Ndërsa protestat që po organizon nuk po japin asnjë rezultat konkret, pasi Rama dhe PS jo vetëm që nuk duken të rrezikuar në qeverisjen e tyre, por përkundrazi po bëhen gati për zgjedhjet e radhës. duke premtuar fitore edhe më të thella, Sali Berisha duket se ka vendosur të rishikojë kuptimin e termit “kilometri i fundit”.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD u ndal posaçërisht te kjo shprehje për të sqaruar se çfarë kishte dashur të thoshte. Dhe nga shpjegimi i gjatë, la të kuptohej se “kilometri i fundit” nuk lidhet aq me rrëzimin e Ramës nga pushteti, sesa me marrjen përfundimtare të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, i cili sipas tij e kishte orientuar atë drejt Ramës.
“Dua të bëj me këtë rast një sqarim lidhur me shprehjen time ‘kilometri i fundit’. Cili ka qenë dhe cili është kuptimi i kësaj fraze, apo këtij koncepti. Kuptimi është ky që vijon: Ne si opozitë, në vitin 2021, ishim parashikuar nga Lulzim Brava dhe jo vetëm prej tij, por edhe nga të tjerë, të ishim simotër e PS-së në qeveri. Kjo është e vërteta. Unë e kam bërë publike prej kohësh këtë propozim, çka do të ishte drama më e madhe për këtë vend.
Pasi kjo nuk u realizua, u kalua në një seri masash të tjera nga Edi Rama, armik i egër i pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, por edhe nga mafia ndërkombëtare e Xhorxh Sorosit, armike e egër e demokracisë shqiptare dhe e kombit shqiptar, e cila kishte te PD një kundërshtare të paepur të projekteve të saj antishqiptare. Pra, kjo ishte një betejë që ne duhej ta bënim dhe ne e bëmë. Në këtë betejë, siç e di ti, u mor logoja dhe flamuri i partisë, u morën simbolet e saj nga gjykatës puthadorë, armiq të pluralizmit, nën ndikimin direkt të Ramës dhe faktorëve sorosianë në administratën e presidentit Joe Biden. Por përsëri, ne ia dolëm. Me veprimet tona, ia dolëm t’i rikthejmë.
Sërish kishim kilometra për të bërë, sepse për fat të keq, në vitin 2021, kur zgjedhjet u faktuan farsë, siç e kam thënë që të nesërmen në shkrimin tim ‘Vota vdiq pa hyrë në kuti’, ish-kryetari, në vend që të mbronte votën e qytetarëve, sulmoi Sali Berishën së bashku me Edi Ramën dhe vraponte drejt një koalicioni me këtë të fundit”, tha Berisha.
Pra, e thënë më thjesht, demokratët duhet të kuptojnë se “kilometri i fundit” nuk qenka për të larguar qeverinë nga pushteti, por për të larguar përfundimisht Lulzim Bashën dhe Edi Ramën nga Partia Demokratike.
Sqarimi i kryetarit të PD është njëkohësisht për të qeshur dhe për të qarë. Berisha, i cili dikur rrahu demokratët që tentuan t’i merrnin partinë, dhe që prej disa vitesh tashmë e ka rimarrë zyrtarisht drejtimin e saj bashkë me vulë e logo, rezulton se paska ende një “kilometër të fundit” për ta marrë atë plotësisht.
Një betejë me mullinjtë e erës, në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës, sepse jo vetëm që partia është sot më shumë se kurrë në dorën e tij, por edhe ish-i emëruari i tij, Lulzim Basha, është zhdukur nga skena politike, me gjasë duke shijuar jetën diku në lagjet e Holandës.
Ajo që kuptohet qartë nga ky sqarim është se aksioni i nisur me “kilometrin e fundit” për rrëzimin e qeverisë duket se është zgjatur përtej çdo parashikimi dhe nuk po arrin të mobilizojë as militantët më të flaktë. Ndaj një riformulim i konceptit dukej i domosdoshëm, të paktën derisa të shpiket një term i ri për të mbajtur gjallë shpresat e demokratëve, të cilët, me Berishën në krye, duket se kanë ende shumë kilometra opozitë përpara.
Lulzim Basha dha doreheqje se perndryshe nuk shkelje kurre ne zyrat e PD! Per turp te zotit, partite gjoja popullore evropiane, e falenderuan Bashen per doreheqje, por i kerkuan te mos krijoje parti te re!!!!! Ke porosite qe lulzim bashen ta kercenoje nga partite popullore evropiane? Ndonje maskara e te korruptuar, qe Evropa i ka me teprice?! Mesoje cfare ka bere Basha per kete popull e vend, per shqiptaret: 1. Heqja e vizave per Shqiptsret ka doren dhe vulen e Bashes. (Nuk e kam fjalen per vizat e tjera qe konsumoni ti me Ramen)! 2.Rruga e Kombit ka doren dhe vulen e Bashes, dhe nese e kane vjedhur, ti Sali e di mire se kujt ia ke dhene. 3. Ligji i dekriminalizimit ishte nje sherbim i jashtezakonshem per fillimin e pastrimit te politikes dhe kuvendit! 4. Institucionalizoi doreheqjen. 5. Fitoi zgjedhjet e 2021 sic dhe ti ke pranuar, dhe pse kish kunder Soros, Rame, Mete, Berishe e Topallin me parti te re! 6. Ka dhene shembullin e peruljes para drejtesise, megjithe problemet qe ajo kish. 7. I NDRICOI SHQIPTARET PER ALEANCEN SALI RAME E RAME SALI, PER SHKATERRIMIN E SHQIPERISE DHE MINIMIN E DEMOKRACISE! 8. HOQI NGA GRUPI PARLAMENTAR I PD NON GRATEN. Vetem kjo e fundit e mjafton... Lulzim Basha ende eshte luks per kete katund te varfer e te pandricuar ende mire. Por....
Shqiperia e shqiptareve kjo ka qen parulla e ballisteve.Te fshift panuklla se na hape barkun me shalngjiturin tend. Eshte e vertet qe dora e unukut tend firma e tij gjendet kudo. 1.) Tek vjedhja e rruges së kombit miliona € dhe ja hodhi drejtesis me raporte mjekesore. 2.) Tek shitja e detit Greqis që ngrefeshe si gjeli maj plehut a thua se po fitonim gjë. Dosjet ne kosove i qendisi mire per UÇK. Shpin e verdhë e konfirmoj. Etj etj etj. Sa te semurë paska pas ky vend. Por nje gje ta ka mesuar mire: trekendeshin e Bermudes. Rrofsh per dimer se ne behar te han mizat.
Eeej, more kot. Keto kush t'i tha ty, apo vjen Edi Rama per darkë te shtepia dhe te thotë ty "shko lidh qenin". E paske lexuar mirë propagandën Salisto-Ramiste kunder Bashës. Pse nuk flet më njeri tani? Por iku Basha, nuk ka më rrezik, dhe i kane kerkuar edhe falje "na fal që të kemi sharë, por keshtu ishte puna".
Kur te mbarosh barin fillo me kashtë.
Shtesë për Bashën: vodhi zgjedhjet si kryetar bashkie nëpërmjet ristanit që e pohoi publikisht në tv. Nuk e dha kurrë dorëheqjen, u rizgjodh pas humbjes derisa e zbythi soji i vet.
Jam dakord me Anrin me poshtë, që ky është koment i shkelqyer. Nuk është se kam ndonje simpati per Bashën, por kur erdhi puna per t'u treguar trim, ai u tregua. E perzuri Saliun dhe u rreshtua me amerikanët. Problemi ishte se Saliu me Ramën u bene bashkë kur pane rrezikun Basha, dhe bene ç'eshte e mundur që ta rrezonin nga PD. Faktori tjeter ishte pabythesia e atyre që e quajne veten të djathtë, duan gjoja te rrezojne Ramën, por kur vjen puna, rreshtohen me Komunistin Sali. Nje komentues këtu, nje Skypion Debili është i tillë, bashkë me Doktor Alimahmutin, Jorida Tabakja, Tomor Ali i Pazoti, e te tjerë zvarranikë e zhgarravina apo mbeturina të "mjathta" - as te majta, as te djathta. Te jemi të qartë. Lulezim Basha nuk do ishte kryeministri më i mirë per shqipetarët. Shumë herë ai u tregua mediokër. Por do preferoja mediokritetin e Lulezim Bashës, si kryeministri i parë i djathtë i Shqipërisë qe nga viti 1939, dhe po ashtu i pari kryeministër qe do ti hapte rrugën pluralizmit, rrotacionit politik, demitizimit te liderit, dhe zhdukjes se fanatikëve si forcë shkaterruese e demokracisë brenda Partisë. Është ironike që pikerisht qenia nje njeri me nivel mesatar inteligjence e Bashës, do ishte perfitimi më i madh i Shqipërisë. Natyrisht, ai nuk do rrinteeme shumë se katër vjet. Do humbet zgjedhjet dhe do ikte. Ashtu si iku. Por nuk do kishte më as Sali Krimineliedhe as Ramë Makiaveli. As Nul Nokë Budalla dhe as Taulant Palla. As Tritan Debil Preshi, as Niko Servil Peleshi, e keshtu me radhë. Por Shqipëria keshtu i ka humbur rastet per te ecur perpara. Fanatikët jane te dashuruar mbas liderit historik, qoftë ne PS qoftë ne PD. Dalin molotovistët dhe kane fytyre te shajne patronazhistët. Pra Lulëzim Basha, per katër vjet, do kishte patur nje efekt pastrues ne politikën shqipetare, dhe do ishte paradoksi më i bukur per Shqipërinë - nje njeri me intelekt mesatar do behej Kryeministri i parë i demokracisë - që ne po e kerkojmë dhe nuk po e gjejmë dot. Por e gjitha kjo mbetet vetëm nje sikur, sepse per Shqiperinë "halla nuk u bë kurrë xhaxha".
Hordhi, te paska hedhur hi syve Basha. Basha ishte per arsyet qe i di ai kolona e peste e perbindeshit non grata. Vertet e hoqi Bufin nga grupi parlamentar por ate e beri nen presionin e Juri Kim sepse Basha nuk kishte kellqe ti dilte kundra Amerikes por dhe nuk desh ta eleminonte Bufin komplet prandaj nuk doli qe tja hiqte fare mandatin por e hoqi vetem nga grupi. Pastaj cfare beri Basha, beri te pamunduren qe perbindshi te merrte partine perseri jo direkt se ashtu mbante ere por indirekt. Kete e beri duke mos bere fushate fare per zgjedhjet ose organizuar partine me preteksin se nuk donte te percante partine duke e lene Bufin te lire qe te dilte pastaj e te deklaronte se baza ishte me te fakt te cilin Salianji dhe Alibeaj sic e kane shprehur dhe vete e kuptuan me vonese( por dhe ambasada Amerikane qe nuk i shkoi fare me ne gjyq). Sot e shohim qartas qe Basha i la demokratet rrugeve te braktisur ku vetem nje grup i vogel qe jane kryesisht njerez qe kan perfituar bindshem nga Bufi i shkojne pas dhe jo baza e madhe e demokrateve. Basha ishte thjesh hafija e Bufit. Ku eshte Basha sot? Pse nuk del te beje te njejten lufte qe beri Bufi para 4 vjetesh kur e shikon partine ne kete fare derexheje por del Salianji? Nuk del se ai e di qe partine ja dha ai Berishes dhe nuk guxon tja marri dot sikurse dhe merret me mend per arsye qe ai i di.
Nuk arrij ta kuptoj si ka akoma aq te rrjedhur qe i shkojme mbrapa ketij plaku!!!!!
Shqiperi e shqiptareve.Kiment i shkrlqyer
Ky eshte nje mashtrus ordiner.Ik o debil rri n'shpi,plak matuf.
Mjere ata qe e besojne akoma kete Nastradin.
kY ESHTE BERE KAQ I Neveritshem sa nuk i afrophen edhe Qente se vjen era Shurre...he me "Falni" se Harruoce..ketij i Afrohet dhe Nderron Bibilinot Flamur Noka...
Nuk e kuptojne keta idiotet qe i shkojne mbrapa qe ky flet percart,mire muli e zhelali aq tru kane po te tjeret si shalqini i lushnjes qe me zerin dhe dialektin e tij na dhjeu seqeshuri....
Sali Bajga po fugon dhe pordhat i lēshon e Edi Rama i kafshon Lul Basha Salēs bythēn i pastron e pastaj ja kremon. Salia asht 1 i ksaj Bote mor tai.
Obobo,ububuja cfare opozite,fatkeqesi per Shq. e shqiptaret e shkrete!
Ti @. Akoma me urrejtjen e para 80 viteve? Balli e kish Vdekje tradhtareve, shqiperia e shqiptareve " sic e shikon une nuk dua vdekjen e askujt... Ndryshimet i madh me duket... Per mua ka pak rendesi kush e thote, por cfare thote. Ka gjasa qe ti je familje" deshmori "a sigurimi... A e di ti qe ne krye te Shqiperise nuk jane shqiptare? Nese po, atehere duhet te jesh dakord me mua... Nuk e bera engjell bashen por duhet te jesh shume i marre ta krahasosh me Sali Rame e Rame saliun... Zeqineja te duket e mire?! Llapaj?! Po kush, aman...!
Paragjykimi ju ka marr ne qaf. Vazhdoni se 35 vite iken duke u rropatur mbas ketyre te zgjedhurve majtas e djathtas. Por esht kulmi kur flet per Bashen ministrin e brendshem te 21 janarit me 4 vrasje ne kuriz.
Sali vicidoli kari te hyri muti te doli
O Sali kaq shume ke vjedhur sa akoma mban njerez me para qe te vine nga pas. Jo vetem ju ke dhene leke por ju ke hequr dhe trute e kokes. Njerezit normale kurren e kurres nuk vijne pas teje
Pika ne koke kush e ndjek pas krte te lajthitur! Pika i rente edhe familjareve qe e kane leshuar si zagar rrugeve dhe po e bejne gazin e Gazit dhe gjithe botes! Lidheni more se ka lajthiyur,nuk di se cfare te trilloj me!
Sali Berisha u vertetua plotesisht qe eshte 007 i Nexhmije Hoxhes dhe Ramiz Alise. Eshte i betuar deri ne vdekje komunisti per t’ja nxire jeten popullit Shqiptar, prandaj nuk ndahet nga PD megjithese i kaloi tetedhjet e kusur vjet.
O Sefer, është më keq problemi. Saliu është edhe agent i UDB-së. I ka te gjitha te keqiat. Ramiu te paktën punon per lavdi personale. Saliu punon vetem kunder Shqipërisë. Vetëm nje gjë nuk e di - per ke punon Taulant Palla. Me fal, Balla.
Edi rama nuk iken ka pushteti ne softest mbehete referedum populli i those po referdum ne softest mbehete zgjedhje ne shqiperi1 1edi rama 2lega zogu 3xhohana nano 4 Alfred moisture 5 stepping ismaili qemali 6 mark dodani 7rexhep mejdani 8kresnik osmani 8 nipi vilheti 9 niko lesi 10 ylli bufi 11 sander lleshi 12 adriatk lapaj 13 ana oxa 14 agron shehaj dhe agron llakaj 16ilir alihmemeti 17 mustafa nano 18 maliq biushallinj iriu 19ben blushi 20 vilson ameti 21 vajza ramis alis 22 stiljan fan noli 23 djali piro dobiba 24 besa kokollima 25kryeziu 26 enerik mehmeti 27 djali pjeter apnori 28 marin mema 29 djali bashkim kopliku 30cpetro koqi
Nuk paska nxjerrë njeri me legen,me pis ,me të ndyrë kombi shqiptar se Sali Berisha,një njeri që se ka njohur kurrë turpin,nuk ka pasur kurrë turp dhe ka për të vdekur si i tillë. Komunisti i fundit që i ka ngelur Shqipërisë është Sali Berisha, është turp për atë turmë që ka ngelur që i shkon nga mbrapa këtij komunisti që vetëm keq ka bërë në këtë vend që kur ka lindur dhe deri tani që është 81 vjeç. Njeriu me negativ që ka prodhuar ky vend.
Ja qe nuk paska qene problemi Basha, por problemi i mbetjeve toksike si kellici dhe noka, te dy keto kane mbajtje var partine demokratike nga e drejta themelore e perfaesise, vetem per karriket e tyre te deputeteve. Demokratet duhet ti largojn vete eshte e vetmja menyre qe partia te pastrohet nga morrat
pas ketij sqarimi brilant per kilometrin e fundit ,qe me thene te verteten na la me goje hapur ,bindemi plotesisht se i carturi sali ndodhet ne metrin e tij te fundit .
Sa te kete idiote te padobishem ec perpara plako.Vetem pak vemendje me panolinat se mosha ben te vetem.
Po ja me ne fund Bashen e mundi, me qysqi e me vare ja mori edhe seline e PD-en, atehere , kur nuk dashka te rrezoje Ramen e qeverine e tij , cte Sheqeres kerkon duke dale e bredhur rtugeve me flakadane ne dore?! .
Basha ose bashizmi qe u shua para se te ndizej , mbeti si mirazh , mbeti si simbolika e nje feksie qe u mbyt nga vrundujt e territ te kohes se territ . Kuptohet , gardianet e erresires nuk rrine dot pa vjell helmin e urrejtjes ... Shinjester me te mire se sa Basha ata nuk Kane . Llapaj , Shehaj e ndonje xerxebil tjeter Jane marifete .... Levizja Basha , e mbeshtetur nga anglo-amerikanet , per pak ua beri gropen ... Por vigjilenca e misionareve e dogji pa u ndezur dhe te gjithe , grusht bashkuar , ii turrem barit , duke iu futur lopeve ne pjese .
Saliu ne pushtet eshte , biles shume komod. Pa asnji pergjegjesi me te gjitha beneficent dhe privilegjet, kjo dihetI duhet Edit ky plak matuf qe dogji dhe vrau Shqipwrine. Kur permendni dhe Lulushin e saliut , kete koketul , hajdut dhe si e karikoi dhe e katapulto Saliu , te vjen ndot. Saliu do rezohet nga brenda dhe kur te doje Edi.