“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg

23 Mars 2026, 20:51Politika TEMA
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar për rritjen abuzive të çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë, duke iu referuar minitregjeve të ngritura në trotuare.

Sipas tij, domatet po shiten 300-340 lekë/kg, domatet e vogla 640 lekë/kg, speci i kuq 340 lekë/kg, karrota 140-150 lekë/kg, patëllxhani pa cilësi” 320 lekë/kg, ndërsa bizelet po shiten me 480 lekë/kg dhe mashurkat me 600 lekë për kilogram.

“Abuzimi është skandaloz dhe tregtarët që shesin në pikat e vogla buzë rrugës, në trotuare, nuk lëshojnë as kupton tatimor”, thotë në një mesazh në rrjetet sociale deputeti Braçe.

“Ndërkohë kam një vit që i kërkoj policisë së bashkisë të lirojë gjysmën e trotuarit që ju merret të moshuarve që lëvizin këtu e që grabiten me këto çmime, por mesa duket policia e bashkisë ka gjetur mirëkuptim me çdokënd këtu; i bie shkurt: inate komshinjsh”, shkruan Braçe.

5 Komente

  1. J
    Jo abuzimit

    Drejte e ke or Brace! Kjo pika tek Brrylli as future me dore nuk te jep. Llogarine bejne rrufe pa te dhene shpjegime. Jane gjithmon ne " emergence!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti junior

      Të gjithë hajdutë e kanë trashëguar nga krietari

      Përgjigjjuni
      1. I
        I ruhet z. Braces per Cmimet ! hahhahah

        Ky z. Brace tall bythen... ben si ben Rroga si Deputet i shkon ne dhogari te Bankes... Per te jetuar dhe per Cmimet me siguri qe sdo kete problem me Rrogen si Deputet qe ka ... Te rradhe lindin njerez me kemishe... gjithsesi per te tille tipa kane suksese ..

        Përgjigjjuni
        1. I
          I ruhet z. Braces per Cmimet ! hahhahah

          Ky z. Brace tall bythen... ben si ben Rroga si Deputet i shkon ne dhogari te Bankes... Per te jetuar dhe per Cmimet me siguri qe sdo kete problem me Rrogen si Deputet qe ka ... Te rradhe lindin njerez me kemishe... gjithsesi per te tille tipa kane suksese ..

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilirjan

            Fature nuk te jep gjithe ajo fruta perime e madhe,pjese e Iper Market Biu,ne fund te rruges Irfan Tomini,pjese e lagjes nr.5 ku eshte dhe z.Brace... Cudi qe deputeti dhe policia Bashkiake nuk e kane vene re kete fenomen...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje