"Partia nuk është e Flamur Nokës," Alesia Balliu reagon ndaj përjashtimeve: Vendimet merren sipas interesave

24 Mars 2026, 21:35Politika TEMA

"Partia nuk është e Flamur Nokës," Alesia Balliu reagon

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka reaguar ashpër pas vendimit të Flamur Nokës për përjashtimin nga partia të dy anëtarëve, Aridian Burgijan dhe Arlind Boshnjaku.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Balliu vë në dyshim arsyetimin e këtij vendimi, duke theksuar se justifikimi për bashkëpunim të fshehtë me Partinë Socialiste ngre pikëpyetje mbi standardet që përdoren brenda PD-së. Ajo kërkon një sqarim publik se pse, sipas saj, i njëjti standard nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Balliu përmend konkretisht rastin e deputetit të Elbasanit, Blendi Himçi, për të cilin thotë se prej kohësh qarkullojnë pretendime mbi përfitime të familjarëve të tij nga qeveria. Sipas saj, fakti që këto raste nuk trajtohen njësoj tregon për ekzistencën e një standardi të dyfishtë brenda strukturave drejtuese të partisë.

Në reagimin e saj, ajo kritikon ashpër mënyrën se si, sipas saj, përjashtohen anëtarë të caktuar që nuk përputhen me interesat e drejtuesve, ndërsa të tjerë, që mund të kenë lidhje apo përfitime, jo vetëm që nuk penalizohen, por edhe fuqizohen politikisht.

Në fund, Balliu thekson se Partia Demokratike nuk mund të forcohet përmes përjashtimeve dhe përçarjeve të brendshme, por vetëm përmes ndërtimit të një kulture politike të drejtë dhe të barabartë për të gjithë anëtarët. Ajo shton se partia duhet të rikthehet në një hapësirë që u përket demokratëve dhe jo individëve të veçantë, duke nënvizuar nevojën për ndaljen e “thikave pas shpine” dhe për një reflektim të thellë brenda saj.

 

"Sot Flamur Noka përjashtoi nga Partia Demokratike dy demokratë si Aridian Burgijan dhe Arlind Boshku, me justifikimin se këta paskan bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me PS.

Por pyetja që duhet bërë sot publikisht është kjo: pse Flamur Noka nuk e përdor të njëjtin standard për të gjithë?

Pse nuk e ndjek të njëjtin parim për deputetin e Elbasanit Blendi Himçi, kur prej kohësh flitet hapur se vëllai i tij merr tendera nga qeveria e Edi Rama dhe bashkëshortja e tij punon në institucione që varen nga kjo qeveri?

Pse ky standart i dyfishtë, pra kur bëhet fjalë për dy demokratë që nuk i shërbejnë interesave të Flamurit, përjashtohen menjëherë. Kur bëhet fjalë për njerëz që i mbushin xhepin me para Flamur Nokës ata gradohen edhe ju jepet fuqi politike.

Partia Demokratike nuk do të bëhet më e fortë duke përjashtuar demokratë një nga një, si të ishin armiq. Do të bëhet më e fortë vetëm ditën kur të ndalen thikat pas shpine dhe kur të kuptohet një herë e mirë që PD është e demokratëve dhe jo e Flamur Nokës."
shkruan Balliu.

"Partia nuk është e Flamur Nokës," Alesia Balliu reagon

7 Komente

  1. C
    C,na gjeti

    Alesja mesa kuptoj edhe ty te pelqeka "veteperjashtimi". Prit nja nje jave!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapajane hesapi

      Halesiajo perfundoi ne hale te partise se Saj. Nderro emrin.

      Përgjigjjuni
      1. Çlirimi i PDsë nga kafshët

        Po çfarë lesh Flamur Noke? Muli mban uturakun, si Sillua i Gjuetisë së Fundit. Sulmoni tutorët e vërtetë të PDsë, Shkërdhenin dhe Shkërdhitën! Ata që po e trashëgojnë. Ata që e mbajnë me thonj prej gryke dhe prostituojnl partinë semafor më semafor. Ata që janë në një listë me Maduron, Noriegën dhe Mlladiçin, pikërisht për ata që arritën të bënin duke kalëruar PDnë dhe pushtetin e gomarit që kanë baba. Saliun e sodomizoi edhe kulluvari. Është i pandehur si putana e tij. Shporrni dy shushunjat që polli Saliu dhe që e çuan PDnë në këtë arkivol, por që nuk e lëshojnë nga thonjtë! Kjo është luftë totale. Bëhuni gati edhe ti vrisni, sepse do t'ju vrasin. Janë motërqirë nga më të ndyrë e historisë së Shqipërisë që nuk kanë lënë gjë pa bërë. Prandaj bëhuni gati t'ju hapni kafkat

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          E Nokes mund te mos jete, por e Zenit eshte patjeter, sepse ju ishit te pazotet qe ate parti ta benit te shqiptareve.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Haku

            Te pakten te kuptoni qe keni qene dhe nese do vazhdoni te jeni miza qe sillen rreth m.tit, nderkohe qe iu eshte shitur, sikur jeni blete qe silleni rreth mjaltit. Tani gjykojeni vete. Vk

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ai e motra e tij gjithcka e kane nga babai.

              Ku mer vesh Zeni nga bota....Me vdekjen e Berishes Zenin do e shqyej e hienat e partise...S ka shanc te mbijetoje....Ai duket qe ne pamje qe s eshte njeri karizmatik.Per te eshte mrekulli qe s eshte me sindromen down.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Saliqeni

                Keta te PD se kan rjedhur ? Apo bejn sikur skuptojn ?? Partia eshte e Argites , akoma se kan kuptuar ?? Thjesht majmuni i pemeve Nul Moka eshte truproje e Sli kufomes qe kur te ngordhi kellira tja kaloj Argites , dhe keshtu Argita dhe qerosi zeholle Jamkari trashegojne gjene e vjedhur edhe per vite e vite me pas deri sa te shuhet perfundimisht ndjekja penale …. PDja e Sali qenit eshte e Argites kur te ngordhi Salia kuptoeni me ne fund o debila e PD , doli burgaxhiu shpifes e trillus Babalia dhe do merte PD ne e Sali kriminelit , po PD se mori dot Lyl dordoleci o debila ….Alesia do PD ne ha ha ha ha ….

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje