Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar për 27-vjtorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, për çlirimin nga Serbia.
Postimi i Nufit
27 vite më parë, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shënoi një moment historik jo vetëm për kombin shqiptar, por edhe për vetë ndërgjegjen e botës demokratike.
Ishte një akt vendosmërie për të ndalur një tragjedi humanitare dhe për të mbrojtur dinjitetin njerëzor përballë një regjimi që kishte zgjedhur dhunën dhe shkatërrimin.
Për faktorin shqiptar në rajon, kjo ndërhyrje ishte shumë më tepër se një operacion ushtarak; ishte një kthesë historike që konfirmoi të drejtën për të jetuar të lirë dhe në paqe.
Ajo dëshmoi se vlerat mbi të cilat ndërtohet bota perëndimore; liria, dinjiteti njerëzor dhe drejtësia, nuk janë thjesht parime të shkruara, por angazhime që mbrohen me vendosmëri, kudo që ato cenohen.
Kosova dhe institucionet e saj demokratike janë sot garancia më e fortë se vendimi i marrë 27 vite më parë ishte i duhuri.
Me përkushtimin e saj për t’u rritur përkrah aleatëve, ajo meriton të jetë shumë shpejt aty ku i takon — në të gjitha tryezat dhe organizmat e arkitekturës euroatlantike.
Sot, pas 27 vitesh, kjo ngjarje mbetet një kujtesë e fuqishme se paqja nuk është e dhënë, por kërkon përkushtim të vazhdueshëm.
NATO vijon të jetë garantuesi më i madh i sigurisë dhe stabilitetit, jo vetëm në Ballkan, por në mbarë botën, duke qëndruar në vijën e parë të mbrojtjes së vlerave që na bashkojnë.
Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj Aleancës. Kontributi ynë në misionet paqeruajtëse dhe në mbrojtjen kolektive është shprehje e qartë e këtij angazhimi dhe e bindjes sonë se siguria është përgjegjësi e përbashkët.
Të qëndruarit bashkë, në unitet dhe solidaritet, është garancia më e fortë që tragjedi të tilla ndaj jetës, paqes dhe vlerave perëndimore të mos përsëriten më kurrë.
Kthesen ja u mori amerikani, kurse ju as qe keni ndermend ta merrni.Timonin vazhdoni ta keni drejtuar, nga sulltani islamist erdogan, dhe me shpejtesi te shtuar.
Luften per liri e nisen me deshmoret e kombit. Falemi te i hirit Zot qe vazhdon te sjell ungjillin e Krishit tek Shqiptaret. ___________________________________________________________ Romakëve 15:19 (përmbledhje): Pavli thotë se predikoi mesazhin e Jezusit “me anë të fuqisë së shenjave dhe çudirave, me anë të fuqisë së Frymës së Perëndisë… nga Jerusalemi deri në Ilirik.” _____________________________________________________________________________________ Shqiptaret din me mire ta bejn shtetin e tjerve se sa per vet veten... ..Historia do perseritet.
Kalimi nga nje vasalitet te eger e te dhunshem tek nje vasal me te moderuar ishte nje fitore e popullit Shqiptar te Kosoves, por aspak nje fitore e pavarsise se Kosoves. Ishte nje shkembim vasaliteti per te kursyer gjak Shqiptaresh. Nese lufta do te vazhdonte ( me apo pa nderhyrjen e NATOs) mbase do te kishte me shume gjak te derdhur, mbase edhe mund te deshtonte, por do te tregonte dhe kishte nje mundesi qe Shqiptaret e Kosoves te fitonin pavarsine dhe bashkoheshin me Shqiperine. Kjo zgjidhje mbase humbi mundesine per nje komb shqiptar te bashkuar por kurseu gjak Shqiptaresh. Mire apo keq Shqiptaret ne mase e pranuan kete zgjidhje. Mire apo keq pergjegjejsia eshte e Shqiptareve. Fatkeqesia eshte se pas 27 vjetesh Shqiptaret nuk munden te krijojne nje shtet Shqiptar ( nen nje vasalitet qe jep disa mundesi per ta bere kete). Dhe mos shfrytezimi i ketyre mundesive, dhe genjimi i vetes se jemi te pavarusr eshte faj/pergjegjesi e Shqiptareve.