Raporti në SHBA zbulon lidhjen e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus

24 Mars 2026, 19:12Politika TEMA

Raporti në SHBA zbulon lidhjen e kredisë së Aeroportit të

Një raport zyrtar në ShBA dëshmon se instrumenti financiar të cilit Behgjet Pacollit provoi t’ia transferonte jashtëligjshëm kontrollin e Aeroportit të Vlorës, rezulton pjesë e një fondi të përbashkët investues me Federatën Ruse.

Struktura financiare të cilës biznesmeni Behgjet Pacolli u përpoq t’ia kalonte nën kontroll të gjitha aksionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA Sh.P.K), rezulton pjesë e një fondi investues bashkë me borxhin sovran rus (Russian Foreign Bond), tregon një raport zyrtar financiar në ShBA.

Një dokument zyrtar i dorëzuar pranë Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC) tregon se “Compartment Bernina”, një nën-fond që menaxhohet nga kompania investuese “Delphos Securities”, posedon letra me vlerë në fondin ndërkombëtar “GMO Emerging Country Debt Fund”.

Bazuar në dokumentet zyrtare të cilat janë publikuar në EDGAR, e cila është e lidhur me agjencinë qeveritare amerikane SEC, ky fond ndërkombëtar ka një bilanc prej 17.5 milionë dollarë të lidhur me “Compartment Bernina”.

“Compartment Bernina” posedon letra me vlerë në fondin ndërkombëtar “GMO Emerging Country Debt Fund”.
“Compartment Bernina” posedon letra me vlerë në fondin ndërkombëtar “GMO Emerging Country Debt Fund”.

Bernina është një nën-fond investues brenda kompanisë “Delphos Securities SARL”, i krijuar për të menaxhuar dhe administruar investimet lidhur me Aeroportin e Vlorës.

Emri i kësaj kompanie ndodhet në qendër të skandalit të zbuluar në tetor të vitit të kaluar që u nxor në pah pas krisjes mes dy ortakëve kryesorë të Aeroportit të Vlorës: Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit.

Përplasja mes tyre kishte shkas një marrëveshje të lidhur mes kompanisë nën pronësi të Pacollit, “Mabco Constructions S.A” dhe fondit investues “Delphos Securities”, përmes të cilës biznesmeni nga Mareci synonte t’ia kalonte aksionet e Aeroportit të Vlorës këtij fondi investues, tinëzisht dhe pa e njoftuar ortakun e tij.

Kjo skemë e dyshimtë e tentim-dorëzimit të Aeroportit në duart e një kompanie offshore, ishte përthëkuar nën formulimin e gjoja “një marrëveshje kredie” në vlerë 100 milionë euroshe të Mabco-s nga Delphos, me norma paarsyeshmërisht të larta interesi.

Hileja dyshohet se ishte kaq e thjeshtë: në rast se Pacolli nuk do ta shlyente kredinë me interes fillestar 7.6%, atëherë aseti kyç strategjik i shtetit shqiptar do t’i kalonte nën kontroll financiar “Compartment Berninës”.

Një gjykatë në Shqipëri caktoi masë të sigurisë mbi aksionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke pamundësuar zbatimin e ujdisë së dyshimtë.

Të kthehemi sërish te fondi ndërkombëtar “GMO Emerging Country Debt Fund” dhe tek të dhënat mujore të publikuara nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkërbimeve (SEC).

Të dhënat publike pranë kësaj agjencie dëshmojnë se fondi “GMO Emerging Country Debt Fund”, në të cilin Bernina posedon 17.5 milionë dollarë amerikanë si letra me vlerë, mban obligacione të emetuara drejtpërdrejt edhe nga shteti rus.

Fondi “GMO Emerging Country Debt Fund”, në të cilin Bernina posedon 17.5 milionë dollarë amerikanë si letra me vlerë, mban obligacione të emetuara drejtpërdrejt edhe nga shteti rus
Fondi “GMO Emerging Country Debt Fund”, në të cilin Bernina posedon 17.5 milionë dollarë amerikanë si letra me vlerë, mban obligacione të emetuara drejtpërdrejt edhe nga shteti rus

Raporti mujor i fondit ndërkombëtar GMO, i dorëzuar pranë SEC, përmban shënime me emërtimet ‘Russian Federation’ dhe ‘Russian Foreign Bond – Eurobond’, vetëm pak rreshta më poshtë informacionit për Berninën.

Ky dokument zyrtar i organit rregullatorit shtetëror amerikan të tregjeve financiare, thellon dyshimet për lidhjet e dyshimta të biznesmenit Pacolli me rusë dhe rrezikun e tejkalimit të një aseti strategjik të shtetit shqiptar në duart e një vendi armik.

Dyshimet për përfshirjen e interesave ruse përmes Pacollit në Aeroportin e Vlorës ishin kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës në shtator të vitit të kaluar, kishte raportuar portali Hashtag.al duke u thirrur në burime.

Sipas raportimit të portalit, kallëzuesi që e kishte deponuar lëndën në Prokurori ishte “vënë në lëvizje nga shërbimet inteligjente partnere” të shtetit shqiptar.

Paralelisht me këtë kallëzim, një hetim tjetër penal kishte nisur nga Prokuroria e Tiranës kundër Pacollit nën dyshimin për “mashtrim me pasoja të rënda”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim kompjuterik”.

Ndërsa në dhjetor të vitit të shkuar, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e përjashtoi Pacollin dhe kompaninë e tij Mabco nga e drejta e vendimmarrjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Vendimi derivoi nga padia e kompanisë ortake në Aeroport, 2A Group nën pronësi të Valon Ademit, e cila kishte arsyetuar para gjykatës rrezikun real që Aeroporti i Vlorës të humbiste kontrollin shqiptar përmes një skeme financiare të fshehtë, raporton Paparaci.

Dy biznesmenët nga Kosova, kishin marrë para katër vitesh Aeroportin me koncension nga shteti shqiptar.

Edhe pse operimet normale me pasagjerë planifikohej të nisnin në gjysmën e dytë të vitit të 2025, projekti ende nuk ka përfunduar si pasojë e konfliktit ligjor mes dy ortakëve.

Ademi pretendon se zotëron 47% të aksioneve në koncension, ndërsa Pacolli pretendon se zotëron shumicën absolute të tyre. /Paparaci.com

35 Komente

  1. s
    selo saliu

    pse nuk behet nje ligj qe 32 % jane te shtetit ne cdo kompani qe do operoje ne shqiperi dhe keshtu eleminohen jo e morri apo ja shiti keshtu shpetojne dhe nga pastrimi i parave

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Daj Samiu nuk le asnje financim per Aéroportin e Vlores vetem nqs jane te aprovuara prej tij. Baza qe ka ne jug dhe Sazani bejne qe te mos kete asnje ekuivok ne cdo aspekt. Ndaj dhe islamiket qe perdoren nga cdo lloj grupimi non American jane nen lupen e CIA

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sotiraqi

      Krejt do agjentë të serbit e rusit janë të lidhur me pushtetin e Edi Ramës

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kosovar qe ben si Korcar ky

        Gabimi eshte i joni qe ju leme te hyni ne Shqiperi. Ju s keni faj. Ate keni bere nje jete, mashtrime, te futme pas kraheve.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sotiraqi

          Brenda vitit nga turizmi dhe tregtia me Kosovën fitoni miliarda.Po deshe mbylle kufirin.Po mendoni se do u ushqen Serbia jo o njeri,Serbia ju ushqen vetëm.për aq kohë sa e luftoni Kosovëndhe Kosovaret.Shqipëria si shtet nuk ka bërë asgjë për Kosovën as gjatë luftës.Nëse janë ndihmuar kosovaret këtë e kanë bërë qytetaret e Shqipërisë individualisht për humanizëm.Shqipëris as dhe n.kallash nuk ia ka dhënë pa lek Kosovës.Jeni bërë bethë e krye me Vuçiçin kunder interesave shqiptare,Zoti do u denoi e historia do u vendos në koshin e mbeturinave.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Analfabeti Funktinal Kosovar.

            Kemi bëre o Stiraq Malok, kemi @irë Motren tënde, e she që kemi bërë shume. Motra jote flet më mirë Shqip .

            Përgjigjjuni
            1. g
              ganiu

              Sotiraq, ti duhet të jesh i zgjuar shumë. Dy herë ke shkruar me të njëjtin pseudonim. Për të tjerat, je për të të varur hajdarët.

              Përgjigjjuni
          2. A
            Alnalfabetet Funksinal.

            Po keta Spiunë janë gjithmone Kosovarë, si ka mundësi, Sa Spiuna paska pss Kosova? Edhe Albini është një nga këta me siguri.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tiranë

              Sëiun e bolshevik antikombëtar jane Famutet dhe Salehet. Ramuti e ka ditur shume mire se Çacolli eshte njeri i Rusve, prandaj e ka nisur aeroportin e Vlorës Ramuti bashk me Pacollin dhe Ruset. Sic provoj te bënte edhe me Çortin tjwter te Porto Palermo qe deshti Ramuti tua jap risve. Por Amerikanet ua ndalen ne fyt keto krime te Ramutit.

              Përgjigjjuni
          3. n
            nacionalisti

            o bexhet po paske qene kokrra e legenit... pis burre

            Përgjigjjuni
            1. k
              koqevari

              po ky islamik koqevar dihet qe eshte spiun rus, ky bastard shkoi dhe ndertoi nje qytet ne kazakistan dhe ja vuri emrin saranda,

              Përgjigjjuni
              1. e
                epo

                O Rame turp qe i dhe Pacollit agjentit te Putinit aeroportin e Vlores. Dil e thuaj tani se kur do te perfundoje aeroporti. As ne veren e vitit 2027 nuk do jete gati.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patronazhisteve cekic ballit

                  Turp thote gomari. Rama mbushi xhepat me leke nga Pacolli, ky thote turp.

                  Përgjigjjuni
                  1. ?
                    ???

                    Qysh u mbushen xhepat me lek? Ma thuaj dhe mua qe mos te vdes injorant. Zotrote qenke njeri qe e paske kuptuar drejt dhe paster fare.

                    Përgjigjjuni
                2. P
                  Pis burrë

                  Po Bexheti qe i qante zemra si shqiptar per te ndertuar ate aeroport, tani del që e paska patur me të futme!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tradhatre kane qene dhe mbeten keta

                    Pse tani e more veshe qe kjo lloje race e ka vetem em te futem ! Ri me ata , shoqeru me vite te tera, te japin gjithcka, vetem e vetem per te bere gropen ne fund.... Fatekeqesisht race bastarde... ( mbase ndonje koker dele i hajrit )

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tradhatre kane qene dhe mbeten keta

                      Pse tani e more veshe qe kjo lloje race e ka vetem em te futem ! Ri me ata , shoqeru me vite te tera, te japin gjithcka, vetem e vetem per te bere gropen ne fund.... Fatekeqesisht race bastarde... ( mbase ndonje koker dele i hajrit )

                      Përgjigjjuni
                    2. I
                      Iso

                      70% e kosovareve jane te dashuruar me serbo -sllavet,a e shihni si i sulmojne clirimtaret,si ju dalin deshmitare te rreme.Poshte kopilat serb,lavdi deshmoreve dhe atyre qe luftuan per flamurin kombetar dhe lirine e Kosoves.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dielli

                        Asnjë kosovar nuk punon në Serbi edhe pse atje ka punë dhe lekë,se e din ç'është armkku,kurse në Greqinë armike punojnë një milion shqiptarë kanë ndërruar emrat dhe shumica janë ç'kombtarizuar.

                        Përgjigjjuni
                        1. g
                          ganiu

                          A me të vërtetë e ke që në Serbi ka punë dhe lekë? Mos jetë gjë burri i Diellës ti?

                          Përgjigjjuni
                      2. Hakiu

                        Jo,shteti Shqiptar eshte mashtrues dhe zhvates,keshtu ka qen gjate gjith historis,nga piratet,ne mbretri,ne komunizem dhe sot ne demokraci,pra asgje e re.Bexheti,besoj ka mbledhe mend,nuk mashtrohet me.edi rama i thoshte baci bexhet haha,kishe Shqipnia si do paret e rusise...

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          ANNA

                          Ca thu o Haki???? Bexheti mashtrues ordiner dhe ndoshta i kap nga Putini. Deri tani, ky mut nuk ka financuar asnje lek per aeroportin. Shpenzimet jane mbuluar nje pjese nga nje kredi bankare nga bankat shqipare dhe nje pjese tjeter nga ortaku i tij (ai qe paska 2%). mesa di une deri tani qe jemi drejt fazes perfundimtare te ndertimit te aeroportit 50% e investimit eshte financuar nga bankat shqiptare dhe 50% nga fondet e ortakut. Ky, mashtrusi, kerkon tani qe nepermjet nje huaje apo financimi te dyshimte nga nje kompani off shore qe CIA thote ka lidhje me rusin, te shlyeje kredinie e bankes dhe ti ktheje shpenzimet qe ka kryer me teper ortaku i tij (2%). Mirpo n kontraten e huase qe ka nenshkruar me kete kompani apo fond investimi, ky le si garanci/peng aeroportin. Pra , nese ky mut nuk shlyen huane qe do marre i bie te dorezoje aeroportin tek huadhenesi me lidhje ruse. A E KUPTOVE O NASTRADIN?

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          Plehra shqipefoles !

                          Me ne fud i doli dhe koka ketij miliarderi qe pasurite i ka vene ne Rusi ! Nga kontratat Ruse.... Doli dhe spiuni i fundit ne KS ... ha thua ha ka me njeir te paster ne KS dolen te gjithe apo shumica spiune te Rusise dhe Serbise..

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Plehra shqipefoles !

                            Me ne fud i doli dhe koka ketij miliarderi qe pasurite i ka vene ne Rusi ! Nga kontratat Ruse.... Doli dhe spiuni i fundit ne KS ... ha thua ha ka me njeir te paster ne KS dolen te gjithe apo shumica spiune te Rusise dhe Serbise..

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Taulant

                              Patronazhistet njekohesisht edhe antiShqiptar. Plehra gjithcka behet per ti marre Pacollit Aeroportin prej grupit te strukturuar kriminal Balluku - Rama.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Monaliza

                                Jo gjithmone ke te drejte Taulant. Deri me tani, Bexheti nuk ka derdhur kokerr leku, sepse nuk ka pasur, vetem ka genjyer. Dhe tani qe aeroporti eshte drejt perfundimit siguron nje hua te dyshimte per te shlyer te gjitha shpenzimet e bera deri tani, duke lene kolateral aeroportin. Nese eshte e vertete qe pas huadhenesit potencial jane interesat ruse atehere kemi te bejme me nje ceshtje te sigurise kombetare i dashur. Nese nuk mi kupton keto gjera me mire hesht!

                                Përgjigjjuni
                              2. .
                                .....

                                Një artikull fare i paqartë edhe pse paraqitet i dokuentuar me gjuhë informatike. Dhe, ky dokument është ilegal, i piratuar apo i CIA-s. Tani, me sa kuptova, qofsha gabim, ky, Pacolli mori borxh 100 milion USA $ nga një financues me 7,6% interes, ku 17,5 milion dollarë i takojnë shtetit Rus. Ky financues me 17,5 milion USD (rreth 20 mln USD me gjith interes), ja ka vënë dy këmbët në një këpucë këtij miliarderit Pacolli, që e ka vënë pasurinë në Rusi (miliarderë, jo dhe aq, por ka mjaft, që i kanë vënë miliardat në Rusi e Kinë) dhe është agjent i tyre; dhe ja ka me të futme shteit shqiptar dhe Edi Ramës ose Rama osht m'tavët, duke detyruar kompaninë huadhënëse të 82,5 mln USD të tjera, pjesë dërrmuese e borxhit, t'ja kalojë invrstimin shtetit rus(!) nëse nuk e shlyen. Kjo u zbulua nga CIA amerikane tash së fundmi dhe e denoncoj, se deri dje nuk e dinte. Deri këtu dalin tre çështje: e para është dominanca ruse në aksione, mjaft e vogël, dhe e dyta, kushti i mospërmbushjes së detyrimit; e në rast përmbushje ç'ë?... dhe, së treti, nëse kredia është gjoja kredi, edhe pasonat janë gjoja pasoja. Kreditë, o janë, o s'janë të tilla. Kështu, i bie, që me zbulimin e "lojës", nëse është kredi prej vërteti (do ta zbulojë gjykata), shteti shqiptar, i paguan detyrimet ruse të Pacollit shoqërisë huadhënëse, prej inatit të rusve, duke i lënë këta me gisht në gojë. Dhe aeroprtin ja kalon shtetit shqiptar (amerikanëve) dhe Pacoll-Ademit, se investimi është më i madh se aq. Nuk është ndonjë shumë e madhe 110 milion dollarë, jo më shumë, se duhet të lëvrohen për një afat të shkurtër. Ja pra, edhe gjykata e ka blloku, por për hir të Adem - Pacollit, a të transferimit të asetit, kjo nuk dihet, apo për të dyja bashkë. Një problem tjetër është se financimin e mori shteti shqiptar apo privati, para apo pas shpalljes së sanksioneve për fondet investuese ruse; për këtë le të sanksionohet marrësi. Ku qëndron përgjegjësia e shtetit shqiptar për një investim privat të një kompanie shqiptare mes ortakësh shqiptar? Pse çirreni atëhete kur investimet ua japim të huave? Fondet ndërkombëtare nuk kanë vulë të ndarë shtetit që kontribon, shteti kontribues është i ofruar me aksione ndërkombëtare. Me 17,5% aksione kundtejt 82,5% të pjesës tjetër, nuk mund të marrësh kontrollin edhe nëse ke një kontratë të tillë, ta rrëzon ç'do gjykatë, si jo të rregullt dhe të padrejtë, nëse nuk formon një fond dominant në treg; as që duket një i tillë, sidomos me fonde të sanksionuata. Pastaj, nuk dimë edhe kushtet e shtetit shqiptar për këtë investim. Sidoqoftë, detyrimet private ndaj shtetit shqiptar lidhur me afatet e përfundimit të veprës duhet të jenë në veprim, pamvarësisht ngërçit ligjor apo politik. Në sa duar kaloi Rinasi, së fundmi e kishin Kinezët! Veprimet tinzare të presupozuara politike, zgjidhen me masa ligjore por edhe politike nëse vihet në pikpyetje siguria e vendit. Më duket një material i porositur.

                                Përgjigjjuni
                                1. /
                                  /......-.....-.....-

                                  Kompania e Pacollit ka nenshkruar nje kontrate huaje me “Compartment Bernina”, kontrate te cilen nuk e dime se cfare shkruhet apo jo? Kemi degjuar vetem se kompania e pacollit per shumen e huase qe merr dorezon si kolateral aeroportin. Pra, nese Pacolli nuk i permbush detyrimet financiare etj sipas kontrates etj, “Compartment Bernina”merr ne pronesi te saj aeroportin. Nese shteti yne nuk e lejon kete gje, atehere perballet me gjyqe nderkombetare dhe perfundon te paguash si frengu pulen. Sepse pala paditese, ne kete rast hipotetik “Compartment Bernina” kerkon jo vetem vleren kontabile te aeroportit por edhe fitimin e munguar ne vite..............

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lol

                                    Aeroporti eshte ose duhet te ishte pronesi e shtetit Shqiptar. Ky figura mori lek borxh per ta ndertuar dhe me pas ti paguante mbrapsht me % fitim te percaktuar. Eshte njesoj si kompanit qe ndertojne nje ndertes. Hidhen paret ne fillim dhe mblidhen me von. Problemi eshte se ky boti kur mori kontraten qe mos te perdorte lekun e vet mori borxh me plot iden qe mos ta paguante mbrapsh. Detyrimisht ata qe dhan leket borxh do hyjne ne mes dhe do marrin % e kompanise ne fjal deri sa te paguhet borxhi mbrapsht. Problemi tjeter eshte se leku borxh del i lidhur nga Rusia. Kjo firm tani ka mar 53% te aksioneve peng deri sa te mari leket e veta mbrapsht me gjith humbjen/fitimin. Jo se moren ne pronesi dhe jane pronaret e rinj te nje objekti shteteror, ne ket rast Aeroportin.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. _
                                      ____/

                                      Qartë, qartë, por a po e kupton se ç'thotë ai më sipër? Me 17,5% aksione ruse, edhe sikur të ketë kontratë diskriminuese pozitive për këtë aksioner (sido që të jetë nënëshkruar - fondi 17,5 mln nuk është fond i veçantë, i ndarë, por pjesëmarrës ndaj të tërës dhënë nga shoqëria mëmë, pra marrëveshja nuk mund të bëhet e njëanëshme dhe vetëm në favor të njërin prej kontribuesve aksioner), ta hedh poshtë gjykata, si të padtejtë dhe të paligjshme kundrejt 100 milion USD të fondit ndërkombëtar! Më sipër nuk bëhet fjalë as për vlerën kontabël, as për fitimin e munguar, përderisa nuk kemi dijeni për afatin e maturimit të borxhit dhe mundësinë e shlyerjes. Kushtet vihen midis huamarrësit dhe huadhënësit, jo ndaj një subjekti kontribues në aksione huadhënëse. Martëdhënjet midis kontribuesve rregullohen mes tyre, jo me huanarrësin. Pra, ndryshe, sipas kësaj që thoni, Pacolli, me qëllim, nuk do t'i përmbushë kushtet e kontratës për t'ja dorëzuar ato rusëve. Konkluzioni: Pacolli nuk është biznesmen, patriot jo e jo, por është agjent i rusëve, që e kanë shtyrë atë të marrë aeroportin e Vlorës në favor të tyre me 17,5 mln USD, meqë nuk mundën në vitet 60-të edhe pse kishin dhënë më shumë fonde të paçvlerësuara si sot, dhe po sillen si çifuti në shkretëtirë... E hollë kjo, ë, tuaf, nuk më kishte shkuar medja fare, nuk do merrkan vetëm vlerën kontabël, por edhe aeroportin edhe fitimin e munguar. Kontratë me të vërtetë e çuditëshme dhe mjaft e ngatërruar, kjo, që as unë injoranti në këtë fushë, nuk do ta kisha pranuar me gjith këto vasanara pas, që do të më ndikonte në reputacionin e firmës, pra profesionalisht, por edhe do të më kishte nxjerrë tradhëtar e spiun të shitur të një shteti tjetër, pra edhe moralisht. Epo, biznesmeni është i paskrupullt në përfitim financiar! Po përfitimi i Pacollit, si biznesmen, ku është nëse zhvishet nga aseti, me hir apo me pahir; apo ashtu është loja..?

                                      Përgjigjjuni
                                  2. d
                                    donika

                                    Kush e ka bere kete shkrim? Kush e ka bere kete raportin American ,si quhet ,sa serioz eshte? Keto karrlliqe qe boton Mero nuk I ha as nje gomar. Ky Adem askushi pse do the mari 47% the aksioneve,per vfare per pune apo per investim? Kredia 100 million euro jepet me nje garanci,jo gjithkush e merr ate dhe Pacolli ka dhene garancite e veta private qe e ka marre ,psh ky Ademi mund the merte garanci nje nevojtore(aq para ka hedhur) Kush fshihet mbas Adem askushit qe ka dhe fuqine the botoje skriptime logaritmesh qe skane asgje the vecante per vec se hedhin tymnaja ne publik. Karta e Rusise nuk shkon fare,askush nuk e beson psh qe mund the jete Izraelite apo Arabe apo Afrikane apo Kineze apo Angleze etj etj the huajsh Adem askushi e ka nga brenda sherrin prandaj dhe e hedh ne gazette keto dokra dedektivesh. Ah kemi vuajtur shume qe nuk e kemi dite qe ky raporti (pa emer)American ka bere kete zbulim qe Ademi do pjesen,

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      Hajt shnet.

                                      Jo gjithmon vihet ose kerkohet garanci. Aq me teper me kompani qe mbahen "si me te mirat ose me te mdhajat" nuk eshte se kan mare pronesin dhe hipotekat. Kta ishin njerzit qe do sponsorizonin objektin dhe me pas do mblidhnin parat e invest investuara. Ngga e gjith shuma njeri do jepte 47%, tjetri 53%. Ky I fundit mbasi ju dha kontrata mori borxh per borxhin dhe ska ber asgje. Ky la si garanci per borxhin aksionet e veta garanci qe mos ti marin pasurin e vet. Loja ktu eshte se ky plan eshte qe perpara se ky te "zgjidhej" si kryesori me iden qe ne fillim qe mos te paguante borxhin po garancia ti kalohej diret borxh dhenesit. Kta fitojne dy her. Ky mori paret qyl vetem se ishte kompania madhe, borxh dhenesi doli aty ky donte se perfitoj direkt 53%. Jane te lidhur deri sa borxhi I dhen te paguhet nga shteti shqiptar qe eshte pronari kryesor.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. P
                                      Pak nga të gjitha

                                      Shkrim pa vlera e pa asnjë bazë . Si mundet të botohen shkrime të tilla që nuk kanë as bazë ekonomike e as bazë ligjore … kot fare

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Baca

                                        Koqevar trapa. Per ne nga shqiperia, turqit qe ju i mbani si vellezer, jane armiqte tane me te medhenj. Greku ka qene dhe do ngelet fqinj i lashte dhe partner europian, ashtu si Italia. Problemi eshte se ju me mendje dhe shpirt te islamizuar jeni pengese per marredheniet tona me fqinjet. Ju shihni nga lindja e largest, ne nga perendimi. E keni mbushur europen dhe me larg, me xhamia dhe perce. Me serbin mos na ngaterroni se jeni ngaterruar vete nemenyre te pakthyeshme. Per ata qe mendojne qe ne jemi nje, le te mendojne pak me thelle sepse nje nuk te ben vetem gjuha por zakonet. Shoh shpesh neper europe dhe gjetke qe i martoni vajzat me Arab....duket qarte e ardhmja....

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tirana hajdute

                                          O qemer po vendos ne dyshim diturin e kti individi, kush esht ky person e tregojn veprat dhe puna e nje jete, kurr sdo bsoja se nje njeri me kte kapacitet do vendoste ne pikpytje karrieren dhe veten me brrockullat qe tregoni me kto prrallat e juja. Po thuj atyre xhepistave tiranes qe ju financojn nuk mulohet m me sh. se hajdutllikun e kan ne gjak te pakten mos u tallni me kto shkrime ordinere.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje