Përtej krahasimeve, Sara Mila sfidon mitin e “gjeneratës më të mirë”: Gratë socialiste nuk maten me breza (VIDEO)

25 Mars 2026, 15:00Politika TEMA

Përtej krahasimeve, Sara Mila sfidon mitin e “gjeneratës më

Gjenerata e grave socialiste të një dekade më parë dhe ajo e sotmja mund të kenë diferenca, por Sara Mila nuk bie dakord me epërsinë në vlerësime që u jepet politikaneve të brezave të mëhershëm në raport me kohën e saj. Ajo thotë se nuk është udhëhequr nga një model i caktuar, qoftë grua apo burrë në politikë, por nga parimet. Mila flet për sfidat me të cilat përballet çdo ditë, si në terren, ashtu edhe në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Edhe pse e re në politikë dhe në moshë, pa u spikatur në përplasje të forta publike, ajo rezultoi deputetja më e votuar. Pikërisht për këtë arsye është përballur me akuza se është ndihmuar nga grupe kriminale për të arritur një numër kaq të lartë votash në zgjedhjet e fundit, në majin e vitit që shkoi. Ajo i hedh poshtë këto pretendime dhe komenton deklaratat e herëpashershme që vijnë nga politika dhe media, duke i cilësuar si përpjekje për të vënë në dyshim imazhin e saj. Në intervistë, Mila ndalet edhe te marrëdhënia me kolegët deputetë, si nga opozita, ashtu edhe nga mazhoranca.

Një profil ndryshe nga i saj, por po aq e re në politikë, është edhe Zeqine Çaushi, e njohur për mënyrën se si iu qas politikës dhe publikut që në nisje. Mila thekson se kjo është një zgjedhje personale, ashtu si çdo deputet zgjedh mënyrën e vet të komunikimit me publikun dhe të të bërit politikë. Por thekson se sulmet ndaj saj dhe deputeteve të tjera të rinj janë të papranueshme.

Deputetja flet edhe për përplasjen me gazetaren Klodiana Lala, e cila i ka drejtuar pyetjen: “Si arritët t’i merrnit ato mijëra vota, pa pasur një kontribut të mëparshëm në politikë?”. Mila e konsideron skandal kërcënimin ndaj gazetares, e vlerëson atë për guximin dhe integritetin, por kërkon që gazetarja të publikojë mesazhet kërcënuese dhe t’u drejtohet organeve ligjzbatuese për identifikimin e autorëve. Deputetja Mila pranon se edhe vetë përballet çdo ditë me mesazhe të ngjashme kërcënuese në telefon dhe në rrjetet sociale, duke e konsideruar këtë një fenomen shqetësues që kërkon ndërhyrje emergjente ligjore.

Ndryshimet e fundit në kupolën e Partisë Socialiste, vendimi për imunitetin e Ballukut dhe zhvillime të tjera politike janë gjithashtu pjesë e qëndrimeve që Sara Mila ndan në këtë intervistë për Gazetën TemA.

4 Komente

  1. .
    .....

    hipokrizia e parimeve vazhdon ,te gjithe iarimorë jane majtas djathtas patjeter ..........

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirana e Re

      Paska humbur peshe, mire ja ben

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zgjohuni, t’i shporrim jasht pushteteve shqipfoles

        Sa e ndryshoj deputetlleku, sic shihet, paska bere vizit tek mjeket e lubis!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sufllaqe

          Na shpjego pak si i more 100% te votave ne burg, si i binde?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje