
Kuvendi miratoi dje projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.
Kuvendi miratoi me 94 vota pro dhe 2 abstenim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.
Deputetët e grupit të Alibeaj bashkuan votat me maxhorancën, duke votuar pro ligjit për hapjen e dosjeve.
Ajo që bie në sy nga votimi, është abstenimi i dy figurave të maxhorancës, deputetëve Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço.
Deputetët e PD që votuan pro ligjit
1. Gazment Bardhi,
2. Bledjon Nallbati
3. Agron Gjekmarkaj
4. Lulzim Basha
5. Merita Bakiu
6. Desantila Tahiraj
7. Emila Koliqi
8. Mesila Doda
9. Saimir Korreshi
10. Nusret Avdulla
11. Kreshnik Çollaku
12. Eralda Bano
13. Seladin Jakupllari
14. Andia Ulliri
15. Flamur Hoxha
16. Flutura Açka
17. Jorida Tabaku
18. Lefter Gështenja
19. Arbi Agalliu
20. Helidon Bushati
21. Ilda Dhori
22. Orjola Pampuri
23. Enkelejd Alibeaj
24. Dhurata Tyli Çupi
25. Dashnor Sula
Deputetët e PS që abstenuan:
Damian Gjiknuri
Nasip Naço
Nisma u ndërmor nga grupi parlamentar socialist në vijim të shkresës së Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit drejtuar Kuvendit, lidhur me shqetësimet mbi pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur apo të emëruar në detyra shtetërore dhe publike.
Nasipi ka qen agjent grek prandaj .
ketu po diskutohet per bashkepunetoret e sigurimit te shtetit shqipetar, ndoshta edhe nasipi ka qene bashkepunetor, pra turs!
Nasipi dhe Damjani apo baballaret e tyre do te kene qene spiune te sigurimit komunist te shtetit shqiptar, ose te Asfalise greke.
Me siguri e kane ngren lugen e çorbes se qelbur keta te dy!?
Nasi e ke liken mentor te vjeter dhe dami do mbeshtetje kur ti vije rradha kuptohet ne nje kazan hane te gjithë Dhe ju sufllaqet e paguara mos lehni kot jo berisha jo meta
Desantila Tahiraj eshte e PS or gazetar..
Desantila Tahiraj eshte e PS or gazetar..
Ata qe nuk e votuan dhe ata qe apstenuar kuptohet qe kane ngrene nga nje luge corbe te prishur nga sigurimi.