Endri Shabani: Problemi nuk është PD-ja, por Berisha

14 Maj 2025, 22:14Politika TEMA
Endri Shabani: Problemi nuk është PD-ja, por Berisha

Bashkëthemeluesi i koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani, ka deklaruar se angazhimi i tij politik do të vazhdojë me fokus të veçantë tek të rinjtë dhe barazia e mundësive. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se qëllimi është krijimi i një fronti të përbashkët në Parlament me të rinjtë, për të avancuar nisma dhe komisione që prekin interesat e brezit të ri.

“Ne do të vijojmë betejën për shanse të barabarta dhe për rininë,” tha Shabani, duke theksuar se përplasja e tij politike nuk është me Partinë Demokratike, por me Sali Berishën. “Problemi nuk është PD-ja, por Berisha. Ai ka ngritur një rrjet merimange që e ka bllokuar sistemin.”

Shabani kritikoi gjithashtu nepotizmin dhe ndërhyrjen politike në administratë, duke përmendur se “kur të rinjtë duan të futen në punë, fijet çojnë drejt zyrës së Ramës”.

Sipas tij, nëse Berisha nuk do të kishte qenë pjesë e zgjedhjeve, koalicioni Shqipëria Bëhet mund të kishte siguruar deri në 71 mandate. Megjithatë, ai theksoi nevojën për bashkëpunim më të gjerë, përveç përjashtimeve si Tom Doshi, për të çuar përpara reformat e nevojshme për vendin.

“Nuk merrem me individin, por me politikanin që mban peng sistemin. Me të rinjtë në parlament duhet krijuar një bashkëpunim real për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë,” përfundoi Shabani.

9 Komente

  1. P
    Populli

    Z. Qorri, nuk dime se cfare te djathte perfaqesoni juve, por mbani parasysh se Partia Demokratike u krijua ne vitin 1990 me mision qe te mbante nen kembe pikerisht Te Djathten Natyrale Shqiptare. Analizoni drejtuesit e kesaj partie ne vite: te gjithe, jane, ose ish komuniste, ose bij a dhendurre nepunesish dhe sherbetore besnike te komunizmit; te inkriminuar ne lloj-lloj krimesh, por jo per mendim politik demokratik. PD eshte pikerisht mina qe i eshte vene ne themel Te Djathtes Natyrale Shqiptare. Per kete aresye te vetme, nuk do ta perfaqesoje Te Djathten Natyrale Shqiptare dhe, per kete aresye te vetme, nuk ka per te ardhur kurre ne pushtet, as ne vitin 2029, as ne vitin 3029. Keto qe shkruani ju, jane meremetime te gjendjes aktuale, dmth. paterica per te mbajtur ne kembe nje force te denatyrshme.

    Përgjigjjuni
    1. A
      AS

      Ky me duket nuk di llafe por jo math. Sikur te merrte te gjitha pervec PS, do kishte: 50 3 2 1 1 = 57. Si i del ketij 71. Ideja e perfshirjes se te rinjve eshte e mire, por kete e ben dhe shumica si dhe gjithe qeverite ne bote - marrin te rinj ne qeveri dhe parlament. Ka punuar ndonje here ky? Apo eshte politikan race?

      Përgjigjjuni
      1. G
        Goni

        E nxorri koken kelyshi i Sorosit.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiperia Behet Kurbin

          Cfar sorosi o idiot, keni 12 vite si "opozitar" dhe vazhdoni te majmeni me leje ndertimi tendera etj PD = Partia me interes antikombetar nje grusht mercenaresh kacakesh jevgjish voriopeirotesh te shiturish etj do te shkriheni si parti ne termin afatgjate

          Përgjigjjuni
        2. A
          Astriti

          Endri ,je simpatik dhe ndoshta do mbetesh ne politike ,duhet ta kishe kuptuar perpara se betejen e kishe me plakun e nemur te vicitolit .kuptoje se te keqijat me te medha ne 35 vitet e fundit i kemi pikerisht nga ai .ai vrau e shkateroi sa mundi ne kete vend .vrau dhe menyren e te berit politike .injektoi pa meshire urejtjen ,pabesine ,korupsionin ,krimin ,hipokrizine ne funksion vetem te nje qellimi ,te pushtetit te qelbur te tij .prandaj endri te uroj ti rish sa me larg ketij mostre dhe pasi ta keni shbere ate mund te rivalizoni ramen .jam i sigurte se beteja mes jush do jete vertete nje spektakel i demokracise ku do kemi mundesi te shohim te vertetat dhe zgjidhjet qe na afrohen per dite me te mira akoma .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aliu

            O shabe , mos e ke kushuri shabon qosen e ndjere ???!! Se dukesh si pervers.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiperia Behet Kurbin

              Ali nga cila province e Anadollit erdhen te paret e tu ne Arberi me Perandorine Osmane !

              Përgjigjjuni
            2. A
              Amerikani

              Problemi qe ke ti eshte se beson vet ato budalleqe qe nxjerr nga goja.. Me ke do i merrte 71 mandate PD pa Saliun? Nuk luftohet me faktet, rezultatet jane aty nuk kane nevoj per interpretime. Ik o Shabani bej ndonje pune te hajrit leri pordhet se e dine njerezit ku ha ti dhe ke perfaqeson se bashku me Tik mashtrusin.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mara emigrante ne Itali

                Te komentosh per pjekurin politike tende o shabe eshte te besh nje vrime ne uje .Ju perfituat nga perçarja e pd , Koha do ta vertetoje se kush jeni , dale te te ritet edhe pak mjekra se dote tregoni aftesite politike tuajat qe jane O , se keshtu u mbur edhe basha ..po ku perfundoi ? Ne hale atje ku do te shkoni edhe ju partiçkat e reja qe jeni zgjatimet e pd

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje