Një ditë pas prezantimit të draftit për referendumet, Taulant Balla i shkon në zyrë Ramës, e pranishme edhe Koçiu

25 Mars 2026, 10:37Politika TEMA
Një ditë pas prezantimit të draftit për referendumet,

Një ditë pas prezantimit të draftit për referendumet, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka shkuar në zyrë kryeministrit Edi Rama.

Burime bëjnë me dije se fokusi i takimit ka qenë strategjia e komunikimit.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë gjithashtu edhe zv/kryeministrja Albana Koçiu, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, si dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Ndërkohë, në orën 10:00 pritet të nisin takimet e kryeministrit Rama me ministren Delina Ibrahimaj dhe stafin e saj.

1 Komente

  1. R
    Roja

    Per mos te marre para nga populli dakort jane te gjithe. Mos beni kot referendume,shpenzime te panevojshme. Me ato leke ju blini shtepi atyre hallexhinjve!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje