Arlind Boshku ka reaguar pas përjashtimit nga posti i këshilltarit bashkiak të Partisë Demokratike në Durrës, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të pajustifikuar.
Në një postim nç facebook, ai shkruan se vendimin për largimin e tij dhe të Dritan Burgias e kanë mësuar përmes mediave, ndërsa e konsideron atë “absurd”.
“Prej 35 vitesh familjarisht kemi kontribuar për Partinë Demokratike. Kemi qenë në çdo betejë, pa kërkuar asgjë në këmbim. Dje morëm një vendim absurd: përjashtimin tonë nga Këshilli i PD-së. Arsyeja? Një drekë me Ervin Salianjin,” shkruan Boshku.
Ai thekson se prej muajsh kishte kërkuar reflektim brenda partisë për humbjet e njëpasnjëshme dhe vendosjen e meritokracisë, duke shtuar se drejtuesit kanë mungesë transparence dhe përgjegjshmërie.
Sipas tij, pretendimet se ai dhe Burgia nuk janë më pjesë e PD-së janë “qesharake”, ndërsa nënvizon se kanë qenë gjithmonë aktivë në terren dhe në fushata.
Ndërkohë, bashkë me Boshkun është përjashtuar edhe Dritan Burgia, të dy të njohur si mbështetës të Ervin Salianjit. Vendimi për largimin e tyre është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.
Postimi i plotë i Arlind Boshkut:
Prej 35 vitesh familjarisht kemi kontribuar për Partinë Demokratike.
Kemi qenë aty në çdo betejë: anëtarë komisionesh, pjesë e çdo fushate, drejtues seksionesh e grupseksionesh, nën kryetar dege dhe sot sekretar dege.
Gjithmonë me një parim: pa kërkuar asgjë në këmbim dhe luftë me shpenzimet tona.
Por e vërteta duhet thënë.
Ndërkohë që ne mbulonim fushatat me kontributet tona, drejtues dhe kandidatë i kanë trajtuar këto sakrifica si pronë private pa transparencë, pa përgjegjësi dhe pa asnjë mbështetje reale për strukturat në terren.
Dje morëm një vendim absurd: përjashtimin tonë nga Këshilli i PD-së.
Arsyeja? Një drekë me Ervin Salianjin.
E vërteta është tjetër.
Prej muajsh kemi kërkuar reflektim për humbjet e njëpasnjëshme dhe vendosjen e rregullave të qarta për meritokracinë dhe promovimin brenda partisë.
Kemi kërkuar diçka elementare: që anëtarët të vendosin për lidershipin, jo lidershipi të përzgjedhë anëtarët sipas interesit për të mbajtur peng partinë.
Shpifjet se ne nuk jemi më me PD janë qesharake.
Ne kemi qenë dhe jemi në terren, në fushatë, dhe në çdo përballje politike.
Ajo që nuk pranojmë është heshtja përballë dështimit dhe abuzimit.
Për më tepër, është e papranueshme që para edhe pas zgjedhjeve të kërkohen “kontribute” financiare pa asnjë transparencë apo dokumentacion sic Nul Moka kërkon.
Partia nuk mund të trajtohet si biznes privat dhe as si mjet për luksin e disa individëve. Ne nuk do paguajme dhe veshjet miliona lek apo luksin e shfrenuar te drejtuesve te opozites qe duhet te kishin kulmin e modestise per shkak te varferise qe kane demokratet te cilet per shkak te gabimeve te ketyre kane 13 vjet ne Opozite!
Partia Demokratike është e demokratëve, jo e një grupi që kërkon ta mbajë të uzurpuar.
Investim tim në PD nuk e heq dot askush as ti o Nul Lepurush.
Mirupafshim PS ka gati Punën do heqi një militant të sajin dhe do vendosi një ish të PDsë Suksese në partin e Shokut Edi kuptohet e përkohëshme Të gjith të njëjtin fat kanë Çorbën e prishur
Ti je socialist me çorbë. Nga ata që presin pune nga Partia. Me këtë tru që ke ti, nuk bën as per roje tek dera. Dashke punë nga Partia. Partia që fuste njerezit në punë vdiq në 1991. Tani është PD-ja që ptemton punë mbi baza partiake. Nuk futen në punë njerezit me teser partie. E di qe akoma futen, por mos shaj kot Saliun atëhere.
PD e shqiperise nuk egziston me qysh nga 1994, ajo qe ka mbetur eshte pd e familjes sllavo-komuniste berishiste, prandaj eshte e drjete ata qe thone se po iku Saliu kjo PD familjare shkrihet ne kash e ne koqe, kurse ata qe votojne akoma PD 200-300 mij vota jane njerzit e nderhsem demkrat qe votojne per PD e Shqiperise, por i vjedh Saliu sic e ka zakon
Me fal per korigjimin por ke bere nje lapsus te rende. Qysh nga 1991 (jo 1994). Kater muaj ju desh kancerit Berisha qe ta mbyste ate parti dhe ta kishte si zombi per te ushqyer me gjak familjen e tij. PD dha shpirt kur vrau vete Arben Brocin, dhe u varros kur prishi Qeverine e Stabilitetit.
Parti qe ska kontribuar pothuajse asgje ne historine e shqiperis, rajonale bajraktar katundi dhe mbushur me sharlatane, budallenj, femra debile dhe njerez te shkeputur nga realiteti Ta kesh medalje nderi o lumadh
Deja vue!? Filloj lufta e klasave! Gjithemon nen messimet e shokut SaHale, rrofte proletariati, rrofte PiDhjera! Keta kane mare fund! SA keq jane katandis as fundi nuk i dihet se si do t’iu Dali!?
Arlind ne vertet thame qe do hame me luge floriri edhe ashtu u be ne e realizuam keshtu qe ju si te sakrifices qe jeni per te miren e partise PD duhet te jeni te paret ne sakrifica e te fundit ne pretendime e rendesishme eshte uniteti partise me demokratet kjo eshte ideali yne. Mos u dorezo Lindi qendro i forte
Ne mos vetem muli, ne lluks jeton belo ezmeri
Shikoni çfarë thotë me gojën e vet ky "reformatori": "per shkak te varferise qe kane demokratet te cilet per shkak te gabimeve te ketyre kane 13 vjet ne Opozite". Pra u duhet pushteti që të pasurohen!!! Haptas fare!! Nuk e ka fjalën për votues të pd-së dhe as të ps-së, por për militantët si vetja që financojnë sot pd-në (e thotë vetë) që të kapin një post nesër nëse vijnë në pushtet. Janë kaq të uritur, kaq të trashë sa që as nuk shtiren më sikur po mendojnë për popullin. E thonë troç "është rradha jonë", "na fusni në qeveri teknike".
Ça thotë ky kari, u varfëruam?? Luftë me shpenzimet tona??? Dmth duhet të vijnë në pushtet qe tja shikojë hajrin kësaj pune, vënd hajdutësh. Shqipëria është si një lopë që herë e mjel njëri e herë tjetri, por që nuk shteroka.