
Nga takimi në Vlorë ku prezanton kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama përsëriti se nga këto zgjedhje do vendoset fati i Shqipërisë në BE.
Rama renditi se cilat do të jenë përfitimet e shqiptarëve pasi Shqipëria të futet në Bashkimin Europian.
“Vaso është greku më i mirë që kam njohur. Shumë i mençur dhe i njohur, është krenari për skuadrën tonë. Votuesit e parë, ata që kanë fatin të jenë më të rinjtë, duhet të jenë më të interesuarit për rezultatin e 11 majit se është bashkuar ylli i fatit tonë me yllin e Bashkimit Europian. Është e rëndësishme nuk duhet shumë njohuri për BE për të parë që ka pasur sjellje të ndryshme ndaj idesë për zgjerimin.
Sot KE dhe BE duan të marrin në familjen atyre një anëtar të ri. Ju do thoni si nuk mjaftuan 12 vite, duhet t’i referoheni faktit që Mali i Zi i ka filluar negociatat në 2012, ne i kemi filluar vjet. 27 vendet anëtare nuk binin në një mendje, thoshte Holanda jo se ka ça gjëra të tjera, kishte hallin e zgjedhjeve atje dhe i duhej të sillej ashpër me idenë e zgjerimit. Pastaj ndodhi historia e Himarës ju e dini për të arritur në momentin kur u hap rruga.
Nuk do rrijë hapur pafundësisht dhe mund të mbyllen dyert dhe për 10 vite të tjera. Të shkosh sot nga Vlora në Berlin shkon, por kur të shkosh atje do të pyesin kur do ikësh, sa lekë ke. Ndërkohë me pasaportën e BE kalon te ai tuneli i yjeve dhe futeni duke treguar ja ku është pasaporta. Ti mund të qëndrosh aty sa të duash dhe të trokasësh për të kërkuar një punë me atë pasaportë.”-u shpreh Rama.
Cfare eshte kjo Pasaporte e BEse se ne jetojme ne BE kemi 35 vite dhe nuk e kemi pare….Pse genjen njerezit kot me evropen o debil…A e din cfare emri ka Shteti dhe Shqiperia ne Europe eshte me keq se Uganda..akoma po te mbyten njerezit ne La manche si ka mundesi qe nuk Rri njeri ne Halen tende me nje Qeveri ne Burg…13 vite cfare bere qe do ta besh per 4 ..Nuk te fut njeri ne Europe se as prodhon gje as ke force te blesh gje…Azil me pleq do fusin.ka mamluker nga Afrika plot pse hajdutet e Shqiperise do ta zhvillojne evropen….Je I deshperuar se po te dalin rrenat dhe ju neverite Shqiptareve jeten …Ik se qelbesh
dite te "lumtura" per gyzelet e citjoneziut neper evropi....mund te lypin cfare te duan madje duke u krekosur me passport evropiane..... gezuar Novruzin
O Edo po per Brunen e Pd - se te votoj qe kur erdhi drejtoresh ,hoqi gjithe te majtet, Noc Rokun do maresh nga te majtet me keto kanditate
Ky eshte ne delirin e madheshtese si ne kohen e Dulles me 1945 qe premtonte se do te hanin me luge floriri. O Rame shko se po therret Luli. Populkesia aktive eshte ne Europe dhe nuk po te ankohet ty. Ky premtin shkone per pensionistet dhe parazitet qe tani jane ne mazhorance ne shqiperi. Te dy keto shtresa edhe sikure tia jepeshe neser pasaporten nuk do te ikin sepse pensionistat marrin €200.