Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur hapur për revistën prestigjioze franceze "Le Point". Ai ka prekur disa tema, që nga qëndrimi i Shqipërisë ndaj Iranit dhe mbështetja ndaj linjës së fortë amerikane te roli i Shqipërisë në NATO dhe marrëdhëniet me Europën.
Siç shkruhet në artikullin e Le Point, Rama nuk i shmangu pyetjet e ndjeshme, duke dhënë qartësi mbi vendimet e politikës së jashtme dhe prioritetet e qeverisë së tij.
Shqipëria dhe linja e fortë ndaj Iranit
Kreu i qeverisë ka shpjeguar pse Shqipëria e mbështet politikën e ashpër të SHBA-ve ndaj regjimit iranian, duke shtuar faktin se Shqipëria është një nga pak shtetet pa marrëdhënie diplomatike me Iranin dhe që strehon muxhahedinët iranianë, një grup opozitar iranian që ka zbuluar programin bërthamor sekret të Teheranit.
Sipas Ramës, Shqipëria nuk u frikësohet kërcënimeve. “Është e rëndësishme të flitet me të gjithë, përveç terrorizmit”, ka theksuar ai. “Asnjëherë nuk duhet t’i pyesni shqiptarët nëse kanë frikë. Ne nuk kemi frikë. Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe e njëjta filozofi na udhëheq edhe sot”, ka deklaruar Rama.
Bashkëpunimi me SHBA-të, NATO-n dhe Europën
Rama ka vënë në dukje se Shqipëria është pjesë e NATO-s, që i jep mbrojtje të fortë ndaj çdo sulmi të mundshëm. Ai nënvizon se vendi ynë ka një histori të qartë mbrojtjeje të të drejtave dhe strehimit të të persekutuarve, duke e lidhur këtë me vendimin për të pritur muxhahedinët dhe afganët që humbën mbështetjen ndërkombëtare.
Vendimin, e quan akt humanitar dhe të bazuar mbi historinë e vendit për të mbrojtur të përndjekurit. Ai ka theksuar rëndësinë e një Europe të bashkuar dhe nevojën që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së sa më shpejt. Shqipëria, sipas Ramës, mund të ndihmojë në përparimin e projektit europian duke u bërë pjesë e BE-së, duke respektuar traditën e unitetit europian.
“Vendi im ka përvojë historike nga diktatura komuniste që e bën të kuptueshme nevojën për qëndrime të forta kundër agresionit të jashtëm”, ka thënë ai.
Kryeministri ka folur edhe për miqësinë e tij me presidentin amerikan Donald Trump apo për projektet e investimeve të Jared Kushner në Shqipëri, duke mohuar çdo pretendim për privatizim të ishullit të Sazanit. Projektin e cilëson një nismë turistike dhe mjedisore me përfitim për Europën, duke bashkëpunuar me arkitektë të njohur, përfshirë Jean Nouvel, dhe duke theksuar marrëdhëniet e mira me Jared dhe Ivanka Kushner.
Ai deklaroi se Shqipëria do të blejë pajisje ushtarake europiane, izraelite dhe amerikane sipas nevojës, duke ruajtur lirinë e vendit për të zgjedhur partnerët strategjikë. “Shqipëria ka blerë sistemin radar GM400 Alpha nga Thalès”, shton Le Point.
Numri një i kabinetit ka kujtuar historinë e Shqipërisë si vend mikpritës i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore duke nënvizuar rëndësinë e kodit të nderit shqiptar: “Pika më e rëndësishme për një shqiptar është Zotëria dhe mysafiri”, është shprehur ai, duke e lidhur këtë parim me vendosmërinë e Shqipërisë për të mos u kthyer kurrë shpinën atyre që kërkojnë strehim dhe mbrojtje.
