Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

27 Mars 2026, 18:39Politika TEMA

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

Nga Ylli Pata

Fatjon Semanjaku, personazh që riktheu në publik çështjen e shpalljes Nn Grata të Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA, ësht një kandidat për deputet i PD-së në listën e hapur të qarkut Fier për zgjedhjet e 11 majit.

Semanjaku, sipas prezantimit që ka bërë në publik gjatë promovimit të kandidaturës së tij në fushatë nuk ishte një student i Harvardit, por një i diplomuar atje. Semanjaku duket ka marrë pjesë në takimin e Anthony Blinken në Kennedy School të Harvard, pikërisht për të ngritur pyetjen e Non Grata-s.

Pavarësisht mënyrës dhe koloritit të pyetjes në formën e saj, përmbajtja në fakt ishte e rëndësishme.

Partia Demokratike, konkretisht fanatikët apo partnerët politikë të Sali Berishës, në forma të ndryshme kanë tentuar ta fshehin për 5 vjet ndëshkimin bombastik të qeverisë së Shteteve të Bashkuara ndal liderit të PD-së, por në realitet nuk e kanë fshehur dot.

E kanë pasur brenda në bark si një lepur që lëvrin, e nga halli kanë shpikur teori, përralla dhe ngjarjen nga më fantazmagoriket.

Kujtesa që Semanjaku rihapi nga kampusi i Kennedy Scoohol të Universitetit të Harvardit në  qytetin Cambridge të shtetit Massachusetts, e cila mund apo të mos ishte spontane, është e domosdoshme që të rissillet në çështje të diskutimit.

Sali Berisha është politikani më i lartë i Ballkanit Perëndimor i sanksionuar nga qeveria e SHBA sipas ligjit 7031/C. Që do të thotë me vulën Non Grata për korrupsion madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë.

Berisha i cili është sanksionuar së bashku me familjen e tij, nuk është i vetmi politikan që është ndëshkuar nga qeveria amerikane në Ballkan. SHBA ka një sërë “urdhrash e medaljesh” për keq për personazhet e huaj, renditja apo vendi nga ku shpallet ka kuptim të veçantë e të rëndësishëm politik.

Milorad Dodik përshembull, ish-kreu i serbëve të Bosnjës dhe politikani më relevant atje, nuk është shpallur Non Grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por vetëm nga Departamenti i Thesarit. Që më pas ju hoqën.

Pse ju hoqën? Sepse së pari Blinken e ndoqi çështjen me lobim pore dhe gjyqësisht në SHBA, nga ku arriti të marrë një verdikt prej një gjykate në Shtetet e Bashkuara, që i hooqi sanksionin.

Sanksioni ndaj Dodik, edhe pse politik, ngaqë është vulosur nga qeveria federale e SHBA, ai ishte më shumë sanksion financiar, pra ngrirje fondesh të huaja.

Kurse Non grata e Sali Berishës ka të gjitha dimensioned; qoftë futjen në listën e zezë të DASH, pra që nuk merr vizë, qoftë ngrirjen e fondeve, qoftë edhe padëshueshmërinë politike dhe diplomatike.

Ky është një ndëshkim mjaft i rëndë, nga ku së paku deri tani nuk ka shpëtuar diskush, pavarësisht propagandës pa argumente të spinëve të doktorit. 7031/C është një njollë e fortë që nuk ka detergjent lobues, diplomatik apo politik që e heq.

Propaganda e PD-së, ka tentuar ta relativizojë gjithë këto vite çështjen, duke sjellë “precedentë” që nuk kishin lidhje me rastin Berisha. Në fillim sollën Dodikun, duke e lidhur me takimin që Gabriel Escobar bëri me të kur ai ishte anëtar i Presidencës së Bosnjës. Më pas folën për të ndjerin Andreas papandreu, kryeministrin e famshëm të Greqisë në vitet 80 të shekullit të shkuar. Për të cilin thanë se ishte shpallur Non grata, por më pas ju hoq.

Një fake news me të dyja këmbët, ngaqë Papandreu ishte shtetas amerikan, i cili në një moment pati një problem me SHBA, ngase ishte një mbështetës i fuqishëm i Gedafit të Libisë, Jaser Arafatit të OÇP-së, e shumë organizatave të armatosura të së majtës ideologjike dhe antiamerikane të asaj kohe.

Mjaft organizata apo individë janë futur në listën e zezë të Departamentit të Shtetut, nga ku prej tyre mjat edhe kanë dalë nga ajo listë e zezë. Por askush nga këta që kanë dalë nga listat nuk u ricikluan, përveç në raste të veçanta. Sç është presidenti në detyrë i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ndaj të cilit kishte edhe një çmim për kokën e tij nga Pentagoni. Ama sot është një nga partnerët e Donald Trump, ngaqë është edhe partner i Edoganit, përkatësisht një kukull i tij.

Konkursi i gjeopolitikës që nisi në radhët e opozitës shqiptaret që nga 21 maji 2021 është një gjë e mirë nëse do të ishte trajtuar si një përballje e vërtetë dijesh, pikëpamjesh e precedentëve të Non gratave botërore. Madje mund të ishte organiuar edhe një konkurs kombëtar për këtë çështje, meqë u sorrollat me vite. Megjithatë, si gjithmonë në vend që të trajtohet me argumente dhe seriozisht kjo çështje, u diskutua alla tallava e me mitomanë të pafund.

Përtej simpatisë, dashurisë, ndjenjës e respektit politik e njerëzor për Sali Berishën si individ apo edhe atë që ai përfaqësn, ndëshkimi politik nga qeveria e SHBA nuk mund të konsiderohet thejsht një inat i “mafies sorroiste” siç tha kandidati i PD-së dje në Harvard që shkriu gazit(jo bardhin) gjithë auditorin.

Kemi të bëjmë me një vendim jo thjeshte të rëndësishëm, por një gur kilomentrik, sinjal politik, e vulë e thatë e trajtimit diplomatik të Berishës dhe familjes së tij në lidhje me SHBA. Sot, përveç atyre që janë shpallur publikisht Non Grata, ka ish-kryeministra, ish-ministra apo personazhet të tjera VIP që nuk udhëtojnë dot në SHBA, përkatësisht nuk marin viza që prej më shumë se 20 vitesh. Por për ta nuk thuhet asnjë fjalë publikisht, ngaqë konsiderohet informacion konfidencial e privat. Ndëshkimi i Sali Berishës është kejt ndryshe, një hap më lart, pra publik.

Fraza e përforcuar nga Anthony Blinken dje nuk është një qëndrim personal, por një siguri që vjen nga vendimi i marrë pas dosjes që i bashkëngjitet rastit. Një qëndrim që nuk ka lidhje fare me një akt partizan politik, por me një vulë lineare që në Shqipëri e nisi Rex Tillerson me Adriatik Llallën, e vijoi Mike Pompeo Me Tom Doshin e Vangjush Dakon, e mbylli Antony Blinken me Sali Berishën. E gjasat janë që lista të mos jetë bllokuar ende…

TemA

13 Komente

  1. X
    X

    Ky Semanjaku na ka turperu Fierin,e barazoj veten me ata hajvanet qe i thoshin Saliut, njeri te du ma shume se femijet,tjetri ma shume se baben,dhe I treti verteti tha:"Po me the preje njanin krahi,une e presi". Semanjak, paske qene idiot norerik.

    Përgjigjjuni
    1. Kush është ky ?

      Ky mos është ai që i tha Doktorit , unë për Ty bëhem SYNET ?!!!

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fieraku mallakastriot

      Ishte pikërisht megalomania e këtij Semanjaku që PD në Fier më 2025 pësoi humbjen më të rëndë në këto 35 vite...... . Këtë tip, nuk e votoi as familja e vet..... . Ky dhe Gazi u bënë gazi I botës në Fier, dhe me kta të dy, tallte atë Zeqineja..... . Nuk e dinim që në Harward paska fakultet edhe për gomerët.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oplasi

        Ne ate parti gomeret jane radhe radhe

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saliu po kalon mplakjen me te shemtuar te mundeshm

          Nongrata eshte damka qe e varrosi Saliun pese vite me pare. Tash ai eshte vetem nje zombi udheheqesi i nje kompanie zombi qe njihet si PDSH, ose Partia e Derdimeneve te Shqiperise.

          Përgjigjjuni
          1. O
            O

            Dru me pre malokeria

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kujtim Gjuzi

              Sali te erdhi ngordhja.

              Përgjigjjuni
              1. c
                cc

                Pas ketij qendrimi te perseritur te Blinken ndaj nongrates flitet se Rama do te rrite pensionet per ata 550 mije pensioniste qe marrin me pak se 200 mije leke ne muaj. te jete e vertete? Ndoshta ky Pata di dicka dhe te na thote se pensionistet e shkrete po presin .

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mondi

                  Po nuk te denon kot amarika me fjale poshte e lart po te denon me dokumenta te verteta , eshte punuar shume vite per kete njeri per te dokumetuar te gjuthe te zezat qe i ka bere ketij popull te shume vuajtur qe nga 92 e deri ne vitin 2021 qe u vendos ne masen non grada ne SHBA..ky njeri eshte e keqja me e madhe e shqiperise qe nga viti 1912. Antishqipetar dhe Anti Amerikan..politikani me i deshtuar i Shqiperise

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    ShBA kanë patur shumë arsye për t'i akorduar medaljen e merituar "non grata" Sa-leh Berishës dhe familjes së tij. DASH-i amerikan, së pari do falënderuar se ai me këtë u dha një ndihmë qorrave të PD që deri atëhere i shkonin pas atij, ndërkohë që shumica e shqiptarëve monstrën e kishin bërë "non grata" me kohë, qysh nga marsi 1992, kur ishte hera e fundit që e votuan dhe që, për fat të keq një të ligu si ai, i dhanë pushtet. Ama që nga ajo kohë ai veçmas si formacion politik me siglën e PD, nuk ka fituar kurrë besimin e shumicës së shqiptarëve, deri kur siç thotë populli, u katandis "kokoshi një thelë". Sot i pandehur dhe në gjykim për korrupsion, për fat të keq ende jo si vrasës, zvarritet rrugëve të Tiranës me 200-300 bashibozukët e tij 'molotovarë' dhe deputetë kollovarë, siç janë tufa e 'nokëpalokëve', të cilët gërdalla 82 vjeçar, falë ligjit zgjedhor të korrikut 2024 miratuar me 'ortakët' e PS, në zgjedhjet e fundit të 11 majit 2025 i emëroi, por që tashmë kjo tufë langonjsh, nuk përfaqëson më asgjë.

                    Përgjigjjuni
                    1. 1
                      1001

                      Nje korigjim i vogel , ish kryeministrit Papandreu nuk ju vu titulli non grata se ishte mok i Kadafit i dikujti tjeter si Arafat e cdo kushi qe ishin kundra Shteteve te Bashkuara , pasi te tille ne EU kish plot , i psh Miteran , Brand etj etj , por se nuk firmoste zgjatjen e kontratsve te bazave amerikane ne Shtetin Helen , ljo e para dhe e dyta , Papandreu nuk kish shtesine amerikane por te shoqen e kish amerikane , femijet po ai vete jo …nejse

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tatjana

                        Salu si gorja lagjes. Merret me thashetheme dhe te gjitha I ka genjeshtra. Po si nuk ka turp ky palaco burre plak. Shkojne dhe gazetaret e degjojne brockullat e tij. Si nuk I bejne nje pyetje qe te sqaroje genjeshtren e tij dhe te dale bllof ?

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Broçkullisti

                          Gazetaret nuk i kerkojne sqarim per genjeshtrat e sali shkerdhates sepse media ne Shqiperi kerkon te mbushet me tituj e rreshta "sensacionale" te shkaperdhates plot genjeshtra, mashtrime e shpifje te ndyra prej rrugaçi dhe humbesi deluzional. Jeni ju, thoshte ati shpirteror i shkaperdhates, pa jemi ne!

                          Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje