Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e fundit të hartuar nga Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung (BTI), që vlerëson dhe krahason proceset e transportimit drejt demokracisë dhe performancën ekonomike për gjithë vendet e botës.
Raporti aktual e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Evropën Juglindore sa i përket transformimit politik me 7.70 pikë për harkun kohor 1 shkurt 2023 deri më 31 janar 2025. Shqipëria ka lënë pas vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova e Serbia.
Sa i përket, transformimit ekonomik, Shqipëria është pozicionuar pas Malit të Zi që është pararojë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërsa në qeverisje, Shqipëria mban përsëri vendin e parë me 6.71 pikë e ndjekur nga Maqedonia e Veriut.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
RAPORTI QË NUK DO TA GJENI NË KANALE E PORTALE
BTI 2026 – Klasifikimi i Europës Juglindore
1. Transformimi Politik
Shqipëria — 7.70
▫️ Maqedonia e Veriut — 7.65
▫️ Mali i Zi — 7.40
▫️ Kosova — 6.90
▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 5.95
▫️ Serbia — 5.18
2. Transformimi Ekonomik
▫️ Mali i Zi — 7.50
▫️ Maqedonia e Veriut — 7.18
Shqipëria — 7.11
▫️ Serbia — 6.79
▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 6.57
▫️ Kosova — 6.21
3. Qeverisja
Shqipëria — 6.71
▫️ Maqedonia e Veriut — 6.07
▫️ Mali i Zi — 5.90
▫️ Kosova — 4.81
▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 4.03
▫️ Serbia — 3.96
Rreth BTI
Që nga viti 2006, Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung (BTI) analizon dhe vlerëson çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën. Kampioni aktual përfshin 137 vende. Njëzet e tre vende të OECD-së, përfshirë Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, aktualisht nuk janë pjesë e vlerësimit. Vlerësimi bazohet në më shumë se 5,000 faqe raportesh të detajuara për vendet, të përgatitura në bashkëpunim me rreth 300 ekspertë nga universitete dhe qendra kërkimore kryesore në mbi 120 vende. Periudha e shqyrtimit për këtë edicion mbulon 1 shkurt 2023 deri më 31 janar 2025. BTI është i vetmi indeks krahasues ndërkombëtar që mat performancën e qeverisjes duke përdorur të dhëna primare të vetat dhe që ofron një analizë të plotë të kapacitetit drejtues politik në proceset e transformimit.

Edi Rama , i ka bere nje makiazh aq te mire Shqiperise, sa nuk po arrijm qe ta njohim. Por kur bie shi dhe iken makiazhi?!!!!. Realiteti me ate cfare propogandohet ka nje hendek te madh.
Po mos u tallni o legena. Se ne Shqiperi ka pllakosur krimi, korrupsioni dhe gjithe te keqijat gjate qeverive rama. Vetem fasada eshte zbukuruar paksa, dhe kjo sa per te hedhur hi syve
Ky eshte realiteti, ji portalet e sali mutit dhe hamutanalistet e paguar qe helmatisin dynjane ..,
Si me krahasuar një grup të vonuarish, edhe ose je i pari ose i fundit, prapë i vonuar mbetesh.
Po Kosova pse është e ndare pika te vijezuara? Kjo do te thotë qe nga ana Serbise nuk ka kufij? Kjo është ëndërr e kryeministrit???
ME SHIFRAT E RAPORTUARA NGA QEVERIA JEMI NE KRYE TE BOTES NE POR HALLI I MADH ESHTE SE POPULLI SPO NDJEN GJE. ZHYTET NE VARFERI NGA MUAJI NE MUAJ, NES ATA QE BEJN LISTAT DUAN TE VERTETEN KJO ESHTE JO BROÇKULLAT E RAMES.