Çështjet e brendshme dhe imazhi ndërkombëtar
Rama mohon akuzat se porti i Durrësit është një qendër e pastrimit të parave, duke e krahasuar me qytete të tjera europiane. Ai përsërit se Shqipëria respekton ligjet dhe ofron mbrojtje për të gjithë që kanë nevojë, duke përfshirë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Përtej pyetje-përgjigjeve, revista franceze shkruan këto fjalë për Ramën:
Në një ditë pranvere, qindra protestues në Tiranë brohorisnin “Rama ik!”, duke kundërshtuar qeverinë, ndërsa Edi Rama, socialisti dhe kryeministër i rizgjedhur me mbi 53% të votave, e sheh këtë lëvizje si dëshmi të demokracisë aktive. Në vitet ’90, Rama jetonte në Paris si artist, dhe rrugëtimi i tij përfshin ministra e kryetar bashkie përpara se të bëhej kryeministër në 2013. Ai njihet për staturën e tij të gjatë (mbi 2 metra) dhe prezencën e fuqishme diplomatike. Rama është pro-amerikan dhe pro-europian!
Pjesë nga intervista:
Le Point: Në luftën midis koalicionit SHBA-Izrael dhe Iranit, ndërsa shumica e kryeqyteteve evropiane bëjnë thirrje për ulje të tensioneve, pse e mbështesni vijën e ashpër të Uashingtonit?
Edi Rama: Unë nuk kam zgjedhur një qëndrim rrënjësisht të ndryshëm nga vendet e tjera evropiane, por Shqipëria ka një histori shumë të veçantë të kohëve të fundit me regjimin vrasës në Teheran. Sot, Shqipëria është një nga vendet e pakta që nuk ka marrëdhënie diplomatike me Iranin.
Le Point: Ju ishit shënjestër e një sulmi kibernetik iranian në vitin 2022…
Edi Rama: Po. Sulmuesit i përkisnin një grupi të renditur ndër 10 më të mirët globalisht në terrorizëm kibernetik. Pas atij sulmi, vendosëm të ndërpresim të gjitha marrëdhëniet me Iranin. Ky agresion ndodhi sepse ne strehojmë një grup opozitar iranian.
Le Point: Ju strehoni rreth 3,000 anëtarë të MEK. Irani e ka quajtur këtë bazë një shënjestër legjitime. A keni frikë?
Edi Rama: Nuk duhet ta pyesni kurrë një shqiptar nëse ka frikë. Ne nuk kemi frikë nga asgjë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, askush nuk i donte hebrenjtë. Ky vend, edhe pse i varfër dhe kryesisht musliman, u bë streha e tyre. Shqipëria hyri në histori si i vetmi vend evropian që i dha fund luftës me më shumë hebrenj sesa kishte në fillim.
Le Point: A ju kërkuan Shtetet e Bashkuara t’i strehonit?
Edi Rama: Po, e bënë – dhe ne thamë po. Por ne gjithashtu strehuam mbi 4,000 afganë pas vitit 2021, kur të tjerët u kthyen shpinën. Në Shqipëri, ne kemi një kod të vjetër: “Zoti juaj dhe mysafiri juaj”. Nëse jeni mysafiri ynë, ne ju mbrojmë.
Le Point: A keni frikë nga kërcënimet nga Irani?
Edi Rama: Ne jemi anëtar i NATO-s. Sulmi ndaj një vendi të NATO-s nuk është diçka e thjeshtë. Ne jemi të mbrojtur.
Le Point: A rrezikon përafrimi me Uashingtonin ta çojë Shqipërinë në përshkallëzim?
Edi Rama: Jo. Së pari, nuk ka një qëndrim të vetëm evropian. Së dyti, kjo ka të bëjë me një vend që shpalli armiqësi ndaj nesh, jo anasjelltas. Së treti, Shqipëria ka përvojën e vet me diktaturën.
Le Point: Makron thotë se ndryshimi i regjimit nuk mund të vijë përmes bombave. A jeni në një vijë të ndryshme nga BE?
Edi Rama: Nuk ka një vijë të vetme të BE-së. Nuk po flas për ndryshimin e regjimit, por për ta bërë këtë regjim të paaftë për të sulmuar fqinjët e tij.
Le Point: A po vepron në mënyrë efektive koalicioni SHBA-Izrael?
Edi Rama: Absolutisht.
Le Point: A mund të shihet Shqipëria si një “dele e zezë” midis kandidatëve të BE-së?
Edi Rama: Shqipëria nuk është në Parlamentin Evropian. Dhe përsëri, nuk ka një qëndrim të unifikuar të BE-së.
Le Point: A do të blejë Shqipëria sisteme mbrojtëse evropiane?
Edi Rama: Ne do të blejmë sisteme evropiane, izraelite dhe amerikane – çfarëdo që është e nevojshme.
Le Point: Po në lidhje me projektin e Ishullit të Sazanit të lidhur me Jared Kushner?
Edi Rama: Ne nuk po e privatizojmë ishullin. Shteti shqiptar do të jetë partner në këtë projekt.
Le Point: Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Jared Kushner?
Edi Rama: E prita atë si një mysafir amerikan. Personalisht, i gjej atë dhe Ivankën të jashtëzakonshëm – të përulur dhe të thjeshtë.
Le Point: Ju morët pjesë në Këshillin e Paqes të Donald Trump. Pse?
Edi Rama: Shqipëria nuk ka marrëdhënie me Rusinë. Por e gjej shqetësuese që Evropa nuk ka mbajtur dialog diplomatik gjatë luftës në Ukrainë.
Le Point: Ju e quajtët OKB-në një “gjigant në agoni”…
Edi Rama: Po, dhe shpresoj se do të shtyjë për reforma. OKB-ja duhet të rishpiket.
Le Point: A e bën pjesëmarrja në këtë këshill Shqipërinë një kalë trojan të SHBA-së në Evropë?
Edi Rama: Nuk mendoj kështu. Evropa është ende një vend ku zgjedhjet janë të lira.
Ne emer te zoteri se dhe mysafirit, shite shqiperine. Ta ka lene prone te trasheguar gjyshit. I mbrojtje ne Shqiperi cifute, por sepse po cfaroseshin nga Nazistet. Sot Jane cifute ne rolin e naziste e, dhe ti ben aleance me Nazistet e lindjes se mesme? E cfare mund te presesh nga Musolini shqiptar. Aty I bije ne gjunje musolines italiane, ketu mbeshtetur nazisti Netanjah, TE shpallur kriminel lufte... Po, ka nje shkak, se Shqiperia eshte pa breket ne bythe dhe nuk ka kush e mbron, sipas Musolinit, vec Trapi I Sazanit dhe Adolf Netanjahu.
Kete Palloshin do ta cojme ne frontin e luftes bashke me Plakun Mere ....qe te luftojne dhe ta parandalojne qe atje rrezikun ndaj Shqiperise. Edhe po rane ne fushen e betejes , Shqiperise do ti shtohen dy heronj.....dhe populli do te marre fryme lirisht pas 35 vjetesh ne te cilat keta funderrina na nxine jeten !!!!
Pas ekranit fshihen, të shitur, e të paguar, në zyra të errëta, me shpirt të trazuar. Shkruajnë komente naten, trillim pas trillimi, për të mjegulluar mendjet, përçarje e hutim. Shesin edhe ndërgjegjen për një grusht fitimi, dhe zhytin të vërtetën në baltën e poshtërimit. Por maska u bie shpejt, u del çdo mashtrim, se drita e së vërtetës mposht çdo errësim.
Pikes i ke rene , besoj e ke fjalen per...z.Baze dora vete , qe per ate "grusht fitimi" qe the ti , dikur i lepinte bythen Saliut dhe shante PS...kurse tani i lepin bythen Rames dhe shan Saliun dhe PD.....
"Miku ......"! Po s'te vjen turp keput brockulla we te prezantojne si tyryfyl! Mos ja trego kujt ananonimatin! Bu/K3.
I dha Adriatikut 700 000 euro qē tē ndērpres protestēn.
Ky ka lindur i PAPERGJEGJSHEM! KUJDES O POPULL, shqiptar!
USA, populli që e ka votuar tre herë nuk ka nevojë për mëndjen tënde të kalbur.
Boll se na hapi barkun. Kur Rusia godet Ukrahinen komshije per te ndryshuar sistemin , ta spastroje nga nazistet qe lejone qe armet e Natos ti afrohen kufijeve te saj, perendimi e quan agresion. Kur te njeten gje , Izraeli sulmoi nje shtet sovran me pretendimin se duhet te ndryshoj sistemin, kjo quhet e drejte!! Izraeli eshte jashte ligjit nderkombetar per armet nukleare, Ashtu sikurse Irani…
Sikur dhe njëherë të vetme qeveria dhe ju të kishit oshkur për të mbathurat dotë ishte .irë.Nuk e di se erdhi mëhalla dhe të bëri shtëpin apo e bëre me dynjanë?Z. Kryeministër amerika nuk di ku është vetë se ç'thotë në darkë nuk thotë në saba,Izraeli po e ka të instaluar qëllimin ai tërheq për hunde Tra.mpin.Si në fund ju themë se lufta Izraelito-Amerikane është e pa drejtë.
Pas ketij pershkrimi nuk na mbetet gje tjeter veçse pika loti nga gezimi qe paskemi qene me fat te madh me kete udheheqes.Ne fakt eshte nje nyje qe kerkush nuk e zgjidh qe pas Saliut,kushdo qe do e merrte do te quhej politikan dhe udheheqes i madh ,nisiur nga bemat qe ky kriminel i paguar nga CIA- mundi ti beje gjithçka Shqiperise e shqipetareve. Rama eshte me i rafinuar se Saliu,duke ndjekur te njejten rruge por me te moderuar e sa here qe populli ndihet i pakenaqur dhe revoltues i ve perpara qenit Sali qe ne çdo çast i nxjerr dhembet ketij populli. Ne fakt te dy jane pjese e se njejtes monedhe,andaj dhe jante te pandashem.Gjyshi i Edit ka qene shofer i Musolinit,origjine çifute,ndaj dhe Netaniau jo vetem qe e priti me tapet te kuq por edhe e dekoroi.
Dy kategori nuk frigohën.Njëra është ai individ ose shtet që është shumë i përgatitur ushtarakisht andaj z'ka pse frigohet dhe kategoria e dytë janë budallenjtë që nuk dijnë të logjikojnë çka po ndodh dhe p'pasoja mund te ket.Tani meqenëse Shqipëria ushtarakisht është mjerim si duket Rama po e luan rolin e dudallajt.
Qendrim hipokrit dhe burracak. Kesaj i thone te sakrifikosh interesat e vendit per interesat e tua vetjake.
Nejse se kaq di e kaq thua, ky presidenti amerikan pse po bisedon me rregjimin kriminal apo nuk eshte marr vesh me ty me pare? Nese nuk bisedojm me rregjimin ne Iran qe na mban mbyllur ngushticen e naftes, do hajme bar? Merru me punet ne Shqiperi e lere Iranin se nuk po ecen asgje. Nje kolaps me projektet dhe perseri nje behar tjeter do na gjej me rremuj, plehra e pluhur.
Lexues, you are 100 percent right!
Z. Bythmut dhe ti Gjergji! Shqiperia ka nje ushering me 8 mije / "milion" ushtar.!
Ti je komplet i çmendur dhe mjerë Shqipëria që përfundoi në duart tua dhe të bandës tënde hajdute!
Po ti normal qe nuk ke frike se ja mbath jashte shtetit me gjithe Zahon dhe Linden dhe le popullin te merret me pasojat o pjelle e keqe.
Po ca thu mer shoku. Po s’po merret njeri me Ty mor, po e shihje ti , kishe apo nuk kishe frike. Vend I madh dhe I fuqishem ti. Pu, pu, pu
Nuk besoj te kete pasur Shqiperia nje kryeminister me skandaloz, me te neveritshem, me shkaterrues sesa Ed Rama.
bravo ja kush qeveris mire
Në luftëra trimat bëhen dëshmorë (Loni), frikacakët u ngrenë monumente (Peti) dhe u shpien lule.
Haha Në fund trimi Loni prej betoni (statuja), dhe Meti frikacaku prej vërteti duke pirë kafe në kafene për shtatë palë qejfe …
Fol ore per popullin qe po e rrjep dhe qe i ke detyruar e po i detyron te ikin masivisht nga Shqiperia se s'ka mbet ta besh ti politiken ndaj Iranit qe vetem ne nje muaj shet nafte sa krejt buxheti i shtetit shqiptar te nje viti , buxhet te cilin fatkeqeisht mbi 60% perfundon ne xhepat e hajnave qeveritare . jam ibindur se edhe pyetjet jane te porositura sepse pyetjet e verteta do ishin si e perballojne jeten 550 mije pensioniste me me pak se 200 euro, apo ku shkojne miliarda euro te vjedhura nga qeveroitaret, apo si ka mundesi nje nga prodhuesit me te medhenj te naftes ne Europe si Shqiperia ka cmimin me te larte, apo pse nuk zhvillohen zgjedhje te ndershme ne Shqiperi por perdoret shteti per fitimin e zgjedhjeve etj Nuk ka pse pyetet per ceshtje globale KM i nje vendi ku 40 % e popullsise vuan deri edhe per nevojat bazike si ushqimi, strehimi etj ndersa qeveritaret e pushtetaret jetojne ne luks e bejne jete sheikesh.
Shume OK po te paret ne frontin e luftes do jeni ju meshkujt Rama se nuk ka budallenj me sakrifiku jeten per te mbajt pushtetin e hajnive, ju!
Sa mikpritës je për afganët dhe opoziten iranjane sikur je shpirt njeriu, por për qytetarët tuaj nuk ke asnjë interesim, a je i besueshëm kështu?. Tjetër, ti flet për mikpritjen që ju bëri populli shqiptarë gjatë luftës dytë botrore izrealitët. Po është e vërtetë që populli i mori dhe i strehoj nëpër shtëpitë e vehta, pa urdhrin e askujt, ndërsa ti i strehove afganët dhe iranjanët pa vendim parlamenti, biles duhej referendum, por ti i bën në koken tande , pastaj ja atribon popullit. Edhe për Sazanin populli deshi dhe e mirëpriti dhëndrrin e Trampit ? Këto veprime qe ke bërë ti në koken tënde bëhesh objekt për tu pushtuar nga Irani dhe Afganistani. N.q.s të ka thënë Amerika ti marrin e ti çojë në Amerikë. A shikon si po i godet Irani ato shtete që kanë baza amerikane dhe nuk po ju del kush zot dhe ata vetë nuk mund të kërkojnë ndihmë se e dinë që i kan kriju shkak vehtes për tu sulmuar. Edhe ty nesër sikur të sulmojë Irani, Trampi po të thot deli zot vedit vet i ke pranu. Ti bëre edhe servilin edhe me Izraelin duke ja puthur gadi edhe këmbët një krimineli që po shkakton lumej gjaku sot në shekullin 21.
Le Point: Makron thotë se ndryshimi i regjimit nuk mund të vijë përmes bombave. A jeni në një vijë të ndryshme nga BE? Edi Rama: Nuk ka një vijë të vetme të BE-së. Nuk po flas për ndryshimin e regjimit, por për ta bërë këtë regjim të paaftë për të sulmuar fqinjët e tij. Sigurisht qe Europa ka nje qendrim te unifikuar per Iranin, duke refuzuar ne unanim nga shtetet evropiane për t'u përfshirë më tej në këtë luftë, duke i rezistuar përpjekjeve të Trump për të kërkuar ndihmën e tyre në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Nuk frike Shqiperia -tha kryetrimi yne sepse jemi anetare te NATOS . Citojeni drejt te titulli. Ajo NATA qe siç e quanin asokohe rilindasit , aty e futi Berisha Shqiperine.
Pordhacllek tipik shqiptar prej arroganti psikopat egomaniak