Fatos Klosi: Pse Berisha programoi vrasjet e 21 janarit, ja pse u qëllua kur protesta kishte mbaruar

21 Janar 2023, 16:05Politika TEMA

Fatos Klosi: Pse Berisha programoi vrasjet e 21 janarit, ja pse u qëllua

Ish-kreu i shërbimit informativ, Fatos Klosi është shprehur se protesta e 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues ishte e programuar.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se vrasjet ndodhën në momentin që protesta kishte mbaruar dhe jo kur ishte kulmi i protestës.

Më tej ai tha arsyeja e protestës ishte që kryeministri Sali Berisha të tregonte se është zot në vend.

“Rastet kanë qenë të programuara nga ata që kanë armët nëpër duar. Kanë qenë vrasje shtetërore sepse armët i kishin në dorë punonjësit e shtetit.

Të gjitha faktet çojnë  se ishte çdo gjë e programuar. Vrasjet ndodhën kur protesta kishte mbaruar. Vrasjet u bën shumë vonë, jo kur ishte kulmi i protestës.

Kur kam qenë në shërbim më kanë thënë se aleatët tanë në Shqipëri do të jenë me atë që vendos rendin në vend. Këtë e  thanë kur Fatos Nano më 14 shtator iku në Maqedoni. Rendi iku prej duarsh.

8 vjet më vonë Berisha e programoi këtë ngjarje për të treguar se ishte ai zoti i këtij vendi, ishte ai që e mbante rendin qoftë dhe me vrasje. Ai deshi të tregonte para opinionit publik dhe ndërkombëtarëve se është zoti i vendit”- tha ai.

1 Komente

  1. K
    Kristi

    O Klos, Kjo eshte jo paresorja, Por pervec ketij qellimi,...duhej qe te tregohej se jo vetem Berisha ben puc ,revolution,synon te rrezoi qeverine me dhune ,..etj,por dhe kundershtaret bejne,..dhe me keq. Nese acarimi do te vazhdonte me nje revolte realisht te madhe popullore,..mundesisht te behej nje ..97,e dyte. C'urdher kerkohet,..kur vriten nga shteti,.. Komandanti I gardes,mbasi u zhdep ne dru nga gangsteret e Sales,..zbatoi urdherin,..por ai se degjoi nga goje e Sales,..por nga dajaku I miqve qe I treguan cduhet te bente... O koka e tij ,..ose gjak nga turma,.. Ai zgjodhi ..turmen. Dhe e kuptonte se nuk do e gjete ndonje gje,..kushedi. Saliu,si i pari i qeverise ,duhet te sigurohej qe te mos ndodhte ndonje tragjedi ne popull,..nese do ishte shtetar.Por ai ishte inspiruesi,urdheruesi,zbatuesi,etj,etj. Keshtu duhej futur,ose duhet futur ne burg,ai,ministri,dr.policise,I gardes me te gjithe oficeret e implikuar.. Etj,etj, Keshtu o te nderuar analiste qe beni shume zhurme,..behuni njehere burra,respektoni ate inteligjence qe keni,..dhe flisni dy fjale tamam. Dhe ne kohen e E.Hoxhes,..ishte e ndaluar rreptesisht qe te qellohej mbi turmat.. Dhe jo me tani ne demokraci... Ky eshte thelbi. Respekt per cilindo qe ka Turin e tij,..e thote dy fjale tamam..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje