“Ti je budalla fare. S’kupton nga kjo punë”, Dritan Burgija tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit në PD

27 Mars 2026, 14:10Politika TEMA
“Ti je budalla fare. S’kupton nga kjo punë”, Dritan

Dritan Burgija, i përjashtuar bashkë me Arlind Boshkun si përfaqësues të PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tregoi një moment që i ka lënë shije të keqe pas bisedës me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën, për kacafytjen e demokratëve në selinë e PD-së. 


“Herën e parë që dolëm në mbështetje të doktor Berishës kur nisëm Foltoren, nga zinxhiri drejtues i PD-së Durrës isha i vetmi që mbeta nga ana e Rithemelimit, si atëherë thamë që duhet të vlerësohen kontributet, meritokracia.

 

Ervin Salianjin e shihja me dyshim për shkak të ngjarjeve dhe nuk isha i kënaqur sepse na çuan në përplasje më 8 janar dhe është për turpin e atyre që e organizuan atë gjë. Kemi patur raste në Durrës kur djali ishte jashtë dhe babai brenda.    

Unë jam njeri publik dhe mundohem të ruaj etikën edhe në biseda. Por me aktin që kanë bërë këta mua s’më ka mbetur gjë tjetër vetëm sepse ishte paburrëri dhe pabesi. Më vjen të qesh kur njerëzit në rrjetet sociale përmendin shkopin e Salianjit.



I ka patur përballë të dy, Gaz Bardhin dhe Flamurin, kur ishte koha e dashurisë së madhe që rrinin gjithë kohën bashkë. Dhe pyeta: o Flamur po përveç atyre blindimeve të dyerve pse duhet të ndodhnin. Se shkuan në vëllavrasje gjërat. Dhe i thashë që po të them edhe një gjë tjetër se unë babanë mekanik e kam patur. Sot kanë dalë bombola të vogla oksigjeni që e pret atë derën e hekurit te menteshat apo te brava dhe hyn, nëse doje të hyje brenda.

Filluan të qeshnin të dy dhe thanë: Ti je budalla fare. S’kupton nga kjo punë. Ne e kishim për të bërë një çikë zhurmë. Kur përmendin njerëzit shkopin e Salianjit më vjen për të qeshur. Por unë kam diçka që udhëhiqem nga parimet por ndoshta kjo nuk funksionon në politikë”- tha Burgija.

14 Komente

  1. S
    Sa ngjajne botet e asaliut me ISiS-asit

    Keta te Saliut kane te gjithe surrat talebanesh ose si ata te Hezbollahut.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zagali

      Me mire thuaj surrat majmunesh se u ngjajne shume nga surrati dhe mendja.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Skypion

      Sa t qut qy jan kta dhjerokratet, i kan gja babs tyne, Salmutit, pale Flamuti, sun ka rrashtna, ka vetem tru.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkopin qe mbrohesh nga saliu ku e ka

        Edhe ky qenka burgji me keq nga muli,se gazpedo kavajoti ka 5 gram tru,nuk ke thene asgje more burgji

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ua

          Ajde muhabete ajde.kto jane hallet e PD-sr

          Përgjigjjuni
          1. t
            tironci

            Lind pyetja per ke po benin zhurme muli me babalen? Per ke e vune ne skene ate shfaqje? Mero, nje gazetar i mire i nxjerr fundin kesoj skenaresh nuk i hedh ne publik si gjeegjeza. Une do konkludoja se shfaqja ishte per Kimeten qe i kish kerkuar lulushit te merrte partine dhe te menjanonte saline. Por Kimetja nuk ja kishte idene se sa i lidhur ishte biri me baben. Dhe keshtu srb me nje gur vrau te pakten dy zogj. I hodhi hi syve rruges se Elbasanit dhe pastroi partine private nga ata (jo besniket) naivet qe besuan vertet se partia e tyre mund te demokratizohej dhe te kthehej ne nje force qe mund te merrte pushtetin. Gje qe nuk eshte se do ishte ndonje gje e mire per vendin se dihet nga te gjithe se si kane qeverisur sa here qe e kane patur. Nese jane te verteta fjalet e liga se srb beka marreveshje me Ramen qe te rrije PS ne pushtet atehere nuk paska qene aq burre i keq ne fund te fundit. Ndoshta me pleqerine dhe renien e takatit, plus qe maska i eshte cjerre dhe Shqiptaret e kane pare lakuriq "mbretin" prej letre, ka filluar te haje puyke me ne fund.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pordha

              Mirë thot Burguja por perse qahet tek Merua

              Përgjigjjuni
              1. @
                @.

                Nuk u qa ke Merua o berllog. Ka folur tek Ylli Rakipi. Hapi gallot kur lexon.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jugu

                  "Pordha"! E di qe je vertet I tille? Te pakten ketu flet fizikisht nje "burgji", kurse tek "qytetari dixhital" flasin vetem pordhet e plakut germuq dhe shpirtqen, Salmutit.

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Ms.

                  Mero , mos e ndot kaq shume Temen me llumin berishist dhe mos kerko te nxierresh dhjame nga pleshti se the me elet dhe diga berishiste Po plasaritet nga vete funderrinat berishiste . Qesharake ! Kesaj I thone te shpresosh qe Berishen ta rrezoje Berisha . Djale , Berishen dhe berishizmin( plackitjen e Shqiperise ) vetem drejtesia do t'i tregoje vendin . Ajo drejtesi qe , nga te gjitha anet , Po masakrohet .

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Alb

                    E vertet dera e kryeministris muns ta kishim hap dhe me kart ose te prisnim sa te hiqnin hekurin

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trapajani

                      Po cne ke kryeministria o Gallup,,dera e selisë se pedeve

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      Nje ish gjyqtar

                      I thone nje shprehje me mire vone se kurre.Por dua tju them dicka se duhet ta provonit ne kurrizin tuaj qe ta besonit Lul Bashen. Mire ja u ka bere, tja u kishte bere me zi akoma se vete shkuat e ngritet prap Plakun Mere dhe ai ju shtrydhi si limoni dhe pastaj ju hoshi ne koshin e plehrave. Hic mos dilni neper televizione se vete e keni bere kete katrahure.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Uji

                        Te te thotë je budalla dhe smerveshe dhe Muli ky eshte kulmo

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje