Qeveria miraton ngritjen e komisionit për çmimin e barnave, ministrja Sala: Të shmangim rrezikun për mungesa në treg

26 Mars 2026, 12:30Politika TEMA
Qeveria miraton ngritjen e komisionit për çmimin e barnave,

Qeveria ka miratuar vendimin për ngritjen e komisionit për çmimin e barnave, qëllimi i të cilit është garantimi i transparencës, stabilitetit dhe sigurisë në tregun e barnave në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, tha se vendimi vjen si përgjigje ndaj nevojës për metodologjinë e përcaktimit të çmimit të barnave, përshpejtimin e procedurave dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me barna për qytetarët.

Evis Sala theksoi:“Ndryshimet synojnë garantimin e disponibilitetit të barnave në treg, duke shmangur rrezikun për mungesa, veçanërisht barnat që janë alternativa të vetme në listën e rimbursimit apo përdorimit spitalor. Rritjen e transparencës dhe profesionalizmit në procesin e përcaktimit të çmimeve. Përshpejtimin e afateve dhe përshpejtimin e procedurave, duke përfshirë edhe përdorimin e dokumentacionit elektronik në përputhje me procesin e dixhitalizimit të administratës”.

E pyetur mbi mungesën e analizave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Sala tha se po mblidhen të gjitha të dhënat që më pas të reflektohen në ndërhyrje të shpejtë.

Sala shtoi: “Aktualisht po vlerësojmë të dhënat. Mbledhja e të dhënave dhe planifikimi janë në shërbim. Kemi mbledhur të dhënat dhe nëse nuk mungojnë, do ta zgjidhim brenda këtij viti”.

Ministrja theksoi se po punohet për të mundësuar që të mos ketë mungesë barnash.

7 Komente

  1. K
    Kancer lēkure, truri,stomaku,zorre,gjiri,koci,mēlq

    Tē gjithē barnat nē farmacit e BE-sē qē nuk shiten ,dhe ju skadon afati, atēher nisen nga farmacit nē depo, ju ndryshohet data dhe eksportohen nē ballkan dhe afrik.Çmimi ēshtē pak mē i shtrenjt për tē bindur blerēsin nē cilsin e ilaçeve.Sot BE mē shum pērqendrohet te cilēsia ushqimit dhe mēnyra jetesēs dhe tē punuarit se shërimi sēmundjes qē mund tē parandalohet, ndērsa ne kujdesemi kur kanceri ështē nbē fazē terminal.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parku Rinia

      Me kete ¨Ministre¨ = ¨Profesore¨ (?!) = Sherbimi Shendetsor po katandiset cdo dite e me shume si Skenari e Regjia e Filmit 'Lulekuqet mbi Mure' - brenda Jetimores se Tiranes gjate pushtimit fashist = u qellua e u vra/vdiq Sulua mbi murin e jetimores nga Karabinieret, por Kuestura nuk donte ta pranonte: ¨... he pra kush ka degjuar krisma? .... he pra kush ?¨ ---- heshtje varri ----- ¨... ja pra qe nuk ka patur krisma !¨ ---- ¨... edhe nqs keni degjuar, ne kohe lufte jemi, ... e, ato kane qene diku larg !¨ ------ Keshtu pra, kjo ¨Profesore¨ mori detyren e Ministres se Shendetesise se Shqiperise ne shtator 2025 ( e rikthyer ne Shqiperi nga Larg ne kilometra e nga Larg ne kohe .....?! ), duke premtuar e vene me insistim si kusht, publikisht, (me ze e me figure!) per Kryeministrin Kristaq Edvin Rama alokim me te madh fondesh per sherbimet baze, e me tej duke vene ne fokus sektorin e Onkologjikut . dhe DEL ne 26 mars 2026, FILLIM VITI (akoma pa u mbyllur 3-mujori i pare ....!) dhe thote se problemet do monitorohen dhe do marrin zgjoidhje brenda FUNDIT TE VITIT ?! - = mire eshte te shtrohet ca dite te Spitali 5 kjo ¨Profesore¨ !

      Përgjigjjuni
    2. d
      dori

      E vërteta është se agjesitë farmaceutike janë mbushur me mashtrues të cilët e heqin nga tregu një medikamentet për një kohë dhe kur del përsëri del me dyfishin e çmimit.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bredhi

        Z.ministre Evis Sala:Per te minimizuare sado pak korrupsjonin ne mjekesi duhet te largoni klinikat,laburatoret,farmacite rreth spitaleve.Ato jane kthyer ne vrima te zeza te mjekesise.Pacjentet shkojne ne sipitalet shteterore dhe pas vizites dergohen ne klinikat per rreth spitalit.Nqs keto kjoska te ndyta nuk largohen minimalishte nje km.ne vije ajrore aty korrupsjoni nuk minimalizohet.Psh.njgjitur me spitalin e politraumes jane 6_te klinika,9_te laburatore,7_te farmaci.Hiqini keto kjoska ne te gjithe Shqiperinez.Ministre.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje pacient kardiak

          O ministre akoma se ke mare vesh ti , qe te jete per ju si shtet ketu depua ngelet bosh pa ilace si ne 90-ten ? Ne kete rast fiton privati qe furnizon shtetin dhe ju me tenderat , pacienti si gjithmone paguan sa frengu pulen nga halli e sidomos pensionistat ? Mos mashtroni me rburesime edhe ju e dini se sa riburesoni tek pacientet me arterio-skleroze qe cdo 24 ore eshte rrezik per atak kardiak dhe ilacet jane shume te shtrenjta ? Kot I keni ato llafe apo projekte te parealizushme per te kaluar radhen , vetem mendoni si te pasuroheni per vehten tuaj e gjithe klasa politike majtas djathas nuk jeni per popullin ? Ju ngeli Bytha ne aeroplan mashtrusa ...!!!!

          Përgjigjjuni
          1. I
            I Semuri qe Renkon

            “ Te shmangim rrezikun per mungesa ne treg “ ? Kush je ti moj qe drejton tregun , kush te pyet moj , ketu operojne kompanite private te farmacive sipas uerise se tregut ? As te pyesin fare ti ju lutesh per te bere tenderà qe te perfitoni per vehten tuaj nga ky buxhet qe eshte per te gjithe llojet e diagnozave te pacienteve qe rrenkojne , dhe ju bashke me keta operator skeni pike meshire te hani nga dhimbja e ketyre te semureve ne vend qe tju qani hallin dhe te ndjeni dhimbjen e thelle qe kane keta te semure ju ja u shtoni me teper me keto lloj mashtrimesh gjasme Po i riburesoni , kur ne te vertete ribursimi eshte minimal me realitetin e dhimbshem Mortja qe ste ha , shetite gjithe andej kur te vune drune te sistemoje Rama ministre shendetesie qe se ke haberin e organizimit por me qe e ke ne gen nga nena je e mire per te mashtruar te vjedhesh e jo te meresh me shkence , nuk je nga ajo gjelle ti ? I pagofshi nje dite te gjithe ju mashtrusa qe skeni pike meshire as per ate qe dergjet ne shtrat ? Mos genjeni ne kete menyre , se po i paguajme ne kuriz ne te semuret vjedhjet tuaja , njeres te pa ndergjegjeshem ?

            Përgjigjjuni
            1. V
              Valdetja

              Kjo qenka fare tyryfyle. Pa folur akoma e dija vajze te zgjuar, por tani qe e kam degjuar te flase them se propaganda Sorosiane qenka vertet per t’u admiruar

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje