Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar pas përfundimit të seancës në GJKKO, se prokukorët e SPAK nuk pranojnë që të dorëzojnë aktet hetimore me një procesverbal dhe një inventar te Veliaj apo te përfaqësuesit e tij ligjorë.
Po ashtu Ndreca theksoi se, për të garantuar mbrojtjen e Veliajt, është themelore vënia në dispozicion nga ana e SPAK e akteve hetimore, në përputhje me praktikat e njohura dhe të përcaktuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.
“Asnjëri nga ata nuk pranon të na japë në dorëzim aktet me një procesverbal dhe një inventar. Saga që ju përmendni, me të drejtë, është në dëm të Veliajt dhe të qytetit të Tiranës. Kjo nuk do të thotë që ne të anashkalojmë procesin që janë të mirënjohura dhe të përcaktuara tashmë në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe në Kushtetutë dhe nga e cila buron edhe e drejta për t’u njohur siç duhet me aktin dhe për të garantuar mbrojtjen. Unë do pres si do e menaxhojë dhënien e akteve prokuroria. Ne kemi vullnetin e plotë për të qëndruar aty dhe për të marrë aktet. Gjykata tha se ka një inventar, ne nuk e dimë, por meqë Gjykata e tha, le të vijë dikush në prezencën tonë dhe të çekojmë, sepse ekziston mundësia që të mos jenë në përputhje me inventarin”, tha Ndreca.
Ndërkohë, një gazetare e pyeti Ndrecën lidhur me një procesverbal të firmosur nga prokurorët e SPAK, të cilët pretendojnë një sjellje jo serioze nga ana e Veliajt gjatë dorëzimit të akteve nga Oficerët e Policisë Gjyqësore.
Lidhur me këtë, Ndreca tha se procesverbali i firmosur nga prokurorët është i njëanshëm, pasi nuk ka marrë firmën e Veliajt apo të avokatit të tij. Ai shtoi gjithashtu se në procesverbalin e firmosur nga prokurorët e SPAK, nuk thuhet se Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë shkuar në qelinë ku qëndron Erion Veliaj pa e njoftuar kryebashkiakun apo avokaten e tij kryesisht.
“Ai është një procesverbal i njëanshëm, por prokurorët nuk thanë se çfarë sjellje kanë bërë Oficerët e Policisë Gjyqësore. Nuk thanë që OPGJ kanë shkuar pa njoftim të Veliajt dhe të avokates kryesisht. Dhe në qeli, ku nuk lejohet të hyjë askush. Procesverbali është i njëanshëm sepse ka vetëm firmat e prokurorëve, jo të Veliajt apo të avokatit të tij.
Avokati asiston kudo klientin, për më tepër për çështje të kësaj natyre. I pandehuri ka të drejtë të kërkojë gjithmonë asistimin juridik nga një mbrojtës. Është detyrim kushtetues që Veliajt t'i garantohet një proces i rregullt ligjor”, shtoi më tej Ndreca.
Nje nga njohesit me te mire te jurispondences Rrespekt Plarent
Njohes i jurisprudences? Ha ha ha. Le te vije ne salle me kapelen e policit qe ka blere ne tendera 450 euro copen. ???? Keta jane shemtira qe behen bashke per te mbrojtur gjene e vjedhur.
Bravo Plarent. I ka hy vetja ne qef injoranteve te kapseve.
Avokati hajdut javen tjeter eshte I pandehur per vete.Mjere Shqiperia ne dore te kujt ka rene.E rropen te mjeren dhe hiqen dhe si patriote.
Po, Ka shkerdhy edhe grun tate, tani do e denojne se e kish 30 cm
Bravo Plarent, dhe mos ki frike nga Spak, ata do te te sulmojne e akuzojne, por ti do dish tua thyesh turinjte dado-dumaneve te Saliut, bashke me ndonje deputet te korruptuar nga CDU qe jane miq re Tabakut. Sygjeroi Veliajt te marre edhe ndonje avokat te mire gjerman, sepse me ate do mundesohej komunikimi me popullin gjerman, nepermjet shtypit atje, per bemat e CDU-se me drejtesine ecre ne Tirane.
Plarenti eshte njeriu qe mund ta degjosh me kenaqesi, ben analize te sakte dhe ka nivel te larte pergjegjsie dhe morali. SPAK na eshte bere Gestapo, mendon se eshte mbi ligjin dhe mund te hyj e te dale ne qelin e tjetrit pa pranin e avokatit. Turma e idioteve qe ju ka zen syri lesh nga xhelozia dhe urretja per Veliajn te kuptojne qe kjo betej po behet edhe per ta.
Shiko cfare ai ben o i gjore, jo çfare prrallis. Te paska mahnitur ty me shkollen e Ali Babes!
Plarent,ke perball dy nga prokuroret berishist me te poshter,jan njani ma mut se tjetri.Dumani na ishte prezantuar correct dhe I ndershem,po doli zagari Saliut,kurse per monstren Dado nuk ja vlen te flasesh.
Plarent,ke betejen me dy monstra te Sali kriminelit, Dumanin dhe Dadon,besoj se do ja dalesh.
O Platent mos u lodhe kote,nuk pyesin Derrat e Saliut se cfar thua ti jo ato qe kerkon ti po dhe me shume te te japin ata Dumanet dhe Ols Dadot nuk degjoin nga ai vesh fare ata kane mare urdher te prere nga Sal dhe veliaj i gjore do denohet pa nje e pa dy dhe pik.