Më i votuari i listës së hapur për deputet të Partisë Demokratike në Durrës, Ndrec Pjetri, ka reaguar ashpër ndaj përjashtimit të Arlind Boshkut dhe Dritan Burgijës nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.
Në një reagim në Facebook, Pjetri e quan skandal këtë veprim dhe thotë se Partia Demokratike është kthyer si ish Partia e Punës, duke përjashtuar çdo zë ndryshe.
“SKANDAL! Partia Demokratike sot ku dallon nga ish Partia e Punës? Përjashton çdo lloj zëri ndryshe. Para ca kohësh përjashtuan Salianjin. Dje Dritan Burgijën dhe Arlind Boshkun. Po nesër???”, shkruan ai.
Në një postim tjetër, ai thotë: “Nëse votat që kam marrë unë i janë shkruar Edi Ramës, kjo qëndron. Nëse i janë shkruar Partisë Demokratike, ky është një mashtrim i ulët. Rreth 5 mijë vota i kam marrë duke pasur mbështetjen e Arlind Boshkut dhe Dritan Burgijës”.
Doli spiuni tjeter i Edi Ramovicit
Dallon se partie punës ka qenë parti kombëtare kurse PD është fisnore,ndaj mos bëj pyetje pa kuptim
Turp tju vije per keto perjashtime Sali Berishes dhe morrit te vet Nul Nokes. Po kam dhe dicka per keta dy zoterinjt, qe ja u beri aq mire Sali Berisha se ata e njihnin sh mire se cmut ishte ai dhe vajten i dhane voten. Shkurt i zuri haka i Lul Bashes. E perserise ja u beri aq mire sa ju luajti fene.
Nuk mund te behet ASNJE krahasimet me PPSH. Te perjashtoheshe nga Partia do te behesh in disa mbledhje ku analizohej faji, ne marrjen e MENDIMIT te kolektivit, ne organizzate Baze te partise, ne Byron e e partise se qendres se punes, ne Byron e e partise se rreth it. Kjo praktike per nje antar te thjeshte te partise, jo me per nje te zgjedhur. Ti qe flet, sa vjec KE qene ne vitin 1990?Akoma ne spermen e babait? Atehere, ku e KE haberin ti per Statutin e PPSH.
Mos u habit ,mor burre ! Po pse kollaj eshte qe te rrish per 25 vjet ne gjirin e nenes , te hash ne nje kup me ta e te harrohet? Eeeeee, koke ! Ka pir kulloshter nga PPSH-ja zoti Sali. Si nuk qenka edukuar dhe pervetesuar mesimet e nenes parti dhe babes shpirteror ENVER?!