Të shtunën pritet të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku në qendër të diskutimeve do të jenë çështje me rëndësi që lidhen me administrimin e pronave dhe reformën territoriale.
Mbledhja do të hapet nga kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, ndërsa më pas fjalën do ta marrë kryeministri Edi Rama.
Në këtë takim është parashikuar edhe një raportim nga drejtuesja e Agjencisë së Kadastrës, Lorena Goxhobelli, e cila do të paraqesë ecurinë e proceseve të regjistrimit dhe problematikat kryesore të hasura në terren.
Gjithashtu, pjesë e axhendës do të jetë edhe raportimi i bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, i cili do të informojë deputetët mbi zhvillimet dhe hapat e ardhshëm në kuadër të kësaj reforme.
Agjenda e plotë:
11:00 Hapja e Mbledhjes
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
Raportime
Raportim i Drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lorena Goxhobelli
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Raportim i Bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm Arbjan Mazniku
Për Reformën Administrativo – Territoriale
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Prezantim i Strategjisë së Komunikimit Erjona Ismaili
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Anjeza Maja 5’
Jonida Shehu 5’
Konkluzione
Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
Gjyq i hapur per Spiropalin.
Si mundet qe nje organ shteteror qe paguhet me taksat e te majteve e te djathteve te jape llogari ne mbledhjet e partise ne pushtet. A eshte kjo shkrirje e partise me shtetin apo me duket mua. Ju lutem me jepni ndonje sqarim.
Shpresojme te zhduket sa te jete e mundur korupsioni ne kadaster , ne kete cerdhe te hajduterise dhe hajduterise se shqiptareve. Ne kete institucion nuk ka as afete ne zgjidhjen e peoblemeve per pronat , ka vetem zvaritje , tjetersim , perllogaritje kuturu sipas interesave , mashtrim dhe vjedhje, lere pastaj nuk ke shanc te kerkosh direkt nje te drejte tenden se dyert e kadastrave jane me keq se dyert e burgjeve per takim me pretendimin se kemi E Albanian., nepermjet se ciles ben pagesat perkatese, klikon tre here dhe mbyllet potali ....... se duhe te besh tjeter pagese, perseri do presesh qe te mbije bari. O Edi , regullo punet e kadastrave , spitalet pastaj ruget , malet , uji, tendat , erisen e belen, se iku nje brez pa mare pronat e tyre qe ju rembeu saliu me 7501. Leri keto hajdutet se I pret ametaj ,llalla e Co ne zvicer apo austri po edhe asadi ne rusi.Meru me shqiptaret e ndershem se u boshatis Shqiperia.