Kreu i PD-së Sali Berisha i shpalli tradhtarë dy anëtarët që u përjashtuan nga grupi këshilltarëve të PD në Durrës, Arlind Boshku dhe Dritan Burgija. Në konferencën për shtyp, Berisha i akuzoi demokratët se gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kanë punuar për Partinë Socialiste. Ai tha se besimin që i dhanë Arlind Boshku duke e emëruar sejkretar të degës së PD-së në Durrës, e ka përdorur si Dashnor Sula, i cili u emërua kryeinspektor i përgjithshëm.
“Janë denoncuar nga Berisha për qëndrimet e tyre antistatutore gjatë fushatës elektorale dhe qëndrimet si këshilltar të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Durrësit, njëri kryetar, tjetri këshilltar. Ata që pretendojnë se janë ndëshkuar për fjalët, mendimet, ata mashtrojnë veten dhe të tjerët. Nëse ti në fushatë elektorale, besimin që ta dhamë sekretar politik dege, e përdor si Dash Sula, atëherë përjashton veten nga partia dhe organet. Nëse punon për kandidatët e PS dhe jo për PD duke mbajt postin që ke, ke mbajtur një qëndrim që ke nxjerrë vetë veten jashtë partie”, tha Berisha.
Kryedemokrati refuzoi të falsë me emra dhe të tregojë se cilët kandidatë të PS kanë mbështetur, por tha se ata kanë përdorur pushtetin për të përfituar favore personale dhe kanë tradhtuar demokratët e Durrësit.
“Nëse je në Këshill dhe shkon 1 herë në 6 muaj sa për të marrë ato lekë dhe nuk shkon për të mbrojt interesat e qytetarëve, ti tradhton ata që të kanë votuar. Nëse ti je në këshill dhe përdor pushtetin si këshilltar për të përfituar favore personale, nuk është kjo arsyeja përse të kanë votuar qytetarët e Durrësit. Çdo bashkëpunim me PS dhe me qeverinë do të ndahet përfundimisht. Ato kohë kanë marrë fund për PD, njëherë e mirë, nuk ka asnjë lidhje me ato çfarë thoni ju. Ka një statut që është zbatuar plotësisht për të gjitha, është procedurë e degës që i ka kërkuar qendrës dhe qendra ka mbajtur qëndrimet e saj për qëndrimet e tyre, nuk dënohet njeri për mendimet. Kanë bërë fushatë për PS, nëse përdor pushtetin për qëllime personale nuk shkon ajo. Ata kanë të drejtë të ankohen, por nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin”, tha Berisha.
Saliu e mprehu shpaten edhe nje here per situaten,eh more kriminel sado u mundua enveri te qyteteronte ty,por malok i trashe e intrigant ngele
Il ore satrap komunist shpellar , se tē ka ngelur sahati ke agjitacion- propaganda kundēr kujdo qē nuk ēshtē servil i jot.
Sipas tij shqiptaret duhet te jene armiq me njeri tjetrin dhe jo njerez me pikpamje te ndryshme
Po tē ishte gjeni i politikēs Salianji, do e kishe marrē vesh zotērote.Duhet ditur kur Trump shpalli kandidaturēn pēr presidencialet e 2016 ( president tē 45-tē), nuk ishte me asnjē Parti politike, por duke parē sondazhet, ju bashkua Republikanēve, po ta shihni nē zgjedhjet e 2024 pēr President tē 47, kishte mbi 30 procese gjyqēsore, por tē gjitha u rrēzuan.Salianji a ka kapacitet mendor tē udhēheq opozitēn, besoj qē jo.
Po pra. Vetëm Saliu mund te jetë lider. Madje edhe kur te vdesë, do ta ngreme nga varri dhe ta vemë lider, te balsamosur. Ore, a jeni ne vete? Salianji doli burrë, i shpalli lufte Berishës brenda PD-se. Ju mbetët duke sharë Salianjin. Saliu tregohet burracak, njeri i ndyrë, frikacak, por ju perseri shani Salianjin. Ne PD kanë mbetur vetëm shurraqët dhe debilët.
Tradhëtarë të vërtet.te mos mendosh si Berisha kjo është tradhti
Ky eshte kulmi i antishqiptarizmit.Nje zyrtare me potencë ne BE,çmon ecurinë e Shqiperise,drejt BE.Nuk kundershton askush por ngrihen shqiptaret,ne fillim nje idiot aksidentalisht ne politike,Bardhi,dhe pas tij kryetari i partise personale,non grata dhe i pandehuri Berisha dhe nuk lejne gje pa share dhe mallkuar zonje e larte ne BE se po ben punen e Rames,por per Shqiperine nuk u behet vone.Para pak ditësh sulmuan ambasadorin e BE ,Gonzalo,por moren pergjigjen nga BE.Atyre te BE nuk i ben fare përshtypje se sa dem i bejne vendit me keto deklarime
propozoj qe Partia Demokratike qe ketej te quhet SEKSIONI (JO)DEMOKRATIK I PARTISE SE PUNES
Partite popullore ku jane?! Ne hale?! Pse nuk reagojne?! Apo varja, ALBANISTAN!!!!
Po boll o Kriminel se krejt Shqiptart te njohin o Pis Majmuni
Po e karikon salihajnin o Sali. Lere te qete se nuk e do njeri as ate as ty o Sali. Hap rruge o Sali, mjaft mbrojte zullumet e tua, te femijeve dhe kastes tende te shkaterimit dhe vjedhjes se shqiptareve. Pasi e shkaterove shtetin , vrave njerez te pafajshem ne gerdec e bulevard, shkaterove pronen,ndermarjet , bujqesine , mbrojtjen dhe cdo gje tani flet per drejtesi e cila po te mbron akoma. Akoma renkojne ne varre viktimat e 97, gerdecit, bulevardit dhe akoma ti , mediu , xeni jeni jashte hekurave. Kur do kete drejtesi@???