E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane pret në takim ministrat e rinj: Tri "porositë" amerikane për ta

27 Mars 2026, 18:14Politika TEMA

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane pret në takim

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, ka pritur javën e kaluar, ministrat e rinj të Qeverisë shqiptare.

Ajo ka takuar me radhë ministrat Ferit Hoxha, Albana Koçiu, Ermal Nufi, Toni Gogu, Besfort Lamallari, Erjon Ismaili dhe Enea Karakaçin.

VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri.


"Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët", tha ajo.

4 Komente

  1. F
    Fshatari

    Nga titulli duket qe kane vajtur ministrat tek e ngarkuara me pune dhe jo e ngarkuara me pune tek ministrat. No comment.... por mos na cani trapin jo po kombi,jo po atdheu, jo po pavarsia e institucionve jo po zgjedhjet, jo po Edi jo po Berisha. Te gjitha jane kot. Ne nuk jemi vend i pavarur. Cfare vlere kane gjithe te tjerat.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na ishte njehere...

      Kjo eshte me e keqja e cdo gjeje,zeroo pavaresi....

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aliu

        Takim.i zonjes se ngarkuar me pune me kulishet e Belinda Ballukut...! Kesaj i thone merre me leng se mishi eshte mbaruar................

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kapterri

          Nuk e kuptoj pse shkojne ministrat ne rresht per nji ne ambasade.Ne asnje vend te botes nuk ndodh kjo.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje