
Nga Ylli Pata
Protesta e 22 marsit e Partisë Demokratike kishte mjaft pritshmëri për disa arsye, pavarësisht zhvlerësimit të institucionit të protestës nga lidershipi i PD-së ndër vite.
Kishte pritshmëri pasi ishte eventi i parë i këtij lloji pas votimit të 12 marsit për rastin Balluku, për të cilin opozita e Sali Berishës dhe o vetëm, kanë bërë betejë që nga fundi i vitit të shkuar.
Duke sjellë pritshmërinë e një përmbysjeje politike, ndoshta edhe të fortë në vend pas zgjedhjeve të 11 majit 2025. Nga ana tjetër, pritshmëria ishte edhe si pasojë e një ngërçi apo polemika ndërmjet mazhorancës dhe kancelarive europiane, kryesisht Gjermanisë. Të cilën, opozita aktuale tentoi prej kohësh ta përdorë(krejt legjitime), pore dhe aspekti ceremonial i 22 marsit si një simbolikë politike.
Partia Demokratike kishte të gjithë mundësinë që të përgatiste një protokoll kompleks komunikimi publik, të përcillte mesazhe dhe qëndrime politike të forta, të jepte propozimet e saj, e natyrisht të vendoste afate për kërkesat dhe idetë e veta. E mbi të gjitha të merrte përsipër udhëheqjen e opozitës politike anti-PS në Shqipëri, drejt një tranzicioni politik për tu shndërruar në një “gjë ndryshe” në një alternativë politikë. E cila natyrisht nuk vjen brenda ditës, por është një process që merr kohën dhe fazat e veta.
Por Sali Berisha zgjodhi strategjinë e “demonstratës”, ku verbit do t’ja zinte vendin shishja e benzinës e lidhur me kutinë kineze të mbushur me barut. Të cilat i shpërndau në një intenerar kaotik, ku plani paraprak(nëse kishte) u zëvendësua me “kap çtë kapësh” ndonjë shënjestër ambulante.
Arsyeja e kësaj zgjedhjeje paska kaotike ishte natyisht mungesa e përgjigjes popullore për të dhënë një mesazh politik bindës. Pjesëmarrja më e vogël se herët e tjera në një termin politik sfidues dhe super të investuar, nuk e justifikonte mbajtjen e një tubimi mesazh përçues.
Referuar numrave, shqiptarët nuk i kanë besuar narrativës së Partisë Demokratike në rastin Balluku, ndërkohë që për të marrë vesh të kundërtën, pra a i beson narrativës së mazhoancës duhet pritur sondazhi i radhës apo votimet e radhës.
Nga ana tjetër, protesta e djeshme shkëlqeu nga mungesa e “dërgatës së Berlinit” apo siç e quajti Edi Rama “mërgata e qyqeve”. Të cilëve Sali Berisha u dërgoi një mesazh me anë të flamurin gjerman, të tipit se e dinte shumë mirë se çfaë kanë biseduar atje. Ku ndër të tjera, të tërë zërat e rëndësishëm i kanë kërkuar largimin e Sali Berishës nga drejtimi i opozitës shqiptare.
Flamuri gjerman dhe ai i BE-së i valëvitur nga personat e caktuar nga doktori ishin e vetmja e re e protestës së djeshme, e cila u vu re nga shumica e komentatorëve të atij zhvillimi.
Por kjo e re, e cila në fakt ishte një mesazh i koduar, që u mor vesh menjëherë pas deklaratës së ambasadës gjermane.
Ndërkohë, e reja më e rëndësishme e protestës së 22 marsit ishte mungesa e Ervin Saljanjit. i cili për herë të parë rrëzoi komplekset që i sillte doktori, nuk mori pjesë në procesionin e molotovëve, madje shkroi edhe një deklaratë të fortë.
Kjo thyerje e fortë ishte një zhvillim politik, që nëse vërtet do të vlerësohet nga aktorët, në këtë rast nga saljanji, atëherë do të hapë një process të ri.
I cili mbyll përfundimisht tranzicionin e dashurisë për molotovët.
TemA
Protesta e 22 marsit 2026 tregoi se PD eshte nje parti paramilitare molotoviste, qe si e tille duhet te ndalohet me ligj si parti extremiste e llojit te Hamasit. Nderkohe kjomproteste tregoi se edhe shtete avangarde si Gjermania arrijne te gabojne rende duke mbeshtetur te tilla parti qe ne mes te Evropes udhehiqen nga minues te demokracise dhe te korruptuar deri ne qelize si Sali Berisha, sic e ka damkosur kete vrases edhe Usa.
Protesta solli njē MUT tē madh qē ta hajē NON GRATA, noku, frroku dhe paloku.
Të gjitha "22 marset" e PD-së do të kenë vetëm një rezultat politik: ekspozimin gjithnjë e më të qartë se PD nuk është forcë politike! Kuptojeni!
Politikisht, protesta e 22 marsit ri-vërtetoi se PD nuk është parti politike!
Kuptoni prishjen e themeleit nga brenda PS!! Vetem fakti qe ju ka prishur rehatin protesta e OPOZITES e vertetone qartesishte se si jane parashikime per fundin e patronazhimit…!!
Kur bashkon flamurë gjermanë me molotovë nuk quhet politikë, o Malo. Nëse e doni kështu politikën, mbajeni. Me jetë të gjatë. Jua dha përgjigjen ambasada gjermane, jo PS.
O Malo,po te tregoj nje humor shume te shkurter,shpresoj qe ta kuptosh: Burri u kthye i lodhur nga gjuetia."Sa lepuj vrave?", e pyeti e shoqja. "Asnje!...Por ama...te trembur qe u kam bere!"...
Vallaj o Malo rehatin ma prishi se po haja gjithë qejf lakrorin me 12 barishte kur hapa tv dhe pashë shpellarët. As syltjashin nuk e hëngra dot se më erdhi për të vjellë
Molotovistet ishin me te organizuar dhe me te pavarur. Ata tashme kane departamentin e tyre te pashpallur. Berisha nuk mund ti ndaloj tashme " protestat" dhe ndaloj molotovistet. Per shlak te pagesave. Le te provoj Berisha ti thote qe protestat do te behen 1 here ne muaj dhe shihni cfare ndodh tek PD. Fillon levizja e molotovisteve. Dhe me tej ... Ata duan te marrin pagese 3 here ne muaj. Biles shikoni protesten tjeter Berisha e vendosi pa's 6 ditesh, dmth me 28 Mars.
Molotovi, flaka ndaj kazaneve te plehrave dhe terrorizimi i turisteve ne Bllok, eshte porosi e UDB dhe ruseve. Po te kishin mundesi do shperthenin nje tjeter Gerdec tjeter. Gjithsesi te gjitha keto do kujtohen si Epopeja e (Ballit) dmth Pedeve Demokrite Kombetare. Lende e pare per humor... dhe fshati qesh dhe bota tallet.
Fundi perfundimtar per Berishen.
per zagaret e Vampirit Sali
Atë fatkeqësi që ka mbjellë Berisha në tokën shqiptare nuk e kanë bërë të gjithë pushtuesit së bashku. Në krye të të gjithë fatkeqësive qëndron përçarja, ligësitë që ajo kultivoi dhe kultivon në shoqërinë shqiptare. Dhe e dyta _këmbimi i vlerës me antivlerën.