
Avokat Idajet Beqiri thotë se SPAK duhet të analizojë dosjen e tij për Metën dhe Berishën në lidhje me vjedhjen e floririt të Kërrabës. Beqiri i ftuar në Dritare TV thotë se Meta dhe Berisha duhet të hetohen për pasuritë.
“Unë ia çova provat SPAK-ut me prova dhe me sa munda arrita të nxjerr se çfarë pasurie kishte bërë Berisha dhe Meta që nga koha kur u vodh floriri. SPAK-ut i thashë se ishte krim vazhdues, për 278 Kg flori. Produktet e asaj vjedhje po bëhen pasuri përditë, po blihen toka, po bëhen ndërtime. Rezultoi edhe ku ka shkuar floriri, një pjesë në Zvicër, një pjesë në Qipro, një pjesë në Kongo dhe një pjesë në operacionet plastike që këta bëjnë.
SPAK e mbajti dosjen vetëm 10 ditë, por unë them se ajo dosje duhet analizuar, pasi për një veprimtari kaq të ndjeshme, nuk mund të ndalosh dhe të mos hapësh fare çështjen penale. Por, pas SPAK ka edhe Gjykatë të Krimeve të Rënda, SPAK-u është prokurori dhe unë kam të drejtë të ankohem për këtë vendim të SPAK, Gjykata e mori parasysh ankimimin dhe ky është lajmi më i mirë për shqiptarët.
Kjo gjykatë e mëson SPAK-un, por nëse unë dorëzoj një dosje dhe nuk më pranohet, unë e ankimoj në gjykatë këtë vendim. Kjo Gjykatë me vendimin e saj i tregon SPAK se ku të thellohet me hetimet. Gjykata i kërkon SPAK të hetoj këto vjedhje të bujshme dhe jo vetëm vjedhjet e fshatarëve.
Këtu me para krimi blihen votat, janë bërë krime dhe kjo është një para krimi e pastër. Ne kemi qenë vend i skandaleve, por këto do hetohen dhe do të dalë e vërteta për gjithçka. Me këto para krimi janë vendosur pasuri dhe këto duhet të hetohen patjetër. Me të drejtë Gjykata i thotë SPAK-ut se ku do të hetoj dhe si do ta drejtojë hetimin e tyre. Meqenëse avokati Beqiri është një njëri i thjeshtë që nuk ka akses në listën e të ardhurave të këtyre dy politikanëve. Por megjithatë ky ju ka treguar dhe listuar pasuri të pajustifikuara.
Themi SPAKU por SPAKU mbi kokë ka Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar për ta bërë të drejtë SPAK-un, pasi ky vend duhet bërë me drejtësi. Jo se ky vendim do të dënoj Berishën dhe Metën, por të hetohen deri në fund për të kuptuar se nga vijnë këto pasuri që kanë këta. Të hetohet ku ka shkuar floriri i shqiptarëve.
Kur unë kam thënë që Ilir Metën në PS e futi Berisha më thanë që janë teori konspiracioni. Por Ilir Meta ishte spiun i sigurimit të shtetit dhe këto dosje Berisha i mbajti nën fre. Meta u bë nënkryetar i PS pa asnjë kontribut, 23 vjeç. Por duhet hetuar deklarata e Berishës, që tha se Meta vitin e ri ‘99 e bëri me floririn e vjedhur. Duhej bërë inventari para marrjes së pushtetit. Berisha e kuptoi se kur të bëhej inventari do dilte vetëm ai hajdut i floririt. Ata e mbajnë njëri-tjetrin, Berisha e futi partinë e tija te PL-ja, janë një gjarpër me dy koka”, u shpreh Beqiri.
Beqiri: Ilir Meta, ka kafenenë më të bukur në Londër
Avokat Idajet Beqiri tha se Ilir Meta zotëron në pronësi të tij një ndër kafenetë më të njohura në Londër. Beqiri tha se dikush i kishte shkruar një mesazh duke i treguar për këtë kafene, ndër më të shtrenjtat në Londër.
“Koha e padëshkueshmërisë po merr fund për këtë vend. Këta politikanë të lartë kur shohin që një prokuror, një ish-ministër, një kryetar bashkie vajti në burg, tregoi se nuk ka më mburojë dhe vetë shqiptarët e kanë guximin për të denoncuar. Madje dikush më ka shkruar që kur të vish në Londër zoti Beqiri, në mes të Londrës është kafeja më e shtrenjtë, e më e mirë dhe më e bukur në pronësi të Ilir Metës. Por, pyetja është me çfarë lekësh e ka bërë Meta këtë? Këto janë paratë e gjakut të shqiptarëve. Këta që kanë krime mbi kokë janë të tmerruar”, u shpreh Beqiri.
Beqiri: Izet Haxhia e di si u vodh floriri i Kërrabës!
Idajet Beqiri, duke folur për vjedhjen e floririt të Kërrabës, tha se Izet Haxhia, një ndër dëshmitarët okularë, e di mirë skemën se si u vodh kjo pasuri. Beqiri tregoi edhe bisedën me zotin Haxhia.
“Unë faktikisht rashë në kontakt me dëshmitarë okularë të cilët e dinin si kishte ndodhur vjedhja në tunelet e Kërrabës dhe si u vodh floriri i Shqipërisë. Dhe njëri ndër dëshmitarët okularë që ishte i rëndësishëm për mendimin tim dhe tepër i besueshëm se kishte marrë pjesë vetë atje për ta ruajtur thesarin, ishte Izet Haxhia. Kur e mora si avokat atë ai më shpjegoi shumë detaje edhe për krime të tjera që kanë ndodhur në këtë vend. Edhe kush kishte qenë kapo banda që i kishte urdhëruar këto vrasje. Dhe jam detyruar, sa i mora këto lajme që Izet Haxhinë ta dërgoja atje vetë edhe si përfaqësues i tij ligjor në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sepse atëherë nuk ishte krijuar SPAK-u që të bënte kallëzim penal për këto që kishte dieni, sepse moskallëzimi i krimeve është vepër penale dhe ai do penalizohej një ditë.
Për këtë dhe ndoshta dilte se e kishte përkrahur këtë vepër penale se kishte qenë i pranishëm vetë, jo vetëm si dëshmitar. Pra në këtë kuadër mësova shumë gjëra dhe më pas të thellohesha, të pyesja dhe ekspertë. Edhe njerëz që ai indirekt më tha që kishin dijeni për këtë ngjarje dhe formësova një minidosje të vjedhjes së thesarit, që më rezultoi se thesari dhe floriri i Shqipërisë kishte qenë në Skrapar.
U mësua dhe rruga dhe si arriti të vijë në Kërrabë dhe për çfarë arsye. Erdhi në tunelet e Kërrabës për t’u bërë bashkë me arkivin sekret të shtetit, do të mbaheshin aty ku mbahej floriri dhe tunelet e Kërrabës ishin të sigurisë së lartë. Edhe bomba atomike të binte atyre nuk ju ndodhte asgjë. U futën brenda në mal, u blinduan dyert, 3 dyer të blinduara të bëra në Austri që kushtuan 4mln dollar. Nga ana tjetër u bënë me dy palë çelësa, një palë manual dhe një palë me kod.
U bënë bashkë katër institucionet më të larta të shtetit, sepse këto çelësa dhe këto kode i kishte Guvernatori i Bankës, Ministri i Brendshëm, Kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Ministrin e Drejtësisë etj, dhe këta komandoheshin nga Kryeministri i asaj kohe.
Për ironi të fatit një muaj para se të vidhej floriri iu bë inventari. Inventari u bë në shkurt 1997, në 12 mars 1997 kur kishin filluar trazirat, Sali Berisha ishte President i vendit, floririn e Kërrabës nga jashtë ishte vënë për ta ruajtur nga Izet Haxhia së bashku një grup të vetin të armatosur. Në datën 12 mars 1997, Berisha i thotë Izet Haxhisë që merr grupin dhe ik se do vij tjetërkush për ta ruajtur. Ata që erdhën në datën 13 sipas Haxhisë dhe dëshmitarëve të tjerë tregojnë personat që shkuan, me çanta ushtarake dhe vodhën një sasi të konsiderueshme të floririt kombëtar. Kjo vjedhje bëri një bujë shumë të madhe, të gjithë e morën vesh që floriri u vodh, edhe prisnin ndëshkim. Por as ndëshkim nuk ndodhi dhe as çështje penale nuk u fillua.
Kaluan disa kohë, erdhën socialistët në pushtet, Kryeministri i vendit në 1999 ishte Ilir Meta dhe në një mbledhje të Kuvendit të Shqipërisë Berisha bëri një deklaratë kundër Ilir Metës duke i thënë që ti je hajduti i floririt të Kërrabës. Në 1999, me helikopter, me bandën që shoqëronte Ilir Metën krahas tij edhe dy badigard, kanë shkuar dhe kanë vjedhur floririn në Kërrabë, por se çfarë sasie vodhi Sali Berisha në 1997 dhe çfarë sasie vodhi Ilir Meta në dhjetor nuk dihet. Thuhet që është vjedhur 280 kg po nëse është e saktë apo jo nuk dihet. Ky është problem hetimi, sepse nuk e nxjerrim dot se Kryeministër ishte ai që e vodhi dhe i kishte njerëzit e vet ata që bënin inventarin. Kur erdhi Kryeministër puna e parë që bën është të dorëzohen çelësat e floririt të shtetit, por gjatë regjimit komunist të gjitha të zezat kishte ai regjim”, u shpreh Idajet Beqiri.
Bravo Avokat i Popullit Idajet Beqiri!
hani , hani se ju ban mire.....lol "kafeneja ma e bukur"??????...se ka emer, se ku ndodhet...kete e di vetem SPAKU Taku.....lol
Hahahahaa Te te genjeje nje rrot kari si koperativisti Idajet Beqiri , eshte idiotlleku me i madh ne planet Idajeti eshte dericent , por deficent i viteve te 1950, se ai genjen sikur eshte jo ne klase te pare, por si lopcar
Edhe Vlora ka trapa si Rajmondi!
Vlonjatet mbahen si njerez te zgjuar,,,po' ti o Raimond palla nga dole kaq trap,,,,apo do jesh vlonjat jabanxhi,,,se kshu na dolet ju ca' duurrsak ca' tironca,,,
Nje dicka eshte sh e vertete qe cifti ne fjale jane qe te dy personazhe sh misterioz... ku kane vjedhur, grabitur,dhunuar,plagosur,VRARE..! etj etj... si perfundi kane bere politke kriminale tridhjetevjecare.. per te pasuruar familjet e tyre dhe ket pike se hedhin poshte dhe ata qe i duan dmth i votojne... nejse.. ... E keni parasyshe politiken e J. Arafat ne Palestine... nje pjese e popullit e urrenin ( akuzohej se bente kompremise me izrialanet dhe amerikanet )dhe ana tjeter e popullsise e votoni dmth e donin si njeri i populli shumica... nejse kur vdiq iu gjeten nje pasuri afer 20milion €.. popull fukara ben pyetje si arriti ket pasuri???
Bravo avukt pas gjith ketyre zbulimeve vilave ne gjirin e lalzi. Pas zbulimit 60 haleve te maces se zotit meta pas zbulimit te arit te kerrabs .dhe zbulimit te madh qe ju keni ber. Per minierat arit dhe diamantit ne pronsi te zotit meta po me spektakolarja zbulimi qe ju ikeni ber kafenes ne londer zoti avokat mos i nxir tani ruaj momentin e duhur qe zoti meta te mos ket nga tjambaj me gjith keto prova qe ke mbledh ti nuka legen qe te beson
Kuptohet qarte se e ashtuquajtura Drejtesi jovetem atehere qe ka qen pjes e Bandes se Dyshesh Kriminale [saleh mutaj ] por eshte edhe Bashkpunetore ne Krim ndaj ktij Shteti ! Kush ishin ateher Prokuroret e ata qe duhet te mbanin pergjegjesite dhe bein Detyren per te cilen ishin ne ato Poste te Larta ? Te dalin me emra e mbiemra te gjithe Banda e Bordellos Drejtesi qe Vettingu tregoj qarte se cfar Bande ishin dhe jane. Nuk ka ber kurr Detyren por kan bashkpunuar dhe rjepur shqiptaret gjate gjithe ktyre 32-vjetesh . Kush duhet te pergjigjet per kte Krim ndaj Shtetit sot ,vec Dyshes se Shkerdhatave te Kombit qe shpartalluan gjithcka ne kte vend ? Rrofsh Avokati i Shqiptareve dhe Shqiperise mbare z.Beqiri dhe mos ndaloni e qitini ne Drit Krimet e bera nga Bandat fakePolitikane qe padyshim kan pasur edhe mbeshtetjen e Ambasadoreve te HUaj ne Shqiperi ,per te bgjithan kto vepra Kriminale kunder Shqiperise
Shtet i vdekur.
Djersa e shqiptareve,zoti dhe perendia i mallkofte,me gjithe keto pasuri,dhe rinovim te gjith industris qe la kominixmi do ishim zvicer jo vetem me male,por dhe me det,por dhe me ekonomi.
E themë më bindje te plotë se në krye te SPAKUT per ti zbardhë te gjitha hajnit korrupcionin krimet e vrasjet do duhej te ishte vendosur avokati i nderuar dhe trim IDAJET BEQIRI
SKAK nuk Ekziston!
Kush na qenka kjo Kafene ne mes të Londres? Që ta dime e të shkojme të pime nje kafe..
Ndoshta e ke pur kafen aty,,ca' pret te lexosh siper kafene skrapari,apo kafene likja,,
Zefi bar restaurant ne Walton street sw3. Nje nga lagjet me te pasura te Londres. Kalo mire
Avokat,nje Miku in qe Ka kushurinj ne Londer,me kohe,rreth dhjete vite me pare,Jo me gomonet e sotme ,me Ka thene qe para disa viteve:-nga flirinjte ,Ilir Metà Ka tre ristorante luksoze ne londer.ka dhe nje vile te rrethuar ,ku ne nje tabelle lexohej :"prone e zotit Ilir Metà".Nuk e di sa eshte e vertete,nuk kam qene ne Londer,por Ju qe keni mundesine verifikoini.
Eshte dhe nje hotel modern ne Londer qe e ka emrin "Mona" eshte dhe nje kompani medie ne internet "Meta"! Hahaha, ore shqiptare mos flisni budallalleqe. Ata jane aq te zgjuar sa nqtse vertet e vodhen arin, e investijne ne emrat e miqve te tyre apo te aferm dhe jo nen emrin e vertete. Nqtse ka prona te kesaj natyre ne Londer jane shume shpejt te verifikueshme se kush i ka dhe i zoteron. Le ti gjeje SPAK nqtse jane te verteta. Pastaj le te gjeje lidhjet se ne shqiptaret e njohim njeri tjetrin. Ama nje kafe lluksoze ne mes te Londres ka nje emer dhe eshte e regjistruar si bisnes, me tha ky e me tha ay, jo tha keshtu e jo tha ashtu. Gjykata do prova me shkresa dhe jo me llafet e Izetit, qe ka qene pervehte nje hajdut dhe nje kriminel qe zbatonte urdherat e Berishes dhe kur e largoi Berisha u kujtua te beje patriotin e ta denancoje.
Kry shendoshe per QEVERINE. TE RONI VETE PER PLEHRAT DEPUTETE TE PS. SPAK NUK KA LINDUR ENDE. DREJTESIA NE KALBEZIM. SHQIPERIA DREJT ZHDUKJES. MALLKUAR QOFSHI JU PUSHTETARE, JU POLITIKANE, JU PRESIDENTE TE 30 VITEVE DEMOKRACI, QE U PASURUAT NE KURRIZ TE KETIJ POLULLI FUKARA. JU ZENTE HAKA E POPULLIT, KU JU DHEMB ME SHUME.
Ky eshte i vetmi "avokar" ne bote qe flet me tha ky dhe me tha ai. Ne gjyq dhe SPAK duhen prova dhe jo hearsay( me te degjuar). Je bere shume qesharak por fajin e ka Tema qe te jep hapesire per interes te manipulimit te opinionit. Qe te behesh i besueshem nxirr emrat e rojeve qe perfliten, emrin e Kafenese ne Londer dhe adresen e saj qe me siguri do kete pronar me tjeter emer. Po me tha Izeti apo Qameti nuk perbejne lajm apo cudi
Po mire mo vetem nje avokat ndermerr ne menyre private kete aksjon?ku jane qeneria e ashtuquajtur shtet qe erdhi per te bere shtet pse nuk ben akuza ?kjo tregon qe keta plehra jane te gjithe njesoj!Dine vetem te cojne lule cdo 21 janar ne bulevard.Pse jo? kater te vraret i sollen ne pushtet dhe kane 10 vjet qe perlajne cfare tju dale para!
Sapa tapa,,,po' i ke akuzat nga opozita o qyp, nga cez,nga gerdecit,nga 21 janari,nga rruga e arberit,,, po' kush do ti mette kta akuza e kush do ti hetonte tik llalla qe eshte denuar per vete per korrupsion,,krahu i djathte saliut dhe ilir metes,,,nuk denon qeveria,,denon drejtesia qe saliu i trolli me kohe,,
E çuditshme, këta ish komunistët duket sikur janë të organizuar edhe sot, punojnë në grupe me program të caktuar. Edhe stafetën ja dorëzojnë njëri tjetrit. Ja psh, me këto që shkruan dhe flet ky Idajet Beqiri, a nuk duket se po vazhdon linjën e Spartak Brahos? Për arsye moshë ikën Spartaku dhe zëvendësohet për të shpërndarë tym nga Idajet Beqiri.
E mo shefik,,,po' mbron sali komunistin,,,si duket te ka ecur mbare ne kohen e rrumpalles,,,toka pa' lek,ndertim pa' leje,tregti pa taksa,vidh korent dhe uje,,,ndonje parcel te vogel me hashash,,,vetem ju i dilni krah saliut dhe metes,,,ju skeni hallin e demokracine dhe KOMUNISTE e,,,keni hallin e qylit,,,,parazitat,hajdutet,kondrabandistet i shkojn akoma mbrapa sali QENIT,,,
Nuk eshte problemi se kush akuzon ,por akuzat qe mbajne ne kuriz qelbesirat e kombit ,dhe me qelbesira e lol.... ka ketu ku behen komente ,qe dhe te shikojne nje njeri te vdekur thone jo seshte e vertet ben vete , dhe mendimi te çon se kane perfituar ndonje kocke nga vjedhjet dhe me lehjet e tyre si qener ne komente mendojne se do shpetojne te zotet qe u hedhin kockat.Race qenesh.
E sigurte eshte qe mafioze si berisha dhe meta, zor se do te lejonin tua vidhnin floririn disa fshatare. Me shpejte e vidhnin vete. Patjeter qe ngjarja duhet hetuar.
Nuk më vjen çudi për një hajdut, vrasës dhe i korruptuar di Meta/j, më vjen çudi me disa komentues, që ju duket çudi de kafja në londër ka emër dhe adresë, harrojnë se dhe vila në lalëz dhe hotelet që ka meta/j kanë emër se kështu duan disa rrota ka,,,i këtu që komentojnë dhe meta/j duan ta nxjerrin dhëndërr të pastër. O fisin ku ta keni, prandaj bën qef meta/j dhe berisha me këtë milet, se kur jep dhe gruan për pushtet çfar do presësh nga kjo bagëti që me dy lek, bëhen viktima të dy killerave. Është neveri të marlsh apo të justifikosh dy njerëz, ku 32 vite vetëm se u pasuruan, vranë e hodhën në erë dynjanë, dhe akoma ka ca rrota ka,, i që mendojnë se kafja ka emër, o me fis e me rrac jua lëroftë kafja metes dhe gjaku i atyre të vrarëve që skanë varr akoma.