
Ambasada e Kinës në Tiranë, ka zhvilluar sot takimin e përvitshëm me mediat shqiptare, ku shpalosen politikat e fuqisë së re botërore në linjën e zhvillimit global.
Ambasadorja e Kinës në Tiranë, Z. Pang Chunxue, në fjalimin e saj theksoi se thelbi i hapit të radhës së Republikës Popullore është ruajtje e shpejtësisë në zhvillimin ekonomik, vijimin e planeve 5 vjeçare të përcaktuara, por mbi të gjitha hapje më e madhe ndaj botës.
Ambasadorja Pang Chunxue ka theksuar se kjo hapje konsiderohet si kyçe për vijëmësinë e rritjes galopante të kësaj superfuqie botërore. Hapja, theksoi ambasadorja do të përqëndrohet në disa sektorë të ekonomisë, investimeve, duke pasur prioritet sektorët e shërbimeve, infrastrukturës, arsimit, kulturës etj.
Kryediplomatja e Kinës në Shqipëri, theksoi se vendi i saj është për të ruajtur rregullat e tregtisë së lirë dhe rendit aktual global, duke shtuar edhe synimet strategjike të vendit të saj.
Rritja ekonomike tha ambasadorja Pang Chunxue synohet të mbahet në ritmin e 5.5%-shit, ndërkohë që theksoi se objektivi strategjik në periudhën në vijim është që Kina të kthehet nga “Fabrika e Botës në Tregun e Botës”.
Një synim që në një farë mënyrë ka nisur të realizohet, e në disa sektorë sicc është ai i makinave elektrike, teknoogjisë, apo edhe industrisë së përpunimit, Kina është tregu kryesor për një pjesë të madhe të botës.
Një objektiv mjaft ambicioz, që tregohet edhe nga interesi i vendeve të Bashkimit Europian, Kanadasë, e gjithashtu të Azisë që kthehen në partnere të rëndësishme të Kinës.
Ambasadorja kineze foli gjithashtu edhe për vullnetin e qeverisë së saj në përmirësimin e marrëdhënieve aktuale me Shqipërinën ë të gjitha nivelet.
TemA
Qeveria duhet te shmange cdo kompleks eventual ne avancimin e marredhenieve ne interes te ndersjellte me Kinen, e cila dikur na ka ndihmuar shume dhe falas. Me BE-ne kunder eventualisht, Kina duhet te jete pjese e Palnit B te Rames, pasi te konsultohet dhe siguroje garanci nga Trump per cdo eventualitet. Perndryshe kuptohet se duhet te veprojme sovrane ne vendimet tona, per buken tone, per femijet tane, dhe po te jete nevoja akoma me pro Turqise, dhe me afer Kines nese keshtu do diktonin situatat e paparashikuara ne te cilat jetojme sot!
Tha gjë, a do e njohë Kosovën të na lajë borxhin që e futëm në OKB?
Duhet sa me shpejt me rregulluar mardheniet me Kinen , ne kohen qe ishim miq Shqiperia kishte shume te mira , mbas prishjes me Kinen ne morem fund , prandaj qeveria Rama duhet te kerkoje bashkpunim , boll mē me politike por shifni te ardhen e Shqiperise
Po dalin xhuxhet dhe maxhuxhet Kina dhe Rusi Ne na behet mbare se do pallojme Ruse dhe Kineze