Balla takim me zv. Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus Rinderspacher: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

27 Mars 2026, 21:10Politika TEMA
Balla takim me zv. Presidentin e Parlamentit të Landit të

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me Zëvendës Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus Rinderspacher, ku janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Bavari dhe perspektivat e bashkëpunimit të mëtejshëm.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla nënvizon se mes Shqipërisë dhe Bavarisë ekziston një marrëdhënie e veçantë në planin politik, ekonomik, arsimor, kulturor dhe historik, duke shprehur mirënjohje ndaj Qeverisë dhe Parlamentit të Bavarisë për mbështetjen e fortë ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian.

Më tej në shënimin e tij, Balla është ndalur edhe tek diaspora shqiptare në Bavari, ku jetojnë, punojnë e studiojnë shqiptarë.

“Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë dhe vlerësojmë lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë mbi 800 studentë shqiptarë”, shkruan Balla.

Gjithashtu Balla përmend edhe prezencën e kompanive bavareze në Shqipëri dhe rritjen e turistëve gjermanë nga ky rajon, duke i cilësuar si tregues pozitivë të thellimit të lidhjeve ekonomike.

Në përfundim Balla thekson se me Zëvendës Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus Rinderspacher rënë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin parlamentar mes Shqipërisë dhe Bavarisë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Me Landin e Bavarisë Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë në planin politik, ekonomik, arsimor, kulturor, por edhe historik duke kujtuar vizitat e Franz Josef Strauss në Shqipëri. Jemi mirënjohës Qeverisë dhe Parlamentit të Bavarisë për mbështetjen e fortë ofruar Shqipërisë në rrugën drejt BE. Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë dhe vlerësojmë lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë mbi 800 studentë shqiptarë. Gjithashtu kemi një prezencë të kompanive bavareze në Shqipëri dhe një rritje të turistëve gjermanë nga ky rajon. Me Zëvendës Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë Markus Rinderspacher ramë dakord të intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar”.

3 Komente

  1. T
    Takime dhe vërrejtje lidl supermarket

    Gjermania i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit Begaj që PD e Shqipëris të mos përdor flamurin national të tyre në protesta kombetare.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gonxhe plot zili

      E paska kap një Rolex jashtë serie Tualeti...Ka vendosur te beje koleksion orësh si Putini..

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vini

      O Zot si u katandis Shqiperia e mjrre te perfaqesohet nga ky koke pagure.Robt ku ti keshe o Edi Rama se nuk ke shume ndryshim nga Saliu.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje