Pas përjashtimit të Dritan Burgijas dhe Arlind Boshkut nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durrës, vetëm sepse përkrahën Ervin Salianjin në Foltoren e tij me strukturat e Partisë Demokratike, një tjetër kontributor besnik është goditur nga Sali Berisha dhe ndjekësi i tij, Edi Paloka.
Ardi Malaj, i anëtarësuar në PD në vitin 2002 dhe i rritur në strukturat e kësaj force politike në Mat duke mbajtur shumë pozicione, njofton padrejtësinë e bërë ndaj tij, nën kujdesin e veçantë të Edi Palokës, duke e skualifikuar nga gara për drejtimin e PD-së Mat.
Në rrjetet sociale, Malaj thotë se “nuk mund të bëhem pjesë e kësaj farse për të zgjedhur kryetarin e PD-së Mat në tavolinë”.
Postimi i plotë i Ardi Malajt:
Sqarim publik për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, Dega Mat!
Unë, Ardi Malaj, i diplomuar në Menaxhim-Marketing-Turizëm-Gjeografi, i anëtarësuar në PD në vitin 2002, i rritur në strukturat e PD-së Mat duke mbajtur shumë pozicione, me një eksperiencë të konsiderueshme, gjithmonë komisioner dhe numërues i PD-së, i zgjedhur 3 herë anëtar kryesie—në të gjithë këtë rrugëtim politik kam marrë besimin tuaj me votë, sqaroj:
Dua t’ju bëj me dije se unë nuk jam tërhequr nga gara për drejtimin e PD-së Mat, por jam skualifikuar pa asnjë arsye.
Frika e disa drejtuesve, lart dhe poshtë, që vendosin veton për emrin tim që të mos jem në garë, është e turpshme!
Mbetem përkrahës i madh i devizës së Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, që vetëm gara dhe vota e anëtarësisë është ajo që vulos çdo proces dhe prevalon mbi gjithçka.
Kam qenë demokrat, jam demokrat dhe do të mbetem demokrat, por nuk mund të bëhem pjesë e kësaj farse për të zgjedhur kryetarin e PD-së Mat në tavolinë!
Nuk arrij ta kuptoj si është e mundur që të përfshihet z. Paloka me ndikime nga qendra në zgjedhjet e kryetarit të PD-së Mat, kur nuk është as drejtues politik në zonë, as i deleguar, as i votuar, ndërkohë që unë jam që fëmijë në PD dhe ai nuk i njeh kontributet e mia!
ASKUSH NUK DUHET TË KETË FRIKË NGA VULLNETI I ANËTARËVE DHE NJË GARE TË NDERSHME
Klanit i IDIOTEVE ne PD, noka paloka vokshja etj po i jep goditjen perfundimtare PD-se. Shqiperia do opozite... nuk mund te rrije ne dore te noqeve e paloqeve.
"Mbetem përkrahës i madh i devizës së Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Vrases. Dr. Sali Berisha
ne kohe te diktatures, keshtu thonin ata para skuadres se pushkatimit, te rroje partia
PD eshte si kryesi è koprativës malore ku diskutimet zgjidhen me grushta , sharje dhe cfurqe.
Derisa tē njeh Berisha pēr Kryeministēr Edi Ramēn, askush nuk e lēviz Berishēn nga kryetar tē PD-sē.Tani Berishēn e mbron dhe garda kur organizon protesta kombetare.Alia, Nano,Berisha dhe Rama., ka arrdhur koha tē gjejm pasarrdhēsin e tyre pasi 35 vite pluralizēm, shum pak shkēmbim idesh.
Per derisa Spak dhe GJKKO e njohin per liderin e opozites, prandaj edhe i hoqen arrestin te ballkoni i katit te 8° qe te hidhte molotova, i ka punet ne rregull!
Paloka i ka kerkuar 50 milion leke per tu bere kryetar, Flamur Noka u ka vene kusht kushdo te behet kryetar dua 10 mije euro
PO ME MIRE QE ESHTE SKUALIFIKUAR KY SPORDHJAK QE AKOMA KA BESIM TE BERISHA DUKE E DITUR QE NUK BEHET ASGJE PA MIRATIMIN E TIJ.
Kokat hengshi me njeri-tjetrin.
Me PD nuk jam po mir bëjnë alamet djemsh ti vene mbrapa një 82vjecari kte se kam kuptuar mbase e kuptojnë dhe te tjeret dhe largohen
O Uji ky ka hall me mbush xhepin e vet se o është idiot o është shumë i mençur? Si mund të jesh me Berishën dhe të besosh që në PD blhen zgjedhje sipas rregullave që trumbeton Berisha, i cili vet i shkel i pari me këmbë rregullat. Ky kërkon të përfitoj nga ky post kaq.
Ky qe kur fillo e lavdron sali vukun duket qe eshte zvarranik beqire.