Heshtja shurdhuese pas bombave të Yuri Kim

20 Janar 2023, 19:21Politika TEMA

Heshtja shurdhuese pas bombave të Yuri Kim

Nga Ylli Pata

E mbani mend ç’ndodhi pas deklaratës së famshme të “barit” para selisë së PD në verën 2021? “Jo po kush je ti, kush të lejon tyyyy. Mkupton apo jo! Na tregon barin ti neeee, po a e din ti kush jemi.

A e di si m’duki, a e di si m’duki. Ooo budallenj, e dini kush jam unë, e dini? Po prit se ka më!

U ba ajo(Kimetja), o lexhendë, o lexhendë i komit shqptar qi je baba”. Natyrisht këto janë disa nga grimcat e materialit “Përroi psiqik ta boftë zoti mar”, të cilin duket se njëri e ka studiuar e po bën namin në një lloj formati, ku i ka çu për lesh panelet e darkës.

E ku nuk ka më burime për zhdukje e prapaskena kriminale, por vetëm një “Romeo” siç tha doktori: “talent”, që sipas gjasave maestro Kapexhiu do të bëjë se s’bën sequelën e “Edhe kështu, edhe Ashtu” version “Tablo sinoptike”….

Po ja se ndodhi! Të irrituarit VIP të Tiranës me Yuri Kim, nuk bën sot as gëk as mëk, pas një interviste, e cila më shumë se e tillë, ngjante me një bateri “Himars” që ka neutralizuar makineritë luftarake të “klubit antiamerikan të Tiranës”.

Në fakt, sot, kur ka kaluar më shumë se një vit nga një dalldi masive pa pikë lidhje politike, ja vlen të bësh një tip rezumeje, edhe pse në këtë mjedis, vëmendja shkon te kapanonët e Kasharit, apo fushata e Saljanjit, por që ka rrezik që ta marrë nga momenti në moment “Mis Investigativja”.

Ku pronarë televizionesh e drejtuesa emisionesh, të cilët ka një vit që nuk qeshin më dhe nuk kanë lënë gjë pa thënë për Amerikën e ambasadoren e saj në Tiranë, nuk linin rast pa bërë meme avokat Ngjelën apo ndonjë panelist të urtë që mbronte SHBA, duke ja hedhur turmës digjitale si material për ta shqyer. Por keq mirë, avokatit, i kanë dalë thuajse 70% ato që ka thënë. Fiks sa është shifra e inatit që njerëzit sipas sondazheve kanë me dy të mërziturit e mëdhenj me Yuri Kim, që natyrisht kanë intoksikuar një ambjent të tërë me vipa e rripa.

Po, le të kthehemi tek ambasadorja amerikane në Tiranë, për ta lënë pak mjedisin “ta boft zoti mar”, e analizuar atë çfarë ajo tha në intervistën “bombë” me Sokol Ballën.

Në thelb, ambasadorja Yuri Kim, ka tentuar të kthejë esëll ata që kanë tentuar të vënë në dyshim, ose edhe ta relativizojnë një vendim të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Yuri Kim u ka futur tartakutin me një shprehje që po i fute një batutë alla-luis të Edi Ramës kthehet në “s’keni parë gjë akoma”! Qëndrimi i ambasadores amerikane, natyrisht mund të merret edhe si një prolog i një zhvillimi të pritshëm për shpallje të reja “Non Grata”, por edhe si një analizë e kthellët politike se “ka njerëz që nuk flenë gjumë për këtë gjë”.

Gjë që duket hapur, ku ca të çakërdisur po çorodisin të tjerët, e kanë bërë virale një budallallëk që nuk ka logjikë për ta shpjeguar.

Se menuja e Non Gratave, ka marrë një zgjerim: mund të jetë ose nga Departamenti i Shtetit që është një raketë asgjesuese, por mund të jetë edhe nga Departamenti i Thesarit që të lë pa një dyshkë. E siç ka ndodhur, nuk kap vetëm politikanë, pod he sipërmarrës e botues.

Por përtej fantazive që mund të na ushqejë fuqia dhe diversiteti i sanksioneve, shpallja e Sali Berishës “Non Grata” është një vendim përfundimtar, i dhënë nga një administratë e një superfuqie, që mbi të gjitha është një vendim politik.

Pra vendim që përcakton se ku do të shkojë politika e lartë amerikane. E cila nuk ka, e do të ketë më punë me Sali Berishën sepse ai është sanksionuar “për korrupsion të rëndësishëm, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë”. Deklarata e djeshme e ambasadores Yuri Kim, nuk ka gjasa më të përsëritet, por u duk si një shans i fundit, shuumë i rëndësishëm drejtuar Partisë Demokratike dhe opozitës në vend.

Ku ambasadorja Yuri Kim deklaroi se presim që PD të bëhet të fitojë zgjedhjet, e në këtë rast përmendi hapur mbështetjen që ambasadori William Ryerson i ka dhënë Partisë Demokratike në vitin 1992.

Është një deklaratë super e fortë, që natyrisht është e mirëmenduar e mirëmbledhur që padyshim vjen nga Uashingtoni si një këmbanë për ata njerëz që kanë mendjen e tyre në gjirin e opozitës, e nuk shkojnë pas hallit të Berishës. Është një shans aq i madh, sa nuk e ka pasur asnjë forcë politike të paktën në Ballkan. Asnjëherë SHBA nuk ka thënë që duhet se një filan parti duhet të fitojë zgjedhjet, sidomos përpara zgjedhjeve të afërta në vend. Madje as në Kosovë, apo vende të tjera aleate me SHBA si Kroaci apo Slloveni.

Natyrisht kjo ndodh për shumë arsye, por kryesorja është se SHBA po përdor arsyen për të dialoguar me ata që kanë mendje të ftohtë e të kthjellët për të reflektuar.

“Që të shohin para dhe jo me të shkuarën, e cila nuk i çon kërkund”. Më qartë se kaq, më mbështetje se kaq, realisht nuk ka sesi ndodhë.

E di si duken ato lojrat e Saljanjit apo cic micet e deputetes së Sarandës para kësaj logjike: fiks si tmerret e “Përputhen”, ku të shkretët përveçse duan të bëhen të famshëm e të shfryjnë dufin, edhe kanë kohë pa fund se s’bëjnë punë tjetër gjatë ditës.

Po realisht, pse heshtën këta antiamerikanët e paneleve që s’kanë lënë sharje e bullizëm nacional, antropologjik e gjinor pa shfryrë ndaj njeriut më të fuqishëm të Tiranës, duke përdorur aksiomën “a di si m’duki?”. Gjasat janë sepse kanë fituar një lloë përvoje, e mësuar pak politikë në këtë një vit, ku nuk kanë qullosur gjë, vetëm kanë harxhuar fishekë bosh. E në fund nuk i ka mbetur asnjë lëvizje më për të bërë. Përjashto nëse ajo magazina radioaktive e Kukësit që u zbulua nga policia, po bëhej gati për të pasuruar uraniumin e varfër. 

Imagjino, ka një vit që s’kanë lënë fjalë pa thënë më Joe Biden në rrjete sociale, Ecobarin, paraardhësit të Escobarit që i gjetën grua serbe e të tjerë e të tjerë. Po gjumi? Ah, gjumi! Ai duket se është shkaktari i gjithë kësaj zallamahie që ka trazuar dynjanë. Imagjino është dhe pagjumësi luksoze vilash e shandanësh, ku nuk bën fajde as luminali, e as e balli kazanit me rruaza që i ka bajalldisur në 2021-shin…

11 Komente

  1. K
    Korale

    Cilin juri kim ke degjuar zotrote. Se ajo qe pame ne i “hengri “ ato qe kishte thene biles edhe duke genjyer pa piken e turpit per perzierjen ne zgjedhjen e kr te spak. Sa per Pd ne tha se zgjedhjen e ben VOTUESI”

    1. C
      Celo Mezani

      Shkrim rremuje dhe pak idiot. Eshte ne interesin e Shqiperise, SHBA dhe BE qe te kete rotacion pushteti, dhe kjo nuk ka te beje fare me cilesite e Rames, por ma faktin historik mbareboteror qe nje force politike qe rri mbi 10 vite ne pushtet qelbet nga brenda dhe nga jashte. Fillon vjen era fekale. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Ajo qe po thote Kim e te gjithe eshte hiqni qafe Berishen qe te sillet (me vote dhe ndihmen e SHBA) PD ne pushtet. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Nje komb qe nuk nxjerr dot ne pension nje kriminel politik dhe kriminel ordiner 80 vjecar eshte nje popull qe nuk meriton asgje. ASGJE. ASGJE FARE. AAAAAAAAAASSSSSSSGGGGJJJEEE.

    2. T
      Titi

      Patjeter qe ShBA do te donin nje rrotacion politik sipas vullnetit te " votuesit" ....por kurresesi me Berishen dhe Meten. Po nuk arriten ta kuptojne keto "foltoreistet" Rama don apo nuk don do ja varin edge nja 4 vjet qeverisjen deri sa te jape shpirt ai "qoftelargu"

      1. B
        Bureto

        Titi, mos u mërzit me ato qe shkruan Korale! Ai kujton se votuesin", e barazon me militantet e Salehut, edhe pse ende nuk e dime se sa e kane votuar atë. Megjithate, sipas ambasadores, nese PD duhet te vije ne pushtet, ate do ta sjellin votuesit dhe ne kete rast, kam bindjen se trupeshqit e PD nuk e kuptojne dot. Se ngaterrojne "votuesit" e "foltores" (byrektores) me votuesit shqiptare. Pra duhen votat e "votuesit', popull, elektorat dhe ato me patjeter, do duhet te jene me shume se sa ato qe mund te marre kundershtari i tyre. Që me dy monstrat, Saleh dhe Ilir spiuni, eshte mision i pamundur. Kete e tregoi 25 Prilli 2021.

      2. S
        Shqip

        Shkrim perçart. Kodra pas bregut. Kalon hu me hu. Po urani c hyn ketu. Aman mos e botoni me kete Paten

        1. V
          Vranakonti

          Koral,qenke tuafjepsur fare o lumadh. Qe kure foli zonja Kim mbreme te Balla,Saliu,Meta dhe disa te tjere myteber si keta, e kane futur koken ne bythe dhe nuk po e ngren dot,se u erdhi si gjyle topi. E more vesh ti Koral qe nuk ke vesh?

          1. E
            Edi

            My Pata Esther idiot, Tema eshte “gazette” qe nxjerr Copolen shqiptar/lol

            1. X
              XHI BU

              E kane degjuar more e kane degjuar, zonjen e nderuar Kim ambasadoren e SHBA per cka tha e cfare kemi degjuar ne emisionin .bombe te Sokol Balla ,e cila ka skjaruar e ka folur shume qarte per keqkuptimet e bera me dashje nga panelet e analistave te udhehequra nga ideollogjia per te shkatruar me dashje e per te coroditur kete popull vetem e vetem per ti dale ne mbrojtje Sali Berishes e Ilir Metes per cka i kane bere e cfare kane vjedhur e demtuar kete vend e popull . Kane ndertuar nje demokraci alla berishiane .Heshtin analistet e llaxoret e thashathemexhinjte e paneleve televizive pasi jane tronditur per cka u tha ne kete emision te gazetarit Sokol Balla pasi jane zhytur ne keto zellume edhe vete duke u pasuruar e bere me vila e prona te pa lligaritshme. Sot heshtje totale e kane futur koken si struci ne rere .Pastrim dhe hetim jo vetem dy banditeve kryesor por edhe ketyre palacave qe per interesa meskile nuk lene gje pa deformuar e thene e,duke zbukuruar te shtrembren,te pisten, te padrejten duke santazhuar te ndershmin dhe horrat e mafjozet i llustrojne duke i bejne heroj . Prandaj sot ka heshtje totale per cka u foj nga ambasadorja ne intervisten qe dha te Sokol Balla. U tremben e jane strukur nga frika prandaj heshten drejtusit e ketyre paneleve o i nderuar Ylli.

              1. T
                Tanguli

                Adoleshent Gazetar

                1. s
                  socialisti

                  Si more keta Saliu e Meta nuk po ja varin torben fare ketyre bombave shurdhuese te Yurit, thua se ja bejne enkas per ta cmendur te shkreten...

                  1. a
                    azem bejta

                    Zonja ambasadore duhet respektuar per punen dhe guximin qe e ka më u perballë më NON GRATEN dhe më kriminelet rreth NON GRATES

                    Lini një Përgjigje

                    Blog Tema