Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Peleshi takon Olekas: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, prioritet i BE-së në 2027

26 Mars 2026, 15:30Politika TEMA
Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Peleshi takon Olekas: Integrimi i

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian pritet të marrë një shtysë të fortë në vitin 2027. Ky është mesazhi që erdhi të enjten nga Niko Peleshi pas takimit me homologun lituanez, Juozas Olekas.

Gjatë bisedës së zhvilluar në Zagreb, në kuadër të Samitit Parlamentar të Nismës së Tre Deteve, Peleshi theksoi se Lituania e konsideron zgjerimin si një element kyç për forcimin e Bashkimi Europian.

Sipas tij, pikërisht për këtë arsye, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë një ndër prioritetet kryesore të Presidencës Lituaneze të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2027.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Kuvendi i Shqipërisë dhe Parlamenti i Lituanisë do të intensifikojnë bashkëpunimin, me fokus jo vetëm integrimin, por edhe stabilitetin dhe sigurinë në rajon.


Në fokusin e dy vendeve është edhe rritja e kontributeve të përbashkëta për stabilitetin, sigurinë dhe paqen në rajon.

"Lituania mbështet anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe vlerëson se zgjerimi e bën Bashkimin Europian më të fortë, më të madh, më të sigurt. Integrimi i Ballkanit Perëndimor do të jetë një përparësi e Presidencës Lituaneze të BE në gjysmën e parë të vitit 2027. Kuvendi i Shqipërisë dhe Parlamenti i Lituanisë do të intensifikojnë bashkëpunimin parlamentar, do të nxisin marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve si edhe kontributet e përbashkëta për stabilitetin, sigurisë dhe paqen" tha ai.

3 Komente

  1. N
    Nardi

    Sa me shume te vjedhesh aq me shpejt integrohesh.

    Përgjigjjuni
    1. d
      dsa

      Edhe kyn Niko Pe-pambuku na u desh, nuk na mjafton Palloshi i Lubi Kurves.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pe-leshi pe Korce

        Ik or kok-lope se ju ka dale boja qe ne mandatin e pare! Tani lyhuni sa te doni nuk mjuloni dot te zezen tuaj

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje