Dy nismat për hapjen e dosjeve, Alibeaj: PD duhej ta kishte bërë më parë, është detyrim i yni

21 Tetor 2022, 14:09Politika TEMA

Dy nismat për hapjen e dosjeve, Alibeaj: PD duhej ta kishte bërë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë me një deklaratë për mediat pas depozitimit në Kuvend të dy iniciativave për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të dosjeve.

Alibeaj deklaroi se hapja e Dosjeve është një detyrim për të gjithë në mënyrë që vendi të shkëputet nga e shkuara dhe trashëgimia e regjimit.

Ai shtoi se projektligji duhej depozituar më parë, ndërsa tha se nuk ka asgjë triumflaiste për këtë vendim pasi PD ka pasur mundësi ta bënte transparencën kohë më parë.

“Publiku duhet të informohet për çfarë ndodhi dje, kjo iniciativë për dekomunistizimin është diçka më e madhe se hapja e Dosjeve. Nga ana jonë ka pasur disa iniciativa ligjore dhe duhet të them, iniciativa e parë ka pasur synim përkujtesën, bëhet fjalë për ligjin që synonte që burgu i Spaçit dhe kampi i Tepelenës të kthehen në muze kombëtarë. Është nga ato hapat e lënë në hije por kujtesa është një element i rëndësishëm që ka marrë vëmendjen tonë.

E dyta është ajo e cila lidhet me ndalimin e propagandës komuniste, është projektligj i plotë dhe ka filluar puna e kkonsultimit që në vitin 2018 dhe në gusht është depozituar nga ana jonë për ndërgjegjësimin dhe ndëshkimin e regjimit totalitar komunist.

E treta ka të bëjë me hapjen e Dosjeve, ligji për informimin e publikut lidhur me dosjet e ish-Sigurimit. në 2015 është miratuar ligji për autoritetin për informimin e dosjeve. Është bërë një avancim i lehtë drejt hapjes së tyre u jepej mundësia që vetëm 2 kategori të kishin mundësi të njoheshin me dosjet, e para u jepeshin viktimave dhe e dyta autorëve të krimeve të sigurimit të shtetit. Sigurisht ishte e paqartë  se pse u jepej aksesi autorëve të krimeve. Edhe sot që flasim sa pa hyrë në fuqi ligji i votuar dje publiku i gjerë e ka ë pamundur të shkojë te Autoriteti dhe të paraqesë një kërkesë dhe të marrë atë që kërkon, e pamundur.

që të bënim hapjen e plotë të dosjeve duhet të shkëputemi nga e shkuara komuniste, duhet të shkëputemi nga trashëgimia dhe tranzicioni, asgjë triumfaliste nuk ka në këtë vendim, më mirë onë sesa kurrë. Ka pasur mundësi PD ta bënte transparencën kohë më parë. Shoqëria nuk mund të vazhdonte duke mos njohur të shkuarën e vetë, nuk do mund të reflektonte dhe të nxirrte mësime për të ardhmen. Tranzicioni na ka treguar çfarë ndodh kur nuk bëhet transparencë për sigurimin e shtetit. Duhet të bëhej më parë, në emër të të gjithëve. E bëri e gjithë Europa Lindore. Vetëm këtu nuk u bë”, deklaroi Alibeaj.

13 Komente

  1. K
    Ka sh te drejte .Ishte detyra e PD-s 31-vjet

    boll me .ktej shanim komuniste kur komunistat jemi vete

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeni

      A tka te PD kan marr fund

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ali

        Se kuptoj sesi keta te pdse vazhdojne akoma

        Përgjigjjuni
        1. r
          regi

          ti per detyr ke te ikesh sa me pare nga ky vend o mjeshter

          Përgjigjjuni
          1. s
            sergi

            thirri trurit o alibeaj se ske gje ne terezi keshtu o trap mashkull

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ani

              Le te hapen dosjet e ti dalin te pa larat ketyre

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fjoralb

                Pd ka marr fund me ato anetar qe ka

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Miri

                  Ju nuk dini cfare thoni o te mjere te opozites

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Besi

                    Nji edi ram ka bo nona ky alibeaj nuk eshte as sa gjysma

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      PER ATA QE NUK E DINE

                      Tani ALIBEU do te filloje gjuetine e shtrigave ne fillim brenda PD dhe me pas brenda PS . Pasardhesit e bashkepuntoreve me ITALIANIN DHE ME GJERMANIN gjate luftes tani ne krye te vendit .E kush e kishte menduar se PS pas reabilitimit politik te MIT'HAT FRASHERIT do te reabilitonte te gjithe BASHKPUNTORET e fashizmit dhe te nazioni.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Eni

                        Sa gjynah jane keto te pd kujtojne se jane te zgjuar

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Joni

                          Po te hapen dosjet keto denohen gjithe

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Elso

                            Ju te pd sbeheni me kot e keni

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje