Edi Rama: Nëse Kosova do të ishte pjesë e 'Open Balkan', do ishte arritur me kohë marrëveshja me Serbinë

2 Shtator 2022, 14:41Politika TEMA

Edi Rama: Nëse Kosova do të ishte pjesë e 'Open

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi duke thënë se nuk ka ndikuar për këtë çështje. Duket se i dha një mesazh Albin Kurtit duke thënë se nëse Kosova do të ishte ulur në tryezën e Ballkanit të Hapur, do të ishte zgjidhur me kohë. Duke marrë shembull domatet, tregoi edhe rëndësinë e nismës për produktet që kalojnë në pikat kufitare të këtyre vendeve.

“Edhe ti si të gjithë të tjerët je pjesë e një kohe që e ka kthyer transformimin e atyre që thuhen në tituj që nuk kanë lidhje me atë që thuhet. Unë nuk kam thënë asgjë të ngjashme, jo të njëjtë me atë që ti citove. Unë kam thënë dje që e përsëris dhe sot, zgjidhja që iu dha një ngërçi të gjatë dhe të përsëritur është një zgjidhje e kornizës së Ballkanit të Hapur në sensin që të gjithë këtu qarkullojnë me karta ID. Sot ata që lëvizin nga Shqipëria për RMV, Serbi dhe anasjelltas nuk kanë nevojë për pasaportë. Thashë po ashtu që nëse Kosova do të ishte e ulur në tryezën e Ballkanit të Hapur dhe nuk do të refuzonte, kjo çështje do ishte zgjidhur me kohë. Jam i bindur për këtë. Këtë nuk e zgjidhi as kjo treshe, as që Shqipëria apo unë. Janë këto rrugë që po jetësohen dhe janë sfondi edhe i asaj zgjidhje, të cilën dje e kam thënë hapur. Ia kam thënë dhe presidentit vec. Është konfirmuar qasja e presidentit Vuçiç në raport me lëvizjen e njerëzve.

Jam i bindur të përsëris, dje kemi asistuar në një prezantim të bërë nga përfaqësuesit e prodhuesve të verërave apo shefat e kuzhinës dhe kemi dëgjuar për domatet që vijnë nga Shqipëria këtu e janë gjithmonë e më të kërkuara e preferuara nga restorantet. Ato domate vijnë pa pengesë. Për të shkuar në Bosnje bëhen salcë në kufi. Rruga për në Bosnje është agro-përpunim. Këta porosisin domate të freskët, marrin salcë. Kush porosit qumësht me Ballkanin e Mbyllur merr kos ose dhallë”, tha Rama.

22 Komente

  1. K
    Ku është problemi këtu?

    Nëse Kosova do ishte pjesë e Open Ballkan (pa e njohur Serbia pavarësinë), është njësoj si t'i bien dashit koqet apo ta kastrojnë e të thojë që është akoma mashkull.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Po c'pune ke me Kosoven ti mor LEGEN?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Visi

        Zëdhënësi i Vuçiçit s' mund të rrij pa ngrënë m...

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          domth duhet te futet ne open ballkon kosova qe ta njohi serbi? hahaha futja sunitve o ramazon

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eni

            Te drejte ka zoti rama ketu duhet te shfaqemi si nje front i bashkuar

            Përgjigjjuni
            1. K
              Keni

              Te lumt edi keshtu i tregojme botes qe syte i kemi nga e ardhmja

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kosovar me banim ne Elbasan

                O Edi Rama po vari karin koqevareve ata nuk e dine as vete se nga kane marre drejtimin kane ikur per lesh . Me albin anadollin apo dosa osmanlli nuk behet Kosova.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Joni

                  Shpresojme qe BE te vleresohet nga te huajt

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rindi

                    Kosova e meriton qe te jete pjese e open ballkan

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sofia

                      Mendoj qe Rama ka shume te drejte

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Koli

                        Shume mire ka folur Rama dhe ka super te drejte

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Taulant

                          Si gjithmon teper i drejt e i vendosur per t arrir me shum gjera pozitive

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Glausia

                            Ne jemi nje , e keshtu duhet te vazhdojme duke mbrojt njeri tjetrin

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Këshilltari Presidentit BEGAJ

                              Open ballkan nuk është open Jugosllavi, pasi dhe në eurovizion një grup këngëtarësh Sërb dhe malazez këndonin ballkan ballkan ballkan para disa vitesh duke përfajqsuar këtë shtet federal të dikurshëm. Një open ballkan tre shtetësh është mjaftueshëm dhe të mos lakohet BE, ku nesër të thonë lek i përbashkët, pasi rregulla të shumta që do trazoj qytetarët e të tre shteteve.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Prajla

                                Shpresoj qe kosova ta shohi situaten dhe te pranoj qe te behet pjese e open ballkan sa me shpejt

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sara

                                  Rama ka shume te drejte ne kete pjese dhe e ka treguar qe mendon per te miren e kosoves

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Albana

                                    Me te vertete qe kosova duhet te behet pjese e open ballkan pasi vetem benefite do kete

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Denis

                                      Nje e mire qe ka ballkani i hapur eshte levizja e lire e qytetareve dhe kosova duhet te behet patjeter pjese e saj qe te kete perfitime te tilla

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Driat

                                        Duhet te vije fundi i kesaj dhe te futet kosova ne kete organizim

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Klajd

                                          Duhet edhe ti japim ne 1 dor kosoves se jan vllezerit tane

                                          Përgjigjjuni
                                          1. j
                                            joana

                                            kosova e meriton shume te jete pjese e open balkan dhe shpresoj ti bashkohen kesaj nisme sa me shpejt

                                            Përgjigjjuni
                                            1. a
                                              ana

                                              rama ka folur shume drejte

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje