Dash Shehi: Kandidati i përbashkët është “strumbullari” i suksesit

20 Tetor 2022, 21:50Politika TEMA

Dash Shehi: Kandidati i përbashkët është

Deri në fund të javës së ardhshme do të mësohet fati i negociatave mes palëve në Partinë Demokratike, nëse do ia dalin që të bëhen bashkë për zgjedhjet e ardhshme lokale apo jo. Takimi i parë Paloka-Bardhi nuk prodhoi rezultat, por e la derën hapur për një kandidat të përbashkët në zgjedhje, ndërsa të dy kampet kanë disa çështje që i ndajnë.

Në anën tjetër, Berisha ka vendosur datat për primaret për zgjedhjen e kandidatëve. Ai ka ftuar edhe aleatët dhe shoqërinë civile që të propozojnë emra.

Rithemelimi, ndërkaq po kërkon që pala Alibeaj të tërheqë paditë në gjykatë si edhe përjashtimin dhe pezullimin e deputetëve nga grupi parlamentar që nga koha e Bashës kur ishte kryetar i Partisë Demokratike. 

Por, a do t’ia dalin dot grupet ne PD dhe opozita që të jenë bashkë në zgjedhje?

Për këtë çështje foli në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së. Ai propozoi që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje, ndërsa PD, sipas tij, duhet t’i japë më vonë zgjidhje problemeve të tjera.

Dashamir Shehi u shpreh se në këtë moment, Partia Demokratike duhet t’i lërë menjanë hallet e saj dhe të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët.

“Nëse dy pjesët e PD-së në këto zgjedhje duan t’i përdorin për të zgjidhur shumë halle që kanë, është e vështirë. Nëse do ta thjeshtonim skemën, siç e kemi propozuar ne… të mjaftohemi të dalim me një kandidat të përbashkët, atëherë do t’ia arrijmë. 

Bashkimi në zgjedhje duhet ta gjejmë rreth kandidatit. Kandidati është strumbullari që na bashkon, më pas të zgjidhen problemet e tjera. Nuk duhet ta ngarkojmë gomarin më shumë sesa mban. Në këtë mes na bashkojnë tri gjëra. 

Na bashkon lufta kundër korrupsionit, na bashkon lufta kundër autokracisë së Edi Ramës, na bashkon edhe kandidati i përbashkët. Këto janë të mjaftueshme për të fituar një pjesë të mirë. Nëse merremi me teza të tjera, atëherë do të bëhej e zorshme”, u shpreh Dashamir Shehi.

4 Komente

  1. D
    Duri

    Çfare do arrini ju, o Dasho?Bashkohuni,boni çfare te doni,ju jeni t'mbarum.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edmond

      Korrupsioni me i madhe jeni ju Partite e vogla qe pa vota, pa asnje programe rrini ne parlament,merrni rrogen nga taksapaguesi Shqiptar.Na lodhet,na merzitet e pastaje beni [Pyetjen] e madhe: Po pse ikin Shqiptaret???

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ken dhima ose qen dhima.

        Dash si te bashkuar si te dhjere qe jeni loqen ne by.... keni.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shoku Taras

          Po Ilir mutajn do ta marresh ne koalicion

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje