
Ervin Salianji ka reaguar ashpër ndaj përjashtimeve në masë që ka kryer Partia Demokratike dy ditët e fundit. Në një postim në rrjetet sociale Salianji ka deklaruar se Sali Berisha ka frikë nga gara.
Postimi i Salianjit
Humbësat përjashtojnë fituesit.
Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre. Ky është deformimi i madh i sjelljes politike që ka sjell humbjet e njëpasnjëshme të opozitës.
Në vend të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët.
E paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mëndesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën!
Frika nga gara nuk është lidership!
Dy këshilltarët në Durrës u përjashtuan sepse mbështesin një ide: garën. Kjo nuk është forcë. Kjo është frikë. Partia Demokratike nuk është pronë private. Është e demokratëve dhe demokratët nuk përjashtohen! Ata votojnë, ata zgjedhin!
"Në vend të kthehen tek themeli" - shkruan Salianji. Cili eshte themeli i PD-se Salianj, e di?
themeli eshte nexhmija, ramizi dhe sigurimi i shtetit qe vune kete kriminel te kuq ne kre.
Kokat hengshi.
Salianj tregohu burre mos is nenshtro malokut vukovic ti je pure shqiptar zemra e shqiprise as malok as gjoksin grope. Po te flase me teper do e prish
Ti e di që nuk je i pari, do vijnë të tjerë pas teje si rezultat i situatave të reja që patjetër do krijohen. Po kështu edhe nëPS(pspspsps). Edhe po të vijë shansi ty apo kur të vijnë lider të rinj po kjo sëmundje do vazhdojë. Jemi edhe ne, njerëzit e thjeshtë, që pa dashje, të tillë lidera prodhojmë. Psh te ne, sado të lodhemi nuk prodhojmë dot banane apo kafè, kështu edhe mentaliteti jonë si komb nuk prodhon dot liderë perëndimorë