume po e krrun me gjethe fiku
Po ku merren dot me Ramen ata m
Pergjigje Gërqisë. Prisni, se nuk keni pare gjë akoma.
Qeveria shqipetare nuk varet nga plerat e Greqise,nderhyrja ne punet e brendeshme eshte e pa tolerushme aq me teper per nje shtet qe mbahet si demokratik dhe emigranteve ju nderon emrat .
Epo per nje cope MUTI si Bejleri te angazhohet nje qeveri e tere kjo nuk ka bythe ku te rije. Rama ben mire mos i dhjese fare keta zagare. Jane mesuar ti bejne presion Shqiperise me te gjitha format por kjo gje ka marre fund njehere e mire. Te rrine atje ku jane e mos hane mut shume.
sbeheni najhere ju greket perhere te poshter do ngeleni
mos te rruhet fare shume mire qe ste kan ftu se e dine qe do i merrje vemendjen