TIRANË- Një kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Fier, i afërt me Gazmend Bardhin, ka tentuar të krijojë një incident me ish-sekretarin e shtetit Blinken, duke tentuar ta ofendojë lidhur me shpalljen prej tij “non grata” të Sali Berishës.
Por Blinken i ka përsëritur akuzat për Berishën, ndërsa audienca ka përcjellë provokimin e dështuar të kolegut të afërt të Gazmend Bardhit. Analisti i njohur Rezart Kthupi, u shpreh se përgjigjja që dha Blinken ishte qëndrimi i qartë dhe i palëkundur i vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
I ftuar në emisionin “Tirana Live”, Kthupi theksoi se edhe administrata e Trump po dëshmon se ka të njëjtin qëndrim kur vjen puna ndaj “non gratës” së Sali Berishës, pasi as lobimi miliona dollarë i tij nuk arriti të heqë damkën që SHBA i kanë vënë kryetarit të Partisë Demokratike, i cili së bashku me familjen është shpallur i padëshiruar në Amerikë për korrupsion dhe minim të demokracisë.
Ai pohoi se edhe vetë Berisha e di shumë mirë arsyen se pse nuk hiqet njolla “non grata” e vendosur nga ish-administrata e presidentit Joe Biden.
“Përgjigja që dha Blinken është qëndrim i qartë i SHBA. Masa “non grata” është e bazuar në prova dhe në fakte. Administrata aktuale vazhdon ta mbajë si person non grata për sa kohë mban qëndrim koherent dhe të pandikuar.
Berisha e di shumë mirë se pse është vendosur dhe pse nuk hiqet ajo “non grata”. Lobimi dhe shumë e lobimit mbetet e paefektshme. Për sa kohë masa është në fuqi mase, do të thotë se as lobimi nuk bëri punë, Administratat amerikane punon me fakte, vlerësime dhe në fund fare edhe me vendime.”, tha ai.
Ai analizoi po ashtu zhvillimet mbi zgjedhjet e brendshme në Partisë Demokratike, që sipas Kthupit vetëm zgjedhje nuk mund të quhen. Sipas tij, lista e anëtarëve të Partisë Demokratike duhet të shpallej gjashtë muaj përpara procesit.
Për Kthupin, në Partinë Demokratike nuk mund të qëndrojë asnjë person, i cili manifeston mendim të kundërt me atë të SalI Berishës dhe kjo shtoi ai, është mesazhi që dëshmon se në këtë parti funksionon “modeli i njëshit”.
“Mesazhi i Berishës ka dalë me mesazhin: në PD vetëm besnikët e tij. Anëtarët e PD duhet ta dinë, PD është vetë Berisha. Nuk shikoj asnjë konkurrent të Berishës. Në PD anëtarët preferojnë të presin dhe jo të luftojnë. Në PD nuk ka demokraci të brendshme.”, theksoi ai.
Edhe ti o Kthup kelysh i Berishes ke qene
Lomi, ndodh që kur budallai goditet, bëhet njeri.. kështu ndodhi edhe me Kthupin. Problemi është me idiotët që kur goditen bëhen gamorë.
Nuk e gjete as ti as Lomi ???????????????? Kthupit ju keput zinxhiri qe i kish lidhur Saliu dhe ulurinin si cakenj …. Dhe tani eshte i lire deri sa ta kapin dhe ta tredhin …
Nëse dhe z.Kthupi, ishte siç thua zotrote, respekte sepse gjithsesi nuk mbeti i tillë si shumë në atë kope, që presin të ngordhë buçja dhe pastaj të bëhen 'trima'.
Karaduz me këmishë nejloni Turni tretë në Fjerzë fabrik beton Mentaliteti Berisha
Prit pak se edhe gjeka I qenefe do shkruaj dicka per kopilin por sa te vije era
o Salih Karaxhiqi për ty dha ata që ulurin pas teje, demokracinë e shndërruar në mutokraci që kundërmon kudo që shfaqeni. O matuf dhunues, shpifës e spiun nuk mund të flisni për demokraci kur 35 vite digjni, plaçkitni , dhunoni institucionet e kombit dhe shtetit. ju jeni banda vrastare, e drogës, shpopullimit e prostitucionit e krimit si Gërdeci, 24 janarit e shumë tjera me 56 dosje penale ke të drejt të fletë. shko more qoftëlarg mbytu në hale te kanalizimit. Të gjithë ju pranë NONGRATA-s jeni të zhytur në krime. Ju jeni të pa din e iman. turp për "drejtësinë" e korruptuar dhe servile të PA DREJTËSISË