Akuzat e PD - Marta Kos nuk tërhiqet nga deklarata: Shqiptarët të heqin korrupsionin nga mendja, ndryshimi vjen edhe nga shoqëria

26 Mars 2026, 13:50Politika TEMA
Akuzat e PD - Marta Kos nuk tërhiqet nga deklarata: Shqiptarët të

Dy ditë pas akuzave të Partisë Demokratike, komisionerja evropiane Marta Kos është kundëpërgjigjur me një postim shpjegues, ku sqaron deklaratat e saj për korrupsionin dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë intervistës së saj për Politico e cila u prit me reagime të forta në Tiranë. Në postimin e saj ajo nuk përmënd sulmet që i erdhën nga demokratët në Tiranë, por e gjen të nevojshme ta bëjë të qartë se shoqëritë e vendeve që duan të futen në BE duhet ta heqin korrupsionin nga mendja. 

Në postimin e saj ajo insiston se anëtarësimi në BE kërkon jo vetëm ndërtimin e institucioneve të forta, por edhe ndryshim të mendësisë së shoqërive në të gjitha vendet kandidate, që edhe ato të luftojnë korrupsionit.  

Kos thotë se procesi i anëtarësimit mbetet i bazuar në meritë dhe se pavarësisht rrethanave, baza për anëtarësim mbetet e njëjtë për të gjithë.

“Le të jemi shumë të qartë për atë që po ndodh. Këtë javë fola në Samitin ‘Competitive Europe’ të Politico. Shpjegova qe ne kemi nevojë për debat të vazhdueshëm mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ndërkohë që kjo ndodh, ne duhet të jemi 100% të angazhuar ndaj mbështetjes së vendeve kandidate me reformat e nevojshme. Në të gjitha vendet kandidate, ndërtimi i institucioneve të forta demokratike është njëra anë dhe ana tjetër është ndryshimi i mentalitetit të shoqërive që edhe ato ta luftojnë korrupsionin. Procesi mbetet i bazuar në meritë. Ndërsa çdo kandidat ka rrethana specifike, baza për anëtarësimin në BE mbetet e njëjtë për të gjithë. Të hysh në BE nuk është thjesht për të markuar kutizat, por edhe për të bërë ndryshimin realitet" tha Kos. 

Pak ditë më parë, në një intervistë për Politico, komisionerja lavdëroi punën e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe tha se rasti i Belinda Ballukut po monitorohet me shumë kujdes.

Por ajo që preku nervin e Partisë Demokratike në Shqipëri ishte pikërisht deklarata se eliminimi i korrupsionit në një vend, nuk varet vetëm nga ligjet anti-korrupsion që miratohen, por edhe nga mendësia e popullit në raport me fenomenin.

"Mund të kesh legjislacionin më të mirë për të luftuar korrupsionin, por nëse korrupsioni pranohet në atë vend, atëherë juve keni një problem tjetër. Kështu që të gjitha këto vende po kalojnë nëpër procesin e ndryshimit të mendësisë në raport me korrupsionin dhe kjo kërkon kohë",- tha Kos për Politico .
I irrituar nga kjo deklaratë, të cilin e quajti ‘të pabesueshme’  kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi distancimin e institucioneve europiane nga "përgjithësime të papërshtatshme për shqiptarët". "Ju nuk keni asnjë të drejtë të fyeni shoqërinë shqiptare, që është populli më proeuropian në botë" tha ai. 

I menjëhershëm ishte edhe shpërthimi i Sali Berishës, i cili e akuzoi Kos-in se po sillet si ortake e një të korruptuari si kryeministri Edi Rama. 

31 Komente

  1. F
    Fshatari

    Dhe si do te behet kjo? Kos kujton se ka fuqine e Zotit dhe nje te rene te shkopit do te ndryshoj mendjet e Shqiptareve te mesuar per 600 vjet nen kete mendesi. Thuaje troc moj Zonje ( eshte zonje? se sot nuk meren vesh cfare jane keta evropianet) Shqiperia nuk hyn ne BE se kane mendesine e korpusonint ne tru ( te skalitur ne shkemb graniti) Ata duan nje forme tjeter qeverisje nga ajo Evropianja qe te pershatatet me boten e tyre.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tahipi

      Dale mi zonje. Na shpalle te gjithe te korruptuar? Vetem Edi eshte qelibar? Po Edi na tha se eshte sistemi qe i ben njerezit te korruptuar e jo anasjelltas. Ke te besojme?

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Te gjithe mund te mos jene te koruptuar por korupsionin e ushqejne te gjithe ose duke paguar per korupsion ose duke mos denancuar korupsionin

        Përgjigjjuni
      2. E
        EDI

        KA TE DREJTË. Çdo gjë është korrupsion, çdo politikan, kryetar bashkie, drejtor edhe doktor, tatime, gykatës e prokuror, polici, kudo kudo në shtet i mban sytë te leku, edhe ne mëndjen tu japim lek e kemi kur na bie halli(se ndryshe nuk e zgjidh dot). Nuk po them 100% por shumica po. Bile edhe ju që po e lexoni po tju vijë mundësia do ti fusni paret te xhepi. Kjo ka qënë është dhe do të ngelet.

        Përgjigjjuni
      3. P
        Populli

        Korrupsionin vrasjet krimin i mbolli partia e dreqit qe ne 92

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshatari

          Pse para 92, ne komunizem, nuk kishte mentalitet korupsioni? Po para komunizmit nuk kishte mentalitet korupsioni? Po para lufte se dyte boterore nuk kishte mentalitet korupsioni, po para pavarsise nuk kishtementalitet korupsioni? Ne na eshte ngulitur ne tru mentaliteti i korupsionit dhe per kete duam tjeter lloj qeverisje nga ajo e BEse. Ne nuk jemi Evropiane, ne jemi ndryshe. ( kete ka thene me dipllomaci eshte Kos)

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aleko

            Nuk kishte po fare nuk kishte korrupsion ne kohen e enverit se te priste doren ai or mik..akoma se ke marre vesh??Pas liberalizimit te 90 tes filloi mesymja e madhe e korrupsionit dhe e vjedhjeve sepse shteti i ri ishte shume i dobet madje u prish fare ne 97 ten..shkaterrimet e medha te pas 90 tes cusn ne mentalitetin te nje shumic shqiptaresh se e Verna rruge mbijetese ishte isha ,Morrison dhe migraine…

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patronazhisteve cekic ballit

              Ti je fshatar 100%. Lufta ndaj korrupsionit nuk eshte ceshtje mentaliteti, por e zbatimit me rigorozitet te ligjeve. Hiqja friken ndaj ligjit kudo neper bote dhe e shikon mentalitetin e evropianeve, amerikaneve apo japonezeve. Ben gjoja edhe ironikun me zonjen Marta Kos. Copa e fshatarit , mish me dy sy.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fshatari

                Ke te drejte por harron se ka disa menyra te zbatimit te ligjit Ka menyren perendimore ku mentaliti eshte refeju tek prifti dhe mekati falet ka dhe menyren lindore “me thuaj me ke dore vodhe qe te ta pres” Ne me mentalitet korupsioni nuk zbatojme dot metoden perendimore kur duam prerjen e dores Shiko perendimin Suedine pershbull ku emigrated nga vendet ku priten duar ne ligjet e Suedise e kitten sudine ne nje vend ku vet prerja e dores ka vlere Ne vazhdojme me SPAK ligje perendimore dhe e shikon rezultatin. Institucionin e ben shoqeria nuk ben isntitucioni shoqerine

                Përgjigjjuni
            2. P
              Partia

              Ishim mire me partinë e punes, ti i coje gruan brigadierit, ai ta sillte te punuar. Pak a shume si drejtorët sot, gocen i con sot?

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironsi

                Ate fare te poshter e mbollen kopilat e Anadollit me kulturen e leshqenve arab kemi 600 vjet qe vuajm nga ajo kulture e mentalitet i ndyre beduinesh.....dhe po i qelbim akoma me teper leto troje me ate kolere orjentalesh (Kosove Maqedoni)... kjo eshte e vertetea dhr keta ka dashur te thote edhe zonja Kos...por h....albaneze nuk ju pelqen e verteta por vetem gjeja,,,keqe e shemtuar dhe poshtersia...prandaj jemi ketu...ku akoma nje plak legen tall b...me kete "shtet" e kete popull debil e te pa shkolluar....

                Përgjigjjuni
              2. E
                E sakte

                Zonja ka 1000000000% te drejte. Me nje shoqeri te korruptuar nuk luftohet korrupsioni .

                Përgjigjjuni
                1. .
                  .

                  Ka aq te drejte! Vetem ne kete palo vend bejne tifozllek per te korruptuarit. Sa me e korruptuar nje qeveri, sa me arrogante, aq me shume e mbeshtesin. Shitet per militantizem te semure, per interesa te vogla e te medha, dhe as u ben pershtypje se abuzohet me taksat dhe te ardhmen e ketij populli. Dhe fatkeqesisht, jane shume me kete mentalitet. Ne mendjen e tyre te semure jane ne rregull dhe fajin e kerkojne tjeter kund.

                  Përgjigjjuni
                  1. @
                    @.

                    100% d’accord me zonjen.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Andrea

                      Zonja Kos ka shumë të drejtë në atë që thotë dhe është tipike Ballkanike ky fenomen, por në Shqipëri mbajmë rekord për mendësinë e korrupsionit. Sot shoqeria shqiptare është thellësisht e kriminalizuar dhe korruptuar. Ekziston mendësia që, Edhe unë po të isha në ato poste sigurisht që do shikoja nga vetja ime.... Ky mentalitet është osmanopatriarkal.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tirona

                        Zonja ka shume te drejte. Me nje mendesi otomane dhe te korruptuar nuk ka BE. Jemi te korruptuar qe ne qelize. Nuk ka asnje institucion shteteror dhe privat qe nuk eshte i korruptuar. Vend i frikshem.

                        Përgjigjjuni
                        1. 6
                          600 vjet nuk u poqe o shqiptar kokloqe

                          mire e ke moj zoje, por nuk eshte gjendur akoma sqepari per kete popull

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Raqi pe Korçe

                            Mendesia bizantino-otomane, per te cilen flet komisonerja europiane, Marta Kos, mundeson, fjala vjen, qe Monika Kryemadhi nga hajdute VIP te shnderrohet ne show-woman! Nje rast domethenes qe te trondit!

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              tironci

                              And yet, nuk eshte Edi Rama ai qe eshte shpallur non grata per korrupsion masiv dhe minim te demokracise ne dy vendet me te rendesishme te botes o pushti i moskes dhe beogradit.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Keshtu e ka bota

                                I mlodhi luani gjithe kafshet e pyllit dhe u tha te tregonin cfare kane bere qe Zoti po i ndeshkon dhe fajtori do behet kurban per te zbutur merine e e Zotit. Po filloj nga vetja tha luani, jam ushyer vetem me mish, iu kam care kafkat, i kam shqyer pa meshire kafshet e pafajshme. Jooo thane kafshet e pranishme ti ske faj, stomaku yt vetem mish di te bluaj, ti ske faj. Ndoshta jam une tha ujku. Ka shqyer bagetite tek kullosnin , kam therrur madje edhe me shume se mund te haja vetem per tu pire gjakun. vetem per tu kenaqur. Jooo i thane kafshet, cfaj ke ti, ty te kish marre uria, dhe nuk ishe vetvetja, nuk je ti fajtori. U ngrit dhelpra. Kam ngrene pula tha dhelpra, jo vetem diten por edhe kam hyre naten ne kotec. Joo i thane cfaj ke ti, pulat vete te joshen duke kullotur andejpari ndersa naten jane vete fajtore qe nuk kane mbyllur deren U ngrit gomari. ndoshta jam une fajtori. Kam ngrene barin neper fusha, madje edhe e kam shkelur. U ngriten rrembimthi kafshet me ne krye luanin. Si more i pacipe ke ngrene barin e pafajshem neper lendine tek po rritej , i ke keputur filizat ne mes vetem per te mbushur stomakun tend idiot dhe per te rritur veshet? Ti je fajtori, prandaj ty do te te bejme kurban qe te zbusim merine e Zotit.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Argita

                                  Perpara se te flasesh per korrupsionin ne Shqiperi, qe eshte fenomen i vertete per te qen i ndershem, mund te na thuash se çfare ben per mbi 1800 organizata te lobbying me zyra ne Bruxelles qe influencojne thuajse te gjitha ligjet e komunitetit europian !!????

                                  Përgjigjjuni
                                  1. k
                                    kasem gahinji

                                    Kur thua "shqiptaret....", do te thote te gjithe shqiptaret na e PASKA mendjen te korrupsionit. Korrupsionit galopant ne Shqiperi u fut pas 1990 nga ju, zona kos I tharte. Tek ne shqiptaret me pare ishte edukaten puna e ndershem. Ndersa ju, njerezit tuaj, bashke luftetaret e UDB tende, sot edhe hajdute e atehershem I Kane bere heronjte te demokracise tuaj. Dhe modelli juaj eshte zgjeruar, por kjo nuk do te thote se Jane te gjithe shqiptaret me mendjen te korrupsionit. KY eshte qendrim racist, eshte parathenie e asaj qe e presim nga ju:-"shqiptaret nuk mund te pranoheni ne BE e virgjer sepse Kane mendjen te korrupsioni ." Nuk presim me shume nga ju, zonja" kos I tharte"ose, me nje fjale "tharticke"

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Goni

                                      O faleminderit z. Kos qe mi hape syte. Tani e kuptova se une jam fajtori qe ne Shqiperi korrupsioni po ben kerdine mbi financat dhe pronen publike. Deri tani kujtoja me ate mendjen time te pazhvilluar se jane fajtore qeveritaret, pushtetaret ,por jo fajtor paskam qene une, vetem une. Per fajin tim, per fajin tim, per me te madjhin fajin tim, tani Europa nuk na pranon,

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Llafet e tjera jane fukar-allek.

                                        Z. Marta Kos po u morre me Albanistanin shume shpejt do te behesh Gjize dhe nuk ka per t'a varuar askush. Merru vetem me Edi Ramen qe ju ben per te qeshurr ne BE si lolocirku, por ai eshte CEO i korrupsionit, i grupeve kriminale te droges, i kontrobandes, i PPP, i Oligarkeve si Kar-strati Mane, Hulaj, Salillari etj, dhe i pastrimit te parave te pista te droges duke i kthyer ne kulla dhe ne resorte, ne zyre pret edhe perfaqesues te Kar-telit te Sinaloss duke u dhene leje per bixhoz, kazino, lojra fati etj

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          VK

                                          Jo moj shoqe Kos, nuk eshte aspak ashtu. Shqiptare ishin dhe ata para 90 por edhe ata qe jetojne jashte. Perse nuk benin para 90 dhe perse nuk bejne korrupsion ne Evrope sot por perkundrazi jane me shembulloret me taksat qe paguajne. Thjesht, shqiperia nuk ka shtet. Bej ligje e bej SPAK kot. Mentalitetin e ndryshon ligji dhe edukata . Kur them edukata e kam fjalen per shpifjet, ofendimet dhe akuzat per kurrupsion ndaj kujt qe nuk te pelqen dhe ke xhelozi. Ta bej njer prove dikush te te akuzoj ty per te korruptuar pa prova apo pa denim gjykate ne vedin tend dhe e sheh veten para gjykates te flas ose te haj burgun. Ne shqiperi cdo kush ha mut kot, kujtojne se te hash mut eshte liri.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Trump 2028!

                                            Kjo Burbuqja nuk e ka keq. Me I ndershmi I Shqiptareve ka vjedhur energjine elektrike. Kane vjedh ne dyqane supermarket e perendimit kur dolen refugjate. Nuk te jepnin nuse nese nuk vidhje ne Jug. Pra kemi vjedh denbabaden Gjithsesi Europistani nuk eshte rruga qe duhet ndjekur.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. f
                                              fiks e ka thene

                                              qajini hallin kaloreses se i varen kembet. Ajo eshte ne punen e saj dhe nuk mbeti te gjykohet nga ca ballkanas.Dac degjoheni dac jo, e shaheni (ajo eshte thjesht messenger) sa te doni ne mikroboten tuaj, por asaj i kane varur kemboren te flase per Albania ne BE, keshtu qe nuk i behet vone BE se cfare thone shqipot me dyfek. Ka thene nje te vertete qe e dine te gjithe: korrupsioni eshte ne cdo qelize te jetes shqiptare, dhe europa mund te talle bythen kur te doje e te thote e ja dhe nja 10 vjet mbase ju del kjo e keqe. Korrupsion ka ne vendet e zhvilluara po shteti dhe e drejta nuk toleron, e nuk mer urdhera nga te tjerat dhe te zhyt kushdo qe te jesh. Shqiperia nuk ehste kurkund prane kesaj. Kur ishte ai i pavdekuri ne pushtet dhe me keq vjedhje e zhvatje ngado. Dhe ja u ka fajin kjo.... mos kini merak kesaj nuk i pritet Kosi se llapen shqiptaret.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                VK

                                                Kosi eshte ballkanase vet e para dhe e dyta hapni syt e shikoni se si presidenti i Amerikes manipulon publikisht tregun e naftes per te ngritur e ulur cmimin si i do bytha. Ai personalisht e ka arritur pasurine me 1 miliarde dollars ket vit.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. M
                                                MALLAKASTRIOTI

                                                Ka shume të drejtë z.marta kos. Revolucionet popullore sjellin gjithmonë ndryshme ktë e ka vërtetuar historia e kohërave të ndryshme. Sikurse edhe shoqëria shqiptare duhet ta vëj në kokë që, Duhet të jetë pjesë e ndryshimit të këtij mentaliteti, Sepse po qe nga klasa politike, As ka për të ndodhur ndonjëherë. Dhe arsyet dihen shum mirë.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. F
                                                  Fshatari

                                                  Nuk ndryshon situata duke genjyer veten ( ketu po flasim mes nesh dhe kur genjejme genjejme veten. ) Leri politikanet te genjejne ne bote ne po flasim ne shqip mes shqiptaresh Ndryshimi fillon duke pranuar te verteten kush jemi dhe pastaj fillin puna per ndryshim Dhe ndryshimin duhet ta bejme per veten Jo qe ti bejme qefin Kosit me shoke

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Lumi

                                                    Një replikë me komentuesin ""partia """:?Ju thoni se ""ti i çoje gruan brigadierit ai ta sillta të punuar "" Kjo thënie nuk mundet të përgjithësohet . Është e pa falëshme të bësh të tillë komenti Kjo është një koment nga një rrugaç i pa moralshëm Po edhe në kohën e socializmit imoraliteti ka qënë një dukuri e një shoqërie që po zhvillohej maturohej kulturohej dhe pa tjetër që ka patur edhe gra ,vajza apo nuse që i çoje në punë si në kooperativë apo fabrikë e kudo ku punohej që kur( jua donte qejfi )shkonin në punë dhe ktheheshin të hekurosura nga drejtuesit. Por ama kjo kategori femrash dhe meshkujsh edhe drejtues ishin shumë të rralla .Kurva ngel kurvë pavarësisht nga sistemi . Sot e 35 vjet kurvëllëku është kthyer në profesion dhe burim parash për të jetuar Ama ndryshimi është si nata me ditën në këto dy sisteme . Në atë kohë të bënte një drejtues një veprim të imoralshëm qoftë dhe me dëshirën e femrës në se kapesh kishte çeçua biçak dhe e degdiste këtë mashkull ku të mos shikone qiell me sy apo më keq akoma në se kishte ankesë nga femra drejtuesin e priste burgu dhe nuk janë të pakët ata që janë dënuar për këtë vepër penale por që sot janë shpallur të përsekutuar dhe populli i paguan dëmshpërblim për burgun Sidoqoftë komisjonerja Koss flet për një shoqëri që do kohë të emancipohet dhe të çlirohet nga vargonjtë e korrupsionit dhe të fenomeneve të një shoqerie që ndryshoj sistemin ,por u thye u shkërmoq si shoqëri dhe mbeturinat e një shoqërie të mësuar me një ligjëshmërie që bazohej në opiniomin shoqëror si kryeligj i nxorri mbi ujë këto kalbësira . Korrupsioni nuk është thjesht fenomen që ka si linjë vetëm vjedhjen paranënJo jo korrupsioni i një sistemi është i gjithëanshëm dhe e gjen në çdo fushë në ekonomi në politikë në shëndetësi në drejtësi në arsim në kulturë diku i baraspeshuar me vjedhjebfondesh ,diku me forme ,mënyra ,rrugë të tjera por që është etiketuar shkurt korrupsion i sistemit administratës i shoqërisë deri më qelizë . Ndaj na duhet shumë e shumë punë për tu integruar në Evropë Jo se vëndet Evropiane nuk kanë fenomenin e korrupsionit degjenerimit drogës imoralitetit prostuticionit e tj por në raport me ne ,ato janë më të avancuar në disilplinimin e këtyre fenomeneve me ligjëshmëri . Pra mesa kuptoj Koss e shtron në parim problemin e emancipimit të shoqërisë Shqipëtare për tu integruar në Shoqërinë e vëndeve të BE Por Gazua i Zeqinesë e ka si huq që do të thotë ndonjë mufkë për tu bërë dashnor i bindur i Saliut .

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje