Përjashtimet në PD-në e Durrësit, Flamur Noka: Bashkëpunuan me PS-në dhe morën përfitime personale

24 Mars 2026, 20:20Politika TEMA

Përjashtimet në PD-në e Durrësit, Flamur Noka:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar përmes një njoftimi për mediat lidhur me akuzat që bëri ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, lidhur me përjashtimin e dy këshilltarëve nga grupi i PD-së në Bashkinë e Durrësit.

Sipas Nokës, largimi i dy zyrtarëve të PD-së është bërë me kërkesë të degës lokale.

Sipas tij, njëri prej këshilltarëve ka punuar për Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025, ndërsa tjetri akuzohet për përfitime personale nga posti dhe bashkëpunim me këtë forcë politike.

“Lidhur me dizinformimin e mediave të qeverisë për motivin e vendimit për largimin e dy këshilltarëve nga grupi i këshilltarëve të PD të Bashkisë Durrës, sqarojmë sa vijon:

Dy këshilltarët e grupit të PD në Bashkinë Durrës janë larguar nga grupi i këshilltarëve dhe strukturat e PD lokale me kërkesë të Degës së PD Durrës, cila ka depozituar këtë kërkesë kohë më parë.

Arlind Boshku është vërtetuar se ka punuar për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025, kurse Dritan Burgija ka shfrytëzuar pozicionin e këshilltarit të PD për përfitime personale nga Bashkia dhe po sipas relacionit të Degës së PD Durrës, ai ka punuar për PS.

Çdo interpretim tjetër është trillim”, shkruan Noka.

4 Komente

  1. v
    vv

    Normale te bashkepunojne me PS sepse aty ka para te madhe. Kush nuk do ta bente. Sa te punosh e mezi te mbyllish muajin, futi nje bashkepunim me PS dhe paraja vuuuuuuuuuuuuuu.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Agjitacion propagandë jo ?

      Përgjigjjuni
    2. B
      Beu

      Do bashkëpunojnë njerzit sjan armiq .ju berishistet shikoni çdo shqiptar të ndershëm armik

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali krimineli

        Me keta kok palare si ky çorapekuqi do mbreteroje sa ti doj rroçka .Po ky shpellari kur erdhi ne Tirane filloj pune tek lavazhi zogut te zi tani e hedh shurren perpjet.Yyyyyy burre kurve ti edhe ate 10-15 si puna jote qe i shkoni nga mbrapa kufomes Sali

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje