Asambleja Parlamentare e KE vizitë faktmbledhëse për të vlerësuar progresin e Shqipërisë

27 Mars 2026, 13:28Politika TEMA
Asambleja Parlamentare e KE vizitë faktmbledhëse për të

Dy raporterë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE) do të vizitojnë  Tiranën nga 30 marsi deri më 1 prill 2026. Ionuț-Marian Stroe dhe Paweł Jabłoński do të zhvillojnë takime me institucionet më kryesore të shtetit, si pjesë e vizitës faktmbledhëse mbi progresin e vendit.

Qëllimi i vizitës është vlerësimi i zhvillimeve të fundit politike dhe i progresit të Shqipërisë në zbatimin e rekomandimeve të Asamblesë, siç parashikohet nga Rezoluta 2544. Asambleja vendosi mbylljen e procedurës së monitorimit të plotë ndaj Shqipërisë në prill 2024 dhe kaloi në dialogun post-monitorim, një mekanizëm më pak intensiv, i fokusuar në një numër të kufizuar çështjesh të mbetura.

Raporterët pritet të zhvillojnë takime me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, Ministrin e Punëve të Jashtme, ministrin e Drejtësisë dhe ministrin e Brendshëm, ministrin e Shtetit për Anti-Korrupsionin dhe Administratën Publike, si dhe Komisionet parlamentare dhe Komitetin ad hoc për Reformën Zgjedhore.

Pjesë e takimeve të tyre do të jenë edhe autoritetet gjyqësore, Avokati i Popullit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias.

3 Komente

  1. R
    Reporteret te takojne vetem Saliun e Joriden, e te

    Aman kujdes se mos vijne e ikin keta dy raporteret e Asamblese Paelamentare te KE pa takuar Saliun dhe Joriden. Keta dy maskarenj e korruptuar jane e ardhmja e sigurte e shqiptareve drejt integrimit me Hezbolahun e Iranit, nese shkrihet ose na largon BE-ja e CDU-se.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Kur te vene ne nevojtore te takojne edhe sali mutin , aty i ka zyrat..!!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeni B

        Lajmi me i mire eshte qe keta nuk do takojne , komunistin Non Grata bashke me ( organizaten kriminale )

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje