Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

25 Mars 2026, 12:55Politika TEMA
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr

Deputeti i PD, Ivi Kaso, e ka cilësuar si nevojë të kryeministrit për të tërhequr vëmendjen nga çështjet madhore deklaratën e kryeministrit Edi Rama për referendum popullor për uljen e numrit të deputetëve.

I ftuar këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Kaso tha se kjo që po bëjnë Rama dhe Taulant Balla është “vrasje” e Reformës Zgjedhore, pasi ata kanë bërë gati draftin pa bërë asnjë konsultë me opozitën.

Për ish-deputetin e PS, Petro Koçi, karta e hedhur në tavolinë nga Rama duket mjaft interesante, pasi qytetarët e shohin parlamentin si të zezën më të madhe të këtij vendi.

Kaso: Nevojë e Ramës për të treguar që çdo gjë është në normalitet. Edhe “kryengritja” e vogël e SPAK u mbyll me sukses. Rama ia plasi ballit SPAK me 83 mandatet e veta. Nevoja është të tregojë se kjo situatë ka kaluar. Të heqim vëmendjen nga Mali i Zi, i cili po ecën përpara në rrugën e integrimit. Doli të premten dhe tha referendum me shifrën 101 deputetë. Papritur nxjerr një “as” tjetër nga mënga: të premten dha urdhrin, sot del Taulanti me draftin gati.

Kaso: E nxori nga xhepi. Kjo do të ishte normale nëse do të kishte një proces të bllokuar ose do të kishte emergjencë.

Borakaj: Për të tërhequr vëmendjen, mendon?

Kaso: Nxjerr një ligj me 88 nene një subjekt që, që nga 2012-a, refuzon të flasë për referendumet, sepse çdo gjë që kanë bërë do t’i nënshtrohej votimit popullor. Referendumi kërkon 3/5, por ka edhe një nevojë që është dakordësia politike; për këtë ka një mekanizëm parlamenti që është Komisioni i Reformës Zgjedhore, i cili ka një mbledhje ditën e hënë. Ky “mjeshtër” nxjerr nga xhepi një ligj, duke “vrarë” Kodin Zgjedhor.

Xhafo: Edhe zoti Koçi duket se është dakord me këtë që thotë zoti Kaso.

Koçi: Një ligj për referendumet është i domosdoshëm, të jetë i shfrytëzueshëm edhe nga qytetarët. E dyta, nuk do të thotë që duke u prezantuar në publik nuk do të kalojë edhe në parlament. Karta e hedhur nga zoti Rama është një kartë tërheqëse. Sot në Shqipëri, i gjithë publiku mendon se parlamenti është e zeza e këtij vendi; kjo e bën shumë tërheqëse.

5 Komente

  1. K
    Kaso me diplome fallco nga shkolla private

    Me Kason e ka te sigurte ngordhjen edhe Argita.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Monarkia dhe referendumi vrasēs

      Referendum duhej pēr muxhajdinēt nē Durrēs, pēr Afganēt nē Shēngjin, pēr kampin Italian nē Lezhē, pēr portin e NATO-s nē Durrēs, pēr Sazanin nē investim strategjik, por kēta BE nuk i financon, përkundrazi 35 milion euro tē investuara nē 2020-2022 kērkon qē ti kthehen pasi jan grabitur.

      Përgjigjjuni
      1. b
        budallallik

        S'ka fare nevojë për të organizuar një referendum për numrin e deputetëve. Ka dhjetëra çështje të tjera që meritojnë referendum, por nuk preken nga kryeministri.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niku

          Ky referendum nuk i pëlqen opozitës sepse nuk do të futen në Parlament me “Lista të Mbyllura”, por do të jenë më të pakët në numër. Referendumi është i nevojshëm për shkak se asnjë parti politike nuk mund të ndryshojë numërin apriori, duhet mendimi i popullit që voton. Nuk ka perse një vënd i vogël si Shqipëria të ketë 140 deputetë ku shumica prej tyre nuk e justifikojnë.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati

            Ngeli duke i marre ere sumes se Saliut ky djali i prokurorit te Enverit ne Fier. Si nuk i ben reaksion?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje