
Cercë, ku u lind Ibrahim Rugova, është fshat i vogël, në komunën e Istogut, në veriperëndim të Kosovës. Një muaj pasi u lind, komunistët jugosllavë i pushkatojnë babanë, Uk Rugova dhe gjyshin, Rrustë Rugova, luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës. Kjo ndodhi më 10 janar 1945. Ai u rrit nga nëna, në një familje pa dy burrat më të rëndësishëm të saj, natyrisht me një distancë të fortë ndaj komunzimit dhe nacionalizmit serb.
Jeta në një familje të madhe, pa gjyshin dhe babain, me xhaxhallarë që ndiheshin tani zotër të fisit dhe pronave të tij, përballë një gruaje mbetur pa burrë në moshë të re, ka lënë gjurmë të thella në karakterin e tij të ndjeshëm dhe në brumosjen e përjetshme kundër dhunës, si e vetmja mënyrë për të përballuar një autoritet përballë të cilit ndihesh i pafuqishëm.
Për shumë vetë që nuk shpjegojnë dot fanatizmin e Ibrahim Rugovës kundër dhunës dhe vendosmërinë për paqe, ka një shpjegim që e lidh atë me nënën e tij, e cila ka qenë gjithçka për të mbijetuar. Një herë në SHBA, në një darkë me Bob Dole, Rugova u çlirua në bisedë dhe i tha senatorit:
- Këtu në SHBA ndihem rehat, si te dajat. Ishte pak e vështirë t’ia përktheje senatorit legjendar pro Kosovës, çfarë rëndësie kishin “dajat” e atij burri të imët e paqësor që i krahasonte me SHBA e fuqishme. Në fakt, ishin e njëjta gjë. Dajat i kishte parë si garanci në kohën që rritej si fëmijë pa baba, se ishin vëllezërit e nënës, ndërsa SHBA e shihte si garanci për Kosovën, një vend në Ballkan si jetim përballë dhunës së Serbisë.
Ibrahim Rugova arriti të shkollohet në gjimnazin e Pejës më 1967, më pas diplomohet në Degën e Albanologjisë, të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës, më 1971. Por formimi i tij thelbësor si akademik dhe kritik arti, u bë gjatë vitit akademik (1976-‘77) në Paris, në École Pratique des Hautes Études, nën mbikëqyrjen e prof. Roland Barthes, ku ndoqi interesat e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Ai mori Doktoratën në Letërsi në Universitetin e Prishtinës, më 1984.
Fillimet publike janë në shtypin e kohës, si redaktor në gazetën “Bota e re” të studentëve, në revistën shkencore “Dituria”, më pas në Institutin Albanologjik të Prishtinës, si kërkues i letërsisë ku drejtoi dhe revistën “Gjurmime albanologjike.” Një nga shkrimet e hershme, i përket vitit të parë të arsimimit të tij si student. Më 28 nëntor 1968, në kulmin e lëvizjes politike për më shumë të drejta kombëtare në Kosovë, Ibrahim Rugova ka botuar esenë “Pavarësia kombëtare, 28 Nëntor 1912-1968.” Eseja është një deklarim i hapur i identitetit shqiptar të Kosovës dhe lidhja e saj me pavarësinë e Shqipërisë.
Kontaktet e tij me Shqipërinë gjatë komunizmit përmblidhen në disa vizita si shkrimtar, në vitin 1971, 1974 dhe në vitin 1980. Më pas, për shkak të demonstratave të vitit 1981, raportet me Kosovën u ndërprenë dhe Shqipëria u akuzua si nxitëse e tyre. Pavarësisht kësaj, Rugova bëri emër si intelektual që mbrojti vlerat e kulturës shqiptare duke hyrë në polemika dhe me pushtetin politik në Kosovë, luajal me Serbinë dhe intelektualë serbë. Rugova kundërshtoi heqjen e Ismail Kadaresë nga tekstet e shkollave për letërsinë shqipe nën arsyetimin se është shkrimtar nacionalist, duke kritikuar autoritet politike të Krahinës.
“Lexova në shtyp për vendimin e Pleqësisë Krahinore të Arsimit për heqjen e disa njësive dhe veprave nga letërsia shqipe në programet shkollore. Vendimi dhe informata nuk dilnin në formë të argumentuar dhe si të tilla, mendoj se ngjallin shqetësim në opinion. Është e natyrshme që programi shkollor të pasqyrohet me vlera të reja dhe të përparohet, por jo të cungohet duke u nisur nga teza aprioriste dhe politiciste, siç është rasti i heqjes së një vepre të mirë të Mark Krasniqit dhe gjithë krijimtarisë së Ismail Kadaresë. Po të vepronim kështu, atëherë duhen hequr edhe shkrimtarë të tjerë, si bie fjala Andrićin, i cili më 1939, ka bërë një elaborat për zhdukjen e shqiptarëve në Kosovë dhe më gjerë, po ne e mësojmë, sepse me veprën e tij e ka tejkaluar personalitetin e tij qytetar dhe politik. Për vepra të shkrimtarëve të tillë, ne kemi nevojë.”
Më 1988, u zgjodh Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, prej nga nisi të shfaqet si një autoritet publik në polemikat me intelektualë të Serbisë dhe angazhimin për të drejtat e shqiptarëve. Në mars të vitit 1989, ndërsa Serbia po rrënonte gërmadhat e fundit që kishin mbetur nga autonomia e Kosovës, Ibrahim Rugova shkëlqeu jo vetëm për guximin intelektual, por dhe për qartësinë se nga duhet të shkonte fati i Kosovës. Ai është intelektuali i parë shqiptar i Kosovës që ka artikuluar tezën e shpëtimit të saj nga Serbia, duke u bërë një vend demokratik nëpërmjet një aleance të qëndrueshme me Perëndimin dhe duke rezistuar në rrugë paqësore, për t’i mbijetuar zhdukjes së popullsisë dhe copëtimit të Kosovës. Kjo ishte filozofia politike mbi të cilën u themelua LDK, e cila u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën parti e grupe të tjera.
Në intervistat e tij, në mars 1989, për agjencinë “REUTERS” dhe revistën gjermane “Der Spiegel”, Rugova ka bërë të qartë se Kosova ka të ardhme vetëm si shoqëri demokratike, duke detyruar Serbinë të respektojë të drejtat themelore të shqiptarëve dhe parimet e vetëqeverisjes. Kjo gjë nuk kaloi aq lehtë. Në qershor të vitit 1989, kur dalldia serbe për të ringjallur mitin e Betejës së Fushë-Kosovës, në 600-vjetorin e saj, po kthehej në fushatë linçuese ndaj identitetit shqiptar të Kosovës, Ibrahim Rugova u vu përsëri në qendër të sulmeve. Dhe përsëri shkak ishte intervista e tij e re në revistën “Der Spiegel”, ku theksonte se “serbët po vijnë sërish si hakmarrës.” Në intervistë Rugova hedh poshtë mitin serb të betejës së Fushë-Kosovës dhe thotë se ajo është një betejë e popujve të Ballkanit, serbëve, shqiptarëve, hungarezëve etj., pasi të gjithë ishin popuj të krishterë. Ai i konsideron festimet një dalldisje nacionaliste e shoviniste serbe dhe kërkon që shqiptarët të pranohen si qytetarë të barabartë, ose do të gjenin një shteg për të dalë nga kjo gjendje.
Ndaj intervistës pati reagim të ashpër politik. Kryesia e Komitetit Krahinor të Lidhjes Socialiste shqyrtoi intervistën e Ibrahim Rugovës në një mbledhje speciale dhe ndaj saj u mbajt qëndrim zyrtar, duke kërkuar përjashtimin e autorit nga Lidhja e Shkrimtarëve. “Në momentin kur forcat progresive të shoqërisë, të udhëhequra nga LK, e me këtë edhe Lidhja e Sindikatave të Kosovës, po bënin përpjekje për realizimin konsekuent të Konkluzioneve të KK të LK të Kosovës, KQ të LK të Serbisë dhe KQ të LK të Jugosllavisë, për stabilizimin më të shpejtë të gjendjes politike dhe të sigurisë në Kosovë, Ibrahim Rugova me paraqitjet e veta në mënyrën më të vrazhdë, tentoi që perms mjeteve të huaja të informimit ta paraqesë si diçka të shkuar dhe të dezinformojë opinionin ndërkombëtar, duke përhapur në këtë mënyrë të pavërteta, duke sulmuar vrazhdë politikën e LKJ dhe vëllazërim-bashkimin. Zaten, rruga e tillë e Rugovës është vazhdimësi e përhapjes së urrejtjes dhe ndarjes në mesin e kombeve dhe kombësive tona, nga pozitat e nacionalizmit e separatizmit shqiptar.”
Reagoi ashpër dhe Kryesia e Lidhjes Socialiste të Kosovës. “Kryesia hodhi poshtë në mënyrë të vendosur dhe të ashpër sulmet e tilla në sistemin tonë, në politikën tonë, të gjitha të pavërtetat dhe rrenat e Ibrahim Rugovës. Për këtë shkak, Kryesia e LS të Kosovës kërkon nga Këshilli Komunal i IS të Prishtinës që Ibrahim Rugova të përjashtohet nga anëtarësia e Sindikatës dhe nga SHSHK, ndërkaq nga organet kompetente kërkon që të ndërmarrin të gjitha masat që këtij dhe të ngjashmëve t’u pamundësohet veprimi i mëtejshëm nga pozitat armiqësore.”
Por Ibrahim Rugova ishte tanimë i qartë sesi Kosova duhet të bënte diferencën me Serbinë. Diferencën e bënte demokracia. Ai e ktheu demokracinë në doktrinë të shpëtimit të Kosovës dhe Perëndimin në aleat të saj. Besimi i tij te rruga paqësore ishte gati fe, që i jepte qetësinë e duhur. Ishte si ta fitoje betejën me asgjë, duke pritur të gabonte kundërshtari. Kishte diçka çërçilliane te besimi e tij se shqiptarët mund t’ia dilnin edhe pse s’kishin asnjë mjet, veç shmangies së luftës.
Për gjashtëmbëdhjetë vite jetë politike, ai ndërroi tërësisht raportet e Kosovës me fqinjët dhe Perëndimin, çmontoi një sistem të tërë që prodhonte histori, politikë dhe vizion negative për shqiptarët. Kur ballkanasit e ish-Jugosllavisë rrëmbyen armët dhe nisën luftërat për pavarësi, në fillim të viteve ‘90, Ibrahim Rugogova arriti të izolojë Kosovën nga konflikti i përgjakshëm, me një kurajë dhe vizion që funksionoi. Ky vizion i dha Kosovës aleatë perëndimorë para fillimit të luftës, u dha shqiptarëve emër të mirë para përplasjes finale, i dha shoqërisë së Kosovës shanse për solidaritet para fillimit të masakrës, mbi të gjitha, i dha një orientim të ri çështjes shqiptare në Ballkan, duke e reformuar atë nga një çështje e pambyllur e “Bashkimit Kombëtar”, në një çështje të formimit të shtetit të Kosovës si shtet i pavarur.
Ky vizion po ashtu shpërbëri në pak kohë mitet serbe për Kosovën dhe çliroi energji të reja edhe në Serbi, për të kuptuar se Kosova nuk është beteja e tyre për jetë a vdekje. Ai ndryshoi edhe historinë e tyre. Nuk jam i sigurt nëse shqiptarët e Kosovës e pranuan si vizion apo si opsion projektin e Rugovës, por u pa qartë se në fund ata e pranuan atë si fat.
Ai nuk jetoi gjatë, por pati aq kohë sa të vdiste i pajtuar me të gjithë ata që i janë zemëruar gjatë jetës për rrugën e tij. Iku pak kohë para se shqiptarët ta preknin me dorë produktin e jetës së tij politike, pavarësinë e Kosovës.
Nuk jam i sigurt se shqiptarët zgjodhën Rugovën në fillim të viteve ‘90 për t’i përfaqësuar, por jam i sigurt se Rugova zgjodhi rrugën e duhur për t’i shpëtuar shqiptarët dhe për t’i bindur ata për shtegun që duhet të ndiqnin. Ndaj ata e pranuan si simbol. Në mes të viteve ‘90, Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri i qartë për paqen që po prodhonte. Brenda LDK, brenda Kosovës, por dhe në Shqipëri, duket se kishte një lloj paqartësie për fuqinë e rrugës së tij. Kishte presion për më shumë veprim dhe ndoshta për organizime klandestine ushtarake.
Misteri dhe simpatia që ato ngjallën në kancelaritë perëndimore, ishin të pashpjegueshme. Kancelaritë panë te kjo filozofi e thjeshtë mundësitë e një shoqërie për t’u vetorganizuar dhe sinqeritetin e një lideri pacifist. Këtë vizion nuk mund ta kishte kurrë një njeri normal, një shqiptar “me gjak” si gjithë të tjerët.
Kam frikë se askush tjetër nuk do të kishte zgjedhur rrugën që prodhoi fuqinë reale të shqiptareve nëpërmjet paqes. Për të përmbysur historinë që serbët kanë prodhuar për shqiptarët në Perëndim, duhen qindra katedra historie. Opsioni i Rugovës i bëri të pavlefshme ato. Ai nuk prodhoi, por provoi se shqiptarët dinë të bëjnë një histori tjetër nga ajo që është bërë për ta. Për të përmbysur fuqinë diplomatike të ish-Jugosllavisë në botë, duheshin dhjetëra kancelari aleate. Ibrahim Rugova fitoi mbështetjen jo vetëm të miqve të kombit shqiptar, po përmbysi vizionin e miqve historikë të Serbisë për shqiptarët dhe Kosovën. Për të mundur ushtrinë jugosllave, shqiptarët nuk do të mundnin dot edhe sikur të mobilizoheshin të gjithë si komb.
Por vizoni i Rugovës dhe aleancat, bënë që në dispozicion të kauzës së tij të vihej ushtria më e madhe e botës, NATO, pjesë e një prej tri fjalive për dhjetë vitet e para politike të Ibrahim Rugovës. Ibrahim Rugova është i pari që ka formuluar në mënyrë të sinqertë tezën për pavarësi të Kosovës. Prej Kongresit të Berlinit, në shekullin e 19-të, deri në mes të viteve ‘70, ëndrra e shqiptarëve ka qenë bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Opsioni i pavarësisë së Kosovës shihej realisht si hipokrizi.
Ibrahim Rugova është udhëheqësi i parë shqiptar që e ka këtë tezë të sinqertë. Ai e kishte të modeluar në vizionin e tij pavarësinë e Kosovës dhe punoi gjatë ta vizatonte atë për shqiptarët. Ka shumë histori vulgare me simbolet e tij, me gurët që dhuronte dhe flamujt që qëndiste, me himnet që prodhonte dhe traditat kosovare që donte të ringjallte, por kjo vinte pikë së pari se në atelienë e tij politike, modelohej sinqerisht një Kosovë e pavarur.
Për shumë të tjerë në Shqipëri dhe Kosovë, ky është një opsion politik, por jo i sinqertë. Për Ibrahim Rugovën, ky ishte një opsion i sinqertë. Ai e respektonte Shqipërinë, po kurrë nuk bëri asnjë gjest të provonte se ishte nën ndikimin e saj. Ai ishte një indipendentist natyral që reformoi platformën e shqiptarëve për bashkim kombëtar. Ai prodhoi një histori të re për çështjen shqiptare. Ai prodhoi Kosovën e pavarur dhe rikonfigurimin e interesave shqiptare në Ballkan.
Rugova po ashtu prodhoi dhe një histori të re të lidhjeve shpirtërore të Kosovës me Perëndimin. Përkushtimi i tij ndaj vlerave kristiane të Evropës, toleranca e tij proverbiale ndaj kundërshtarëve dhe sinqeriteti i tij i pozimit para ikonës së Nënë Terezës dhe Papës, e ktheu çështjen e aleancës së Kosovës me Perëndimin, në betejën e tij të re. Në asnjë shoqëri, imponime të tilla si ajo që Rugova i bënte shoqërisë së Kosovës, nuk do të kalonin pa probleme. Në asnjë shoqëri me shumicë myslimane, predikimet për konvertim në katolicizëm dhe shkuarja drejt rrënjëve kristiane të Evropës, nuk do të kishte kaluar pa probleme për një lider. Për Ibrahim Rugovën këto kaluan jo vetëm pa probleme, por me një misticizëm që ka çarmatosur çdo zë kundër tij. Ky dimension e bëri atë po ashtu një lider të pranueshëm edhe për qytetarët joshqiptarë të Kosovës. Ai është lideri i pranuar nga Kosova që vizatoi në mendjen e tij.
Për vite të tëra, sa herë kam pasur rastin ta takoj dhe të vizitoj si gazetar miqtë dhe armiqtë e tij, nuk kam dëgjuar asnjëherë të pranojë të shprehet për kundërshtarët, për kritikët dhe ata që e sulmonin. Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i Kushtetutës së saj (7 shtator 1990), Referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992, ishin “letrat” e para të shtetit të Kosovës.
Vdekja në janar të vitit 2006, e pengoi ta prekte me dorë pavarësinë formale të Kosovës, por funerali i tij madhështor, ku morën pjesë gjithë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, SHBA dhe vendeve të tjera të rëndësishme të botës, ishte në fakt dita kur bota pranoi misionin e Ibrahim Rugovës dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës ia la si shall në shtëpinë e tij të përjetshme në Kosovë!
*Marrë nga libri “Republika e Parë”
Si Ukë dhe Rrustë Rugova ka te vrarë më miera shqiptarë te Kosoves Ai i cili UÇK e quajti dorë e zgjatur te Serbisë dhe i cili kerkonte nga NATO te ndalojnë bombardimet e NATOS kunder Serbisë nuk ka kurrfar merite në qlirimin e Kosoves Per Rugoven dhe politiken pacifiste te tijë Kosova do mbetej pergjithmonë e okupuar nga Serbija fashiste Kosova u bë shtet i lirë e demokratik falë KOMANDANTIT LEGJENDARË DHE KOMANDANTVE TJERË GJAKUT TE DERDHUR TE USHTARVE DHE POPULLATES CIVILE DHE NDIHMES SE ALEATVE PERENDIMORË AMERIKES DHE NATOS
Populli shqiptar i Kosoves e kishte fatin qe per udheheqes ta kishte dr. Rugoven. Pa dr. Rugoven Kosova do ta kishte shume te veshtire ta fitonte shtetin!
Respekt per kontributin e tij te cmuar, por vizioni i tij nuk fitoi! Shprishja e mozaikut Jugosllavi, procesi ku kaloi, nuk kish pike lidhje me gandizmin. Do fitonte, sic fitoi, lufta e armatosur. Liri pa gjak nuk ka!
Sllovenia u nda pa gjak e pa djerse. Reflekto Pak! Rugova ishte strateg.
Rugova, që u bë loloja e sërbit dhe që me qëndrimin e tij I dha të drejtë Evropës të sillej si kurvat duke biseduar me Millosheviçin për paqen... Luftën e mundi Amerika me bombat e NATOS por ju jeni duke shtrëmbëruar historinë njëlloj siç është bërë edhe më parë.
Serbine e mundi lufta se sa per Rugoven dhe gandizmin e tij Miloshevici do ishte edhe sot gjalle dhe kosova province e serbise
Lavdi Burrshtetasit Shqiptar Ibrahim Rugova shembull unik në historinë më të re të tokave shqiptare.Artikuloi kërkesat dhe synimet shqiptare para botës dhe bëri.miqë fuçit më të mëdha të botës demokratike të cilat edhe e ndihmuan në çlirimin.e Kosovës.Sot ca halabak të veshur me pushtetin e bler me lekët e serbit e grekut ,interesat shqiptare po.i.lidhin me armiqtë shekullor të shqiptarëve më serb e grek Historia dhe populli shqiptar do të dënojnë vatanin e Vuçiqit.
Lugova ishte vetem nje HU gardhi.Gabimet politike te lugoves ishin tragjike………
Mero Baze është njohësi më i mirë Kosovës në Shqipëri dhe ndoshta gazetari më i aftë në Shqipëri, por është shembulli më i keq se si një intelektual mund të transformohet në një shërbëtor të zakonshëm nga lakmia e madhe për para.
Përshkim.komplet manipulues kur edhe në këto rrethana shqiptarët në ish YU mbahen në kthetrat serbo maqedonë Kur shkruhet për gjoja Alternativën shqiptare në YU ishte koha kur çendrat si Ljubjana Zagrebi Spliti dhe pjesërisht Novi Sadi e Sarajeva u ngritën kundër politikës serbe që promovonte Millosheviq dhe çarçe nacionaliste serbe fakte e argumante ka me miliona por ja vetëm disa 1.kur Serbia filloj të heqi autonominë Kosoves dhe Vojvodinës liderët politik shqiptarë të Kosoves me Azem Vllasin në kryesi aprovuan ndërrimet kushtetuese kurse liderët e N. Sadit me në krye Boshko Kruniq kundërshtuan ashpër nd
Mero Baze i shtremberon faktet,i zbuluron ose i baltos ashtu si ja kerkon dhe dikton interesi.Besueshmeria e plakut mere 0%.
,,Në rastë lufte në Kosovë Serbija vetëm.për dy orë do ta masakron Kosoven" -I.Rugova. LDK ishte për rikëthimin e autonomisë Kurse partitë post demokratike të çendrave Ljubjanë Zagreb Sarajevë Shkup.ishin për konfederatë ose ndarje nga Beogradi Deri sa ishte federata ishin e dhe disa reagime sa për sy e faqe anti Millosheviq nga LDK se kishin në mbështetje sllovenët kroatët dhe boshnjakët por që kurë ata u shkëputën nga Beogradi dhe filluan ashpër ta Sulmojnë Millosheviqin si inspirusin e hgjemonisë serbe nga Prishtina kush nga kinse liderë të partive që u formuan në Kosovë kurrë nuk e gjetën guximin ta theksojnë ama vetëm një.herë emrin e tij këta ishin Rugova I. Surroi V. Krasniqi M. Islami H. dhe Cana Z. dhe këta a e dini se ku i shpuan 50% të popullit - në refugjatët nr.1 në Europë
Popujt e zhvilluar vetëm një muaj nëse e humbin kot ndihen të shokuar kurse Rugova Kosoves dhe shqiptarve në Jugosllave 10 vite u humbi andaj konsekuancat edhe sot ndihen edhe shum.bile Por kush e flet mirë për atë kohë e kthefsha sot vetëm një javë në rrethanat Rugoviste përjashto pro serbët dhe ata që ishin familjarizua me serbojevge se puro serbet nuk e dinin zgjeben e shqiptarit
Per ty dhe si mendimtaret e tu shume mire pat deklaruar Lordi Robertson: "Mos me pas qene Rugova dhe Amerika, Kosova sot e kesaj dite do te ishte nen Serbi, si Presheva!"
Sa per Rugoven Kosova edhe disa vjet do mbeteshte pa shqiptare.Te jeshe paqesor me agresorin qe bene krim dhe gjencid dhe te shperngul eshte te jeshe bashkeautor.10 vjetet e LDK as nje rezulltat pozitiv vetem vrasje dhe shperngulje.Rugoven e madherojne i ngren lavde me shume se gjysma e kosovareve,ata jane qe dhane 0 kontribute per clirimin e kosoves ata qe ishin te lidhur me regjimin. Ne Kosov mund te kritikodh cdo kend por jo Rugoven,atij duhet vetem lavde ti thurish.
Nuk jane gjysma e atyre qe e madherojne dhe i thurin lavde dr. Rugoves. Jane shume me shume se sa gjysma. Jane te gjithe ata qe e kuptojne se Rugova ishte ai qe e shpetoi Kosoven. Eshte shume lehte te jesh aventurier dhe te ja fillosh luftes, por nuk e di se si do te perfundosh, sidomos kur perballe e ke nje armik te sojit te serbeve. Boshnjaket e provuan kete, u vrane rreth 200.000 boshnjake. Me shqiptaret e Kosoves do te ishte shume me keq sepse serbet kane nje urrejtje te paimagjinueshme ndaj shqiptareve. Dr. Rugova e frenoi luften. Nuk ishin rrethanat e favorshme per luften tone. Ai u kritikua shume sidomos kur nuk pranoi te hynte ne lufte se bashku me kroatet. Me vone, vet ministri kroat i mbrojtjes, Martin Shpegelj tha se ishte nje "jo" qe nuk i konvenoi kroateve, por Rugova e beri punen me te mire per vendin. Rugova ishte vizionar, kete cdo dite e me shume po e pranojne edhe kundershtaret me te medhenj te tij. Eshte turp per ty te thuash se rreth gjysma e popullsise se Kosoves ishin te lidhur me regjimin. Keto fjale jane shume te renda, sidomos kur po kuptohet ( nese nuk gaboj)se ti je nje shqiptar i Kosoves . Mund ta urresh sa te duash Rugoven, por pa asnje dyshim ai eshte njeri nder shqiptaret me te medhenj te kohes. Kete e thone te gjithe ata politikane te botes qe bashkepunuan ngushte me te. Dr. Rugova vdiq i adhuruar nga shumica absolute e popullit te tij dhe i nderuar nga institucionet me te larta europiane dhe boterore.
O Mero Baze! Historia dhe e verteta historike eshte kjo: F A K T E K O H E LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA KUSH IA MBRON SHPINËN SERBISË ?(!) Zotëri president, nuk është kjo rrjedhojë e ndonjë ambicieje nga motive të ulta e primitive për t'u nënçmuar e minimizuar, por puna juaj e gjertanishme dhe angazhimi i juaj, që t'u drejtohem në këtë mënyrë e në këto kohë kaq të rënda për popullin shqiptar, të cilat janë pasojë e punës suaj dhe kabineteve tuaja nga më të ultat që ka ndonjë popull në botë, të një seleksionimi shumë negativ e klanor. Në post partiak e shtetëror erdhët në saje të një organizimi grupor (klanor) e destruktiv të sistemeve të shkuara. Krejt kjo "politikë" çoi ujë në mullirin e Serbisë milosheviqiane, duke ia ruajtur asaj shpinën. Ja, faktet: 1. Kur Serbia (e vetëquajtura "RFJ") kishte frontet e hapura në Kroaci dhe Bosnjë Hercegovinë, me politikën tuaj paqësore (pasive), me vetëdije të lartë patriotike ia ruajtët shpinën Serbisë, duke e vënë popullin në gjumë të plotë, për ç'gjë më së shumti u ndihmoi shtypi "demokratik" shqiptar (i përditshëm dhe periodik /me ndonjë përjashtim/. 2. U bë (shpall) shteti i Kosovës, u miratua edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Çfarë bëtë ju në jetësimin e saj? Mos e formuat Parlamentin, Ministrinë e Mbrojtjes...? Jo. 3. Me se dëshmuat gjer më sot shtetësinë e Kosovës? Me mbajtjen e rregullt të konferencave për shtyp(je), me promovimin e funksioneve tuaja (tok me miqtë klanorë) në të përditshmet dhe në periodikun shqiptar?(!). 4. Mos u mungoi ndonjë qime floku nga aparati "demokratik" i Serbisë pse shatë dhe fyet atë në shtypin tuaj "shtetëror" (lexo: të privatizuar tërësisht/!/), ku plasohen vetëm mendimet tuaja "të ndritura" për terr të vazhdueshëm kombëtar? Jo, zotërinj.(!) 5. Me vetëdije të lartë penguat çdo propozim a ndërmarrje pozitive që do të rezultonte formimin e institucioneve përkatëse dhe të mekanizmave të domosdoshëm shtetëror të Republikës së Kosovës. 6. Çfarë kufijsh të Jugosllavisë ruani ju, me politikën tuaj të hapur (çaraveshur) si ndaj Serbisë, si ndaj Shqipërisë, kur Jugosllavia u zhbë dhe nuk i ka më kufijt e Jugosllavisë së shkuar? E dini çfarë duhet të bëni, zotëri president? (!) 7. Apo, është koha që ende t'i vini shërbëtorët e UDB ës në krye të institucioneve tona shtetërore, kulturore, qytetare e kombëtare?(!) 8. Çfarë bëtë në planin e brendshëm dhe të jashtëm, pos punës së organizuar destruktive për t'i forcuar edhe më pozitat tuaja për pushtet fiktiv, më të errët se në sistemet e shkuara? (!) 9. U kanë vënë president të Republikës së Kosovës, duke e vënë në lajthitje popullin shqiptar, çfarë bëtë ju për të? Vetëm se lejuat që një shtet tjetër, përkatësisht Serbia, t'i ndjekë dhe t'i dënoi edhe më qytetarët shqiptarë dhe t'i "trajtoi" ata me aparatin e saj represiv. 10. Çfarë menduat të arrini me veprimet e tilla paqësore, pasive?(!) 11. Mos u bëtë qytetarëve tuaj letërnjoftimet, pasaportat dhe formalitetet tjera juridike të Republikës së Kosovës?(!) 12. Mos e bëtë monedhën kombëtare të Republikës së Kosovës (ta zëmë: DARDANIN), me të cilën do të shërbeheshin qytetarët e saj?(!) 13. Çfarë arritët me afrimin e plaçkitësve të koordinuar të UDB ës rreth veti, duke u dhënë e ridhënë atyre pozita të rëndësishme shtetërore?(!) 14. Populli shqiptar nuk është më në mesjetë, apo harruat, zotëri president! 15. A mund t'i thoni këtij populli të përkëdhelur të kujt ishit ju Rugovët, Rrahmanët, Hamitët, Aganët, Osmanët..., që keni uzurpuar të gjitha pozitat shtetërore të Kosovës, duke e mashtruar edhe opinionin shtetëror e qytetar të shtetit amë, Shqipërisë, të cilën e solli para katastrofës soji i juaj, soji i shërbëtorëve të UDB ës?(!) 16. Nën sqetullën e kujt u rritët, zotëri president? Edhe pse i fshehni gjërat me perfiditet lukunor, nuk mund ta fshehni Sherif Balën, Adem Llukën, Ali Rugovën, Bajram Vuthajn etj. etj. 17. E zgjodhët Drenishtën (Drenicën) për ta djegur dhe shkatërruar tok me Serbinë, për të mbetur edhe më në pushtet të zgjedhurit tu: Rugovët, Rrahmanët, Hamitët, Aganët, Osmanët, Zenelët (lexo: Qenelët)...; të cilët në këto kohë kaq të rënda për popullin e Drenishtës i sheh natë ditë në "Alenë e Shpëtimtarëve të Kombit"(në "Qafë") etj. tok me lavirët dhe laviret që kryejnë punët e tyre. 18. Ç'pasqyrë tjetër duhet për t'u parë juve kaq akraballëkçe e kaq klanërisht?(!) 19. Luljeta Pula Beqiri u përpoq ta promovoi veten para 400 mijë qytetarëve të tubuar për varrimin e 25 kufomave të masakruara nga ushtria elite serbe, në Likoshan e Qirez. 20. Redaktorët dhe gazetarët e rrahur me porosi (shumica v.i., T. D.), poashtu, e promovuan veten në shtypin e tyre të përditshëm, përkundër, edhe pse u rrahën me qindra qytetarë tjerë pjesëmarrës të protestës së 2 marsit, emrat e tyre nuk u përmendën. 21. As ju, zotëri president, ditën kur bombardohej Drenishta (Prekazi, lagjja JASHARAJ QËNDRESË E GJALLË), nuk harruat ta promovoni veten se presidenca ishte e "rrethuar nga snajperët serbë"(!) 22. Shtypi i juaj (shtetëror e privat) ia mbron shpinën Serbisë, duke u kujdesur që të mos e ngarkoi atë para Bashkësisë Ndërkombëtare, për krimet e organizuara shtetërore që bëjnë forcat e saj elite ushtarake, të veshura me rroba të ndryshme, e, më se shumti me ato të policisë, duke mos botuar asgjë që shkon në dëm të saj. 23. Krimet që i bën Serbia në Drenishtë dhe kudo në Kosovë, zotëri president, janë krime të koordinuara shtetërore ushtarake, të cilat i kryejnë njësitet elite ushtarake serbosllave, e, kjo duhet t'i thuhet botës nga ju si president, në radhë të parë, e, edhe me mjetet e informimit publik. 24. Po ashtu, shtypi i juaj "demokratik" kujdeset në veçanti që të mos e ngarkoi Serbinë para organeve ndërkombëtare, me mosbotimin e fotografisë së gruas së masakruar shtatzënë në faqet e para të tij, sepse opinioni demokratik botëror do të kishte argumente edhe më bindëse për ndëshkimin e Serbisë. 25. Do t'u pyesja: në ç'masë ia ka prezentuar "Rilindja" masakrat e Drenishtës opinionit të jashtëm? 26. Në Drenishtë u masakruan fëmijët, gratë, pleqtë dhe qytetarët e pafajshëm, duke mbrojtur pragjet e shtëpive të tyre, familjet dhe pasurinë, nga krimi i organizuar dhe i parapërgatitur serb, mos doni të kaloni edhe ju mbi gjakun e tyre siç kaluan gjeneratat shqiptaro titiste?(!) 27. Mendojmë se as OKB, as OSBE, as BE, as NATO dhe organet e institucionet tjera ndërkombëtare nuk duhet ta hanë karremin e shqiptarëshkijve dhe të shqiptarëhuajve, sikurse që jeni ju në pozita (të shkuara e të tashme), sepse, ju jeni fajtorë për të gjitha dhe fajësinë tuaj s'e lanë asgjë. 28. Çfarë bëtë në planin ndërkombëtar qe sa vite të pushtetit tuaj fiktiv? Mos arritët ta bindni faktorin ndërkombëtar për terrorin e organizuar serbo rus mbi shqiptarët. 29. Atë që nuk arritët ta bëni ju, e bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ushtri popull, e cila në mënyrë të organizuar (veçmas në Drenishtë) po qëndron në mbrojtjen e pragjeve të shtëpive, duke e vënë urgjentisht çështjen e Kosovës në plan të parë të të gjitha agjendave ndërkombëtare. 30. Kina dhe Rusia po dalin haptas në anën e Serbisë fashiste milosheviqiane dhe po orvatën koordinuarisht ta bindin botën se kinse shqiptarët na qenkan terroristë, çfarë jeni duke bërë ju kundër politikës së koordinuar antishqiptare serbo sllave? 31. Krimet tjera të saj, të kryera edhe në katunde tjera të Drenishtës, Serbia dëshiron t'i mbulojë me krimet që i bëri në Likoshan, Qirez dhe Prekaz, deri sa, njëkohësisht, ka vënë në shtetrrethim të egër ushtarak (vetëm policor assesi) edhe shumë katunde tjera të Drenishtës martire, siç janë Açareva, Llausha, Buroja, Turiçefci, Vojniku, Kopiliqi i Epërm, Kopiliqi i Poshtëm, Tushila, Rezalla e Re, Rakinica, Abria, Likofci, Tica, Plluzhina etj. Çfarë po bëni ju si kryetar shteti, mos duhet pritur që edhe këto katunde të bëhen si Prekazi?...(!) 32. Duhet ta dini dhe ta kuptoni, zotëri president, se nuk mund të kalojë më asnjë politikë e shqiptarëhuajve mbi gjakun e Drenishtës martire, mbi gjakun më të çmuar të bijve dhe të bijave të saj. 33. Në këtë shkallë të zhvillimit ushtarak Serbinë e solli Rusia, Amerika dhe shtetet tjera anëtare të OKB së, çfarë bëtë ju me "politikën" dhe "diplomacinë" tuaj të korruptuar klanore, që të pengohej një zhvillim i tillë i Serbisë?... Natyrisht, asgjë. 34. Po, çfarë bëtë në planin e mbrojtjes kombëtare, pse e latë duarthatë këtë popull? 35. E shihni veten, zotërinj, në ç'shkallë keni rënë, poltron pas poltroni që u shtien dhe u nxjerrin lapsave të huaj, duke prodhuar dhe emërtuar kështu poltronë serikë që nuk i hynë në punë askujt, pos armiqve të shumtë të këtij populli. 36. E shihni veten, zotërinj, se jeni shndërruar në lodra loje, në lodra statiko komike që ruajnë kopshtiet e dëmtuara shkatrrimisht?!...(!) 37. Çudi! Si mund t'i lejoni vetes që me një komoditet të paskajshëm të shndërroheni në mbrojtës të plaçkitësve të koordinuar që ushtroi UDB a serbosllave për dëmtimin politik, ekonomik, kulturor etj. të shqiptarëve përgjithësisht, veçanërisht të këtyre në Kosovë. 38. Mos nuk u ngopët ende me gjakderdhjen që i shkaktoi këtij populli politika pacifiste e pashkëve, podrimëve, hamitëve, rrahmanëve, dedajve e ish ëve tjerë në krye të Kosovës, që ta vazhdoni edhe ju!?(!) 39. Çfarë Jugosllavie ruani të gjithë ju në pozita, tok me bakallët, vllasët, ganijasharët etj., kur kufijt e Jugosllavisë nuk ekzistojnë më?(!) 40. Mjerim i llojit të vet! Ende, në periudhën e mbretërisë suaj tetëvjeçare, për fat të keq të këtij populli, janë në pozita udhëheqëse UDB ashët federativë të tipit të Nazmi Rrahmanit, Zejnullah Rrahmanit, Sabri Hamitit, Rexhep Osmanit, Abdyl Ramajt e shumë e shumë të tjerëve. 41. Ku e gjetët këtë kohë që t'i mbani zgjedhjet e "lira" e "demokratike", kur kallet flakë e tërë Drenishta, me përkrahjen e verbër të disa satelitëve tuaj të teledirigjuar që u vjen nga atje?(!) 42. A nuk u ngopët ende me pacifizmin që deri dje i ndoqi shqiptarët kudo dhe ua mbylli atyre të gjitha dyert e prosperitetit njerëzor e kombëtar, që t'i detyroni edhe sot, me pacifistët e dëshmuar në krye, që lirinë kombëtare ta thërrasin sërish nga ilegaliteti? 43. I skadoi afati i caktuar nga Grupi i Kontaktit Serbisë për t'i tërhequr të gjitha forcat nga Drenishta, ndërkohë që Serbia e forconte me intensitet edhe më të shtuar rrethimin e hekurt të Drenishtës, prej ku, nga çasti në çast, presim lajme të reja për masakrime të popullsisë, siç ndodhi më parë në Likoshan, Qirez dhe Prekaz. Çfarë po bëni të gjithë ju që keni uzurpuar pushtetin dhe grindeni në dy e më shumë taborre për pozita të reja?(!) 44. Kam një lutje prej intelektuali, zotëri, t'i kthehemi vetvetes dhe tonës sa nuk është bërë shumë vonë. 45. Qëndrimet tuaja janë histerike, zotëri president, tok me klanorët dhe miqtë që ke ofruar rreth vetes. Nuk arsyetohen krimet ndaj popullit tënd. 46. Qëndrime antishqiptare vërejmë jo vetëm te Grupi i Kontaktit dhe në deklarata tjera të të huajve dhe tanëve për shtyp(je), por edhe në këtë që po ua përkujtojmë këtu, sipas "Kohës ditore" të dt. 19 mars 1998, Verdine, ndër të tjera, deklaron: "Ne nuk mundemi që a priori të definojmë statusin e Kosovës për të cilin duhet të vendosin palët e interesuara." Çfarë palësh të interesuara? Edhe Vedrines edhe të tjerëve duhet intensivisht t'ua përkujtoni se paraardhësit e tyre politikë e ushtarakë ishin fajtorët kryesorë të copëtimit të tokave shqiptare, të Shqipërisë. 47. Edhe në këto ditë të vështira të popullit shqiptar, sidomos të asaj pjese të Drenishtës, të cilës i është vënë rreth i hekurt nga hordhitë elite ushtarake e policore serbe dhe po e djegin atë flakë e po e masakrojnë barbarisht, në pikë të ditës edhe njeriu i rëndomtë i sheh të zgjedhurit tu pacifistë duke u ahenguar kafeneve të "Qafës", të Prishtinës dhe kudo tjetër. Për çdo lëvdatë, zotëri! 48. Mos i lejoni vetes që edhe në këto kohë të rënda ta mashtroni popullin, për çfarë zgjedhjesh e keni fjalën? 49. Tri javë të plota luftohet në Drenishtë, Bashkësia Ndërkombëtare dhe organet e saj humanitare ende nuk arritën të ofrojnë ndihmë të duhur në rajonin e rrezikuar nga Serbia luftënxitëse, duhet ta definoni cila është loja e saj që bëhet me ne? 50. A ka hije të uzurpohen postet shtetërore për kënaqësi personale e lukunore, kur digjet pjesa më e shëndoshë e trupit? 51. Ç'janë gjithë këto vrape të të zgjedhurve tuaj, a ka më ndonjë kuptim që të bisedohet për çështjen e arsimit, pas gjithë këtij gjaku dhe pas gjithë këtyre masakrave?(!) 52. Pse, zotëri president i Republikës së Kosovës, nuk shkuat t'i vizitoni vatrat e krimeve serbe në Drenishtë, president i kujt jeni? (!) 53. Së paku, si nuk e patë të arsyeshme, zotëri president, t'i ngushëlloni familjet drenishtare dhe t'i ngushëlloni familjet e të masakruarve në Drenishtë, bile, "sa për sy e faqe", me një telegram ngushëllimi? (!) 54. Sapo e nënshkruat marrëveshjen e arsimit, i bëtë koncesion të ri politikës antishqiptare të Milosheviqit, i cili fill pas nënshkrimit të saj u turr me gjithë çka pat në dispozicion në djegien e katundeve të rrethuara të Drenishtës (Drenicës), me ushtri e polici. 55. Pastaj, nxituat marramendthi të shkoni të bisedoni në Beograd, pas një trysnie ndërkombëtare të sojit dhelpër, duke i ribërë koncesione Serbisë dhe politikës luftënxitëse të saj e të Milosheviqit, i cili fill pas atij takimi "historik" vazhdoi ta djeg Drenishtën (Drenicën) dhe Rrafshin e Dukagjinit deri në kufirin shqiptaro shqiptar, me zjarr e hekur ushtarak, cili është roli i juaj këtu? (!) 56. Janë pikasur me kohë përpjekjet tuaja djallëzore për të futur përçarje tek studentët, përgjithësisht në popull e edhe në radhët e UÇK së, kryesisht përmes shërbëtorëve dhe sahanalëpirësve tuaj më besnikë, që keni në Drenishtë (Drenicë) dhe kudo tjetër. 57. Mjafton që njeriu më i thjeshtë t'i shohë e t'i analizojë deklaratat tuaja publike, që t'u kuptojë plotësisht me kë jeni. Ndër shumë sosh po ua përkujtojmë këtë të fundit, sipas "Koha Ditore" e dt. 13. 6. 1998, kur thoni: "UÇK ja, në mesin e popullatës, nuk ka përkrahje të gjerë". Pse futni huti e përçarje në popull me deklarata të tilla? (!) E gjithë bota duhet ta dijë dhe ta ketë të qartë se UÇK ja e ka përkrahjen e plotë të popullit shqiptar kudo që jetojnë shqiptarët (natyrisht, shqiptarë) dhe, poashtu, jemi të vetëdijshëm se nuk e ka përkrahjen e asaj pjese më të stërkequr të po këtij populli, që ishte dhe mbeti dorë e djathtë e Serbisë dhe e UDB ës, e cila pjesë sërish don ta tradhtojë popullin për të mbetur në pushtet përjetësisht, aq tradhtisht e larg. 58. Pse gënjeni botën dhe pse futni huti e përçarje në popull kur e dini se i gjithë populli shqiptarë është UÇK. Këtë konstatim e mbron e dhëna se në të gjitha protestat gjithëpopullore është brohoritur me të madhe se "gjithë populli shqiptar është UÇK!" dhe, njëherit, sipas disa anketave të bëra mbi 8o e 9o% të tyre janë përgjegjur në favor të UÇK së?(!) 59. Çfarë prisni zotëri president, pse nuk e shpallni gjendjen e luftës në Kosovë, kur Kosovës iu imponua lufta nga ana e agresionit serb, e cila vazhdon qe katër muaj dhe kërcënon ta përfshijë tërë rajonin? Pse?...(!) Francezët e kanë një fjalë të urtë enciklopedike, që thotë: Gjithçka që shkëlqen nuk është ar. Prandaj, ky është edhe shkëlqimi i juaj dhe i politikës suaj të gjertanishme "kombëtare", destruktive gjer në fund. Ka edhe shumëçka që të thuhet, zotëri president i Republikës së Kosovës, por as është koha e as momenti kombëtar. Prishtinë, më 15. 6. 1998 Tafil DURAKU, poet, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës P. S.: Kjo letër e hapur, që mban vulën e kohës, nuk u botua në asnjërën prej gazetave ditore e periodike të Kosovës, edhe pse u është ofruar për botim të gjithave, nuk u botua as pas luftës, tash kur shqiptarët po trokasin zëshëm në dyert e demokracive evroamerikane, kur mjetet e informimit duhet t’i shmangen censurës, por, fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh falë angazhimit të titistëve të përbetuar në krye të LDK-së dhe të partive të tjera simotra, të dala nga ish sistemi komunist serbo-titist. Nuk po ndodh, për shkak se autori i kësaj letre nuk iu bind kurrë veglave dhe veglarive të shumta të UDB-ës në Kosovë, të cilat vegla dhe veglari flasin shqip dhe botojnë pa pushim krejt çka u teket dhe krejt çka u bie ndër mend, kur veglat dhe veglaritë e huaja shqipfolëse editojnë gazeta e revista të ndryshme, formojnë institucione të panumërta radiodifuzive, vetëm e vetëm që ta mashtrojnë dhe ta manipulojnë opinionin shqiptar, kur bëjnë çkado që u teket dhe nuk japin përgjegjësi para askujt, kur janë përgjegjës para këtij populli dhe para kësaj klase të mjerë punëtore, vetëdija e së cilës nuk bën hap përpara, përkundër pranisë ndërkombëtare dhe përpjekjeve të pareshtura të intelegjencës së përvuajtur shqiptare për ta ndryshuar atë, qoftë edhe në këtë kohë kur nuk duhet të shkelet e të nëpërkëmbet gjaku i derdhur për lirinë e kësaj toke dhe të pasardhësve tanë, mjetet e informimit ende nuk po e kryejnë misionin e tyre të duhur kombëtar. Mbi këtë autor, më 4 nëntor 1999, u krye atentati i parë politik i udhëhequr nga LDK-ja ose nga ish LKJ-ja, që ishte dhe mbeti dorë e zgjatur e Beogradit në Kosovë dhe asnjë prej mjeteve të informimit nuk e dha as të vetmin lajm për atentatin politik mbi poetin, shkrimtarin dhe publicistin Tafil Duraku, madje, as e dënoi kush atentatin mbi fjalën e lirë shqipe, e, as Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i së cilës jam tash e një dekadë, as ndonjë institucion tjetër shqiptar. Këtë që duhej ta bënin të gjithë, e heshtën. E heshtën, sepse Tafil Duraku nuk ishte argat i UDB-ës dhe i udbashëve të Kosovës, sepse, po të ishte i tillë do të shkruanin të gjitha gazetat “kombëtare” të Kosovës dhe do të “informohej” opinioni kombëtar e ndërkombëtar. Por, këtë atentat Lidhja Demokratike e Kosovës dhe argatët e saj e bënë me marifet, urdhëruan të bëhet atentat mbi mua siç urdhëruan të vriten edhe komandantët më të njohur të UÇK-së. Dihen me emra e mbiemra kryesit dhe punëdhënësit e atentatit, të cilët janë në deklaratën time dhënë policisë së UNMIK-ut, në Prishtinë, por, pse UNMIK-u nuk ndërmerr diç kundër vrasësve zyrtar rugovistë të Kosovës, të cilët i instaloi Serbia këtu, është diç e habitshme dhe e çuditshme për opinionin e gjerë shqiptar dhe për mua si poet. Kjo që po ndodh tash në Kosovë dhe me Kosovën për mua është absurde. Është absurde sepse 60% e këtij populli po e shkel luftën dhe gjakun e bijve dhe të bijave më të mira të popullit shqiptar në historinë e tij, gjakun simbol kombëtar, dhe po dëshiron të përfitojë nga lufta e tjetrit, gjë që nuk është aspak e ndershme dhe aspak njerëzore dhe kjo është ajo kasta e favorshme e Serbisë. Këtë të dhënë duhet ta dijë bota, UNMIK-u, KFOR-i, OSBE-ja dhe të gjitha organizatat tjera simotra në Kosovën e pasluftës së UÇK-së. Shpresoj se kjo letër e hapur do ta gjejë shtegun e botimit në letrat e mirëfillta shqipe dhe do të botohet e pacensuruar tok me post scriptum-in. AUTORI DRENICA E KUQE
DRENICA E KUQE Rugovën sot po e përkujtojnë kryetar shtetesh e partish nga e gjithë bota , ile edhe nga partia jote,PDk,kurse Hashimjn te d bota demokratike e futi në burg.
Të lumtë!!
Kur lavderon nje person duhet ta krahasosh me te personat e njejte. Rugova mund te ishte njeri intelektual elite Por jo nje politikan dhe me teper burreshtetas. Kujtoj Tuxhman dhe Izetbegovic, ata drejtuan kombin ne lufte, I thane Jo nenshtrimit, Izetbegovic kishte vetem disa police me kallash Por nuk u dorezua. Kurse ky njeri shkoj ne Beograd dhe fjeti dhe te shpia e Milloshevicit Kur me teper e me duhej qendrese. Kur Drenica digjej e sulmohej per cdo dite, Malisheva, Klina e Gllogovci Rugova doli ne ekran me Milloshevicin , paci ishte vrare dhe Fehmj Agani nga forcat serbe. Me standartet e burreshtetasi Rugova ishte nje turp
Jo kushdo mund te flas per Ibrahim Rugoven dhe vepren e tij politike. Rugova veproi ne rrethana te veshtira, te ndryshme nga te sotmet, kur nuk kishte shtet dhe ushtri. Ne kushtet e dhunes serbe ai perdori Gandizmin. Atij i duhej ti tregonte popullit te vet se per te fituar, populli duhej te organizohej, te ngrihej, te protestonte duke shfrytzuar rruget e lejushme, perdorimi i fjales shqipe, grevat, festa e flamurit etj. Grevat dhe demostratat rriten besimin, i bene njerzit me luftarak dhe te besonin ne te ardhmen e kosoves. Rruga e tij paqsore beri qe ceshtja kosovare te njihej ne perendim. Rugova e dinte se me demostrata nuk fitohej kunder serbise. Po ai e konsumoi serbine politikisht dhe shtroi rrugen per kalimin ne lufte te armatosur. Kjo lufte nuk mund te niste ne kohen e jugosllavise. As kur serbia sulmoi kroacine dhe bosnje - herzegovinen. Nese kosovaret do e nisnin luften me pare do kishin deshtuar. Lufta e UCK nisi kur serbia kishte humbur ne kroaci dhe bosnje. Kur kishte kaluar disa kohe nga renia e murit te berlinit. Kur bota e njohu mire milloshevicin dhe kur ajo kishte ndertuar politikat dhe institucionet e reagimit te kohes se re. Per gjithe keto rrethana, Rugova u tregua nje lider i zoti, burre me vizion dhe kurajo. Rugova ishte burreshtetas qe kuptoi kohen kur jetoi dhe zgjodhi rrugen e duhur te veprimit. Ai organizoi dhe udhehoqi levizjen Kosova Republike, e cila u realizua permes armeve. Nese Rugova ishte faza e pare e fitores se republikes, UCK ishte faza e fundit. Ashtu si rugova s'mund te fitonte pa armet, ashtu UCK nuk mund te lindte pa ambjentin dhe frymen e krijuar nga rugova. Respektoni kedo qe lufton per atdheun dhe mos i shani, mos i percmoni ata. Rugova qendron ne altarin e lirise kosovare dhe te ardhmen e kombit shqiptar. I paharruar kujtimi i Ibrahim Rugoves, ketij luftetari te mencur shqiptar!
Nje koment shume objektiv. Respekt.
Cen,ja ke fut kot!
Ato qe citova me siper jane te verteta, Rugova mund te jete intelktual Por kurre burre shteti ose luftetar. Mos I ulni luftetaret, Nuk e jam fajin Une nese Rugova skishte kellqe me qene ne lartesine e nje presidenti. Nuk fjeti Asnje njeri te shpia e Milloshevicit perpos Rugoves. Sa per gandizmin e Rugove ishte nje gafe. Ne Vitin 94 kemi diskutu per here te pare me nje grup intelektualesh te Kosoves dhe rame dakort (Une mq shume kam degjuar): gandizmi nuk eshte strategji sepse I bo ne Indi Por india kishte; 1-20 fishin e poullsise se UK, dhe 500 fishin e anglezeve ne Indi. Serbia ishte 5 fish i Kosoves dmth e kunderta 2- India ishte 15,000 Mije larg Londres Kurse Kosova ndan kufi me serbine 3- Serbia ishte ne lufte dhe e kishte perkrahjen minimale dhe nuk u shrytzu 4- Perkrahja e Kosoves nga shqiptaret ne ato kohe ishte maksimale, jo me para se skishim buke me mbush barkun Por te gjithe ishim per lufte. 5. Uk kishte luftu per Lirine e evropes keshtu qe nuk kishte Asnje moral te mbante vendet e tjera Si koloni. Te gjitha fituan pavaresi Keshtu qe analiza qe Rugova kishte strategji ishte pordhe mer rigon. Luffa do burra dhe vetedije
Me keto idet tua dhe politiken e Rugoves sot Kosova do ishte aty por pa shqiptare.Po tregom te lutem pse Rugova nuk perkrahu asnjeher demostratat e studenteve,u dogje familja Jashari dhe ai vazhdoj zgjedhjet,asnjehere nuk shkoi te varri i A.Jasharit,kerkoi ndalimin e bombardimeve te NATOs ndaj Serbis nga Beogradi po pse edhe nga Italia me vone beri te njejten.Kur hyri NATO ,erdhi ne Kosove nje dite dhe u kethye prap ne Itali.Qendrimi i Rugoves,Surroit..ne Rambuje ishte per cfardo autonomie….Pse nuk e ngushlloi familjen Agani,pas vrasjes nga serbet,qe ne fillim ldk ia mveshi UCK.Ka edhe shume,shume….. qe ne gjenerata qe perjetuam luften i kemi ne kokat tona.Por me rendesi eshte se te gjitha keta dhe shume te tjera,jane te plasuara ne shtypin e asaj kohe dhe sa do ti heshtim dhe kerkojme fjale lavdije si na pelqen ,argumentet jane te faktuara.Historia do fakte.Tung!
Rugova do te mbetet ne histori si nje person qe do te mbahet mend per mosangazhim konkret ne rrethanat qe po kalonte Kosova ne ate kohe. Kur Sllovenia,Kroacia, Bosnja kishin hyre ne lufte,Rugova mbante konferenca shtypi çdo te premte kot se koti. Ky qendrim i shkonte shume per shtati politikes se Millosheviçit. Ne vend qe t'i hapej edhe nje front Serbise,Rugova thoshte qe nuk duhet te bijme ne provokacion sepse Milloshoeviçi do te na masakroje. Çfare logjike?! Po a i shpetuam masakrimit me vone? Sigurisht se jo,bile me humbje te medha. Serbia,kur kreu masakra ne Kroaci e Bosnje,iu kthy Kosoves. A na shpetoi politika paqesore duke qendruar duarkryq? A pat meshire Millosheviqi qe ne ishim paqesore? Aspak! Pra perfundimi i ketij komenti eshte: ne do te duhej qe Serbine ta futnim ne sanduiç e ta godisnim ne nga lindja,Bosnja ne qender Kroacia ne perendim dhe te fitonim luften duke bere koalicion te perbashket . Kete e pat kerkuar edhe vet Franjo Tuxhmani,por ne e refuzuam ose me mire me thene, Rugova. Gabim fatal qe na kushtoi shume shtrenjte: me mijera te vrare dhe nuk mbet shtepi pa u djegur. Po te mos ishte renja heroike e Adem Jasharit me familje, ne do te perfundonim ne nje autonomi me te dobet seç e kishim. Shikojeni Vojvodinen,as nam e nishan nuk i ka mbetur.
Mero Baze ,shembulli klasik i nje shemtie te brendshme dhe te jashtme ....mos flasim per kete lesh portal pastaj......bashke me çim peken....
Vrana Konti-Lidhja Qendron, ne flasim dhe kriminelat na degjojne, ne flasim dhe kriminelat veprojne, ne flasin dhe ata leshojne ndonje pordhe kur jane gjalle si saliu parexamle, sepse kjo demokraci ka ndertuar shtet paralel para se te fillonte te ndertonte veten. Nuk i gjendet fundi. Edhe Ibrahimi Rugova i tille ishte ne origjine dhe ne karakter. Ai dhe pas vdekjes mburret per krimet paqesore dhe me arme qe i siguroi Millosheviçit, kur bota lutesh ne Rabuje qe ta gjente dhe ai "ishte i humbur" ne vilen lliksoze te Millosheviçit. I nipi Xhafer Deves ishte paqesor ne forme dhe kriminel ne permbajtje, por zoteri, kij parasysh nje gje. Edhe Sali Berisha pas vdekjes do te kerkojne ta bejne hero si shume te tjere kriminela, antikombtare , tradhetare dhe hajdute e shkaterrues te atij vend tragjik qe vazhdon te mergoje shqiptaret se s'kane me besim as tek drejtesia e as tek alternativa politike per te kryer nderrimin e pushtetit. Eshte pikerisht kjo e fundit qe ikin shqiptaret. Le ta themi qe Mero ka debulese per Rrugoven, pune e tij eshte si nje mashkull qe bie ne dashuri me nje femer dhe nuk do te dije per kurverine e saj; mbyll syte, mbyll veshet dhe qorrohet edhe nga mendja. Prandaj duhet qe prokuroreve shqiptare, gjykatesve shqiptare dhe avokateve qafederra, duhet te digjen te gjalle sepse ne demokraci jane ata qe duhej ta mbronin dhe stabilizoni, duhet te digjen te gjalle me gjithe ç'kane dhe kudo keta shkaterrues te kombit shqiptar perfundimisht. Fjalet tona jane ngasherim dhe renkim, por jo zgjidhje, mediat tone jane kthyer ne bordello per para, ndersa vajzat shqiptare reklamohen vetem per shalet, breket dhe flamurin nje dite e pashe tek nje femer qe mbulonte veren e qelbur. Kjo eshte Shqiperia e madhe sot nga Presheva e deri atje ku ura lidhese me Peloponezin e Bonopartit lidhet.
Saliu se Ka pase rastin me qene hero, historia do te tregoje se Cfare do te ndodhe me te. A ka qe ne politikan I mire Apo I keq, Une them Jo I mire, a ka qene I korruptum, smund ta them, a I Ka femijet te korruptum, kete ta them me bindje, ama Une e krahasoj me kryeministra te njejte dhe mund te them Nuk ka qene ma I keq se Fatosi , dhe shume ma I mire se Iliri dhe Edi. Pandin spo e llogaris. Por problemi sikur i Rugoves eshte qe politikanet per pushtet bejne pakt me djallin.
Vetëm një idiot si Ymeri mund ta mbrojë ende Rugovën. Asnjë meritê nuk pati Rugova në çlirimin e Kosovës. Ai ishte zjarrfiksi i luftës sê kosovarëve për çlirim nga Serbia. Pa shtyllë kurrizore, i përulur në kulm. Urrejtës i Shqipërisë. Ky ishte Rugova. Shikoni komentet. Vetëm Ymer Bloza vazhdon ta mbrojë "gandistin" me revole druni!
Ti “Raifi”... i milicisë serbe, mos fyej se partia e ime nuk eshte PDK, por partia e ime eshte SHQIPERIA dhe U... Hashimin dhe te tjerët e UÇK nuk i ka futur ne burg bota demokratike, por UDBASHAT si ti dhe partia e jote LDK
E bderuara redaksi, Komentin tim nuk e botuat, botojeni ju lutem, eshte me argumente te qarta...