
Mustafa Nano me anë të një shkrimi ka përkujtuar sot protestën e përgjakshme të 21 janarin, ku mbetën të vrarë: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.
Ai thotë se vrasja e katër protestuesve rëndon mbi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, ku sipas tij këtij të fundit i kërkohet “të mos hapë gojën”.
Nano shkruan më tej se deputeti Basha, i cili asokohe ishte ministër i Brendshëm, duhet të rrëfejë çfarë që ka ndodhur atë ditë, pasi ai di gjithëçka edhe nëse nuk është i përfshirë drejtpërtdrejt.
Postimi i plotë i Mustafa Nanos:
Dje, para se të dilnin në dritë përgjimet e Artan Hoxhës mbi 21 janarin, dëgjuam Berishën të fliste. Dhe Bashës, që atëmot ishte ministër i brendshëm, nuk i dha asnjë rol në atë ngjarje. “Nuk e shiti.” Dy janë shpjegimet e këtij qëndrimi. 1. Ky është një krim i të dyve, dhe në këtë pikë do jenë bashkë deri në varr. 2. I përcillet Bashës mesazhi: “armiqësia mes nesh nënkupton çdo goditje ndaj njëri-tjetrit, por me 21 janarin nuk bëhet shaka.”
Personalisht, besoj këtë të dytën. Basha ka qenë një figurinë atë ditë. Dhe po i kërkohet të mos e hapë gojën. Mirë, Basha ka një mundësi t’i bëjë një shërbim të madh vendit. Duke rrëfyer çfarë di. Sepse ai, edhe sikur të mos ketë bërë asgjë, di gjithçka.
Sidoqoftë, pas publikimit të Artan Hoxhës, SPAK-u duhet të fillojë menjëherë veprimet. Për mua është e çuditshme se si sot në mëngjes nuk lexova dot lajmin me titull: “Arrestime gjatë natës lidhur me 21 janarin”.
Kush ti arrestone, të vekurit??? A po Ed Rame Turke hajduti?? Klyshi i Erdoganit, Tasha e 10 vjet po shijone pushtetin, duke shkelur mbi gjakun e kater të vramve me 21 Janare, dhe duke vjedhur, pa funde bashke me njerzit e ti. SPAKU duhet të veproje..
O trap që je veç një pikëpyetje, me mentalitet shpellarësh kur do e kuptojë truri jot i vogël që nuk arreston kryeministri dhe pushtetet janë të ndara. O trupeshk kur nuk kupton pse shkruan idiotllëqe!!!!
O trap militant, ose hajdute administrate të Edi Rames. Une nuke Po i kerkoje Edi Rames të bëje drejtesie as të vrase as të arrestoje kënde. Por Edi Rama shkeli mbi gjakun e atyre viktimave të pa fate... Duke vjedhur dhe duke kthyre Shqiprine në një province të Turqise dhe Erdoganit dhe Tasha e 10 vite nuke Ka bër as gjë veq shpopullim, nderto Xhamija dhe vjedh.. Edhe pse u vrane 4 njerze para se ai të Vine në pushtet veq në nderimet të atyre viktimave ishte dashtur të bënt më shume për Shqiprine.. Sali Berisha, ilir Meta dhe Edi Rama duhet të dalin para drejtesise sa më pare të jet e mundur...
Te jeni te sigurte qr eshte direrekt Saliu....ne ngjarjr te tjera jane kryer vrasje per llogari te Saliut(p.sh 2 prilli jane vrare musulman vetem per ti dhene afeksion karshi Pd se,deri ate kohr katoliktr ishin ne shumice antikomunista si rasti i demostrates se heshtur).Saliu ka vrare dhe vret,por me shume jane bere per llogari tr tij...Ky eshtr problem edhe me i madh!!!
"Mirë gomari na ngordhi, por s'na lënë as mizat rehat!" Kjo shprehje më erdhi menjëherë në mend sapo lexova komentin me tre pikpyetje (???) më sipër.
Po si do te kujtohej ajo thenie nqs sdo kishte Gomer qe te mendojne se gjithcka eshte ashtu si serviret ne Media?????????????
Protesta e 21 Janarit u organizua si reagim ndaj shpalljes te Pafajshëm nga gjykata të ortakut të Salihit, Ilir. Ky i fundit, pak më vonë , dhe në mohim të plotë me gjakun e derdhur në 21 janar, u bë PresidentI-kryehajdut i Shqipërisë nga Rama. Kan kaluar 12 vite nga ajo ditë, 10 nga të cilat në pushtet ky i sotmi, si ka mundësi që nuk ka lëvizur asgjë nga vendi, deri sot para zgjedhjeve?
ALEKSI I GRIKË MANATISË DHE ALEKSI I EKSARKIES TË ATHINËS Shënuar një vit, dy vjet, tre vjet, pesë vjet, tetë vjet...më parë... Rishënuar në përvjetorin e gjashtë... për të vazhduar në të shtatin, të tetin, të nëntin... në pafundësinë e një heshtje që vret... Rishënuar sot më 21 janar 2022, një vit pasi policia e Tiranës kërkon hapjen e procesit të hetimeve të prera me sharrë të ndryshkur 11 vjet të shkuara... Asgjë s’ndryshon, asgjë s’krijohet, çdo gjë transformohet nga një harresë në tjetrën... Nga Abdurahim Ashiku, Gazetar, Athinë Aleksandër i quajnë të dy, Aleks i thërresin... babai, nëna, motrat, shokët, miqtë... I pari është nga Grikë Manatia e Lezhës, fshat në të cilin në vitin 1962, kur isha student, pata pi një kafe siç dinë ta pjekin e shtrojnë njerëzit e mirë, në ditë të mirë. I dyti, Aleksi i Eksarkies është nga Athina, kryeqytet i vendit nga e ka prejardhjen fjala “demokraci”, fjalë që na vjen nga më se tremijë vjet jetë njerëzore. I pari, Aleksi i Grikë Manatisë ishte i papunë, baba i tri vajzave dhe vëlla i katër motrave... Oh sa lot, oh sa dhimbje!... I dyti, Aleksi i Athinës ishte nxënës shkolle, katërmbëdhjetë pranvera parë e shijuar. Ishte bir i një familje të mesme greke. I pari, Aleksandri i Lezhës doli në demonstratë për të kërkuar punë për të mbajtur gjallë familjen e tij, vocërraket që zgjatnin duart si zogjtë në fole... I dyti, Aleksandri i Athinës, doli të shëtisë në lagjen Eksarkia me moshatarët e vet, shëtitje pafajësie fëmijësh në gëzim e hare... I pari, Aleksi i Lezhës mori një plumb në kokë nga policia e shtetit, një plumb që ka një autor me emër e mbiemër... I dyti, Aleksi i Athinës mori një plumb rikoshetë nga një polic që shtiu në tokë për të treguar forcën e shtetit në lëngatë... Për të parin, Aleks Nikën nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ulet njeri në bankën e të akuzuarit... Gjashtë vjet kaluan... Për të dytin, Alexandros Grigoropoulos u zhvillua një gjyq. Polici, edhe pse e mbajti grykën e revolverit në tokë, u dënua me burgim të përjetshëm... Për të vrarët nga plumbat e shtetit demonstruesit bënë një mullar të madh me lule të freskëta në vendin ku derdhën gjakun, lule që dora vrasëse i fshiu me fshesën e frikës deri në palcë për tërë natën... Në Eksarkia, vendin ku u vra pesëmbëdhjetëvjeçari grek, çdo ditë, edhe pas kaq vitesh, do të gjesh lule të freskëta... Dhe jo vetëm lule... Për Aleksin e Greqisë u dogj Athina, u zhvilluan zgjedhje të parakohshme. Për të, në kujtim të tij, prej asaj kohe, çdo vit, në ditën e vrasjes, zhvillohen demonstrata të dhunshme, digjet Athina. Edhe sivjet, pas kaq vitesh dhimbje, pati lëvizje, demonstrata, protesta... * * * ...Të hënën e parë të janarit, pas gjashtë muaj bojkoti të pakicës... u mblodh Kuvendi i Shqipërisë. U mblodh dy ditë përpara se Aleksandri i Lezhës, vet i katërt, të mbushte katër vjet përgjakje të paparë në kohë dhe hapësirë, në historinë e Shqipërisë; ditën me diell, nën vëzhgimin e objektivëve fotografikë e televizivë, drejtpërdrejt, me zë e figurë... U mblodh dhe vendosi të ngrejë një komision kuvendar për “Serverin e Tatimeve”... Ironi e madhe e kohës. Për vrasjen e katër demonstrueseve paqësorë me shënjestër të drejtpërdrejtë e plumb në ballë e në zemër u hesht dhe vazhdon të heshtet për shuarjen e “serverit” të kryeministrisë, dëshmitarin me zë dhe figurë të urdhërdhënësve të vrasjes së shekullit?!!! Për një “shpullë” në mjedise të mbyllura të Kuvendit opozita shqiptare në Kuvend gjashtë muaj brodhi të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe kryeqytetet e Evropës së bashkuar me flamurin “Na kanë rrahur”... “Shpulla” është në gjykatë, prej muajsh flitet e shkruhet... ”I ra, s’i ra!?” si në meselenë e bishtit të dhelprës...”E lagu, s’e lagu!?” Prej vitesh Aleksandi i Lezhës, vet i katërti, kërkon drejtësi, kërkon që ata që morën shënjestër ndaj jetës së tyre, ata që urdhërua vrasjen e tyre të gjykohen.... Në Athinë, për një plumb rikoshetë, polici fajtor u dënua me burgim të përjetshëm... Në Shqipëri, për vrasjen e katër vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, askush nuk është ulur në bankën e të akuzuarve, askush nuk është dënuar. As ata që tërhoqën këmbëzën e kallashnikovit, as ata që urdhëruan “zjarr...”. Aleksin e Lezhës, vet i katërti, partitë politike dhe shoqëria shqiptare i kanë harruar... Aleksin e Athinës, çdo vit, në ditën kur plumbi i mori jetën në moshën më të bukur të fëmijërisë, e përkujtojnë me demonstrata të fuqishme që nisin në vendin ku e vranë dhe pushtojnë sheshet qendrore të kryeqytetit grek... Andej ku kam lindur unë dhe ku kam kaluar vitet më të gjata të jetës sime në Atdhe, për vrasjen ka një fjalë të urtë... “Për të tërhequr këmbëzën e patllakes duhet një pendë qe...” Abdurahim Ashiku
Me fal, po nuk duhet ndonje zgjuarsi e madhe qe ne ngjarjen e 21 Janarit treshja Berisha - Meta - Rama jane bashke ne te njejtin pilaf si ne shume pilafe te tjera. E marrim me rradhe: -Kush e organizoi protesten e 21 Janarit? RAMA -Cila qe arsyeja. Nje pergjim qe vertetonte korrupsionin e kujt? METES -Kush qe Kryeminister? BERISHA Cfare ndodhi me pas? Me perkrahjen e plote te RAMES, META u be presidenti me i mire i Shqiperise (Sipas fjaleve te RAMES. Kush eshte i zoti tashti te na mbushe mendjen rreth fajit te 21 Janarit? Kush e ka? Shkaktari i Protetes (META), Organizatori i Protestes (RAMA), ish-Kryeministri qe mbronte kryeministrine nga protestuesit (BERISHA). Hajde ftohen bythelepiresit e te gjitha paleve t'ia hedhin pergjegjesin bythelepiresve te paleve te tjera.
Akoma me përgjime , e përse duhen ato , kur janë gjallë deklaratat sot e kësaj dite bile të bëra me krenari , do vrisja jo 4 por dhe 400 , dhe kryeopzitarin do e vrisja me snajper , ishin 4 dhe unë 5 , apo dhe akuza për vjedhjen e FLORIRIT e thënë në mes të parlamentit për Ilir FLORIRIN . Ç’duhen përgjimet , apo për t’ju dhënë mundësinë e mbrojtjes që ato janë të montuara , të manipuluara , tendecioze , përgjimet nuk meren si provë e tej e tej . Kjo puna e përgjimeve si puna e UJKUT dhe GJURMËS !
Rama eshte autor I asaj ngjarje! Vrasjet I ka paguar me leke! Edhe Likes iu ul ne gjunje dhe I hengri ngjalen! I shijoi aq shume sa e shperbleu me pushtet,deri ne presidence! .....