Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

24 Mars 2026, 10:50Politika TEMA
Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të hënë, 23 mars, ngriti akuza të forta ndaj lidershipit të Partisë Demokratike, duke thënë se kanë përjashtuar drejtuesit e degës së Durrësit, vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të brendshme.

Kjo sepse sipas Salianjit, ishin mbështetës të tij.

“E dini ju që i kanë përjashtuar këta nëpër degë apo jo?! I kanë përjashtuar mo, anëtarët e Partisë Demokratike. Sot isha unë në Durrës. Kanë përjashtuar kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës, ndërkohë që para tre ditësh kanë votuar. Pse?! Ec e merre vesh ti se pse! Para tre ditësh kanë votuar për kryetarin që kanë dashur këta, sot i kanë përjashtuar se i shohin që janë mbështetësit e mi. Pra kanë përjashtuar çdo njeri që mendon ndryshe. I kanë bërë degët e partisë fërtele.”, tha Salianji.

Ish-deputeti mes të tjerash u shpreh se qeverinë e kryeministrit Edi Rama “po e mban në këmbë” vetë lidershipi i Partisë Demokratike.

Kjo sepse sipas tij, lidershipi i opozitës “është i konsumuar po aq sa Rama, sepse ka interesa të përbashkëta me Ramën në të gjitha dimensionet, në luftën ndaj drejtësisë, në bizneset e përbashkëta, në kontrollin politik…”

Salianji vazhdoi me akuzat, duke thënë se ata që nxorën rezultat fitues në zgjedhjet e 11 majit, nuk janë shpërblyer me pozicione drejtuese në parti, apo janë lënë në periferi.

 “Pse Partia Demokratike i fsheh fituesit zotëri? Ka fituar në shtatë zona. I keni parë ju? Atë të Lezhës kur ta heqin fare! Dhe Agronin, Agroni ka fituar dhe është inekzistent. Ka fituar Flamur Hoxha në Kukës, inekzistent. Ka fituar nga lista e hapur Fidel Kreka në Korçë… asnjë funksion. Ka fituar nga lista e hapur ky në Durrës, Ndoja. E kanë lënë në periferi… Kanë fituar nga lista e hapur pak njerëz. Ka fituar në Krujë e Fushë-Krujë Auloni.

Ka fituar, ka dalë me 18 mijë vota Ilir Alimehmeti. Erdhi në këto takimet që filloi e tha disa qëndrime, e kanë afruar pak. Kanë fituar pesë bashki, i kanë zhdukur sepse duan të krijojnë perceptimin që këtu vetëm humbet”, tha Salianji.

Sipas ish-deputetit, Partia Demokratike po dështon t’i shërbejë shoqërisë dhe të qëndrojë në linjë me zhvillimet sociale.

10 Komente

  1. B
    Besi

    Per inat te PD, z. salinjani se bashku me te nderuarin Edmond Spaho dhe shume te tjere te pakenaqur te krijojne nje parti opozitare te vertete, konstruktive dhe proqeveritare, dhe te konkurojne ne zgjedhjet e ardheshme. Nje figure si Salinjani nuk duhet te mjaftohet duke anatemuar PD por te levizi dhe te krijoi nje pol te ri politik qe te largoje njehere e mire Berishen nga politika. Koha po therret ne skene Salinjanin, ai nuk duhet ti shmanget kesaj thirrje , dhe koha eshte tani. Eshte krejtesisht e kote perpjekja e tij per te marre PD pasi elektorati i PD eshte i indoktrinuar komplet nga Berisha dhe Salinjani rrezik se nuk merr asnje vote edhe nese kandidon per kryetar te PD, prandaj ai duhet te krijoi partine e tij, popullin e tij dhe tu prije ne fitore.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      O Bes, po mund ti besosh ti nje tipi qe ka moralin e Babales? Ne PD te gjithe nje mut jane, sepse mut kane ngrene qe kur jane futur.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeni , nen-kontraktor i Rames

        Doli spurdhjaku i Lozhanit kunder gjigandit te Kombit!

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vrejtje

        Ti i biri Sheges me trè burrra dhe autori i filmit salinian "babalja" , te krahasosh Ramen me Saliun, do te thote se je nje rrote gomari , bile me vien rende se ai edhe eshte puntor i madh, por eshte dhe babai i mushkave te peles dhe lopes , ndersa ty as Grida nuk ta jep me pasi te mbolli mustaqet dhe leshte me leshte e gavres se saj. Njerez pa pik dinjitetit. Kete kerkon, ket merr.

        Përgjigjjuni
        1. i
          i drejti

          Salijani kalo me Ramen aty ke te drejte ti kundervihesh sepse Rama eshte liberal lere Berishen eshte diktator,fole tek Rama po ta mbajti, ku deri me tani nuk e cel asnje shkarpen e gojeste flase kundra naltmadherise ok, se e flak jo jashte por e zhduk fare ok, e nuk i plasi per ty PD qe kape shkopin e bejzbollit kundra o koqe i merr njerezit per budallenj ik te Grida plak se nuk ta varin te rejat.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Franci

            Salianji, pash zotin atë bythpambukun Alimehmetin mos e përmend më. Është spurdhjak, frikacak e hipokrit. Njerëz si ai apo si Boci, Bardhi, Gjekmarkaj ,Tabaku e kompani do mbahen mend si mbështetësit e shkatërrimit përfundimtar të PD, pasi në momentin kur PD kishte marrë rrugë nga distancimi me nongradën e drejt mbështetjes nga perëndimi e SHBA këta luajtën rolin e kalit të trojës e ringjallën Berishën me shërbëtorët e vjetër të tij, Mul budalla Noka, Paloka, Vokshi , Shehu etj.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Berti

              Salianji krijo Partinë Liberale Demokratike PLD. Ndersa Evi Kokalarit i sugjeroj që të krijojë Partinë Konservatore Demokratike PKD.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Landi

                Yp grigja

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dardani i Ri

                  Vajmedet ku është katandisur atdheu i ynë, Berisha, Salianji

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    beni,,

                    ky e don elektoriatin blu te gatshem ,te hiki Berisha e ta kete gati partine, vellai i XHafajt ishte fajtor por ketij nuk i falet me teatrin e kasetes ,te kerkoje falje ,te nxjeri te gjithe me emra qe moren ne skandal,jo se nuk dihen por te shplaje shpirtin pastaj te filloje nga e para po ka bythe

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje