“Shqipëria ka bërë një punë ekselente!” Marta Kos me lëvdata për SPAK në “Politico”: Po i monitorojmë, duhet ndryshuar mëndësia e njerëzve për korrupsionin

24 Mars 2026, 16:05Politika TEMA
“Shqipëria ka bërë një punë ekselente!”

Komisionerja për zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, ka dhënë një intervistë ditën e sotme për “Politico”, ku në thelb ka qenë integrimi i vendeve kandidate në BE.

Kos gjatë intervistës u pyet nga gazetari i “Politico” në lidhje me situatën e tanishme në Shqipëri, sa i përket sistemit të drejtësisë, teksa ai e pyeti se si po e “përballon” kryeministri, duke marrë si shembull edhe rastin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila aktualisht është nënhetim nga SPAK.

Marta Kos, u shpreh se “Shqipëria ka bërë një punë ekselente”, duke shtuar më tej se BE është duke monitoruar rastin e Ballukut, si edhe punën dhe hetimet e SPAK për këtë rast, për të cilin tha se është “duke bërë një punë shumë të mirë”.

Më tej komisionerja u ndal dhe theksoi faktin se korrupsioni dhe antikorrupsioni janë tipike për të gjitha vendet kandidate për në BE, duke u shprehur se: “ti mund të kesh legjislacionin më të mirë për të luftuar korrupsionin, nëse korrupsioni është i pranuar në vend, atëhere ke një problem tjetër. Kështu që të gjitha ato vende janë duke kaluar përmes këtij procesi të ndryshimit të mendësisë ndaj korrupsionit dhe kjo do pak kohë.”

Gazetari: A jeni e shqetësuar për situatën e tanishme në Shqipëri, me Prokurorinë e Posaccme dhe ish-zëvëndës kryeministren e cila është nën akuzë për korrupsion? Cila është perspektiva jote për këtë situatë? Si ka qënë duke e “përballuar” kryeministri deri më tani?

Marta Kos: Shqipëria ka bërë një punë ekselente, kështu që tashmë ne jemi në procesin e vendeve anëtarë të cilat duhet të shkojnë të “trajnohen” për sa i përket drejtësisë, dhe janë duke ecur mirë.  Por natyrisht që ka disa raste, dhe ti përmende rastin e Ballukut, të cilin ne po e monitorojmë shumë mirë, SPAK-u, Prokuroia e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, është duke bërë një punë shumë të mirë, kështu që është në një formë mënyre normale që ata kanë këto raste, ndaj e rëndësishme është, nëse ato raste janë atje, si është reagimi i tyre. Dhe kjo është një tjetër gjë të cilën po e monitorojmë. Dhe një tjetër problem me antikorrupsionin i cili është tipik për të gjitha vendet kandidate, ti mund të kesh legjislacionin më të mirë për të luftuar korrupsionin, nëse korrupsioni është i pranuar në vend, atëhere ke një problem tjetër.

Kështu që të gjitha ato vende janë duke kaluar përmes këtij procesi të ndryshimit të mendësisë ndaj korrupsionit dhe kjo do pak kohë.

9 Komente

  1. M
    Miri

    Po për 21janari dhe Gërdecin e pyetën kta gazetarët dhe çfarë përgjigjie u dha

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enveri

      21 janari, Gerdeci! Ju filloni e ndryshoni mendesine e njerezve per korrupsionin, por vrasesit jane ende te lire! Bravo Spak!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nin

        Problemi me i madh ne shqiperi eshte rama dhe qeveria e tij qe e cuan ne nivele te paprecedent korrupsionin dhe abuzimet

        Përgjigjjuni
        1. t
          tallavaja

          ramiu i blok-sarajit, ka kohe qe eshte bere me dy motra, nje meloni( pjepri-italisht) dhe tjetra kosi shqip.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hajdari votues I PS

            Dmth duhet ndryshuar mendesia per korrupsionin jo korrupsioni ??

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asd

              Kos duhet te kuptoje qe danoçat e Shqiperise jane burra mafie, nuk jane politikane per popull.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sharlatan

                Gazo Bardhoshja ke te drejte! Ti duhet I pari te japesh shembull reflektimi per denoncimin e Viles 700 mije Euuro te qytetarit te thjeshte F. NOKA. Ky denoncim eshte I vertette apo mashtrove?

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqiptari

                  O te shkerdhefsha gjithe fisin, kush ishte gazetarja i Syrit.Ambuçja Per korrupsion akuzohet. vetëm familja Berisha . Shkelja e barazisë në tencdera mor kurve gazetare nuk ka asnje lidhje me korrupsionin por me shpërdorimin e detyrës

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Koha

                    Marta Kos klisheja spiune e UDBse. Nuk eshte mendësia e njerëz shqiptar korrupsioni, o kuder larakirve shkon. Por korrupsion e a tishtet eshte vetem mendësia e Ramutve dhe Salehve. Tallet shpina e UDBse me shqiptaret duke i fyer, gjersa ha e pi me Ramutet e Salehet .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje