Protesta e 22 marsit, Krasniqi: Dhuratë e Ramës, PD të mbyllet, të heqë telefonët dhe të gjejë zgjidhje

23 Mars 2026, 23:13Politika TEMA
Protesta e 22 marsit, Krasniqi: Dhuratë e Ramës, PD të mbyllet,

Politologu Afrim Krasniqi ka bërë një analizë pa filtra për protestën e fundit të opozitës, gjatë një interviste në emisionin “Off the Record” në A2 CNN me Andrea Dangllin, duke hedhur dritë mbi efektet reale dhe kufijtë e saj politikë.

Sipas tij, protesta nuk përbën rrezik real për mazhorancën, pasi opozita nuk ofron ende alternativë bindëse.

“Opozita nuk përmbush asnjë nga kriteret që mund të sjellë zgjerim, reformim, ide apo shpresë për të rrezikuar mazhorancën,” u shpreh Krasniqi.

Megjithatë, ai theksoi se protesta ka prodhuar një efekt të qartë në planin ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe aktorëve të huaj.

“Efekti kryesor është ndërkombëtar. Kam pasur telefonata nga media perëndimore që pyesin: çfarë po ndodh në Shqipëri, a është ngritur vendi dhe ku po shkon kjo situatë. Pra, ka funksionuar,” tha ai.

Krasniqi e cilësoi protestën si "dhuratë" nga qeveria, madje sipas tij, opozita duhej të kishte reaguar më shpejt pas vendimit të Parlamentit për mandatin.

“Ishte një dhuratë politike. Çdo opozitë në botë duhet të dilte në rrugë menjëherë. U habita pse u vonuan disa ditë", tha Krasniqi në Off The Record me Andrea Dangllin. 

Por përtej kësaj, politologu ngriti tonin ndaj mënyrës se si po funksionon opozita, duke kërkuar ndryshim rrënjësor në qasje dhe organizim.

Në një moment debati me Spahinë, Krasniqi sfidoi opozitën që të dalë nga retorika dhe të kalojë në ofertë konkrete politike.

“Shpallni qeverinë tuaj! Nuk mund të dalin katër veta dhe të flasin në emër të gjithë opozitës.”

Ai kritikoi ashpër edhe mënyrën e sjelljes në Parlament.

“Mos e bëni Parlamentin qesharak! Ka mekanizma të tjerë politikë dhe institucionalë për të bërë opozitë.”

Një tjetër pikë e fortë ishte kritika ndaj listave zgjedhore dhe mungesës së figurave të reja.

“Me listat e Tiranës na shokuat. Hyni në garë një herë seriozisht, provoni kandidatë të rinj!”

Në fund, Krasniqi dha edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për opozitën, duke theksuar nevojën për reflektim dhe koordinim me faktorët ndërkombëtarë.

“Të mbyllen ata dreq celularësh… demokratët duhet të mblidhen, mbyllen dhe të dëgjojnë këshillat e ndërkombëtarëve.”

Analiza e tij vjen në një moment kur opozita po përpiqet të rikthejë energjinë politike përmes protestave.

Sipas Krasniqit, të gjitha zgjidhjet janë mbi tryezë por pa një projekt të qartë politik, çdo mobilizim rrezikon të mbetet vetëm zhurmë pa rezultat.

15 Komente

  1. D
    Dreqi ta haje mos ke frike !

    I nderuar z. Krasniqi edhe shumica e shqiptareve ruajne nje Respekt dhe konsiderate per juve ! Meqe ke dhe preardhje malesori burrore ! beju nje here burre ! dhe dile dhe thuaj troc... Qe kryekrimineli penecilina eshte kryekrimineli i secilit shqiptare ! kryekrimineli i shqiperise qe e dogji dhe e shkateroi shqiperine dhe secilin shqiptare !

    Përgjigjjuni
    1. T
      Të flasim hapur

      Nuk e thotë dot jo. Ka frikë. Sa sheh Saliun bën shurrën nga frika.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Urrejtja ndaj Sali Berishes eshte aq e madhe, sa PD duhet te nxjerre nje vendim te mos kete per 10 vjet asnje Tropojan ne Kryesi. Asambleja eshte plot me Tropojane, bredhin neper studio, ulerasin, japin orientime, kercenojne kundershtaret e Saliut, thua jane bere me te zgjuarit, nuk i zevendeson kush. Duhet te largohen menjehere sapo te largohet Berisha, jane nje lloj propagande qe e ka mbajt Berishen ne krye te PD keto 36 vjet.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Krasniqi eshte klysh i vjeter i komunistit Sali

          Tamam, nuk ka malok burre!

          Përgjigjjuni
        2. B
          Botë e qelbur

          Çfarë the...??? Burrërore....? Ky që I lëpinte bythën Berishës? Tipa si ky e ngritën Berishën atje ku është sot. Kur Berisha I flaku si limona të shtrydhur atëherë u kujtua ky servil pleshti të flasë se çështë demokracia... Pa le pa e quajnë edhe politolg... Talle bythën o Mero talle.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shvejku...

            Shumica e shqiptareve nuk kane fare respect dhe konsiderate per kete pseudopolitolog te kamufluar te Sali kermes,

            Përgjigjjuni
            1. .
              ..

              Politolog ky? Ky ka mbaruar per gjeologji miniera dhe ska punuar asnje dite por vetem duke u marre me forume apo llokume te dhena nga PD

              Përgjigjjuni
            2. T
              Tekniku

              Krasniq shpirtin e malokut w ke tek Saliut,aty je edhe ti

              Përgjigjjuni
              1. U
                Uf

                PD duhet të shkrihet ata që kanë ngelur janë të gjithë hajduta dhe kriminel

                Përgjigjjuni
                1. l
                  llazi usa

                  Asnja nga ju qe keni zbritur ne Tirane dhe vendet te civilizuara nuk jeni burra, por kurva malokerie, ju e shkaterruat kete vende historikisht!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sala

                    Ky trapjani I di te gjitha, hajde karaduz

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gryka Kaçanikut

                      Nuk na thoni pak se me çfarë ardhurash jeton ky gjithologu shpellar që mendon se ka ndonjë haber nga politika? Ky që e mori nongrata me pikatore dhe e bëri drejtuesin e forumit rinor të PDsë dikur. Copat e hajdutëve!!! Shpellar!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pashku

                        Cfare efekti nderkombetar ka zgjuar ore pulçak?! Apo se hedhin molotove.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Populli gri

                          Asnje gje e shkruar titull bombe por kur e lexon nuk ka ndonje gje qe te binde . Po thote qe protesta jane kote poe kane bere jehone nderkomtare. Njeher ja fut kot me teper e nxjerr pd nga bataku ku ka rene. z Afrim thuaje troc PD e ka mbaruar misionin e saj te shkrihet. Por edhe shkrirja ka problemet e saj se do kercasi huri grushti dhe levat ne PD. Ne mbetemi pa opizite dhe ngelemi prapa me zhvillim. Un jam i majte por neser te ikin keto figura qe asnje nuk ma mbush syri une votoj per PD ne . Edhe te rijte qe jane afruar jane Zero. Refomim nga e para

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hypsi

                            Po ka efekt nderkombetar molotovët! Madje me shume se protestat e opozitës serbe qe gudulisnin Vuçicit me mijera kur mediat e benë copë! Hajde idiot hajde Mediat nderkombetare shohin vetem molotovët se protesta kane pare me qindra...flasim per protesta jo per shpellaret e Bathores dhe te Paskuqanit që i legalizoi Rama dhe i perdor Berisha si prezervativ per prostaten

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje