Zef Brozi: Kush e mbron arkitektin e aktit terrorist shtetëror të 21 janarit 2011?

21 Janar 2023, 09:51Politika TEMA

Zef Brozi: Kush e mbron arkitektin e aktit terrorist shtetëror të 21

Nga Zef Brozi

Mosvënia para përgjegjësisë ligjore e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit për aktin terrorist shtetëror të 21 Janarit 2011 ku u vranë katër protestues dhe u plagosën disa të tjerë është dëshmi tjetër se ai ka gardianët e tij në prokurori, gjykata, BKH, polici dhe në të gjitha institucionet shtetërore. Dëmi që këta individë dhe institucione po i bëjnë vendit është i jashtëzakonshëm dhe po minojnë shtetin e së drejtës dhe demokracinë.

Pse SPAK nuk e ka marrë ne pyetje ish-kryeministrin që nga zyra e tij urdhëronte vrasjen e protestuesve, pengimin e hetimeve, zhdukjen e provave, madje sajonte skenar të paimagjinueshëm nga njerëz normal?

Falë medias dhe disa gazetareve kurajozë që filmuan dhe sollën dëshmi se si ndodhen vrasjet e protestuesve, arkitekti i krimit nuk mundi dot ta varrosë të vërteten edhe pse i përdori te gjitha mënyrat e tij djallëzore.

Këtë 21 Janar 2023 nderimi që mund t’u bëhet katër dëshmorëve të demokracisë të vrarë nga shteti nuk është ceremoniali zyrtar i vendosjes se luleve aty në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, por SPAK të marrë të pandehur ish-kryeministrin e 21 Janarit 2011 qe lau me gjakun e qytetarëve të pafajshëm Tiranën tonë të bukur. Provat, faktet dhe ligjin prokurorët e SPAK-ut, oficerët e BKH i dine se janë bërë publike gjatë këtyre 12 viteve.

Mjafton që ata të kenë kurajon dhe vullnetin për të kryer me përgjegjësi e ndershmëri detyrën dhe misionin që u është besuar. Këtë kërkojnë familjarët e 4 të vrarëve dhe qytetarët e Shqipërisë. Vetëm atëherë do mund të themi se i pandëshkueshmi i këtyre 32 viteve më në fund po përgjigjet para drejtësisë. Vetëm atëherë populli do fillojë të besoje tek SPAK, gjykata dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit.

30 Komente

  1. M
    Muzaka i Ri

    Sepse nuk kan bythe ta bejne, jan frikacak, sepse edhe zotrote nuk ndenje ketu te perballeshe, ose te pakten te ktheheshe per te ndihmuar drejtesine e re, por ndenje ne SHBA.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me prokurë të posaçme

      Muzaka junior! Ç'thua mo t'u mbylltë?! Të rrinte këtu, që monstra Saleh, t'ua vërviste qenëve të Gazidedes?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muzaka i Ri

        Ka qene njeri me integritet dhe do ishte mire per vendin qe te kthehej,do te ishte nje mbeshtetje dhe kurajo e madhe per te denuar ata qe e shkaterruan kete vend. Respekte.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alex

          Po ti Zef Brozi perse lirove nga burgu bashkepuntoret e terroristeve grek qe bene masakren e Peshkëpise ne posten kufitare ne Gjirokaster. Por na i nxorre te pafajshem. Mos kujto se je me i mire se Saliu

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vranakonti

          Ke shume te drejte zoti Brozi. Saliu i ka njerzit e tij ne SPAK,BKH,e kudo ne forumet e drejtesise.Paraja e Saliut eshte e madhe sa mund te blej ke do per te shpetuar bythen e tij dhe te familjes. Si nuk paska nje njeri ne SPAK apo ne kryeprokurori,gjykaten e larte,me gjak shqipetari,me shpirt te paster,te kryej detyren si duhet, te zbatoi ligjin si duhet.Saliu paska lindur vetem per te keqen e shqiperise,per te keqen e popullit shqipetar. Edhe kryeprokurori,Arjan Cela,harram e past paran qe mere nga taksat,nga populli. Respekt Per Zef Brozin. Fat qe eshte ne Amerike,se do e kishte zhdukur Saliu siç ka bere me Remzi Hoxhen,Azem Hajdarin,Kosta Trebicken,Sokol Olldashin, Gazideden,Pjeter Arbenorin etj.

          Përgjigjjuni
        3. k
          k

          Rroftë SHBA.Poshtë shpellarët non grata.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kalec Dega

            a hani mun, hani se ju ban mire.....=vetem ne shqiperi gjarpri ka tre koka: Berisha-Rama-Meta

            Përgjigjjuni
            1. S
              Saliu

              ... Meta eshte perpara Rames.

              Përgjigjjuni
          2. Kerkesa per drejtesi po i kalon te gjitha limitet e prities,shpura kriminale e Sali Berishes organizoj krimin dhe mbulimin e tije duke akuzuar,shpifur dhe manipuluar drejtedine tejet te korruptuar.Kryetari i kulles se kryeministrise organizoj shdukien e te gjitha provave duke ju kundervene hapur prokurores se pergjitheshme dhe duke e ofenduar si kurve bulevardi dhe predidentin po ashtu.Cfar duhet me shume prova kur gjaku u derdh para kryeministrise tek portat e saja dhe brenda ne kulle ishte Saliu.Vetem prokuroret tane nuk gjejne prova dhe keta te SPAK duken si kur kane jetuar ne Mars dhe jo ne Shqiperi.Turpi mbulofte gjithe drejtesine si dje dhe sot qe friksohen nga nje njeri si Salu Berisha qe udhehiqet nga ligje kanunore.

            Përgjigjjuni
            1. a
              azem bejta

              Kriminelin Sali e mbrojnë rrugaqet dhe kriminelet rreth tijë

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patrioti

                Vështirë të gjesh prokurorë dhe gjykatës të moralshëm dhe nga ata që kanë kaluar vettingun. Ata janë thjesht zyrtarë që shijojnë privilegjet e tyre të pa merituara të paktën deri më tani. Sali krimineli ka bërë aq shumë krime saqë mund të arrestohet dhe të dënohet me burgim të përjetshëm për një të njëqindtë e krimeve që ka bërë. Po kush ta arrestojë, lepujt e SPAK apo prokurorët që e kanë mendjen sa para korrupsioni do marrin.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mendimi im

                  Ata prokurore dhe ata puninjes drejtesi qe vazhdojne e hane mbi gjakun e te vrareve duhen djegur me benzine; ska rruge tjeter, mjaftojne 12 vjet qe trupat jane kalbur e ata vazhdojne te mbrojne kriminelet

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    amerika hoqi lulin,vuri saliun

                    mburremi si popull trim dhe bejme shqiponjen si ilir hajduti,gjejme ndonje arberesh qe di ndonje fjale shqip,hiqemi patriota ,dhe nxjerim politikan kriminel e hajdute,nxjerim prokurore e gjykates frikacak e servil qe rjepin popullin fukara e mbrojne politikanet e mafiozet...l

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sopiqoti

                      Te kKATER deshmoret e demokracise NUK DO JA U FALIN KURRE FAIN atyre qe kane kopetence ligjiore dhe nuk e bejne venien para pergjegjesise ligjore Sali Ram Berishen si organizatorin dhe URDHERUESIN e kesaj masakre ndaj qytetareve te pafajshem. NDERIM KATER DESHMOREVE TE DEMOKRACISE.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tironsi

                        Mos u lodhni kot. Sali Berisha jo vetem nuk do te jape llogari per krimet por nuk do te thirret edhenjehere te vetme per tu marre ne pyetje nga SPAK pasi shumica e tyre jane “ berishiane” Shpresoni te DUMANI ??? Eshte njelloj si Arben Kraja !

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mandi

                          Sot Salih Ram Berisha duhej te ishte arrestuar ,po kush ta arrestoje ?

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mandi

                            Sot Salih Ram Berisha duhej te ishte arrestuar ,po kush ta arrestoje ?

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Abdurahim Ashiku

                              ALEKSI I GRIKË MANATISË DHE ALEKSI I EKSARKIES TË ATHINËS Shënuar një vit, dy vjet, tre vjet, pesë vjet, tetë vjet...më parë... Rishënuar në përvjetorin e gjashtë... për të vazhduar në të shtatin, të tetin, të nëntin... në pafundësinë e një heshtje që vret... Rishënuar sot më 21 janar 2022, një vit pasi policia e Tiranës kërkon hapjen e procesit të hetimeve të prera me sharrë të ndryshkur 11 vjet të shkuara... Asgjë s’ndryshon, asgjë s’krijohet, çdo gjë transformohet nga një harresë në tjetrën... Nga Abdurahim Ashiku, Gazetar, Athinë Aleksandër i quajnë të dy, Aleks i thërresin... babai, nëna, motrat, shokët, miqtë... I pari është nga Grikë Manatia e Lezhës, fshat në të cilin në vitin 1962, kur isha student, pata pi një kafe siç dinë ta pjekin e shtrojnë njerëzit e mirë, në ditë të mirë. I dyti, Aleksi i Eksarkies është nga Athina, kryeqytet i vendit nga e ka prejardhjen fjala “demokraci”, fjalë që na vjen nga më se tremijë vjet jetë njerëzore. I pari, Aleksi i Grikë Manatisë ishte i papunë, baba i tri vajzave dhe vëlla i katër motrave... Oh sa lot, oh sa dhimbje!... I dyti, Aleksi i Athinës ishte nxënës shkolle, katërmbëdhjetë pranvera parë e shijuar. Ishte bir i një familje të mesme greke. I pari, Aleksandri i Lezhës doli në demonstratë për të kërkuar punë për të mbajtur gjallë familjen e tij, vocërraket që zgjatnin duart si zogjtë në fole... I dyti, Aleksandri i Athinës, doli të shëtisë në lagjen Eksarkia me moshatarët e vet, shëtitje pafajësie fëmijësh në gëzim e hare... I pari, Aleksi i Lezhës mori një plumb në kokë nga policia e shtetit, një plumb që ka një autor me emër e mbiemër... I dyti, Aleksi i Athinës mori një plumb rikoshetë nga një polic që shtiu në tokë për të treguar forcën e shtetit në lëngatë... Për të parin, Aleks Nikën nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ulet njeri në bankën e të akuzuarit... Gjashtë vjet kaluan... Për të dytin, Alexandros Grigoropoulos u zhvillua një gjyq. Polici, edhe pse e mbajti grykën e revolverit në tokë, u dënua me burgim të përjetshëm... Për të vrarët nga plumbat e shtetit demonstruesit bënë një mullar të madh me lule të freskëta në vendin ku derdhën gjakun, lule që dora vrasëse i fshiu me fshesën e frikës deri në palcë për tërë natën... Në Eksarkia, vendin ku u vra pesëmbëdhjetëvjeçari grek, çdo ditë, edhe pas kaq vitesh, do të gjesh lule të freskëta... Dhe jo vetëm lule... Për Aleksin e Greqisë u dogj Athina, u zhvilluan zgjedhje të parakohshme. Për të, në kujtim të tij, prej asaj kohe, çdo vit, në ditën e vrasjes, zhvillohen demonstrata të dhunshme, digjet Athina. Edhe sivjet, pas kaq vitesh dhimbje, pati lëvizje, demonstrata, protesta... * * * ...Të hënën e parë të janarit, pas gjashtë muaj bojkoti të pakicës... u mblodh Kuvendi i Shqipërisë. U mblodh dy ditë përpara se Aleksandri i Lezhës, vet i katërt, të mbushte katër vjet përgjakje të paparë në kohë dhe hapësirë, në historinë e Shqipërisë; ditën me diell, nën vëzhgimin e objektivëve fotografikë e televizivë, drejtpërdrejt, me zë e figurë... U mblodh dhe vendosi të ngrejë një komision kuvendar për “Serverin e Tatimeve”... Ironi e madhe e kohës. Për vrasjen e katër demonstrueseve paqësorë me shënjestër të drejtpërdrejtë e plumb në ballë e në zemër u hesht dhe vazhdon të heshtet për shuarjen e “serverit” të kryeministrisë, dëshmitarin me zë dhe figurë të urdhërdhënësve të vrasjes së shekullit?!!! Për një “shpullë” në mjedise të mbyllura të Kuvendit opozita shqiptare në Kuvend gjashtë muaj brodhi të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe kryeqytetet e Evropës së bashkuar me flamurin “Na kanë rrahur”... “Shpulla” është në gjykatë, prej muajsh flitet e shkruhet... ”I ra, s’i ra!?” si në meselenë e bishtit të dhelprës...”E lagu, s’e lagu!?” Prej vitesh Aleksandi i Lezhës, vet i katërti, kërkon drejtësi, kërkon që ata që morën shënjestër ndaj jetës së tyre, ata që urdhërua vrasjen e tyre të gjykohen.... Në Athinë, për një plumb rikoshetë, polici fajtor u dënua me burgim të përjetshëm... Në Shqipëri, për vrasjen e katër vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, askush nuk është ulur në bankën e të akuzuarve, askush nuk është dënuar. As ata që tërhoqën këmbëzën e kallashnikovit, as ata që urdhëruan “zjarr...”. Aleksin e Lezhës, vet i katërti, partitë politike dhe shoqëria shqiptare i kanë harruar... Aleksin e Athinës, çdo vit, në ditën kur plumbi i mori jetën në moshën më të bukur të fëmijërisë, e përkujtojnë me demonstrata të fuqishme që nisin në vendin ku e vranë dhe pushtojnë sheshet qendrore të kryeqytetit grek... Andej ku kam lindur unë dhe ku kam kaluar vitet më të gjata të jetës sime në Atdhe, për vrasjen ka një fjalë të urtë... “Për të tërhequr këmbëzën e patllakes duhet një pendë qe...” Abdurahim Ashiku

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Evisa

                                Edhe fëmijët e dinë se demokracia nuk është asgjë më shumë se jeta shoqërore e vendosur në shtratin e ligjit. Ne nuk kemi demokraci pasi tërë aktivitetin tonë jetësor e kemi vendosur mbi shtratin e Maliqit. Ne vazhdojmë sipas traditës "të bëjmë sikur"; sikur ndërtuam socializmin, sikur po ndërtojmë demokracinë, sikur duam të shkojmë në Europë, sikur jemi fetar, sikur jemi komunistë, sikur jemi antikomunistë, e plotë e plotë të tjera teatralitete. Komb vërtetë karagjoz, i papërgjegjshëm.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tirans

                                  Bravo trim Mirditor i ke thene te gjitha ,por me thene te drejten une per veten time vetem ty te besoj per te ndeshkuar kriminelin Sali Berisha ,por edhe keta pushtetare qe jane nuk po duan ,

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Populli

                                    Më 21 Janar 2011 u vra një popull i tërë nga shteti i tij, me armët e njësisë ushtarake elitë të shtetit, me efektiv mbi 500 ushtarakë. U vranë 4 vetë, por operimi është i tillë që mund të vriteshin 400 vetë. Është KRIM KUNDËR NJERËZIMIT dhe duhet t’i relatohet Gjykatës së Hagës. Është krim i organizuar i një shteti të tërë, prandaj SPAK nuk ka tagër ta bëjë këtë gjyq.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Leandro

                                      Bravo Zef Brozi, ke qënë njeriu që në fillim kundërshtar i urdhërave të berishës. Ke qënë njeriu që doje të bëje punën që të takonte dhe siç duhej bërë, nuk u bëre vegël e bastardit berisha, ku dhe je kërcënuar, prandaj dhe u largove. Shpreh mirënjohjen tuaj, për korrektesën që ke mbajtur si zyrtar i lartë i drejtësisë. Akoma nuk ka burra SPAK për të hetuar dy killerat e këtij kombi, prandaj dhe kakarisin nëpër studio televizive, sikur nuk ka ndodhur asgjë me jetët e të vrarëve dhe të zhdukur. SPAK është bërë institucioni më qesharak i drejtësisë, sepse quan fitore, arrestimin e disa barbonëve apo hajdutë xhepash. Turp i madh për gjithçka që u investua për atë institucion.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mendimtari

                                        Keta plehrat qe ti citon si mbrojtes te spiunit serb Sali halese sigurisht qe ekzistojne ,por kryeplehra qe e mbron dhe ju keni frike ta shpallni me plot gojen eshte Amerika

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Svetllana

                                          SHBA e ka ne gryke te pushkes kreun e agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Sheqere Vuk Karxhich, do t'ia degjoni shpejt klithmen!

                                          Përgjigjjuni
                                        2. G
                                          Genci

                                          Vetem nga qendrimi i kryekriminelit Sali nongrades duket qe keta jane te fajshmit e medhenj ende te pa ndeshkuar .Njeri nxiu syrin gjoja e rrahen protestusit tjetri koken lart si gjel dhe i treti i verteti mundohet ta fshehi koken a thua nuk e din njeri kush eshte .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            selitasi

                                            arben kraja te dorexoje rrogat qe ka marre, se nuk ka bere detyren. paguhen me rroga te majme dhe pune pambaruar..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. a
                                              alphade

                                              O zoterinj, SPAK/u po e “kryen” detyren ! Kapi villain e ish-Kryeministeit Nishani per pervetesimin e 500 mije leke te vjetra dhe KY katran SPAK per t’i dhene ngjyre sensacionale deklaroi se personi ne fjale eshte vellai i ish / Kryeministrit !! Nenteksti eshte : ja po luftojme kunder Peshkaqene- ve te Medhenj ! Kjo eshte e tmerreshme ! Te arrish te fyesh intelencen e masses me poshtersi te tilla nuk ka vend ku te rrije ! SPAK eshte vegel e binomit Berisha -Meta dhe zonja KIM u beson ketyre hileqareve, barakcinjeve qe hane buken e kaurrit dhe bejne duane e Turkut…….!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. a
                                                alphade

                                                Selitasi : Arben Kraja duhet te dali para Drejtesise si sabotatues i Reformes ne Drejtesi ,……!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. p
                                                  po

                                                  Nje nga aresyet se perse Ju zoti Zef Brozi gjendeni ne vendin e duhur ne kohe te gabuar eshte kontributi pa dashje i Juaj per mos ndeshkimin e kryekrimit shqipetar Sali Berisha!Thene ndryshe nese Ju sot do te kontribonit ne sistemin e drejtesise si njeriu me me integritet i jurispondences do te bente te mundur jo vetem besimin tek drejtesia por edhe ndeshkimin e atyre qe e dogjen,e perdhunuan dhe e vrane kete vend! Me shume se kur Shqiperia eshte e nevojeshme per njerez si Ju duke ndikuar drejtpersedrejti ne zhvillimet demokratike te saj,sepse drejtesia eshte baza e demokracise ,ku sot per fat te keq eshte perdhunosur nga keta derdemene qe jo vetem qe e kane perdhunuar kete vend por dhe e kane nxjerre ne treg per prostituim. Nuk e di se cilat jane aresyet qe Ju vazhdoni te qendroni e kontriboni ne vendin respektiv ,ku deshira jo vetem e imja por e gjithe popullit do te ishte qe Ju te kontribonit ne zhvillimet demokratike te vendit e vendosjes se drejtesise si shtylle kryesore per ecjen perpara te demokracise. Ndaj Ju bej nje thirrje qytetare ,ejani se vendi ka nevoje per Ju ne kete kohe e kam bindjen se kontributi Juaj eshte tejet i domosdoshem!Nje nga kushtet qe ka ambasada "mike" sot eshte qe ne krye te drejtesise duhet te jete nje verior e besoj se Ju ia permbushni kete kriter krahas integritetit profesional . Shqiperia Ju pret!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Z
                                                    Zef hajde arrestoe

                                                    Me kerkesen tone si popull te vije Z.Zef Brozi prokuror i Aspakut dhe ti vere prangat perbindeshit.Ja u zgjidh kjo pune kaq e thjesht eshte.Mos u beni qesharak sa te kete mbeshtetes qe jane vrases kriminel njeres te hurit dhe litarit falanga krimi te cdo lloj moshe,ai nuk pjerdh asnje.Nje njeri me llogjike dhe ne nje fare moshe po te ishte shpallur non grata do hiqte dore nga cdo aktivitet te cfare do lloji sepse do te ruante dinjitetin e tijpor ai nuk e beri kete sepse ka nje mision shkaterrimin plotesisht te ketij vendi.Zef Brozi shpetoj se iku qe flet qe andej por ketu perbindeshi ben akoma ligjin.Ne presim qe te na heqin qafe te tjeret ne kete rast SHBA por ata qe komandojne Boten nuk i plas fare se cfare ndodh nje pike te globit qe sngreh asgje ne kandar aq te vegjel jemi.Te shpresojme ta marri zoti sa me pare kjo eshte zgjidhja.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje